Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

February 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728     

Calendar Calendar

Top posting users this month


12 Sekrete për të qenë i Lumtur !

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

12 Sekrete për të qenë i Lumtur !

Mesazh nga miri_love prej Thu May 29, 2014 7:37 pm

Ekonomistët, politikanët dhe psikologët vazhdojnë të debatojnë në lidhje me mënyrën që shoqëria të jetë sa më e lumtur. Një libër i fundit përpiqet të tregojë 12 sekretet që e bëjnë një njeri të lumtur me veten dhe jetën që bën. Por cilat janë këto 12 sekrete?

I pari është të pranosh atë që ke.
Kërkimet tregojnë se njerëzit e lumtur kanë pritshmëri modeste dhe ...ata duan atë që mun ta kenë ndërsa njerëzit e palumtur asnjëherë nuk marrin atë që duan.

Parimi i dytë është “shijo atë që bën”.
Njerëzit e lumtur rezulton se bëjnë atë që pëlqejnë dhe pëlqejnë atë që bëjnë dhe këtë nuk e bëjnë për para apo për lavdi.

Parimi i tretë është “jeto për sot”.
Është shumë e rëndësishme që të mos fiksoheni tek e shkuara dhe tek gabimet apo dështimet që keni bërë. Gjithashtu nuk është mirë të ëndërroni për ndonjë të ardhme ideale që nuk ekziston dhe që nuk ka ndodhur ende. Nëse sot ndjeheni i kënaqur çfarë ju bën të mendoni se nesër do jeni ndryshe?

Parimi i katërt është “të zgjedhës kënaqësinë”.
Mos e shikoni si të çuditshme të ktheheni mbrapa dhe të rivendosni synimet tuaja. Mendojeni jetën tuaj si një histori që mund ta editoni dhe rishikoni ndërsa ecni përpara.

Parimi i pestë është “marrëdhëniet”. Ne e marrim lumturinë edhe përmes njerëzve dhe duke mbështetur njerëzit. Mos harroni se ashtu sikurse ka njerëz që na bëjnë të lumtur edhe ne përbëjmë “të tjerët” që mund të bëjnë të lumtur dikë tjetër.

Parimi i gjashtë është “të qenit i zënë”.
Mënyra më e mirë për të ruajtur lumturinë është të bëheni pjesë e grupeve. Duhet të pranoni ftesat për të konsumuar diçka bashkë, për të marrë pjesë në një grup vrapimi, një grup leximi etj.

Parimi i shtatë është “mos bëni krahasime”.
Ambicia është e shëndetshme dhe bën njerëzit e lumtur por mund edhe të ju bëjë të pakënaqur. Duhet të shmangni krahasimet me të tjerët dhe të fokusoheni tek qëllimet tuaja.

Parimi i tetë është “duhet të jeni vetvetja”. Ashtu sikurse nuk duhet të krahasoni veten me të tjerët është shumë e rëndësishme që të mos shqetësoheni se çfarë mendojnë të tjerët për ju duke qenë thjesht vetvetja.

Parimi i nëntë është “ndaloni mërzitjet”.
Nuk duhet të merrni gjithçka me seriozitetin më të madh. Njerëzi e lumtur nuk merakosen edhe nëse e disa se 90% e shqetësimeve nuk do të ndodhin.

Parimi i dhjetë është “jeni i organizuar”.
Duhet të shmangni të qenit një tip bohem por edhe duhet të planifikoni dhe organizoni qëllimet tuaja.

Parimi i 11-të është “mendoni pozitivisht”
pasi njerëzit që nisen me mendimin pozitiv janë më të prirur të jenë të lumtur.

Parimi i fundit është të kuptosh vlerën e lumturisë.
Njerëzit e lumtur e kuptojnë dhe vlerësojnë maksimalisht rëndësinë e të qenit i lumtur.

miri_love

Numri i postimeve : 63
Join date : 29/05/2014

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi