Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar

Top posting users this month


Mashkulli ideal? Ja si ta njihni

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Mashkulli ideal? Ja si ta njihni

Mesazh nga lea377 prej Tue Jan 07, 2014 1:51 pm

Eksperimenti është kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë. Një grup meshkujsh kanë përsëritur të njëjtën frazë. Tonet e ulëta dhe të thella janë konsideruar sinonim i burrërisë. Madje, edhe femrave u mjaftojnë dy fjalë për ta vërtetuar këtë.

Jane e kishte kuptuar menjëherë, sapo kish dëgjuar ulërimën e Tarzanit, se mund të mbështetej te një burrë me një zë të tillë. Nuk ka rëndësi trupi, gjatësia, pesha, muskujt, është zëri që tregon forcën e një mashkulli, agresivitetin e tij, por edhe fuqinë ****uale. Ky është përfundimi i një studimi shkencor, i publikuar në revistën “The Proceedings of the Royal Society”.

Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë kanë bërë një studim për të analizuar sekretet e zërit mashkullor dhe kanë zbuluar se femrat kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të kuptuar këtë cilësi që zotërojnë meshkujt, vetëm duke i dëgjuar të flasin (pavarësisht gjërave që thonë). Vetëm duke analizuar zërat mashkullorë të regjistruar, edhe pse flasin gjuhë të huaja, zonjat kanë përzgjedhur meshkujt më të fortë, pavarësisht pamjes fizike.

Më thuaj si flet, të të them kush je: burrëria nuk personifikohet nga një tip i heshtur, i cili tregon muskujt, por përkundrazi, duke e dëgjuar të flasë, pavarësisht pamjes së shëmtuar që ka dhe zërit të trashë.

“Në fakt është zëri i meshkujve ai që i drejton gratë” , shpjegon revista “Times”, e cila i ka kushtuar një faqe të veçantë studimit. Zakonisht ne jemi mësuar t’i personifikojmë meshkujt bukuroshë me aktorët Cary Grant, George Clooney, Richard Burton, Russell Crowe. Është zëri i trashë dhe i plotë, ai që prek kordat misterioze dhe afron qeniet njerëzore, duke treguar ndryshimet dhe duke kontribuar në garantimin e komunikimit të specieve.

Eksperimenti ka nisur duke regjistruar zërat e meshkujve të ndryshëm (nga përfaqësuesit e një fisi të rëndësishëm bolivian, tek pastorët e Andeve, nxënësit e një kolegji në Rumani dhe Shtetet e Bashkuara), të cilët përsërisnin të gjithë të njëjtën frazë me një ton normal. Forca fizike u mat në bazë të shtrëngimit të dorës, gjerësisë së gjoksit dhe bicepsëve, si dhe në bazë të ndeshjeve fizike që kishin pasur katër vitet e fundit. Çdo subjekt u gjykua në bazë të një shkalle me shtatë nivele.
“Fuqia e zërit është shumë e rëndësishme te një mashkull. Një karakteristikë e tillë e bën atë më të pëlqyer për femrat”, thotë Trevor Cox, profesor i inxhinierisë akustike në Universitetin e Selfordit, Mançester. Gjithashtu ai pohon se një bashkëbisedim mund të bëhet intim kur toni është i ulët, i qetë, duke u përpjekur të krijojë bashkëpunim. Teknika është përdorur nga joshësit e mëdhenj të ekranit: mjafton të shohësh aktorin Cary Grant në versionin origjinal të “Notorious”, se si i përshtatet bukurisë së Ingrid Bergman.

Që në lashtësi zërat mashkullorë kanë qenë më të fuqishëm se ato femërorë.
Burrat primitivë luftonin për të siguruar bukën dhe për të mbrojtur tokën: duhet t’i ngjallnin armikut respekt dhe frikë, jo vetëm duke përdorur forcën fizike. Në vitin 2007, një grup studiuesish amerikanë të Universitetit të Harvardit, së bashku me disa kolegë të Universitetit Mekmaster dhe Floridës, duke studiuar fisin Hazda, në Tanzani, zbuluan që femrat tërhiqeshin më shumë nga meshkujt që flisnin me zë të ulët, madje një timbër i ulët dhe i ëmbël konsiderohej sinonim i burrërisë. Ky lloj zëri tregon në fakt se ka sasi të lartë testosteroni, gjithashtu mund të jetë tregues i aftësive të mëdha në gjueti dhe në mbrojtjen e të vegjëlve. Megjithatë sipas shkencëtarëve, zëri është një element i rëndësishëm për të hedhur dritë mbi evoluimin e njerëzimit.

Femrat e magjepsura pas meshkujve të heshtur, duhet medoemos të dëgjojnë të paktën dy fjalë prej tyre, për të dalluar tonin e zërit që kanë. Nëse zëri u bën përshtypje dhe lë shenjë tek to, atëherë ky është një fillim i mbarë. Këtë studiuesit thonë se e kanë mësuar nga mbretëritë e kafshëve. Për shembull në tributë e majmunëve, ulërimat më të forta u nevojiten femrave për të kuptuar se cili është mashkulli dominues, pra më i forti. Shoku ideal me të cilin të krijojnë një familje.

lea377

Numri i postimeve : 20
Join date : 30/12/2013

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi