Kush është në linjë
5 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 5 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

July 2017
MonTueWedThuFriSatSun
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31      

Calendar Calendar

Top posting users this month


Jeta! ç'është Jeta! Pse Jeta!!!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Jeta! ç'është Jeta! Pse Jeta!!!

Mesazh nga Dardania prej Thu Mar 26, 2015 11:16 pm

Jetën Ia Kemi Borxh Atdheut, Vdekjen Zotit


Kanë thënë për jetën:

Jeta, ekzistenca, është një enigmë. Feja na mëson se Jeta është një dhuratë e Zotit, dhe se qëllimi i saj është ta njohim Zotin. Shkencërisht ende nuk dimë se prej nga vemi, ku shkojmë? Dolëm nga toka, apo erdhëm nga qielli?

Në kohën e fundit shkenca ka mundur të përqëndrohet vetëm në këto tri pohime: Jeta është e bukur (optimizmi); Jeta është e shëmtuar – pesimizmi; Jeta ka të bukurën e saj dhe anënë e shëmtuar-pesimizmi i matur. Asnë filozofi nuk ka arritur ende -as sot të thotë e të nxjerrë ndonjë përfundim tjetër, të konkludoj, ndonjë gjë tjetër… JETA në përgjithësi ndahet në tri etapa: e kaluara, e tashmja dhe e ardhëshmja... E tashmja është tepër e shkurtër, dhe e ardhëshmja e pasigurt, të vetmën siguri e gjemë shpesh vetëm në të kaluarën… vëtëm ajo na përket krejtësisht, meqë askush s’është në gjendja të na e rrëmbejë… Konkludon Nermin Vlora Fallaski. Jeta e padobishme është sikurse vdekja e parakohshme. Gëte Jeta duhet të jetë një edukim i parreshtur, lypset që të mësojmë gjithjçka që nga të folurit e deri në vdekje. G. Flober Janë disa momente në jetë, për të cilat do të zëvendësonim tërë pjesën e pajetuar të jetës sonë. Bajron Në këtë jetë asgjë nuk është e lehtë Heminguej &. Jeta:i madhi Sokrat pati thënë: “jeta pa vetëdije nuk vlen as të jetohet”. Shumica e njerëzve nuk bëjnë jetë të vetëdijshme. Jetojnë jetë mekanike, me mendime mekanike, nga aksionet dhe reaksionet mekanike. Jeta e kësaj bote, sipas Kur’anit të shenjtë, nuk është tjetër vetëm se: përjetim mashtrues,... një përjetim i shkurtër, një lojë, kalim kohe, një argëtim, vetëm lojë e dëfrim... por edhe stoli! Jeta është edhe dhembje edhe gëzim, edhe e hidhur, edhe e ëmbël. Jeta është e hidhur për atë që s’di marifete e hipokrizira… Jeta është e vështirë. Jeta është vuatje. Jeta mund të prishet vetmë nga një hap! Jeta është çmendinë!

Jeta është helm, e tmerrshme, pelin. - Lindim me të qarë, rritemi duke qarë, thotë poeti ynë i madh, Lasgushi. Jeta mund të prishet nga një hap i gabuar, vetëm nga një hap. Pastaj vinë greminat.. “Mos i kërkoni shumë jetës sepse jeta është koprace në mirësi, thotë shkrimtari ynë i nderuar Mitrush Kuteli. Jeta është plot halle, plot vërer e plot helm, është e pamëshimrshme, tmerrësisht e pamëshirshme, është përplot probleme që na i sjellin të tjerët, por edhe ne vetëvetës ia përgatisim ose ndihmojmë në një mënyrë ose në një tjetër në përgatitjen e tyre. Jeta është Një ëndër e parë nga një i marrë. Po nëse Jeta është një ëndërr, më lini që të jetoj, thotë Unamynos Jeta e nxehtë, e egër, e rrëmbyeshme Stefan Cvajg. Për Balzakun jeta vlen aq sa njeriu e vlerëson! Shopenhaueri thote se jeta eshte vuajteje, eshte gjendje e mjerueshme sepse do te na beje te ditur qe gjerat nuk jane kaq te lehta sa duken. Do te na veje ne gjendje alarmi. Te njejten gje thote dhe Spinoza. Per Nicen e dime te gjith pak a shume. Ndersa te tjere mendojne se jeta eshte labirint i lumturise, kopsht i lulezuar qe s'vjeshterohet kurre. JETA Ta marrë djalli! Ç’punë e ngatërruar që është jeta, apo jo? Por, le të të marrim nga ajo ç’të mundemi. Çdo gjë që mund të na japë! Jeta i ngjan një shfaqjeje. Shpesh, aty, njerëz mjaft të këqij zënë vendet më të mira! Jeta, ashtu siç është në të vërtetë, nuk është lufta në mes të keqes dhe të mirës, por në mes të keqes dhe më të keqes. Joseph Brodsky. Jeta ëshët e shkurtër, kurse shpresa e gjatë. Luis de Gongora Të mësosh t’i buzëqeshës jetës! Kjo botë (pra, Jeta Andi) është defrim, e dëfrimi më i mirë është gruaja e ndershme. Muhameti JETA është histori. Jeta nuk duhet lënë spontanitetit! Sipas shumicës së feve: Qëllimi i jetës njohja e zotit! Jeta nuk është rezultat i ratësisë!, njësia bazë e jetës një protein... ! Jeta si edhe vetë njeriu i përbërë (i tërë i bërë) prej pjesësh. Prej trupi dhe pjesëve të tij: asnëra gjymtyrë nuk mund t’i thotë pjesës tjetër nuk kam nevojë për ty, trurit, zemrës, funksioni i të cilave është krejt i ndryshëm, qëllimi jeta, lufta për jetë kundër vdekjes… e loja ndaj jetës së vetë njeriut! Secila gjymtërë – pjesë e trupi të njeriut, i shërbejnë jetës së njeriut, po aq sa dashuria e urrejtja… na mëson Dhjata e re. Jeta më e errët e më e thellë se vdekja! Jeta eshte nje dhurate... Ndonjeher nuk ka kuptim por, megjithatë eshte e bukur Jeta është dhurata, (një dhurim) më e shtrenjtë e më e shenjtë! Andaj këtë dhuratë – dhurim duhet ta ruajmë si sytë! Fjalët e gjata nuk e shtyjnë përpara punën, ashtu si fustani i i gjatë nuk të ndihmon për të ecur. I mençuri përpiqet ta shfrytëzojë sa mundet. Budallai e zë rrugën. Për t’u habitur mjafton një minutë, për të bërë një gjë të habitshme duhen shunë vjet. K. Heverci Bindja e verbër të shpinë në skllavëri të plotë, prej skllavërisë së plotë asnjë popull i botës nuk e fiton dot përsëri lirinë. Uollt Uitman Jeta: lufta për jetë a vdekje = njeriu për njeriun armiku më i madh! Forcat më të mira, më të mëdha të intelektit të njeriut shpenmzohen për t’u mbrojtur nga njeriu… në zhdukjen e kombit, fesë.. njeriut tjetër, të ideologjisë tjetër... Tamaro

Jeta pa të gjtha ngjyrat s’ka kuptim....

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi