Kush është në linjë
5 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 5 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2017
MonTueWedThuFriSatSun
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Calendar Calendar

Top posting users this month


“Këmisha Çudibërëse”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

“Këmisha Çudibërëse”

Mesazh nga miri_love prej Fri Jul 18, 2014 1:33 pm

Nje here e nje kohe jetonte nje tregtar i pasur. Kur ai vdiq,la pas tre djem te rritur.
Dy te medhenjte dilnin cdo dite per gjah. Nje dite moren dhe vellain e vogel dhe e lane vetem ne mes te pyllit qe pasurine ta ndanin ne dy pjese. 
Ai erdhi rrotull pyllit i frikesuar per dite me radhe deri sa doli ne nje fushe. Aty gjeti nje shtepi dhe u afrua. Cdo gje ishte e shkrete,te gjitha dhomat ishin bosh. Vetem te nje dhome gjeti nje tavoline e cila ishte shtruar per tre persona. Ai keputi nga te treja rracionet nga nje cope te vogel buke. Nuk zgjati shume dhe brenda hyri nje shqiponje,sapo arriti prane tavolines u be nje djale i bukur. Pastaj erdhi nje korb e me pas nje harabel,edhe ata u bene njerez.
Kur ata pane mire,folen te gjithe me radhe dhe thane se dikush i kishte ngrene buken. Pastaj shqiponja,qe ishte vellai me i madh,bertiti dhe tha:
Kushdo qofsh dil jashte se nuk do te bejme keq. Dil se do te bejme vellain tone.
Djali doli dhe ata u miqesuan me te. Pastaj i thane:
Rri ketu nje vit sepse ne jemi gjithmone ne udhetim dhe kur kthehemi duam te hame. Qendro ketu dhe vetem nje here ne vit do na pergatisesh per te ngrene.
Ai pranoi dhe ata i dhane te gjithe celesat e dhomave,pervec njerit qe e kishin varur shume lart ne mur,ku vetem ata mund te fluturonin dhe ta merrnin.
Ai qendroi ne shtepine e tyre dhe kur ata u kthyen e gjeten tavolinen te shtruar. Hengren sa u ngopen dhe i thane djalit qe te rrinte edhe nje vit tjeter. Ai pranoi sepse nuk kishte ku te shkonte tjeter,por me shume qendroi per te pare se cfare kishte dhoma qe hapte ai celesi,i cili ishte varur aq larte sa nuk mund ta merrte dot.
Tre vellezerit i kthyen perseri pas nje viti. Hengren sa u ngopen dhe i thane perseri:
Rri edhe nje vit tjeter se do ta shperblejme.
Djali qendroi edhe nje vit tjeter dhe kur ata u kthyen,hengren sa u ngopen dhe njeri prej tyre shkoi mori celesin e varur. Hapen deren dhe pas saj doli nje kale i shpejte dhe i forte.
Ky eshte i yti, - i tha shqiponja.
Korbi i dha dy trasta,njera me florinj dhe tjetra me xhevahire. Dhe ne fund,vellai i vogel harabeli i dha nje kemishe dhe i tha:
Kjo kemishe eshte e pathyeshme,nuk e can dot as plumbi. Nese vesh kete behesh njeriu me i forte ne bote. Po ta jap ty sepse te kemi si vella.
Dhe keshtu ai i hipi kalit dhe shkoi te kerkonte Elenen e bukur. Lajmi ishte hapur gjithandej se ate do ta merrte per grua ai qe do te mundte Gjarperin Gorinic.
Ai e sulmoi gjarperin,e mundi dhe po behej gati per t’i prere koken,por gjarperi iu lut me lot ne sy qe mos ta vriste se do behej sherbetori i tij. 
Atij i erdhi keq dhe e la te gjalle. U martua me Elenen dhe gjarperin Gorinic e mbajti sherbetor.
Nje dite,gjarperi e joshi Elenen dhe i tha te pyeste burrin qe nga i vinte gjithe ajo fuqi e madhe.
Dhe keshtu nje nate,Elena e dehu burrin e saj dhe e pyeti se nga e merrte fuqine. Ai nuk i tregoi asgje ate nate. Elena e beri kete gje per tre nete me radhe derisa ai i tregoi. 
Dhe naten ajo ia hoqi kemishen dhe ia dha Gjarperit Gorinic. Ai e preu djalin copa-copa dhe e hodhi ne nje fushe larg pallatit.Keshtu Elena jetonte me Gjarperin Gorinic. 
Mbi trupin e djalit rrinin korba dhe shume shpende te tjere qe i hanin mishin.
Aty prane fluturuan edhe tre shpendet qe e njihnin shume mire: shqiponja,korbi dhe harabeli. Ata e njohen qe ishte vellai i tyre dhe korbi kapi nje korb tjeter prej fyti dhe i tha te shkonin te merrnin uje te vdekur dhe uje te gjalle.
Te gjithe shpendet qe ishin aty prane shkuan moren ujin dhe u kthyen mbi kufomen e djalit. I bashkuan pjeset e trupit dhe i hodhen uje te vdekur,pastaj i hodhen uje te gjalle dhe ai u rikthye ne jete akoma me i fuqishem. 
vellezerit i dhane nje unaze dhe u kthye ne nje kale te bardhe. Pastaj u nis ne pallatin ku ndodhej Elena e bukur. Gjarperi e njohu edhe dha urdher qe ta kapnin ta fusnin ne stalle dhe te nesermen t’ia prisnin koken.
Sherbetorja e Elenes shkoi ne darke ne stalle,i erdhi keq per kalin qe ishte shume i bukur dhe po qante,por ia i foli dhe i tha:
Mos qaj bukuroshe. Kur te me presin koken,ti merre gjakun tim dhe shperndaje rreth e rrotull pallatit.
Dhe sherbetorja ashtu beri. Sapo shperndau gjakun,rreth pallatit u rriten peme shume te larta por gjarperi dha urdher qe t’i prisnin te gjithe.
Atehere sherbetorja po qante perseri prane pemeve te prera,por ai i foli perseri dhe i tha:
Mos qaj. Merr nje ashkel dhe hidhe prane lumit te pallatit.
Vajza e hodhi dhe ai u be nje rosak i arte. Aty prane kaloi Gjarper Gorinic dhe kur e pa,u mahnit nga rosaku i arte. Po mendonte qe ta kapte dhe u afrua ne breg,por rosaku largohej gjithmone e me shume. 
Keshtu gjarperi hoqi kemishen dhe e ndoqi ne thellesi. Por rosaku fluturoi dhe doli ne breg. 
Aty u shnderrua perseri ne njeri,veshi kemishen dhe ia preu koken gjarperit.
Pastaj shkoi ne pallat dhe Elenen e bukur e deboi qe atje dhe e dergoi sherbetore ne nje mbreteri tjeter.
Pastaj u martua me sherbetoren dhe jetuan te lumtur deri ne fund te jetes.

"NASTRADINI"
avatar
miri_love

Numri i postimeve : 63
Join date : 29/05/2014

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi