Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar

Top posting users this month


Disa Gënjeshtra për Prezervativin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Disa Gënjeshtra për Prezervativin

Mesazh nga miri_love prej Thu May 29, 2014 7:50 pm

Prezervativi është metoda kontraceptive më e përhapur mes të rinjve, sepse nuk ka nevojë për vizita dhe as receta mjekësore për t’u blerë (ndryshe nga pilulat). Ai është praktik, i lehtë për t’u përdorur dhe mbi të gjitha është i vetmi që ju mbron nga shtatzënia e padëshiruar dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Si çdo gjë në botë edhe për prezervativin q...arkullojnë shumë mite false, të cilat duhen korrigjuar.

Në mënyrë specifike nuk është absolutisht e vërtetë që prezervativi e bën raportin më të keq, sepse pakëson ndjeshmërinë, apo se ata që janë alergjikë ndaj lateksit ose kanë përmasa super të mëdha nuk mund ta vendosin. Në të njëjtën mënyrë është e gabuar të thuash se të vendosësh dy prezervativë është më mirë sesa të vendosësh vetëm një.
Këto dhe shumë gënjeshtra në lidhje me profilaktikët mund t’i lexoni në artikullin më poshtë.

1. Mbajtja e prezervativit është përgjegjësi e mashkullit
Është absolutisht e gabuar të besosh se vetëm djemtë janë përgjegjës për të mbajtur prezervativ, sepse edhe vajzat duhet të kontribuojnë për të përjetuar një seksualitet të shëndetshëm.

2-Mbajtja e një prezervativi të shndërron në një femër të lehtë
Kjo është një idiotësi e vërtetë. Përkundrazi, të mbash prezervativ të bën një vajzë të matur dhe përgjegjëse.

3-Ata që kanë organ gjenital të madh nuk duhet ta përdorin
Në treg ekzistojnë lloje të ndryshme prezervativësh të menduar posaçërisht për prerjet XL.

4-Është mirë të përdorësh një lubrifikant
Prezervativët janë normalisht të pasur me lubrifikantë, kështu që nuk është e nevojshme të shtoni edhe një të tillë.

5-Është efikas në 100% të rasteve
Sipas statistikave, prezervativi është efikas për 98 gra në 100, por natyrisht hyn në lojë edhe të diturit e përdorimit. Nëse e shponi, e vendosni keq, ose nëse e vendosni pasi raporti ka filluar, nuk vlen.

6-Është mirë të vendosni dy
Nuk është absolutisht e nevojshme. Një prezervativ i vendosur në mënyrën e duhur është më se i mjaftueshëm.

7-Seksi nuk është i kënaqshëm kur përdor prezervativ
Është e gabuar dhe është justifikimi që përdorin djemtë për të bindur vajzat që të mos i përdorin. Nëse keni probleme me ndjeshmërinë, mjafton të merrni ata që janë super të butë.

8-Nuk shërbejnë për seksin oral
Përmes seksit oral mund të transmetohen sëmundjet seksualisht të transmetuese SST, kështu që prezervativin duhet ta vendosni patjetër.

9-Nëse jeni alergjik ndaj lateksit nuk mund ta përdorni
Ekzistojnë prezervativë me poliuretan, që funksionojnë gjithashtu shumë mirë.

10-Çahen lehtësisht
Nëse vendosen në mënyrën e duhur, prezervativët nuk çahen lehtë, përveçse nëse i kapni me thonj të gjatë ose me objekte me majë.

miri_love

Numri i postimeve : 63
Join date : 29/05/2014

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi