Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

February 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728     

Calendar Calendar

Top posting users this month


"Djali Lejlek"

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

"Djali Lejlek"

Mesazh nga miri_love prej Fri Jul 18, 2014 1:40 pm

Ne nje fshat jetonte nje bujk. Ai ishte njeri shume i mire dhe punonte dite e nate per te mbajtur familjen,gruan,dy djemte dhe vajzen. Pas disa kohesh,ne fshat ra nje semundje e keqe dhe djali i madh i vdiq. I mbeti djali i vogel,i cili e kishte emrin Dejan.
Ata e mbanin me te gjitha te mirat djalin,ai shkonte ne shkolle por nuk mesonte. Kur u rrit rrinte dite e nate ne lokale duke pire dhe nuk kapte pune me dore. Nje here njerezit e fshatit i thane bujkut qe ta martonte djalin se ashtu do shtrohej pak.
Dejani u martua,u be me nje djale por prap nuk ndryshoi. Rrinte vetem me shoke si vetja.
Familja i fliste cdo dite qe te behej i mabre dhe te fillonte te punonte. Por ai u merzit dhe u largua nga shtepia,duke i thene se nuk do kthehej me.
Keshtu shkoi ne qytet duke ngrene e duke pire por brenda tre diteve i mbaruan leket. Aty kaloi nje prift i cili kerkonte njerez qe te shkonin me te per te mbledhur lemoshe. Dejani nuk kishte cfare te bente me aty dhe shkoi pas priftit. Ata brodhen ne te gjithe vendin dhe pasi mblodhen goxha para,i hipen nje varke dhe u larguan nga vendi.
Gjate lundrimit,shpertheu nje stuhi e madhe dhe varka u perplas ne nje shkemb. Te gjithe ata qe ishin ne varke vdiqen,vetem Dejani shpetoi. Uji e nxorri ne bregdet dhe kur hapi syte nuk i besohej qe ishte akoma gjalle.
Pasi mori veten,i doli vendit ne te katert anet dhe kuptoi qe ishte ne nje ishull. Por aty nuk kishte asnje kembe njeriu. Ne darke ai u struk prane nje peme dhe filloi te qante duke kujtuar familjaret e tij. Dhe aty kuptoi sa gabim kishte bere qe nuk i kishte degjuar.
Te nesermen ai pa nje burre dhe nje grua qe po punonin dhe kur iu afrua,ata i folen ne emer. Dejani u cudit shume por ata i thane se do shkonin ne shtepi dhe do bisedonin. Kur shkuan ne fshat,te gjithe femijet thoshin: “Shikoni,qenka Dejani! Qenka Dejani!”. Ai u cudit akoma me shume,sepse te gjithe e njihnin por ai nuk njihte asnje nga ata!
Kur u ulen per te ngrene darke,plaku me i vjeter i tha se ata ne pranvere beheshin lejleke dhe shkonin ne fshatin e tij,ai nuk i besonte por plaku i vazhdoi:
Edhe ne njerez si gjithe te tjeret jemi,por kthehemi ne lejleke sepse e kemi si denim nga kohet e vjetra. Une kam qene si ti,djale i keq,nuk i degjoja fjalet e prinderve. Te gjithe na qortonin por ne s’donim t’ia dinim. Nje dite ne fshatin tone erdhi nje plak fukara,ne filluam te talleshim me te dhe e ndiqnim nga mbrapa duke e share. Plaku u nevrikos dhe na qelloi me shkop,ndersa ne i gjuajtem me gure. Nje gur e qelloi ne koke dhe ai vdiq. Ate e varrosen diku aty ne fshat,por plaku na mallkoi. Mallkoi te gjithe ata qe gjuajten me gure,qe te beheshin lejleke dhe te shtegtonin larg atdheut te tyre dhe te ktheheshin vetem ne pranvere. Keshtu nga ky mallkim dolen dy liqene me uje: njeri me uje lejleku dhe tjetri me uje njeriu. Qe atehere,kur vjen pranvera ne lahemi me uje lejleku dhe fluturojme ne fshat. Pastaj kthehemi dhe lahemi me uje njeriu.
Dejanit prap i dukej e pabesueshme kjo histori por ata e cuan te vendi me uje dhe kur e provoi,u bind se ishte e vertete. 
Gjyshja:- Ai qendroi aty ne fshat me te tjeret dhe u be nje djale i mbare. Nuk pinte me vere dhe nuk bente me prapesira,por filloi te behej nje djale punetor.
Kur erdhi pranvera,ata i thane Dejanit te behej lejlek dhe ne qafe te varte nje shishe me uje njeriu,qe kur te shkonte ne shtepi te kthehej ne njeri dhe te qendronte atje. Dhe ashtu bene.
Kur Dejani arriti ne shtepi,u ul me shpejtesi nga gezimi por shihja e ujit u perplas ne toke dhe u thye. Ai qau me ngasherim por nuk kishte cfare te bente. Ndertoi nje fole ne shtepine e tij dhe rrinte aty e veshtronte familjen e tij. 
Nje dite babai i tij dhe djali shkuan per te punuar token,ai i shkoi nga pas dhe djali i tha gjyshit:
Shiko gjyshi,eshte ai lejleku qe ka bere fole ne shtepine tone.
Nje here e dy here,gjyshi u merzit se nipi po shikonte lejlekun dhe po linte punen pa bere,dhe keshtu mori nje shkop dhe i gjuajti Dejanit-lejlek ne kembe. 
Nje dite e motra po qendiste ne oborr,ajo u ngrit dhe shkoi per te pire uje,kurse Dejani zbriti poshte,rrembeu me sqep perin dhe e coi ne fole.
Nje dite tjeter,gruaja e tij po arnonte kemishen e djalit,dhe kur ajo u largua,Dejani mori kopsat e kemishes dhe i vendosi ne fole.
Me ne fund erdhi dita qe lejleket te ktheheshin ne ishullin e ngrohte. Dejanit i duhej te priste edhe disa muaj te tjere qe te kthehej ne shtepine e tij te familja.
Dhe kur erdhi pranvera,mbushi shishen me uje,e vari ne qafe dhe u nis. Kur arriti ne shtepi,u ul me kujdes,u la me ujin e njeriut dhe u kthye Dejani qe ishte dikur. 
Kur hyri ne shtepi,te gjithe i dolen perpara dhe e perqafuan te permalluar. 
U shtruan ne tryeze me ushqimet me te mira. I ati theri dashin me te madh dhe ftoi te gjithe miqte me te mire per darke.
Gjate mbremjes,Dejani u tregoi te gjitha ato qe i kishin ndodhur por asnjeri prej tyre nuk e besoi ate historine e tij te cuditshme. Ai e dinte qe ata nuk do e besonin,prandaj hipi te foleja,mori perin dhe kopsat,edhe ua tregoi. Pastaj i tregoi dhe ate cast kur i ati i gjuajti ne kembe me shkop,e te gjitha te tjeret qe kishte degjuar kur ata flisnin me njeri-tjetrin.
Dhe qe ate dite,ata u betuan se nuk do i benin me keq lejlekeve.

"NASTRADINI"

miri_love

Numri i postimeve : 63
Join date : 29/05/2014

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi