Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

February 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Pela Cilane....

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Pela Cilane....

Mesazh nga miri_love prej Fri Jul 18, 2014 1:35 pm

Na ishte nje here nje plak qe kishte tre djem. Te medhenjte merreshin me ekonomi dhe ishin doreleshuar,kurse i vogli ishte ndryshe,atij i pelqente te shkonte ne pyll per kerpudha,ndersa kur shkonte ne shtepi rrinte prane sobes.
Erdhi koha qe plaku te mbyllte syte. Atehere thirri djemte prane dhe i porositi:
- Kur te vdes,duhet te vini tre nete rresht te varri dhe te me sillni per tengrene.
Pasi plaku mbylli syte ata e varrosen. Erdhi nata e pare dhe djalit te madh i takonte te shkonte te varri,por ia pertonte,kishte dhe pak frike edhe i tha vellait te vogel:
- Me zevendeso per kete nate se do te blej nje kulac te embel.
Ai pranoi,mori buken dhe shkoi te varri i te atit. Ne mes te nates dhe u u hap,babai doli e tha:
- Djali im i madh je? Cfare kemi ndonje gje te re andej? Si shkojne punet?
- Une jam,djali yt. – i tha i vogli. – Mos ki merak se cdo gje shkon mire.
I ati hengri buke dhe u fut prape ne varr. Kurse djali mori rrugen per ne shtepi. Rruges ndaloi dhe mblodhi kerpudha. Kur arriti ne shtepi vellai i madh e pyeti si shkoi dhe ai ia tregoi te gjitha,se babai ishte ngritur dhe hengri deri sa u ngop.
Erdhi nata e dyte. Po edhe vellai i mesem pertonte ose kishte dhe pak frike edhe i tha vellait te vogel budalla qe te shkonte se do i jepte nje pale kepuce te mira.
Keshtu ai mori buken,shkoi perseri te varri i te atit dhe u ul poshte po priste. Ne mes te nates dheu u hap dhe i ati e pyeti nese ishte djali i mesem dhe per te rejat qe kishin ndodhur. 
- Une jam,yt bir. Cdo gje shkon mire,mos u bej merak. – u pergjigj djali i vogel.
I ati hengri buke sa u ngop dhe u fut perseri ne varr. Djali u kthye per ne shtepi dhe rruges ndaloi per te mbledhur kerpudha. Kur arriti ne shtepi vellai i mesem e pyeti cfare kishte ndodhur dhe ai ia tregoi te gjitha.
Naten e trete,vellai i vogel i tha te shkonin ata qe ai te bente pak pushim,por ata i thane:
- Cfare thua keshtu? Ti tani u mesove,shko vete me mire.
Dhe keshtu ai u ngrit dhe shkoi perseri. Ne mesnate babai doli nga varri dhe e pyeti:
- Djali im i vogel je? Te gjithe mire jane?
- Une jam,djali yt i vogek dhe cdo gje shkon shume mire. – u pergjigj djali.
I ati hengri buke sa u ngop pastaj i thote:
- Vetem ti ma degjove fjalen dhe erdhe tre nete rresht ketu ne varrin tim. dil tani ne fushe dhe thirr: “eja ketu o pele cilane”. Pastaj hyr nga veshi i djathte dhe dil nga i majti. Keshtu do behesh nje trim i madh.
Dhe keshtu djali i vogel u pershendet me te atin,mblodhi kerpudha dhe u kthye ne shtepi te vellezerit. Ata e pyeten si shkoi dhe ai i tha:
- Shkoi shume mire dhe babai tha te mos shkojme me ne varrin e tij.
Ne kete kohe mbreti kishte nxjerre lajmesin te thoshte: te gjithe trimat e rinj,beqare e te pamartuar,te vijne ne oborrin e mbretit. E bija e tij e Bukura e Dheut ka porositur t’i ndertojne nje kulle me dymbedhjete kollona e dymbedhjete kate. Ajo do te prese ne majen e kulles dhe ai qe do kerceje aq shume me kalin e tij dhe do ta puthe ne buze,mbreti do i jape vajzen per grua dhe gjysmen e mbreterise. Te jete i cfaredo shtrese,i pasur ose i varfer.
Kur degjuan kete lajm,dy vellezerit e medhenj u bene gati per te shkuar atje. Bene gati kuajt,u veshen e u krehen. Kur i tha vellai i vogel te shkonte dhe ai,ata i thane:
- Per cfare te duam ty me vete,te na qeshin njerezit? Shko mblidh kerpudha dhe rri pas sobes se vetem ate pune di te besh ti.
Kur ata u larguan,vellai i voge budalla thirri pelen ashtu sic i kishte thene i ati. I hyri nga veshi i djathte e doli nga i majti dhe u nje djale i bukur dhe trim. Dhe u nis me shpejtesi ne pallatin e mbretit. Atje ishin mbledhur te gjithe trimat e mbreterise ne mesin e tyre ndodheshin edhe dy vellezerit e tij te medhenj. 
Te gjithe filluan te kercenin shume larte por deri ne katin e dhjete arrinin. Pastaj kercyen edhe vellezerit e tij por nuk ishin ne gjendej ete arrinin deri te princesha.
Kur i erdhi radha vellait te vogel,pela cilane mori nje vrull prej disa metrash dhe kerceu deri ne katin e dymbedhjete ku ndodhej e Bukura e Dheut. Djali e puthi ne buze dhe ajo i gjuajti me unaze ne balle edhe i la nje shenje. Por sapo zbriti ne toke djali u zhduk dhe nuk la asnje gjurme.
Vellezerit e tij u kthyen ne shtepi dhe ai ndodhej si gjithmone prane sobes. Ata filluan t’i tregonin se cfare kishte ndodhur dhe ai i tha:
- Po sikur te jem une ai djali qe puthi princeshen?
Ata qeshen me te madhe dhe i thane se nje budalla si ai nuk mund te ishte aq trim.
Pas disa ditesh,mbreti beri nje feste dhe i ftoi te gjithe njerezit e mbreterise,te pasurit e te verferit. Vellezerit e medhenje u rregulluan dhe u bene gati te niseshin. Vellai i vogel i tha te shkonte dhe ai por ata i thane se nuk duan te turperohen para njerezve.
Ata shkuan para dhe vellai i vogel shkoi vetem dhe u ul ne nje cep te tavolines. Princesha po i merrte te gjithe me radhe dhe kur arriti te i fundit,pa qe ai kishte lidhur ballin me shami. Kur e pyeti perse e kishte lidhur,ai i tha se ishte vrare. Ajo ia zgjidhi shamine dhe pa shenjen e 
unazes qe i kishte lene diten kur ai e puthi.
Kur vajza i tha te atit,mbreti i tha se ai trimi qe e puthi nuk ishte aq i piset sa ky.
Djali kerkoi leje te ngrihej. Shkoi jashte dhe thirri pelen cilane,i hyri nga veshi i djathte dhe doli nga i majti edhe pastaj u fut perseri ne pallat. Te gjithe u mahniten,ai ishte bere nje djale i paster dhe i bukur. Atehere u martua me te Bukuren e Dheut dhe pas dasmes mori edhe gjysmen e mbreterise e jetoi i lumtur ne pallat me gruan e tij.

"NASTRADINI"

miri_love

Numri i postimeve : 63
Join date : 29/05/2014

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi