Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

August 2017
MonTueWedThuFriSatSun
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031   

Calendar Calendar

Top posting users this month


Biri i Mbretit dhe Shërbëtori i Tij....

Posto temë të re   Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Biri i Mbretit dhe Shërbëtori i Tij....

Mesazh nga miri_love prej Fri Jul 18, 2014 1:28 pm

Na ishte nje here nje mbret i cili kishte nje djale te mitur. Djali ishte shume i mire dhe i sjellshem,ndersa mbreti ishte shume lakmitar dhe donte te kishte sa me shume. 
Nje dite pa nje plak qe kishte me vete veshje me lekure dreri,dhelpre etj. E pyeti se ku i gjente gjithe ato lekura dhe plaku i tregoi se keto kafshe i kapte xhindi i pyllit,ai dinte se ku te vinte kurthet dhe kafshet binin menjehere ne keto kurthe. Mbreti i tha se do i jepte shume florinj nese ai i tregonte se ku i vinte kurthet xhindi i pyllit,plaku u genjye dhe i tregoi. 
Keshtu mbreti dhe urdher qe ta kapnin xhindin dhe ta burgosnin ne kullen me te larte te pallatit,dhe celesin ia dha mbretereshes.
Pasi kalojne disa dite,djali i mbretit del ne kopesht per nje shetitje dhe aty shikon xhindin. Ai i thote qe ta ndihmonte te lirohej dhe e mesoi si ta bente. Dhe keshtu djali e ndihmoi dhe xhindi u lirua. 
Por kur mbreti e mori vesh qe xhindi ishte liruar,mblodhi keshillin per te biseduar se cfare do behej me mbretereshen qe kishte humbur celesin. Djalit i erdhi keq per te emen dhe tregoi se ajo nuk kishte fak por e kishte liruar ai. Mbreti nuk mund ta vriste dot djalin sepse ishte trashegimtari i tij dhe vendosi qe ta leshonte rruges ne eren e ftohte qe te bridhte boten. Me vete i dha pak florinj dhe nje sherbetor.
Gjate gjithe rruges ata pane nje pus,dhe kur djali i mbretit i tha sherbetorit te shkonte te merrte uje,ai i pergjigjej se nuk shkonte. Keshtu vazhduan derisa arriten ne pusin e trete dhe djali i mbretit shkoi vete sepse nuk po duronte dot me. Por sapo hyri ne pus,sherbetori e mbylli pusin me kapak dhe i tha qe nuk do e linte te dilte qe aty nese nuk nderronin vendet: ai te behej sherbetori kurse ky djali i mbretit. Deshi apo nuk deshi djali i mbretit pranoi.
Pasi ecen pak,arriten ne nje mbreteri. Sherbetori jetonte shume mire ne pallat hante e pinte,ndersa biri i mbretit endej neper rruge. Pasi kaluan disa dite,sherbetori i tha mbretit:
- Madheri,merreni sherbetorin tim ne pune. Te pakten ne kuzhine.
Djali i mbretit filloi te punonte ne kuzhine dhe ne pak kohe i mesoi te gjitha llojet e gatimeve. Derisa nje dite mbreti e mori vesh qe ishte bere shume i mire dhe e shperbleu me florinj. 
Por kuzhinierve te tjere i erdhi inat dhe nje here kur ai po bente byrek per mbretin,ata i hodhen helm ne ushqim. Sa donte te hante mbreti,kryekuzhinieri doli me vrap dhe i tha te mos hante sepse djali e kishte helmuar byrekun. Mbreti u nxeh shume por djali tha se nuk e dinte se per cfare e kishin fjalen. Pasi u mendua mire,mbreti nuk e vrau djalin sepse i kishte 
hyre ne zemer dhe e coi ne stalle te ruante kuajt.
Djali doli te nesermen ne pyll bashke me kuajt. Aty takoi xhindin e pyllit,i cili i tha te shkonte me te ne shtepine e tij. Ai kishte frike se kuajt mund te largoheshin por xhindi i tha te mos behej merak se nuk do te ndodhte asgje.
Xhindi kishte tre vajza dhe diten e pare e prezantoi me vajzen e madhe,ajo i dhuroi nje mbulese tryeze e cila mbushej me ushqimet qe deshiroje. Dhe kur djali i mbretit doli jashte nga shtepia,pa se kuajt ishin te gjithe aty.
Diten e dyte xhindi e mori perseri ne shtepi dhe e prezantoi me vajzen e mesme,e cila i dha nje pasqyre qe mund te shikoje cdo gje.
Diten e trete takoi vajzen e vogel dhe ajo i dha nje fyell,qe sa here i bije,dilte edhe orkestra dhe behej nje aheng i madh.
Keshtu djali i mbretit filloi te jetonte mire,kishte te hante,te pinte,mund te shikonte cfare te donte ne pasqyre dhe kishte muzike sa te donte. Por te gjithe ishin kurioze sepse ai kishte edhe kuajt me te forte e me te bukur nga te gjithe stallieret e tjere.
Vajzes se mbretit i kishte rene ne sy stallieri dhe nje dite kur ai doli nga shtepia,ajo shkoi ne dhomen e tij. Dhe kur doli para pasqyres,e kuptoi perse ishte as shume i suksesshem. Ajo ia mori te gjitha ato qe ksihte dhe shkoi ne dhomen e saj.
Ne kete kohe,mbretit i del nje fatkeqesi: ne mbreterine e tij erdhi Perbindeshi me shtate koka dhe kerkoi vajzen e tij per grua. Nese nuk do ia jepnin me te mire ai do e merrte me lufte,dhe rreshtoi para pallatit ushtrine e tij te panumert.
Te gjithe shkuan ne lufte,bashke me ta edhe djali i mbretit,i cili hipi ne nje kale calaman dhe u nis. Rruges takoi xhindin e pyllit,dhe kur ai i tha se po shkonte ne lufte,xhindi i tha:
- Ku ke ndermend te shkosh keshtu? Do te vrasesh veten?!
Pastaj i dha te pinte pak uje dhe djali u be njeqind here me i forte. I dha edhe nje topuz qe peshonte shume,pastaj thirri nje kale te fuqishem dhe ia dha djalit.
Djali i mbretit u nis per ne lufte dhe kur u afrua,pa sherbetorin qe kishte hipur mbi nje peme dhe dridhej nga frika.
Ate kohe,princesha po shikohej ne pasqyre dhe donte te dinte se kush do ishte burri i saj,edhe para u shfaq fytyra e djalit te mbretit.
Djlai i mbretit shkoi ne lufte dhe te gjithe ushtrine e therrmoi me topuzin e tij te rende. Pastaj shkoi te perbindeshi dhe ia preu te gjitha kokat. Pastaj shkoi te vajza dhe ajo e puthi.
Djali u zhduk qe aty dhe nuk u duk me per disa dite.
Pasi iku nga princesha,shkoi ne stalle dhe po rrinte sikur nuk kiste qene fare ne lufte.
Nderkohe sherbetori filloi te mburrej duke thene se e kishte vrare ai perbindeshin,dhe mbreti beri gati festen qe ai te martohej me vajzen e tij. Por vajza qe ishte e zgjuar,beri sikur i dhembte koka dhe u mbyll ne dhomen e saj.
Sherbetori beri gati anijen dhe shkoi te gjente ndonje ilac qe te sheronte te dashuren e tij edhe i tha mbretit qe te lejonte edhe stallierin te shkonte me te.
Ata u nisen dhe sherbetori dha urdher qe ta kapnin stallierin dhe ta fusnin ne thes. Ata e futen ne thes dhe e hodhen ne det. 
Princesha pa cdo gje nga pasqyra dhe shkoi ta shpetonte. Atje gjeti xhindin i cili po bente gati nje rrjete dhe i kerkoi atij ndihme. Ata e nxorren djalin nag deti dhe shkuan ne pallat. Aty vajza ia tregoi te gjithe historine dhe mbreti beri gati gati festimet per martesen e vajzes me djalin e mbretit.
Kur u kthye sherbetori,ata e kapen dhe e lane te kalbej ne burg.

"NASTRADINI"
avatar
miri_love

Numri i postimeve : 63
Join date : 29/05/2014

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi