Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar

Top posting users this month


Gjuha e Trupit qe tregon Shqetesim ...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Gjuha e Trupit qe tregon Shqetesim ...

Mesazh nga miri_love prej Thu May 29, 2014 7:42 pm

Nganjëherë ne bëjmë sjellje që kërkojmë ndihmë. Dhe këto sjellje shkojnë përtej një fytyre të shqetësuar dhe kraharor të përmbledhur.

Këto sjellje tentojnë të tregojnë se gjërat janë keq dhe ndryshe quhen “sjellje të rezervuara”. Quhen kështu sepse këto zakonisht paraqiten në kohën kur një person kalon një situatë shumë stresuese dhe jo të rehatshme psikologj...ike.

Ja dita nga këto sjellje:

Përgjigja e ngrirë
Çdo ditë shohim njerëz që ngrihen në mes të trafikut, duke mos qenë në gjendje të lëvizin, kur shohin rrezikun që i vjen drejt veturës apo ndonjë mjeti tjetër. Ne ngrihemi dhe kur dëgjojmë të shtëna armësh, kur na frikëson dikush deri në pikën që shtangemi tërësisht.

Luhatja para-mbrapa
Sjelljet e përsëritura ndihmojnë shumë në menaxhimin e stresit. Kur marrim një lajm shumë të keq, e vetmja gjë që bëjmë është lëvizja apo ecja para mbrapa për disa minuta me radhë. Shkencëtarët kanë vërtetuar se kjo lloj lëvizje para-mbrapa (mendoni dhe luhatjen e foshnjës) stimulon shqisat vestibulare (veshit) dhe për këtë arsye është një mënyrë efektive e qetësisë.

Pozicioni i fetusit
Lajme dërrmuese apo një ngjarje e madhe mund të na bëjë për një çast të marrim pozicionin e fetusit, duke mbrojtur kështu pjesën barkore. Sjellja duket të sigurojë shumë qetësi dhe mbrojtje te individi.

Gërshetimi i ashpër i gishtave
Kjo është një sjellje e rezervuar për njerëzit që janë të mërzitur apo të shqetësuar. Kjo sjellje zbulohet në raste tragjike, kur dëshironi të tregoni diçka të keqe, kur nuk keni arritur të përfundoni punën mirë, kur keni problem në çift apo dhe kur ndaheni.

Mbyllja e gojës me buzë të poshtme
Herë pas here shohim figura politike apo ato të sportit që duhet të përballojnë presionin në një situatë të neveritshme. Kjo shprehje tregon që personi është duke përjetuar diçka të gabuar, të rëndë, të vështirë dhe shumë stresuese.

miri_love

Numri i postimeve : 63
Join date : 29/05/2014

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi