Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar

Top posting users this month


Gabimet që i bëjmë gjatë Pastrimit të Fytyrës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Gabimet që i bëjmë gjatë Pastrimit të Fytyrës

Mesazh nga miri_love prej Thu May 29, 2014 7:27 pm

Në vazhdim do të paraqesim disa nga gabimet më të shpeshta që i bëjmë me rastin e pastrimit të fytyrës.

Zgjedhja e gabuar e produkteve: Pastruesit e mirë të lëkurës do të duhej të largojnë tërësisht papastërtinë, pluhurin, makijazhin, duke mos hequr yndyrat natyrale nga lëkura apo qelizat e shëndetshme. Prandaj, ato nuk duhet të jenë as shumë të buta... dhe as shumë të forta, pasi në këtë rast, do të paraqitet skuqja e lëkurës ose lëkura mund të bëhet shumë e tërhequr.

Pastrimi i shpeshtë: Është e mjaftueshme për të larë fytyrën tuaj një herë në ditë. Çdo gjë më shumë do të irritojë lëkurën dhe mund të arrihet efekti i kundërt, duke bërë që lëkura të bëhet më e yndyrshme. Nëse nuk keni grim në fytyrën tuaj, ose krem për rrezitje dhe nëse nuk jeni djersitur shumë gjatë ditës, anashkaloni pastrimin e fytyrës në mbrëmje, por vetëm duke e shpërlarë me ujë të vakët. Lejoni lëkurën të marrë veten nga një shumëllojshmëri e produkteve kozmetike.

Temperatura e ujit: Është një lloj miti se uji i ngrohtë hap poret dhe uji i ftohtë i mbyll ato. Është e vërtetë, megjithatë, poret nuk kanë muskuj që të hapen apo të mbyllen. Uji i ngrohtë mund të lë një ndjenjë të këndshme në fytyrë, por nuk është i përshtatshëm për vajrat natyrale që veprojnë si mbrojtje. Uji i vakët është më i këndshëm për fytyrën tuaj.

Shpëlarja: Nëse nuk e shpërlajmë mirë fytyrën pas ndonjë trajtimi, do të vjen deri te mbyllja e poreve dhe tharja e lëkurës. Linjat përgjatë nofullës, së bashku me zonat e flokëve dhe hundës, janë më të lëna pas dore kur shpërlajmë sapunin.

Fshirja me peshqir: Kur fshini fytyrën, mos e fshini atë me një peshqir, sepse në këtë mënyrë e zgjatni lëkurën, duke dëmtuar elasticitetin natyral të lëkurës.

Kremi hidratues: Për ta absorbuar lëkura në mënyrë më efektive kremin hidratues, aplikoni atë menjëherë pas pastrimit, përderisa lëkura është ende e lagshtë. E njëjta gjë vlen edhe për serumet dhe produktet për trajtim të veçantë. Nëse prisni që lëkura të thahet plotësisht, përbërësit aktivë të kremit vështirë se mund të depërtojnë në lëkurë.

Mos kini frikë nga vajrat kozmetike: Për një kohë të gjatë, vajrat kozmetike konsideroheshin si armik i lëkurës, por tani kjo ka ndryshuar. Ekspertët thonë se çdo lloj i lëkurës mund të përfitojë në qoftë se pastrohet me vaj, duke përfshirë edhe lëkurën e yndyrshme. Vaji i mirë pastron poret e ndotura dhe largon bakteret, duke ndihmuar në revitalizimin e lëkurës. Mund të provoni vajin me cilësi të lartë nga bajamet, farat e kajsisë, farat e rrushit, ose vaj luledielli të zakonshëm.

miri_love

Numri i postimeve : 63
Join date : 29/05/2014

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi