Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar

Top posting users this month


Sëmundjet e syrit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Sëmundjet e syrit

Mesazh nga Dardania prej Thu Mar 26, 2015 8:23 pm

Syri i takon grupit të organeve shqisore, që ka të bëj me shqisën e të shikuarit. Syri është një organ shumë ndjeshëm që detekton dritën (syri i thjeshtë) dhe ngjyrën (syri i komplikuar). Syri është i vendosur në kokë të gjallesave, më saktësisht në zgavrat e ashtit të kokës tek njerëzit dhe kafshët. Gjallesat e ndryshme kanë struktura të ndryshme ty syrit, dhe aftësi të ndryshme të të shikuarit...



Trakoma


Trakomën e shkakton virusi që e sulmon mukozën e kapakëve të syrit. Trakoma bartet shumë lehtë prej një personi tek tjetri. Kjo sëmundje përhapet shumë shpejt në kushte jetësore johigjienike, duke përdorur shumë persona një rizë apo objekte tjera. Nëse sëmundja nuk shërohet më kohë paraqiten deformime të rënda të kapakëve të syrit, ashtuqë më vonë mund të shkaktohet edhe verbësia. Katarakti Shfaqet kur thjerrëza bëhet e bardhë dhe e patejdukshme. Në këto raste thjerrëza e humb kthjelltësinë e vet. Në të shumtën e rasteve kjo sëmundje shfaqet për shkak të pleqërisë apo ndonjë sëmundje dhe rrallë trashëgohet. Kjo sëmundje shkakton humbjen tërësisht apo pjesërisht të të shikuarit. Gjatë kësaj sëmundje duhet të largohet thjerrëza e patejdukshme me anë të operacionit dhe personi mund të shohë me ndihmën syzave. Bartja e syzave zëvendëson funksionin e thjerrëzës së syrit. Të metat e syrit Kur syri është normal, ka aftësi për grumbullimin e rrezeve të dritës në retinë dhe pastaj formohet fytyra e objektit të vërejtur. Mirëpo, në disa raste të tjera, kur objekti i vërejtur nuk duket plotësisht i qartë, kemi të bëjmë me disa të meta të syrit. Të metat e syrit janë : shkurtpamësia, largpamësia, largpamësia e pleqërisë, astigmatizmi dhe verbësia për ngjyra.


Shkurtpamësia



Shkurtpamësia (miopia) është e metë e shpeshtë, shkaktohet në rastet kur boshti i syrit (kërdhokulla e syrit) është më i gjatë sesa te syri normal. Në ketë rast shohim qartazi vetëm objektet që janë afër, kurse ato që i kanë larg nuk i shohin qartë meqë rrezet e dritës priten përpara retinës (e jo në të). Njerëzit e tillë duhet të bartin syza me thjerrëza shpërndarëse-konkave.


Largpamësia



Largpamësia (Hipermetropia) është e kundërt me shkurtpamësinë. Shfaqet në rastet kur boshti i syrit është i shkurtër, prandaj rrezet e dritës priten përtej retinës, kurse në lidhje me ketë edhe fytyra e objektit formohet përtej retinës. Njerëzit e tillë nuk i shohin qartë objektet e afërta por, përkundrazi ato të largëta. Njerëzit me ketë të metë duhet te bartin syza me thjerrëza përmbledhëse-konvekse.

Largpamësia e pleqërisë



Largpamësia e pleqërisë është pasojë e humbjes se elasticitetit të thjerrëzës së syrit për akomodim. Kjo e metë shfaqet tek njerëzit e moshës 45-50 vjeçare. Kjo e metë e syrit manifestohet me humbjen e aftësisë së syrit për të parë mirë në afërsi. Eliminohet me bartjen e syzave me thjerrëza të forta përmbledhëse gjatë leximit.


Astigmatizimi



Astigmatizimi shfaqet kur kemi gungëzim të kornesë, gungëzim të pabarabartë të thjerrëzës së syrit. Në këto raste objektet duken të paqarta. Kjo e metë mënjanohet me bartjen e syzeve me thjerrëza speciale.


Verbësia për ngjyra



Verbësia për ngjyra (Daltonizmi) është vërtetuar se ekzistojnë njerëz të cilët dallojnë vetëm errësirën dhe dritën, kurse ngjyrat nuk i dallojnë. Këtë të metë të syrit me të cilën ka lindur njeriu e quajmë verbësi e plotë për ngjyra.Mirëpo, ka persona që nuk i dallojnë vetëm disa ngjyra, më së shpeshti të kuqen dhe të gjelbrën. Njerëzit më këtë të metë janë pjesërisht të verbër për ngjyra. Këtë dukuri e ka zbuluar fizikani anglez Daltoni, prandaj kjo dukuri quhet daltonizëm.


Problemet e syve MiopiaHipermetropiaAmbliopiaAstigmatizmiStrabizmiKeratokonusRetinopatiaKonjunktiviti,GlaukomaKatarakta

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi