Kush është në linjë
11 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 11 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

October 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


“Vajza e Mbretit dhe GjylHasani”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

“Vajza e Mbretit dhe GjylHasani”

Mesazh nga miri_love prej Fri Jul 18, 2014 1:44 pm

Na ishte nje here nje mbret qe kishte nje vajze te vetme. Ne vendin e tij ra nje semundje dhe ai ndertoi nje shtepi prej xhami ne det,atje dergoi disa sherbetore per te qe mos t’i mungonte asgje. Nje dite erdhen tre vajza me nje varke aty prane dhe po flisnin me njera-tjetren.
Kush e ka faqen te kuqe si molla?
Kush e ka syrin te zi si ulliri?
Kush e ka buzen te kuqe si shega?
Gjylhasani, - thane te treja.
Pasi kaloi rreziku i semundjes ne qytet,mbreti e riktheu vajzen ne pallat por ajo nuk ishte mire,i kishte rene ne koke per Gjylhasanin. Mbreti mori te gjithe doktoret me te mire por nuk arriten te zbulonin se cfare semundje kishte vajza. Pastaj na doli nje plake dhe i tha mbretit t’i jepte nje pule te therur se do e gjente ajo se cfare semundje kishte. 
Plaka e vuri ne furre per ta pjekur dhe beri sikur po flinte gjume. Pula u poq mire dhe filloi te digjej por plaka nuk u ngrit qe ta hiqte. Vajza e shikonte dhe tha:
Digju moj pule digju. Digju si po digjet zemra ime per Gjylhasanin. 
Plaka e kuptoi se cfare kishte vajza dhe e pyeti se ku e kishte degjuar kete Gjylhasanin,dhe vajza ia tregoi te gjithe historine. Plaka nuk e kuptoi se si mund te behej aq keq per nje njeri qe nuk e kishte pare asnjehere,por i tha:
Do te marresh tre pale cizme te hekurta,tre kemisha te hekurta dhe tre shkopinj hekurt. Kur keto te grisen,atehere do e gjesh Gjylhasanin.
Vajza i mori keto dhe u nis per ne udhetim. Pasi beri shume rruge takoi nje kuceder,te cilen e pershendeti dhe i tha nese e dinte ku ta gjente Gjylhasanin. Kucedra i tha se nuk e dinte por 
mund ta dinte e ema e saj. Ate kohe vajzes iu prishen rrobat e para te hekurta dhe veshi te dytat. Kucedra e pyeti te emen dhe i tha se ajo nuk e dinte por te shkonte te pyeste nje here tezen e saj sepse ajo ka bredhur te gjithe boten,dhe i dha vajzes nje kokerr arre.
Vajza u nis dhe takoi kusheriren e kucedres,por para se te arrinte u grisen dhe rrobat e dyta. E pyeti per Gjylhasanin dhe ajo i tha se duhet te pyeste mamane e saj. Pasi e pyeti te emen,kthehet te vajza dhe i thote se ajo nuk e dinte por tezja e saj ishte kucedra me e madhe dhe duhet ta dinte me siguri. I jep nje bajame dhe vajza niset.
Para se te arrinte te kucedra me e madhe,asaj i prishen edhe rrobat e fundit te hekurta. 
Aty takon kusheriren e dy kucedrave qe kishte njohur,dhe pasi e pershendet e pyet se nese e dinte ku ishte Gjylhasani. Ajo i tha qe te pyeste nje here te emen se vetem ajo mund ta dinte.
Pasi kucedra e madhe hengri buke,e bija e pyeti se kishte degjuar disa zogj qe po flisnin per Gjylhasanin,dhe e pyeti se kush ishte. Dhe kucedra i tha:
Gjylhasani jeton te ai mali i jeshil atje larte.
Kucedra e vogel i tha vajzes se mbretit ku ndodhej Gjylhasani dhe ajo u nis me vrap.
Kur arriti ne shtepine e tij dhe trokiti,i doli gruaja e tij qe i hapi deren. Ajo i tha se e kishte zene nata rruges dhe nuk kishte ku te shkonte. Ajo i tha te hynte brenda dhe te rrinte aty per darke. Pastaj e futi ne dhomen e miqve.
Vajza theu arren dhe dolen nje pale rroba te arta qe ndriconin. Kur i pa gruaja e Gjylhasanit,i tha sa i shiste dhe vajza i tha:
Nuk dua para,dua te rri nje nate me Gjylhasanin.
Atehere gruaja e mori Gjylhasanin,e dehu sa nuk mund te shihte asgje dhe e coi ne dhome me vajzen e mbretit. Por ishte e kote sepse donte te fliste me te por ai as degjonte e as fliste. Vajza bertiste me te madhe dhe thoshte: “kam grisur tre pale rroba te hekurta per te gjetur.”
Keshtu iku nje nate dhe ajo nuk mundi te fliste dot me te. 
Te nesermen komshinjte i thane Gjylhasanit se cfare kishin degjuar por ai u pergjigj se nuk e dinte per cfare po flisnin sepse ishte kishte pire. Atehere ata i thane qe te rrinte zgjuar dhe te merrte vesh se kush ishte ajo vajze. 
Keshtu ate dite,vajza e mbretit theu bajamen dhe jashte doli nje kapele e florinjte. Kur e pa gruaja e Gjylhasanit,i tha sa e shiste dhe ajo i tha se donte te kalonte edhe nje nate me Gjylhasanin. 
Keshtu rane dakort si heren e pare edhe gruaja i jepte per te pire Gjylhasanit,por ai bente sikur pinte dhe e derdhte poshte. 
Ne darke vajza hyri ne dhome dhe ai bente si i pire. Vajza filloi perseri me te qare sepse bajamja ishte mundesia e saj e fundit dhe shkoi dem. Por Gjylhasani u zgjua dhe e pyet:
Me fal po...kush je ti,moj bukuroshe?
Une jam vajza e mbretit, - u pergjigj princesha. – kam degjuar per bukurine tende,brodha ne te gjithe boten dhe mezi te gjeta. 
Po cfare kerkon prej meje? – e pyet Gjylhasani.
Une dua te marr per burre, - ia kthen vajza.
Gjylhasani kur mori vesh se gruaja e tij e kishte nderruar per nje pale rroba,hapi dritaren dhe bashke me princeshen u largua nga shtepia. Sepse ishte nje gabim shume i rende...nuk nderrohet burri me nje pale rroba.
Dhe keshtu princesha dhe Gjylhasani u plaken sebashku dhe jetuan te lumtur.

"NASTRADINI"
avatar
miri_love

Numri i postimeve : 63
Join date : 29/05/2014

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi