Kush është në linjë
7 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 7 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

November 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   

Calendar Calendar

Top posting users this month


Shaqir Cervadiku

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shaqir Cervadiku

Mesazh nga Dardania prej Sat May 28, 2011 10:55 pm





Jam i lindur në fshatin Poklek te Drenices. Shkollën fillore dhe të mesmën i kam kryer në Drenas (ish Gllogovc), ndërsa studimet i kam kryer në Prishtinë dega BAT-it(bazat e arsimit teknik). Kam punuar në shkollën mesme në Drenas (ish Gllogovc) për 15 vite. Jam i martuar dhe kam tre femijë dy vajza e nji djalë.

Me kangë kam filluar te mirrem që i vogël ende pa shkuar në shkollë dhe kjo dëshirë lindi nga babai im Halil Cërvadiku që ishte ndër rapsodet e njohur në Drenicë dhe më gjerë. Babai im Halil Cërvadiku ne duet me vellain e tij Hysen Cërvadikun per 50 vjet e kendoj dhe kultivoi kangen rapsodike.Pata fatin qe i vogël ti ndëgjoja legjendat e folklorit e të kangës shqipe "live" duke kënduar në odën tonë si Salih e Feriz Krasniqin, Rizah Bllacen, Qamilin e Vogël, Tahir Drenicen Hashim Shalen, më vonë të bijtë e Sefës e shumë tjerë.


Duke dëgjuar këta këngëtarë të mëdhenj unë u mishërova dhe u dashurova në këngen per të vazhduar deri ditët e sotme. Fillmisht fillova me babën të këndoj në dasma e gazmende pastaj me 1977 u angazhova ne ansamblin "Shote Galica" ku edhe arrita afirmimin e plotë si këngëtar. Me këtë ansambël kemi dhënë qindra e qindra koncerte dhe kemi bërë iqizme të shumta në Radio e TV. Pastaj nji kohe vazhdova me ansamblin "Bajram Curri" të Prishtinës me te cilin ansambël poashtu patem shume koncerte ne Kosovë dhe diasporë.

Ndërsa ka mbi dhjetë vite veproj i pavarur si këngëtar.Kam edituar me tani 16 albume dhe tri videokaseta. Tri albume i kam punuar me ansamblin "Shote Galica" (albumin « Mos harro tokën që t’lindi », « Flakë e vatër » dhe « Zëri i Zotit »).


Me anasmblin "Bajram Curri", (albumin « Besa lart e ka ngritë burrin ») dy albume i kam punuar me grupin "Corona", (« S’kam kujtue se m’gjen pranvera » dhe « Shkova kah nuk shkova ») ndërsa nëbtë albume i kam punuar me Burim Krasniqin në studion e tij (« Këndoj të mos qaj » ,»Për Liri « , »Bylbylat e Lirisë » »Dasma e Kosovës «, »Kështu ja thotë kangës bylbyli « »Lutjet e zemrës « , » Mjalti i jetës « . « Unë jetoj për ata sy « , » Flladi i zemrës « ,» ndërsa albumin ''Ah dynja'' ( në duet me Mahmut Feratin ) e kem realizue në Shkup në studion e Erollit. Kam realizuar edhe tri vidokaseta personale « Nji grusht dhe»ne regji të Isa Qosjes, « Shkova kah nuk shkova » në regji te Sunaj Raqes dhe « Dasma e Kosovës » në regji te Luan Dakës.

Kangët i komponoj vetë por kam kënduar edhe kangë të këngëtarve tjerë.Shkruaj edhe tekste te kangëve por kam marrë tekste edhe nga autorë të ndryshëm siq janë: Izet Rraci, Faruk Tasholli, Riza Greiqevci,Fatmir Muja, Athem Hoti, Rexhep Hasani e të tjerë.Në repertoarin kam edhe shumë duete me këngëtare tjerë: Mahmut Feratin, Sala Bekteshin e Ramize Cakën, Shyhrete Behlulin,Nikollë Nikprelajn. Kangë komponoj edhe për këngëtaret tjerë
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Shaqir Cervadiku

Mesazh nga Dardania prej Sat May 28, 2011 11:00 pm

Besnik ndaj folklorit tonë Popullor


Në këtë program janë të përfshira nëntë melodi të kompozuara në frymën e këngës popullore, të cilat në realizimin studik ndihmohen edhe nga solistët V. Kukaj, S. Bekteshi, dhe R. Caka. Meloditë përmbajnë shtimungun e këngës folklorike. Ky bazament ndiqet edhe në orkestrimin, respektivisht ritmin e këngës. Ato kanë një rrjedhshmëri, një kontinuitet ndonëse ritmika konstante në kasetë krijon edhe një lloj njëtrajtshmërie dhe melodike, por edhe ritmike. Megjithëse, si program, mund të vecohet në repertorin e këtij solisti,i cili përkujdeset vetë për repertorin e vet. Në këtë të fundit kemi të pranishëm një konstantë të parregullt ritmike që përdoret në instrumentet më të rëna, e kjo është pasojë e papërvojës së orkestruesit. Për të krijuar shtimungun e këngës sonë kjo kasetë është e sajuar nga instrumentet folklorike e popullore.
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Shaqir Cervadiku

Mesazh nga Dardania prej Sat May 28, 2011 11:04 pm

Kënga fisnikëron shpirtin


Për një kohë të gjatë këngët e tij ishin hite në emisionet tona muzikore të emituara nga studioja e ish-RTP-së dhe të gjitha radiostacionet lokale anembanë Kosovës dhe më gjerë. Këtyre ditëve sapo përfundoi editimi i albumit të gjashtë të tij me titull "Lamtumirë, vendet e mia" me këngët me të reja të tij. Me këtë këngëtar biseduam për rrugën e tij të gjatë dhe interesante në fushën e këndimit, si dhe për synimet e tij në të ardhmen.

- Kur keni fulluar të këndoni dhe në cilën SHKA?

Fillimisht kam kënduar qysh në moshë të re. Së pari fillova të këndoj në SHKA "Shota Galica" të Gllogocit dhe po në këtë shoqëri bëra hapat e parë. Me plot të drejtë mund të them se në këtë shoqëri zëri i këngës shkoi larg dhe arrita në një afirmim të madh në lëmin e muzikës folklorike. Pastaj vazhdova ushtrimet muzikore në SHKA "Bajram Curri" të Prishtinës, ku kam kënduar së bashku me këngëtarët e mirënjohur, si Mahmut Ferati, Naim Abazi, Mihrije Braha etj.

- Cili interpretim i këngës të fle në shpirt


Mua më së shumti më flenë në shpirt këngët folklorike, ngaqë këto këngë i kam kënduar qysh në fëmijëri. Këngët e mia më së shumti i përshkon motivi patriotik dhe gjatë interpretimit të tyre ndiej një kënaqësi shpirtërore, sepse kënga fisnikëron shpirtin. Në repertorin tim vend kryesor zënë këngët që ua kushtoj trimave dhe heronjve, por nuk përjashtoj as idilën fshatare.

- Cka ju shtyri të merreni me këngët. Kënga për ju është traditë familjare apo pasion i shpirtit?

Këndimi për mua ishte ëndërr e kahmotshme, andaj edhe e kam kultivuar me mjaft sukses, por këngën ma ka imponuar edhe rrethi. Kemi edhe tradita familjare të këngës, thënë konkretisht kënga paraqitet si gërshetim, dhe pasionit.

- Cili është mendimi juaj për nivelin e interpretimit të këngëve tona sot?

Niveli i këngëve tona sot është më i lartë se para disa vjetësh, ku lindin disa vështirësi rreth përpilimit, hartimit të tekstit dhe reproduktimit të këngëve të ndryshme.

- Pos këngëtar, jeni edhe kantautor, cfarë duhet të jetë bashkëpunimi midis autorit të tekstit, këngëtarit dhe kompozitorit?


Post këndimit të këngëve, unë njëkohësisht jam edhe hartues i shumë teksteve të këngëve të mia dhe mundohem të jem sa më origjinal gjatë këndimit të tyre. Që një këngë të jetë sa më cilësore dhe të ketë nivel sa më të lartë muzikor, ajo mund të sajohet vetëm në bazë të një bashkëpunimi të frytshëm tredimensional të poetit, këngëtarit dhe kompozitorit.

- Cili është albumi më i ri i këngëve tuaja dhe kush është editor i tij?

Albumi më i ri i këngëve të mia është i titulluar "Lamtumirë, vendet e mia" muzika dhe tekstet janë të miat, por edhe të autorëve të tjerë nga estrada. Aranzhmanet dhe shoqërimi muzikor janë meritë e orkestrit (studios) "Corona", ku edhe u incizua ky program muzikor, në të gjitha këngët shquhet shoqërimi muzikor me cifteli i Burim Krasniqit, kurse parodia "Moj e mira e domosdoshme" është me tekst të Sali Manit. Editimin e këtij programi e ka bërë produksioni muzikor "Festina" Ferizaj.

- Cili këngëtar apo këngëtare do ta veconit?

Adhuroj shumë këngëtar, por do ta vecoja këngëtarin Arif Vladi i cili ka një stil specifik dhe karakteristik të interpretimit.

- Cilat janë planet tuaja në të ardhmen?

Aktualisht jam duke bërë xhirimin e videokasetës sime më të re. Shpresoj se në të ardhmen do të vazhdojë të incizoj edhe ndonjë kasetë të re të melosit tonë autokton folklorik.



Intervistoi: Lulëzim MULLIQI
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Shaqir Cervadiku

Mesazh nga Dardania prej Sat May 28, 2011 11:17 pm

Kur gërshëtohen talenti e dashuria për këngën


Mbase shumë nga ta dinë se Shaqiri është nga Pokleku i Drenicës, ku kënga e ciftelija janë përcjellë gjysh pas gjyshi e dorë pas dore. Ky djalosh është arsimtar i BAT-it që qendrën e arsimit të mesëm të orientuar "M. Tito" të Gllogovcit, kurse një pjesë të mirë të kohës e kalon në mesin e shokëve e të shoqeve të SHKA "Shota Galica" të Gllogovcit. Atmosfera e krijuar në ndejat e shpeshta nëpër odat e Drenicës te ky i ri ka mbjellë në shpirt dashurinë e zjarrtë për këngën e ciftelinë. Shaqiri tregon për takimet e ndryshme në oda e ndeja me rapsodë. Këto takime, thot ai, më kanë mundësuar që të mishërohem me këngën, me ciftelinë, por edhe me instrumentet tjera. Meqë edhe babai im e donte këngën si edhe të parët e tjerë, organizonim ndeja ku kënga skishte të sosur.
Njohja me këngëtarët e afirmuar, sic janë Tahir Drenica, Qamili i vogël, Ibrahim Krasniqi etj, drejtpërsëdrejti te unë kanë bërë një ndikim shumë të madh. Kështu edhe nisa prezantimet e mia, rrëfeu ai. Por në ndeja nuk më bënte gjithaq përshtypje paraqitja. Tek më 1977 pata rastin të dal para një publiku më të gjerë në Komaran. Aty interpretova këngën që pata krijuar vetë, titulluar "Anembanë ushton jehona" dhe ky ishte mbase casti vendimtarqë fitova njëfar besimi në vete.
Duartrokitjet e shumta të shikuesve te unë ngjallën dashurinë edhe më shumë për ta kultivuar e interpretuar këngën. Nga kjo kohë jam marrë vazhdimisht me interpretime, por edhe kam krijuar vetë këngë. Pos këngëve që janë të njohura, sipas teksteve të mia deri më tash kam bërë edhe meloditë e pesëmbëdhjetë interpretimeve, të cilat opinioni i ka pritur mirë. Këto janë disa nga këngët që i kam interpretuar në koncertet e SHKA "Shota Galica" nëpër Kosovë e më gjerë, e disa prej tyre edhe i kam incizuar në Radio televizionin e Prishtinës. Për krijimin e këngëve më kanë ndihmuar shumë librat që i kam lexuar
Na thot ai pastaj se ka incizuar rreth njëzet këngë për radio televizionin, ndërsa tash, së bashku me shokët e tjerë, përgaditen për koncerte të reja. Edhe këngët me të cilat do të paraqitem para publikut do të jenë të reja, vazhdon ai. Ndër ato këngë do të jenë edhe: Këndo bylbyl, Zanin lart për ju trima, pastaj Moj e mira nga Gjakova, etj. Thot se ka marrë disa tekste të mira nga një shok dhe ndonjë nga ato do ta përgadisë për interpretim. Mu këto, thotë ai, i ka preokupim
Ndahemi nga ky këngëtar duke i uruar suksese, të cilat, pa dyshim, nuk do të mungojnë. Talenti i tij i rrallë dhe dashuria për këngën e ciftelinë janë mishëruar thellë në shpirtin e tij. Këto do të bëjnë që kënga e tij të përjetohet edhe më shumë nga dashamirët e këtij arti kudo që do të ketë rast të prezantohet.


Shkruan Shyqri GALICA Gazeta Rilindja
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Shaqir Cervadiku

Mesazh nga Dardania prej Sun May 29, 2011 11:51 pm

avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Shaqir Cervadiku

Mesazh nga Dardania prej Sun May 29, 2011 11:52 pm

avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Shaqir Cervadiku

Mesazh nga Dardania prej Sun May 29, 2011 11:53 pm

avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Shaqir Cervadiku

Mesazh nga Dardania prej Sun May 29, 2011 11:53 pm

avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Shaqir Cervadiku

Mesazh nga Dardania prej Sun May 29, 2011 11:55 pm

avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Shaqir Cervadiku

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi