Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

February 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Ne duhemi....

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ne duhemi....

Mesazh nga agnesa-sweet prej Tue Nov 19, 2013 7:59 pm

Ne duhemi si dora e fëmijës
Që prek një trëndafil të përkulur
Don ta këpus...
Por e ndërpret zhurma e madhe
E zogjve në tela elektrikë

Ne duhemi si aktorja ere dhe e bukur
Që lëviz kapelën e hollë nga koka
Për ta përshëndet regjisorin
Në tablonë e provave të nëj filmi romantik

Ne duhemi si gruaja që i’a zien kafenë e mesditës
Burrit të lodhur nga puna
Duke e larguar nga tavolina parfumin e shtrenjtë
Dhe një roman të trashë dashurie

Ne duhemi si hyrja e turistit poet
Në bibliotekën e madhe të kryeqytetit
Dhe afër lumit natën
Nën dritat e llampave të neonit
Ulet e vajton për librin që s’e gjet

Ne jemi ashtu si duhemi
Ashtu si më prit
Më prit të dalja e dashurisë në dalldi
Te dera e kopshtit të luleve
Që ende s’kanë mbi

Ne jemi si heshtja që s’gabon
Kur thotë se fëmijët dikur s’kishin ekzistuar
Ata bëhen të rinj
E të rinjtë plaken e urtësohen
Apo ngatrrohen në kujtesën e gjërave të marra
Që s’duhej ti kishin bërë në rini

Ne tani duhemi
Në jemi ëndrra e gjithckasë bredharake
A ka flutur bletë a kitër lozonjare
Që don ta shprish rrjetën
E ëmbëlsisë së mundimeve tona pa shkak

Ne tani marrim frymë
Nën hije të përqafimit pushtues
Po përqafim do të thotë pak
Se toka nën këmbë është e lagshtë
S’don të na mbaj më
S’don të na mbajë

Ne duhemi
Duhemi
Të fshehur nën fat....

agnesa-sweet

Numri i postimeve : 15
Join date : 21/10/2013

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi