Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

January 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Shtriga dhe Motra e Diellit....

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shtriga dhe Motra e Diellit....

Mesazh nga miri_love prej Fri Jul 18, 2014 1:32 pm

Ne nje mbreteri te larget jetonte nje mbret dhe nje mbretereshe. Ata kishin nje djale qe nuk fliste asnjehere. 
Kur ishte dymbedhjete vjec,djali shkon ne stalle te stalljeri i tij i dashur. Ky stalljer i tregonte gjithmone perralla te bukura por kete here i tregoi dicka qe djalit nuk i pelqeu. Ai tha:
- Se shpejti nena jote do te linde nje vajze,qe ti do ta kesh moter. Por ajo do te jete nje shtrige e tmerrshme,do te haje nenen dhe babane edhe te gjithe njerezit e tjere te oborrit mbreteror. Prandaj shko dhe kerkoji babait kalin me te mire qe ka dhe ik qe ketej ku te te coje rruga qe te shpetosh nga e keqja.
Ai shkoi te i ati dhe per here te pare e hapi gojen dhe foli. Mbreti u gezua aq shume qe djali i tij me ne fund foli sa nuk e pyeti fare se per cfare e donte kalin. Mbreti dha urdher t’i jepnin kalin me te mire dhe djali u largua nga pallati.
Rruges takoi dy rrobaqepese plaka dhe iu lut qe te rrinte me to,por ato i thane:
- Ne te pranojme me qejf o djalosh,por neve nuk na ka mbetur edhe shume kohe per te jetuar. Kur te mbarojme se thyeri te gjitha keto gjilperat e ketij senduku,atehere ne ate cast na pret vdekja!
Djali filloi me te qare dhe u largua mga plakat. Pak me larg takoi Lisashkulesin dhe iu lut qe te rrinte me te se nuk kishte ku te shkonte. Por ai i tha:
- Jam gati te pranoj por mua nuk me ka ngelur edhe shume kohe per te jetuar. Kur te kem mbaruar se shkuluri gjithe keta lisat qe sheh,atehere me pret vdekja!
Djaloshi qau me shume se heren e pare dhe u largua. Arriti me ne fund te Malshkulesi dhe iu lut te qendronte me te,por ai i tha se kur te mbaronte me te shkulur malet,e priste vdekja!
Perseri djali qau dhe vazhdoi me tej. 
Me ne fund arriti tek motra e diellit dhe ajo e pranoi ne shtepine e saj. E mbante me te ngrene e me te pire dhe perkujdesej per te sikur ta kishte djalin e saj. Djali ishte shume i 
kenaqur dhe s’kishte pse te qahej se nuk i mungonte asgje. Por ne fakt ai ishte shume i merzitur sepse e dinte se cfare po ndodhte ne anen tjeter te botes.
Ai doli ne ballkon dhe shikonte ne drejtim ku ishte pallati i babait te tij dhe qante me lot.
Motra e diellit e pyeste gjithmone se cfare kishte por ai nuk i tregonte. Por nje dite nuk kishte cfare te thoshte me dhe me ne fund i tregoi te gjithe historine e familjes se tij.
Pastaj iu lut motres se diellit qe ta lejonte te kthehej ne shtepi dhe te shikonte cfare kishte ndodhur. Ajo nuk po e lejonte por ne fund u mbush mendja dhe e la te kthehej ne vendlindje. Per rruges i dha nje furce,nje kreher dhe dy kokrra molle rinimi: sado plak qe te ishte nje njeri,mjaftonte te hante nje molle dhe menjehere rinohej!
Dhe keshtu u nis per rruge dhe arriti te Malshkulesi: atij i kishte mbetur edhe nje mal per te luajtur. Djali e mori furcen dhe e hodhi ne fushe,edhe aty dolen aq shume male te lart sa kapnin qiellin me majen e tyre.
Pastaj vazhdoi rrugen dhe arriti te Lisashkulesi: atij i kishin ngelur edhe tre lisa per te shkulur. Por ai hodhi kreherin ne fushe dhe perpara u shfaqen aq shume lisa nuk numeroheshin dot. Lisashkulesi u gezua shume dhe djali vazhdoi rrugen.
Pastaj arriti te plakat edhe i dha nga nje molle,sapo hengren mollet ato u bene te reja.
Me ne fund ai arriti ne shtepi dhe atje e priti motra me puthje e perqafime.
Ajo i tha te ulej dhe te lunate sepse po shkonte te bente gati dicka per te ngrene. Ai u ul dhe motra shkoi ne kuzhine. Por djalit i doli nje mi i vogel dhe i tha qe t’ia mbathte sepse motra e tij shkoi per te mprehur dhembet.
Sapo degjoi keto fjale,djali i hipi kalit dhe u largua menjehere. Motra shtrige,u kthye me dhembet e mprehur por kur pa ne korridor nuk kishte njeri. Ai ishte larguar shume nga pallati por ai filloi ta ndiqte vellain.
Djali ktheu koken sepse degjoi zhurme dhe pa qe motra e kishte arritur. Shtriga nxitoi akoma me shume dhe ishte fare prane. Lisashkulesi e pa qe ai po mundohej te shpetonte nga ajo shtrige dhe shkulte lisa edhe ia hidhte asaj perpara per t’i bllokuar rrugen. Por ajo filloi t’i brente me dhembet e saj te mprehte dhe ne fund e hapi rrugen.
Pastaj e arriti perseri dhe djali nuk kishte ku te shpetonte. Mirepo Malshkulesi kapi nje mal te larte dhe ia vuri para per t’i prere rrugen,por me pak veshtiresi e kaloi edhe malin. Iu vu perseri mbrapa vellait dhe i tha:
- Tani nuk ke ku me shpeton!
Tashme i ishte afruar shume fare por djali bertiti qe t’i hapej dritarja dhe u fut brenda ne pallatin e motres se diellit.
Shtriga filloi te kerkonte qe t’ia dorezonin vellain por motra e diellit nuk ia vuri veshin.
Atehere shtriga e nevrikosur tha:
- Atehere le te peshohet vellai im me mua dhe te shohim kush do jete me i rende. Nese 
fitoj une atehere do ta ha,nese fiton ai le te me vrase!
Shkuan per t’u peshuar dhe ne fillim hipi djali pastaj shtriga. Sapo ajo vuri kemben ne peshore,menjehere e ngriti lart vellain me aq shume force,sa ai ra ne kullen e diellit,kurse shtriga e keqe mbeti e burgosur nen toke pergjithmone.

"NASTRADINI"

miri_love

Numri i postimeve : 63
Join date : 29/05/2014

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi