Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

February 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Të Dua sa Kripën në Gjellë ....

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Të Dua sa Kripën në Gjellë ....

Mesazh nga miri_love prej Fri Jul 18, 2014 1:21 pm

Na ishte nje here nje mbret dhe kishte tre vajza. Secila nga vajzat jetonte ne pallatin e saj.
Nje dite prej ditesh,mbreti kishte vendosur te shkonte ne nje panir te madh dhe shkon te vajza e pare edhe e pyet:
- Fol o bije,cfare do qe te te sjelle?
Vajza e pare i thote se do nje fustan qe mos ta kete asnje mbi dhe.
Atehere mbreti shkon te vajza e dyte dhe e pyet se cfare donte qe t’i sillte,dhe ajo i thote:
- Dua nje pale kepuce qe mos t’i kete asnje mbi dhe.
Atehere shkon te vajza e trete dhe i ben te njejten pyetje,dhe ajo i pergjigjet:
- Dua nje violine qe mos ta kete asnje mbi dhe.
Dhe keshtu,mbreti niset ne panairin e madh,blen shume mallra dhe pas disa ditesh kthehet ne shtepi.
Shkon te vajza e pare,i jep fustanin qe kishte blere dhe e pyet:
- Pa me thuaj o bije,sa e do babain ti?
Vajza e pare i pergjigjet e gezuar:
- Te dua sa toka edhe me shume.
Kenaqet mbreti dhe shkon te vajza e dyte,i jep kepucet dhe i ben te njejten pyetje dhe ajo i pergjigjet e gezuar:
- Te dua sa qielli edhe me shume.

Mbretit i behet zemra mal dhe shkon te e vogla,i jep violinen dhe i ben te njejten pyetje:
- Pa me thuaj moj bije,sa e do babane ti?
Vajza e vogel i pergjigjet duke buzeqeshur:
- Te dua sa kripen ne gjelle.
Por mbretit i ngeli qejfi nga pergjigja qe i dha e bija,dhe u zemerua aq shume sa e perzuri jo vetem nga pallati por nga e gjithe mbreteria.
Iku vajza e trete ne rruge te panjohura. Duke ecur dhe duke qare,arrin ne nje qytet shume te larget dhe aty sheh disa plaka qe kullotnin nje tufe te madhe me pata. Plakat kishin qene dikur dadot e mbretit te atij vendi.
Plakave u erdhi shume keq kur e pane vajzen te mbytur ne lote dhe vendosen ta mbanin ne shtepine e tyre dhe te ruante patat bashke me to. Dhe qe nga ajo dite,vajza kulloste patat dhe i binte violines cdo dite.
Por nje dite prej ditesh,nga ato ane kaloi mbreti i atij vendi dhe kur pa bareshen e vogel qe i binte aq bukur violines,i erdhi keq. I pyeti dadot per vajzen dhe ato i treguan se cfare kishte ndodhur dhe si e gjeten. Por nuk i treguan te gjithe te verteten.
Pasi e degjoi te gjithe historine,mbreti tha:
- Eshte mekat qe kjo vajza te kullose patat. – dhe dha urdher ta dergonin ne pallat.
I biri i mbretit e shikonte vajzen cdo dite qe i binte violines aq bukur dhe qe ne momentin e pare ai u dashurua marrezisht pas saj. U dashurua aq shume sa edhe u semur.
Mbreti thirri te gjithe mjeket me te mire nga te katerta anet e botes,por asnjeri prej tyre nuk e gjeti se nga cila semundje vuante princi. I dhane shume llpje ilacesh por shendeti i tij sa vinte e keqesohej me shume.
Por pas pak kohesh shkuan edhe dadot plaka e pane princin dhe e kuptuan menjehere se nga cila semundje vuante princi. Pastaj i thane mbretit se si ishte puna dhe ai u habit shume me veten se si nuk e kishte kuptuar me pare kete gje.
Atehere mbreti shkoi tek i biri,te cilin e donte me shume se cdo gje tjeter ne bote,dhe i tha se i jepte leje te martohej me ke te donte,nuk kishte rendesi nese ajo ishte e pasur apo e varfer ose nese ishte pa familje. Dhe sa hap e mbyll syte,princi u sherua dhe u ngrit nga shtrati.
Ne pallat filluan pergatitje te medha per dasmen,te cilat do te zgjasnin nje jave e nje dite.
Ne kete dasem u ftuan shume mbreter te tjere,dhe midis tyre edhe babai i vajzes.
Kur u shtruan tavolinat,vajza i thirri te gjithe sherbetoret dhe i porositi qe te atit t’ia conin te gjitha gjellerat pa kripe. 
Te gjithe mbreterit hanin nga gjellerat me te zgjedhura dhe po kenaqeshin,vetem njeri nga ata,qe ishte i ati i vajzes,i cili sa i provonte pak fare dhe i shtynte me neveri.
I zoti i shtepise e vuri re kete gje dhe i merakosur shkoi e pyeti se perse nuk ha asgje. Dhe keshtu,ai i tregoi se gjellerat e tij ishin pa nje kokerr kripe.
Mbreti u zemerua dhe shkoi menjehere per te ndeshkuar sherbetoret,por ata i thane se keshtu i kishte urdheruar zonja e re e shtepise. 
Mbreti e humbi durimin sepse nuk po kuptonte asgje se cfare po ndodhte dhe shkon menjehere te nusja per t’i kerkuar llogari. Atehere ajo i tregon te gjithe historine e vertete dhe mbreti e i biri u lumturuan shume qe ajo ishte nje princeshe.
Ate cast,vajza ngrihet ne kembe dhe i drejtohet te atit:
- Madheri,pse nuk hani si gjithe te tjeret?
Mbreti i pergjigjet me nerva:
- E si mund te hahet gjella pa kripe?
Atehere vajza ia ktheu:
- Atehere perse me debove nga shtepia kur une te thashe “te dua sa kripen ne gjelle”?
Mbreti shikonte i habitur ndersa vajza ngrinte vellon dhe i tregoi fytyren e saj.
Mbreti plak e njohu te bijen dhe vetem ate cast e kuptoi sa i padrejte ishte treguar me te.
Iu afrua,e perqafoi dhe i kerkoi falje qe ishte sjelle ashtu. Dhe dasma rinisi perseri por kete here me nje gezim te dyfishte.

"NASTRADINI"

miri_love

Numri i postimeve : 63
Join date : 29/05/2014

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi