Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

February 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728     

Calendar Calendar

Top posting users this month


“Djali që Kërkonte Fatin ”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

“Djali që Kërkonte Fatin ”

Mesazh nga miri_love prej Fri Jul 18, 2014 1:24 pm

Na ishte nje here nje djale jetim qe e quanin Marash. Pevec nenes plake ai nuk kishte njeri tjeter dhe ishte shume shume i varfer. 
Nje dite prej ditesh iu mbush mendja te shkonte ne kurbet e te kerkonte Fatin. Ia tha lajmin nenes por e gjora plake nuk donte ta linte te birin te merrte udhet e pafundme te botes. Poe Marashi e kishte ndare mendjen dhe as qe ia vuri veshin lutjeve dhe pergjerimeve te saj.
U ngrit,fui ne traste pak buke,disa qepe,pak gjize dhe u nis e mori rrugen e kurbetit. Ne brez kishte nje pistolete te gjate e te ndryshkur qe ia kishte lene i ati,por Marashit nuk i kishte rene rasti qe ta provonte. Pistoleta ishte aq e gjate sa i ngaterrohej mes kembeve por Marashi nuk donte t’ia dinte.
Te treten dite,Marashit i ra rruga permes nje pylli te madh. Ec e ec dhe kur i zune syte nje ujk trupmadh,qe ishte strukur pas nje trungu. Marashi u tremb dhe dhe leshoi doren te pistoleta,por ujku nuk u tremb dhe e pyeti se per ku ishte nisur. Marashi u tremb akoma me shume kur e degjoi ujkun te fliste si njeri,por i dha zemer vetes dhe iu pergjigj:
- Po shkoj ne kurbet te kerkoj Fatin.
Atehere ujku i thote:
- Nese e gjen pyete edhe per mua,pse keto kohet e fundit me eshte mbyllur oreksi dhe punet s’po me ecin si me pare?
Marashi i thote qe do e pyes. Pershendetet me ujkun dhe niset perseri per rruge.
Te nesermen e gjeti veten ne nje fushe shume te madhe,aty po ndesheshin dy ushtri te medha dhe beteja ishte e pergjakshme. Por aty vijne dy kalores qe e lidhin koke e kembe dhe e marrin e cojne te mbreti. Mbreti ishte i ri,si nje 15-16 vjecar dhe i hijshem,i veshur koke e kembe me ar e gure te cmuar. Marashi e shikonte me goje hapur deri sa mbreti e pyeti se per ku ishte ishte nisur, ai iu pergjigj se ishte nisur te kerkonte Fatin dhe mbreti i tha:
- A mund ta pyesesh Fatin edhe per mua nese do e fitoj luften?
Marashi i thote se do ta pyes e do t’i kthej pergjigje,dhe vihet perseri ne udhetim.
Ec e ec,mberriti te nje gjol i madh. Teksa mbante koken e ulur nga lodhja,degjoi nje zhurme nga gjoli. Kur ngre koken,shikon nje peshk te gjate e te trashe sa plepi. Nxorri koken mbi uje dhe e pyeti djalin se ku po shkonte. Marashi i thote po te njejten gje dhe peshku i tha:
- Pyete dhe per mua se u be shume kohe qe as ha e as pi,si t’ia bej?!

Marashi i tha se do e pyese dhe u largua nxitimthi nga aty.
Si kaluan edhe tre dite,Marashi po ecte ne nje are ku pa nje shelg te thare dhe e pyeti djalin se ku po shkonte. Marashi i tha te njejten gje dhe shelgu i tha:
- Po e gjete pyete pak se perse nuk cel gjethe e te gjelberoj si pemet e tjera!
Te nesermen e asaj dite u gjend para nje kroi. Aty pa nje plake qe po bente viza ne toke me shkop. Ajo e pyeti se per ku ishte nisur dhe djali i thote te njejte gje. Atehere plaka i tha:
- Ben mire te kthehesh andej nga erdhe se sapo e leshova,e ke perpara.
Marashi e pyet se kush eshte,ajo thote se eshte zonja e fatit dhe djali i thote:
- Nuk kam lene vend pa te kerkuar moj nene,kam bere gjithe kete rruge te gjate.
Para se te pershendetet me plaken,ai nuk harroi ta pyeste per shekgun,peshkun,mbretin dhe ujkun. Plaka iu pergjigj per te gjithe dhe i tha te nxitonte se Fatin e kishte perpara.
Pasi u pershendet me plaken mori rrugen,dhe duke ecur takoi shelgun dhe i tha:
- Zonja e Fatit me tha se nder rrenjet e tua ka nje poce me florinj,do te celesh gjethe e do gjelberosh vetem kur ta nxjerresh prej andej.
Athere shelgu e falenderon dhe i thote qe te nxjerre pocen dhe te marre florinjte per nderin qe i beri. Keshtu,Marashi do behej i pasur dhe shelgu do celte perseri. Por djali i tha se nuk kishte kohe por duhet te nxitonte te kapte Fatin sepse zonja i tha se e kishte leshuar para. 
Pa mbaruar fjalen niset me shpejtesi dhe rruges takon peshkun. Marashi i tha:
- Zonja e Fatit me tha qe ti ke ne goje nje xhevahir qe s’te le te hash dhe te pish,dhe deri sa te nxjerresh ate nuk do gjesh shpetim.
Peshku i thote qe ta shkule,ai te shpetoj dhe djali te behet i pasur. Por Marashi i tha te gjente ndonje tjeter sepse ai do nxitonte te kapte fatin. 
Duke vrapuar,Marashi gjendet ne fushen e madhe ku vazhdonte akoma beteja. Marashi shkoi menjehere te mbreti dhe i thote:
- Po ti paske qene vajze,dhe une i shkreti mendoja se ishe djale!
Mbreti i ben me shenje qe te mos tregoje,largoi rojet dhe e pyeti se cfare i tha tjeter zonja e Fatit. Marashi i tregoi cdo gje fije e per pe te gjitha ato qe i tha plaka e kroit.
- Me tha qe je vajze por asnje nuk e di. Pastaj me tha se,per te fituar luften duhet te martohesh me nje djale por duhet te jete nga nje vend tjeter.
Vajza u mendua pak dhe i tha djalit qe te martoheshin bashke,ai do te behej mbret ndersa ajo mbretereshe. Por Marashi e humbi toruan sepse i erdhi ndermend Fati dhe i tha:
- Nuk mundem. Zonja me tha te nxitoj e te kap Fatin se e kam para.
Vajza iu lut e sterlut por Marashi nuk e degjoi dhe ia mbathi me te katra. 
Ec e ec,mberriti ne pyll ku po e priste ujku,i cili e pyet nese e takoi Fatin. Marashi i thote:
- Po mor po,por me ka ardhur shpirti ne maje te hundes sepse pervec teje kisha edhe disa porosi te tjera.
Dhe i tregoi ujkut te gjithe historine. Ujku e degjoi sa e degjoi pastaj i tha:
- Domethene zotrote nuk more as pocen me florinj,as xhevahirin dhe nuk pranove per grua as mbretereshen?! Me duket se ke bere nje marrezi te madhe.
Por Marashi i thote se po nxitonte per te arritur Fatin se zonja e kishte leshuar para.
Ujku i tha se keto ishin punet e djalit por c’u be me porosine qe i kishte dhene ai. Djali i thote:
- Per ty me tha qe duhet te hash nje te marre me brire dhe pastaj do te shkojne punet vaj.
Ujku u mendua pak dhe i thote djalit:
- Me vjen keq or mik por behu gati se do te kollofis.
Marashi ngriu nga frika dhe i thote:
- Pse,mus me gjete te me hash ti?!
Ujku qe rrinte gati per ta shqyer i thote:
- Po,ty do te ha. Kam frike se nuk gjej dot ndonje me te marre se ty.
Marashit i ngriu gjaku dhe e pyet me gjysme zeri:
- E pese qenkam i marre une,or ujk?!
Ujku u zgerdhi dhe i thote djalit:
- Po te mos ishe i marre nuk do lije pocen me florinj,xhevahirin dhe mbretereshen me gjithe mbreteri. Edhe sikur te bredh te gjithe boten nuk do gjeja ne asnje vend dike me te marre se ti.
Dhe me te mbaruar fjalen ujku u leshua drejte djalit,dhe per nje kohe te shkurter e perlau me gjithe lecka Marashin e shkrete.

"NASTRADINI"

miri_love

Numri i postimeve : 63
Join date : 29/05/2014

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi