Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2017
MonTueWedThuFriSatSun
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Calendar Calendar

Top posting users this month


“Mbreti dhe Gjenerali”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

“Mbreti dhe Gjenerali”

Mesazh nga miri_love prej Fri Jul 18, 2014 1:45 pm

Një mbret, i ri në moshë rreth 25 vjeç kishte trasheguar fronin nga i ati. Ai djalë ishte pak i çuditshëm, sepse pyetjeve të tija,të pakët ishin ata që i përgjigjeshin! Ai kishte mbajtur nje nga keshilltaret e te atit,i cili ishte rreth 60 vjec. Nje dite ai po rrinte me gjeneralin,se keshtu i thoshin keshilltarit,prane oxhakut dhe degjonin vetem zhurmen e ujit qe ziente ne kusi. Mbreti e pyet gjeneralin se cfare thote kusia dhe ai kujtoi se po bente shaka dhe ia ktheu me te qeshur. Por mbreti e pyeti perseri dhe i tha se nese nuk e gjente pergjigjen do ia priste koken.
Gjenerali e kuptoi se Mbreti nuk bënte shaka,por nuk dinte si t’i përgjigjej! Mbeti i shtangur dhe u ngrit shpejte duke kërkuar leje të largohej. - Ik.-I tha Mbreti- Por ke tre ditë kohe për t'a gjetur! Përndryshe unë do jap urdhër të të presin kokën! Gjenerali u largua, duke mos e kontrolluar fare veten! Në dalje të portës së jashtme, u përplas me Bahçevanin e pallatit.Edhe Bahçevani ishte një burre i moshuar.
- Ej! Ku i ke sytë? Nuk shikon ku hedh këmbët? - I foli Bahçevani. - Më fal! Nuk e kisha mëndjen!- U përgjigj Gjenerali. - Po ku e kishe mendjen se mund të ndihmojmë!- I thotë Bahçevani. - Nuk e di por...Kështu,kështu...më ndodhi! I tregon gjithe historine me Mbretin. - Dëgjo këtu.-I thotë Bahçevani.- Unë nuk të jap dot pergjigje,por e kuptoj se kot nuk të ka thëne Mbreti! Po ti mos u mërzit se në një fshat jeton një vajzë e re, e cila u kthen përgjigje këtyre pyetjeve.Ajo jeton vetëm me babanë e saj dhe është shume e zgjuar.Një ditë larg është prej këtej. Gjenerali pasi e dëgjoi me vëmëndje,vendosi që të nesërmen në mëngjes të shkonte atje, për të mësuar përgjigjen që do t’i shpëtonte kokën! Sapo zbardhi dita,i hipi kalit dhe mori rrugën për në fshat.Me vehten e tij bënte llogari, se si do gjente sa më kollaj shtëpinë e vajzës! Si do hynte në bisedë! Në të perënduar të diellit u gjend në fillim të fshatit të adresuar.Ai ishte një fshat në rrëzë të një mali të lartë.Aty në anë të rrugës pa një fshatar, i cili po lëronte (plugonte) tokën me qe'! Pasi e përshëndeti,Gjenerali e pyeti nëse kishte zjarr për të ndezur një cigare,ndryshe nuk kishte se si të hynte në bisedë me fshatarin. - Edhe zjarr kemi,edhe duhan kemi!-Ju përgjigj fshatari, një burrë rreth të 50-ave.
Gjenerali i zbriti kalit, e la të kulloste dhe vetë shkoi u takua me fshatarin bujar. Duke tymosur duhanin e fortë të fshatarit,Gjenerali mendonte se si do vazhdonte biseda më tej! - Ka ndonjë Han në këtë fshat që të gdhihemi për sonte,sepse jam për rrugë të gjatë?-Pyeti Gjeneral,për të hapur muhabet,duke e provokuar. - Han nuk kemi në fshat, por ti mos u mërzit se e kemi një copë kasolle për miq e për shokë!- 
Ju përgjigj fshatari. - Të faleminderit por nuk dua të të bezdis se ke femijet e tu, e më duket sikur do të vë në siklet.- Ja ktheu Gjenerali. - Ooo ç'është ajo? Unë vetëm një vajzë të vetme kam.
“Paskam gjetur personin e duhur” mendoi gjenerali. Prandaj e pranoi ftesen e fshatarit
-Ja ktheu përsëri gjenerali dhe u ngritë,pasi u ngritë edhe Fshatari, i cili filloj të lëshonte të dy qetë kurse parmëndën e hodhi në krah.U nisën të dy,Fshatari përpara dhe Gjenerali mbrapa.Gjenerali e pa të arsyshme që të mos i hipte kalit por,për respekt ta ndiqte fshatarin më këmbë dhe kalin e mori për dore! Mbasi ecën një cop herë,gjenerali e pyet: - Do më ngresh,a të të ngre? Fshatari u mendua një cope herë." Po ky dreq!Unë kam parmëndën në krah!Ky kalin e ka bosh! Çdo të thotë me këtë?" E kuptoi se ishte pyetje me tjetër kuptim,ndaj bëri sikur nuk e dëgjoi.Vazhduan përsëri rrugën. Pastaj laluan te varrezat e fshatit,atje ishte një varr i freskët.Gjenerali përsëri pyeti Fshatarin duke u drejtuar nga varri i freskët: - Po ky këtu? Jeton apo ka vdekur? Përsëri Fshatari u mendua! "Ky e shikon që është varrosur! Ç'do të thotë me këtë?"Përsëri heshti,pa kthyer përgjigje.
Gjenerali mendonte se mbase gjente ndonjë kusi në zjarr,e kështu do ishte më e lehtë të hynte në temën që kërkonte! Mbas pak arritën tek shtëpia e Fshatarit.Fshatari i foli vajzës së tij dhe ajo doli në oborr.Ishte një vajzë rreth 20 vjeçe dhe e bukur në fytyrë.Fshatari i dha urdhër që të priste e nderonte mikun! Ajo menjëherë pas përshëndetjes, i mori kalin nga duart dhe duke e ftuar të hynte brënda në dhomen e miqve,shkoi të rregullonte kafshën e lodhur.Duke u larguar Gjenerali vuri re se vajza çalonte pakëz. Gjenerali hyri brënda në një dhomë të vogël, me oxhak,zjarri ishte ndezur dhe në zjarr vënë një kusi. Pas pak erdhi edhe Fshatari dhe i uroi mireseardhjen mikut duke i dhënë edhe dorën.Pasi u takuan,Gjenerali përsëri pyeti: - Çfare thotë kusia? Fshatari përsëri bëri sikur nuk e dëgjoi,pasi nuk dinte çfare t’i përgjigjej! Pas pak erdhi vajza e cila solli kafetë dhe i uroi mireseardhjen edhe mikut. Pasi pinë kafenë,Fshatari ju drejtua vajzës:
- Moj bija ime! E ftova këtë mikun në shtëpi sepse është për rrugë të largët dhe më erdhi keq që nuk kishte ku të gdhinte natën! - Po mirë bëre baba! Shtëpia për miq e për shok është e hapur! - Ashtu eshte,porky ma ka bëre tre herë borxh, e unë nuk dija si t'i përgjigjesha! - Çfar të tha baba?- e pyet vajza. - Kur po vinim lartë për në shtëpi ky më pyeti:"Do më ngresh a të të ngre?" Unë nuk dija si t'i përgjigjesha e bëra sikur nuk e kuptova! - Ai të ka thënë:" Do më mbash me muhabet apo te te mbaj une?"
- Ashtu është,ke te drejte. Nuk po fliste asnjëri nga ne. Aty Gjenerali u bind se vajza vërtetë ishte e zgjuar. - E dyta,-vazhdoi Fshatari-kur kaluam tek varri i filanit! Prapë më pyeti: "Po ky,është jeton apo ka vdekur?" - Po mir të ka thën baba! Ai të ka pyetur: Ka lënë trashëgimtar, apo është shuar fare? - epo me fal se aq tru kam une! - I tha Fshatari së bijës. Gjenerali tani mezi priste të dëgjonte përgjigjen e asaj që kishte marrë udhën, e që do t'i shpëtonte kokën! I hapi sy e veshë,për të dëgjuar dialogun që bënin babë e bijë! - Sapo erdha këtu më pyeti:" Çfar thotë kusia?" Unë prapë nuk dija ç'ti thosha! Flet kusia? Ndaj e lashë që të të pysja! – I thote i ati. - Edhe kusia flet! Për këtë e kam fajin unë, se u mora me punë dhe nuk kam kohë! - Po çfare thotë kusia moj bijë? - Kusia thotë: "Do më hedhësh ujë të ul valën,apo të shuaj zjarrin?" Tani gjenerali e ndiente veten të çliruar e të pa mposhtur. Ai sapo kishte mësuar një sekret që të pakët ishin ata që e dinin! I falenderoi per mikpritjen dhe shkoi tek pallati i mbretit,i qeshur e i gëzuar.Kur e pa kështu Mbreti e kuptoi se do kishte ndonjë lajm të mirë. - E gjete ç'thotë kusia? – e pyeti mbreti. - Po.E gjeta! – ia kthen gjenerali i qeshur. - E çfare thotë kusia në zjarr? -Kusia thotë: Do më hedhësh ujë të ul valën,apo të shuaj zjarrin? - Kush ta tha?- E pyeti Mbreti me një mënyrë këmbëngulëse,pasi ishte i sigurtë se nuk ishte mëndja e tij! - Vetë e gjeta!-Ja kthen Gjenerali duke u skuqur në fytyrë. - Që nuk është mëndja jote,për këtë jam i sigurtë.Por me thuaj se tani do ta pres vërtete kokën si gënjeshtar! Dhe gjenerali u detyrua te tregonte te gjithe historine. Dhe keshtu pas pak ditesh,mbreti e thirri vajzen ne pallat. Dhe pasi u bind qe ajo ishte vertete e zgjuar,e mori per grua.

"NASTRADINI"
avatar
miri_love

Numri i postimeve : 63
Join date : 29/05/2014

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi