Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2018
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30      

Calendar Calendar

Top posting users this month


Shqiptaret kampion ne Maqedoni (futboll)

Shko poshtë

Shqiptaret kampion ne Maqedoni (futboll)

Mesazh nga Dardania prej Mon May 30, 2011 5:14 pm

Pas tridhjetë e dy vitesh ekzistimi, pas shumë padrejtësive dhe peripecive të ndryshme, Klubi Futbollistik Shkëndija arriti të bëhet kampion në ligën e parë futbollistike të Maqedonisë, ndërsa ndeshja e fundit e zhvilluar pak para këtyre çasteve ka qenë moment një moment I veçantë në Historinë e qytetit të Tetovës.

Edhe pse ndeshja e sotme mes ekipit të Shkëndijës dhe Metalurgut ka përfunduar me rezultat 2-2 me golat e shënuar nga Feran Hasani dhe Nebi Mustafi që në pjesën e parë, kjo nuk ka prishur asgjë që tifozët e Shkëndijës “Ballistët” të krijojnë atmosferë të vërtetë që mund të shihet vetëm në stadiumet evropiane. Festimi i Shkëndijës ka bashkuar sot të gjithë, në një vend për një qëllim. Afër 15 mijë tifoz të veshur Kuq e Zi, kanë festuar dhe përkrahur ekipin e Shkëndijës jo vetëm gjatë gjithë kësaj ndeshje por gjatë gjithë kampionatit. Këngë, brohoritje, fishekzjarre dhe përkrahje deri në maximun për heronjtë e vërtetë në terenin e gjelbërt. Që nga fillimi I ndeshjes e deri në minutat e fundit të takimit tifozeria kuq e zi ka kënduar këngën Besa Besë ndërsa gjatë gjithë kohës janë lëshuar flamuj të ndryshëm me shkrime të nga më të ndryshmet. Pika e parë kulminante e festës së sotme ka qenë minuta e 79 e takimit kur për disa minuta rresht është ndërprerë takimi ndërsa në stadium është krijuar atmosfera e kampionëve të vërtetë të ligës së parë, ku janë hedhur më mijëra fleta të bardha dhe janë ndezur fishekzjarre përgjatë gjithë stadiumit. Pas përfundimit të takimit ka ardhur momenti i dytë kulminant kur për herë të parë Trofeu është në duart e futbollistëve të Shkëndijës. Koreografi impozante dhe atmosferë e paparë deri më tani në stadiumin e Tetovës. Së pari kryesia e pastaj edhe futbollistët thirren një nga një për të pranuar medaljet për Titullin e fituar. Është Kapiteni Nebi Mustafi ai i cili prano n kupën nga të deleguarit e Lidhjes Futbollistike të Maqedonisë dhe festa shpërthen. Shpërthen edhe stadiumi Kampione, Kampione …. Delirium I vërtetë në Stadiumin Historik të Tetovës. Shkëndija është kampion i Maqedonisë në Futboll, në sezonin 2010 /2011. Të gjithë janë në këmbë dhe momente emocionuese përfshinë tribinat e stadiumit të mbushur deri në karrigen e fundit. Festa e shpalljes së Shkëndijës kampion, vijon edhe më tej në qendër të Tetovës ndërsa pritet që gjatë gjithë natës të ketë festë në Sheshin Iliria në Tetovë.
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 31

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi