Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

August 2017
MonTueWedThuFriSatSun
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031   

Calendar Calendar

Top posting users this month


Bariu dhe Arusha....

Posto temë të re   Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Bariu dhe Arusha....

Mesazh nga miri_love prej Fri Jul 18, 2014 1:20 pm

Na ishte nje here nje bari qe kishte shume dhene. Kur erdhi vera,bariu i mori dhente dhe i coi ne mal te kullosnin. Nje dite prej ditesh degjoi nje ulerime qe vinte nga pylli. U tremb aq shume sa shtangu nga frika dhe kapi pushken te mbrohej. Kur nga pylli doli nje arushe shtatmadhe,e cila calonte dhe nga goja nxirrte avull. Bariu ngriti pushken edhe shtiu por plumbi nuk e kapi. Atehere arusha u egersua dhe iu leshua drejte sikur te ishte nje mullar bari. Bariut iu erresuan syte por nuk e dha veten,mori nishan te gjuante por degjoi nej ze te trashe:
- Prit o bir i njeriut se kam nja dy fjale me ty.
Bariu u hutua nga zeri i arushes por pastaj e mblodhi veten dhe i tha:
- E c’mund te me thuash ti mua,apo do te me genjesh dhe te me shqyesh?
Kaq tha bariu dhe mori ne shenje te gjuante,por arusha i tha qe ta degjonte para se te nxitohej. Atehere bariu i tha te fliste shpejte dhe te largohej. Ajo i tha:
- Para disa ditesh me eshte ngulur nje gjemb ne puter dhe po vuaj shume.
Bariu i tha qe nuk te besoj,por arusha i tregoi putren ku kishte gjembin dhe bariu i tha:
- Mire,te besoj. Po cfare mund te bej une per ty?
- Te lutem te ma heqesh gjembin dhe une s’kam per ta harruar kurre kete te mire. Shiko si me eshte enjtur kemba,nuk mund te eci dot. – i tha arusha.
Ne te vertete bariut i erdhi keq dhe i tha te afrohej.
Arusha u afrua duke caluar dhe i zgjati kemben. Bariu e kapi gjembin me thonj dhe e shkuli.
Arushes i dolen lote nga syte sepse i dhembi ne shpirt,por pasi u lehtesua pak i tha bariut:
- Oh c’me shpetove jeten o njeri i mire,te shpetofte perendia nga cdo e keqe dhe ne gezime ta shperblefsha. Me thuaj,cfare deshiron nga une?
Bariu i tha menjehere se nuk donte asgje,por pasi arusha u mendua pak i tha:
- A nuk behemi vellezer dhe pime gjak nga njeri tjetri?
Bariu u habit nga kjo gje,pastaj qeshi e tha:
- E si mund te behem vella me ty? Ti je bishe kurse une jam njeri!
Arushes nuk i erdhi mire nga fjalet e tij por nuk e dha veten dhe kembenguli e i tha:
- E cfare pastaj se jam bishe? Edhe mua perendia me ka bere dhe kam shpirt e zemer.
Bariu u mendua pak dhe fjalet e arushes iu duken te drejta dhe pranoi te beheshin vellezer.
Gjithe ate dite e kaluan duke folur e duke i qare hallet njeri-tjetrit. Te nesermen arusha i tha:
- Shko ne shtepi dhe shiko punet se gjene e gjalle ta ruaj une.
Bariut i pelqeu kjo gje dhe u kthye ne katund. Pasi kaloi vera dhe erdhi vjeshta,bariu u kthye perseri. Takoi arushen dhe u cmallen si vellai me vellane. Kur e pyeti arusha perse kishte ardhur,ai iu pergjigj:
- Erdha te marr bagetine sepse koha po prishet dhe do filloj te bjere shi.
Arusha i thote:
- Po te jete per mua mund te rrine edhe ketu,por ti e di kete pune.
Por ariu i tha se po t’i linte aty do te ngordhnin nga ftohti.
Gjithe diten biseduan dhe luajten me njeri-tjetrinper te nxjerre mallin sepse te nesermen do ndaheshin. Pas dreke,pa rene mbremja,qielli u turbullua dhe filloi te binte shi. Bariu i futi dhente ne kasolle por vete ngeli jashte dhe filloi te lagej. Atehere i tha arushes:
- Si t’ia bej tani? Shiu ka per te me bere uje dhe do ftohem!
Por arusha i tha se dinte nje shpelle te vogel aty afer dhe do shkonin atje.
Po kur arriten vune re se shpella ishte e vogel dhe nuk i mbante te dy. Atehere arusha e la bariun te zinte vend mire dhe vete u rregullua ne hyrje te shpelles. Dhe qe ai te mos kishte ftohte,e mori dhe e mbeshtolli ne gji,keshtu nuk e kapte as era dhe as shiu. Deri ne mengjes bariu fjeti per shtate pale qejfe ndersa arusha nuk vuri gjume ne sy. Kur u zgjua,arusha e pyeti:
- Si fjete mos vella?
Dhe bariu i qete i pergjigjet:
- Si ne gji te arushes.
Keto fjale i rane si plumb ne zemer arushes,u merzit shume por nuk tha gje. Shiu kishte pushuar,dhe pasi u ngroh pak arusha ne diell i tha bariut te benin nje shetitje,por ai i tha se behet vone dhe duhet te zbrese ne katund. Arusha e kapi bariun nga dora dhe i tha:
- Eja shetisim pak neper pyll,ke kohe sa te duash per t’u kthyer.
Arusha ecte para duke thyar deget qe i zinin rrugen. Diku ajo u ndal dhe u kthye nga bariu:
- E sheh ate sepaten qe eshte ngulur ne ate lis?
Bariu hapi syte sa ketej e sa andej dhe kur e pa sepaten e pyeti se e kujt ishte,arusha i tha se ishte e nje druvari qe kishte ardhur ne pyll per te prere dru,por ishte trembur nga arusha dhe e kishte harruar sepaten aty. Pastaj i thote te shkoje e ta marre. Bariu i tha se nuk e donte por arusha i tha se i duhej asaj. Bariu e pyeti per cfare e donte por arusha i tha qe ta merrte nje here pastaj do ia tregonte. 
Ai shkoi e mori sepaten dhe ia dha arushes,por arusha i tha:
- Jo,mbaje ti dhe me gjuaj ne qafe me sa fuqi te kesh.
Bariu qe nuk po i besonte vesheve i thote arushes qe kete gje nuk do e bente kurre. Arusha iu lut e iu lut deri sa ne fund ia mbushi mendjen,dhe baru mori sepaten dhe i gjuajti ne qafe. 
Atehere arusha i thote:
- Te lumte dora qe me lendove trupin.
Pak i frikesuar e pak i tronditur,bariu e pyet perse e kerkoi kete gje dhe ajo pergjigjet:
- Doja te nxirrja pak gjak te keq.
Pastaj bariu e mori bagetine dhe per t’u kthyer ne katund. Arusha u ngjit ne nje shkemb dhe e 
percolli deri sa ai nuk dukej me. Kur pa qe mbeti vetem filloi te qaje,lotet derdheshin pa pushim. Aty kaloi dhelpra dhe e pyet se cfare kishte por arusha i tha se s’kishte cfare i duhej. Pas dhelpres vjen nje sorre dhe perseri e pyet por arusha e trembi dhe ate. Pak me vone kalon ujku dhe e pyet perse po qante,arusha i thote qe po qaj se je larg dhe nuk te shqyej dot. Ujkut i hyri frika dhe ia mbathi. 
Me ne fund kalon luani. Kur e pa duke qare arushen,ndalon dhe e pyet:
- Cfare ke qe qan moj moter?
- Qaj se me dhemb zemra o vella. – ia kthen arusha.
Luani pa gjakun qe i rridhte nga qafa e i tha se gjaku po te rrjedh nga qafa e jo nga zemra.
- Gjaku qe rrjedh nga zemra eshte me i keq se ai i qafes. – ia kthen arusha.
- Zoti te shpetofte moj moter. – i tha luani dhe largohet.
Arusha shkoi u mbyll ne shpelle qe te kalonte dimrin. Vazhdimisht ulerinte ne gjume nga plaga e zemres qe i kishte hapur vellai me fjalet qe i kishte thene. Dimer me te gjate se ate vit nuk kishte kaluar ndonjehere arusha.
Me ne fund dimri iku,dhe bashke me veren u kthye dhe bariu me bagetine e tij. Pasi u pershendeten,arusha e pyet t’i shikonte plagen ne qafe dhe bariu i tha se e kishte mire.
Arusha i tha qe ta prekte me dore dhe ta shikonte mire,ai e preku dhe i tha se ishte shendoshe e mire. Arusha ngriti koken e i tha:
- Degjo ketu,o bir i njeriut! Plaga u hap me sepate u mbyll per gjashte muaj,ndersa plaga qe me hape me fjalet naten e stuhise “Fjeta si ne gji te arushes” ,nuk eshte mbyllur akoma dhe ta dish qe nuk do te mbyllet kurre.
Bariu e humbi durimin dhe i kthehet:
- Cfare thua keshtu o vella?!
Dhe arusha i tha:
- Me fjalet qe me the me lendove shpirtin,dhe plaga e shpirtit qenka me e rende se gjithe te tjerat. Qe sot e tutje nuk jemi me vellezer,prandaj merr bagetine dhe ik qe ketu sepse nuk dua te shikoj me kurre.
Atehere baru e kuptoi qe me arushen ishte sjelle sikur te ishte nje bishe dhe jo sikur ta kishte vella gjaku.

"NASTRADINI"
avatar
miri_love

Numri i postimeve : 63
Join date : 29/05/2014

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi