Kush është në linjë
5 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 5 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

February 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Më Diellin në Ballë, Hënën në Zverk dhe Yjet në Krahë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Më Diellin në Ballë, Hënën në Zverk dhe Yjet në Krahë

Mesazh nga miri_love prej Fri Jul 18, 2014 1:26 pm

Na ishte nje here nje mbret i cili kishte nje djale te vetem. Djali ishte i bukur,i mencur dhe i mbare. Per te kendoheshin kenge dfhe tregoheshin perralla,vajzat me te bukura e shihnin ne enderr dhe te gjitha donin te martoheshin me te.
Nje dite prej ditesh,atij i lindi deshira te dilte e te shihte boten me sy. Pasi mori leje nga i ati,ai u largua dhe shkoi ne vende te ndryshme per te treguar veten.
Broshi shume dhe pa shume gjera te ndryshme,te mira e te keqija. Me ne fund arriti te nje pallat i larte. Hedh syte dhe ne ballkon ishin tre motra qe po bisedonin. E madhja tha:
Po te me merrte i biri i mbretit per grua,une do t’i qepja nje kemishe te holle e te bute qe nuk e gjen mbi faqen e dheut. 
Ai ndaloi dhe u afrua qe te degjonte me mire.
Po te me merrte mua do t’i qepja nje pelerine te arte qe te shkelqente si drite.
Une nuk di te qep por do t’i falja djem shume trima: me diellin ne balle,henen ne zverk dhe yjet ne krahe.
Princi i degjoi te gjitha,u kthye tek i ati dhe i kerkoi qe te martohej. Babai dha pelqimin e tij dhe princi u martua me motren e vogel. Kurse motrat e medha e moren inat dhe filluan t’i kurdisnin dicka te keqe. I bene per vete dadot e vajzes dhe kur ajo lindi djale,ato ia moren dhe ia dhane motres se madhe. Ne vend te djalit vune nje kotele. 
Princi u hidherua shume dhe per nje kohe te gjate nuk po i dilte inati,por me ne fund po priste perseri djale.
Por ato dadot ishin perseri prane vajzes dhe ia moren edhe djalin e dyte,dhe ne vend te tij vune nje kelysh. 
Nga brenga dhe hidherimi,princi u semur: sa deshire kishte te shikonte nje femije te mire! Por me ne fund erdhi koha qe te priste edhe djalin e trete.
Heren e trete ato i dhane nje femije te thjeshte,pa diell,pa hene dhe pa yje. Princi nuk duroi dot me dhe e nxorri gruan ne gjyq.
Erdhen e u mblodhen te gjithe pleqte me te zgjuar qe nuk kishin te numeruar!
Biseduan sa biseduan dhe vendosen qe princeshes t’i pritej koka.
Por gjyqtari kryesor nuk ishte dakort dhe tha:
Me mire t’ia nxjerrim syte,ta fusim ne nje fuci bashke me djalin dhe e leshojme ne det. Nese eshte fajtore do te mbytet,nese nuk eshte do te shpetoje.
Dhe ashtu bene,ia nxorren syte dhe e futen bashke me djalin ne fuci.
Kurse princi u martua me motren e madhe,me ate qe i kishte marre djemte e saj. Ajo i kishte cuar femijet ne nje vend te fshehte dhe i mbante te mbyllur ne nje shtepi te keqe. 
Atje femijet u rriten pa e pare nenen e tyre,kurse ajo e gjora endej neper det me nje foshnje te panjohur. Djali u rrit dhe shume shpejte filloi te kuptoje e arsyetoje dhe tha:
Ah sikur te me plotesohej deshira dhe te arrinim ne breg!
Fucia arriti ne breg dhe pastaj u hap. Pastaj djali vazhdoi te fliste perseri:
Ah sikur te kishim nje pallat te madh si i mbretit dhe ti te shikoje moj nene!
Papritur para syve te djalit u ngrit nje pallat i madh dhe e ema e tij filloi te shikonte si dikur. 
Pastaj ajo i tregoi te gjithe historine dhe i tha se ai nuk ishte djali i saj i vertete,por djemte e saj i kishin rrembyer qe te vegjel. 
Pasi degjoi kete histori,ai shkoi dhe i gjeti djemte e saj te vertete qe ishin me diell ne balle,me hene ne zverk dhe me yje ne krahe.
Ai i mori dhe i coi ne pallat ku ishte e ema e tyre. Atehere u perqafuan me lot ne sy dhe filluan te jetonin te gjithe te lumtur.
Nje dite kaluan andej disa pleq te varfer. Ata i ftuan pleqte dhe u dhane per te ngrene e per te pire me aq mundesi sa kishin. Po keta pleq shkuan edhe ne nga pallati i princit. Ai ndodhej ne ballkon dhe filloi ti pyese pleqte:
Me tregoni o pleq,ku keni qene dhe cfare keni pare me syte tuaj?
Ishim ne nje vend dhe cfare nuk pame, - ia kthyen pleqte, - atje ku me pare ishte nje mocal me balte,tani ngrihet nje pallat qe as me fjale dot nuk thuhet e as me pende dot nuk pershkruhet. Atje ishte nje kopesht qe nuk e gjen dot ne te gjithe mbreterine dhe jetojne njerez qe nuk i gjen dot ne te gjithe boten! Atje ishin tre djem qe kishin diell ne balle,hene ne zverk dhe yje ne krahe. Me ta jetonte dhe e ema.
Kur degjoi keto fjale,princi u fut ne mendime te thella... Atehere mori shpaten besnike dhe shigjeten e pagabueshme,beri gati kalin dhe pa i thene “Mirupafshim” te shoqes,u nis fluturimthi per ne pallatin qe as me fjale nuk tregohet,as me pende nuk pershkruhet.
Arriti ne vend dhe veshtroi femijet. Kur pa te shoqen,e njohu dhe u gezua pamase.
Pastaj i mori te gjithe ne pallat dhe jetuan te gjithe sebashku te lumtur dhe pa i shqetesuar njeri. Motren e madhe e deboi nga pallati dhe nuk e lejonte te shkelte ne mbreterine e tij. 

"NASTRADINI"

miri_love

Numri i postimeve : 63
Join date : 29/05/2014

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi