Kush është në linjë
5 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 5 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

September 2017
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 

Calendar Calendar

Top posting users this month


Një e qeshur do tu shërojë, ja terapitë e humorit të mirë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Një e qeshur do tu shërojë, ja terapitë e humorit të mirë

Mesazh nga aurora prej Mon Apr 22, 2013 6:40 pm

Një e qeshur do tu shërojë, ja terapitë e humorit të mirë

Këshillat :

Të qeshësh

Ul stresin dhe djeg kaloritë pasi kur qeshim ne aktivizojmë deri 400
muskuj. Sipas kërkuesve të qeshësh 100 herë është e barazvlefshme me 15
minuta në bicikletë.

Të qash

...
Mos i ndrydhni kurrë lotët: vetëm kështu mund të eliminohen substancat
kimike, të cilat, nëse mbahen brenda do të ushqenin një tension të
dëmshëm për sistemin imunitar dhe atë tretës

Stresi

Nëse sipërmarrje të vështira u mbajnë të varur, eliminoni 5 gjëra nga
lista e atyre që keni për të bërë. Merrni frymë thellë, përpiquni të
çlodheni dhe vetëm pasi të keni bërë këto, shtroni sërisht problemin

Inati

Nëse jeni të përfshirë në një grindje largohuni dhe merrni frymë thellë
dhe këtë bëjeni për një kohë të gjatë. Në këtë mënyrë ulet menjëherë
ritmi kardiak dhe presioni i gjakut.

Të qeshësh të bën mirë
për zemrën, por me inatin presioni ngjitet në qiell. Xhelozia shkakton
dobësi dhe pagjumësi, ndërsa stresi shton rrezikun e diabetit dhe
sëmundjeve të zemrës. Në çfarë mase emocionet tona kushtëzojnë
shëndetin tonë? Këtë përgjigje e japin studimet e "terapisë së humorit".

Të grindesh

Kur grindemi, presioni i gjakut rritet dhe jep efekte të cilat mund të
shfaqen me kalimin e kohës. Sipas Gzetës Nërkombëtare të
Psikofiziologjisë, dhe pse mund të kenë kaluar javë nga grindja,
mjafton të mendojmë se çfarë ka ndodhur dhe presioni i gjakut rritet
menjëherë. Një grindje gjysëm orëshe me partnerin kërkon të paktën një
ditë për tu shëruar. Dhe tek çiftet që grinden rregullisht, koha
dyfishohet. Sipas kërkuesve të Universitetit Shtetëror të Ohaios,
kërkimi është bërë për shkak të rritjes së numrit të molekulave që
shkaktojnë enjtje dhe në nivele të larta, mund të shkaktojnë artrit,
diabet, sëmundje të zemrës dhe kancer.

Të dashurohesh

Kërkues të Universitetit të Pavias kanë zbuluar që kur dashurohemi
nivelet e faktorit të rritjes së nervave, ngrihen dhe rrinë në këtë
gjendje për pothuajse një vit. Kjo substancë rinovon qelizat e trurit,
duke ndihmuar në këtë mënyrë në riparimin dhe përmirësimin e sistemit
nervor dhe të memorjes. Për fat të keq këto nivele ulen pas një viti,
kur nga dashuria romantike hyn realiteti.

Të jetosh nën presion

Të jetosh në një gjendje të pandryshueshme tensioni shkakton efekte të
njohura mirë. Një profesor i shkencave biologjike në Universitetin e
Standfordit e shtron kështu çështjen: "Kur duhet të zgjedhim mes
impenjimit deri në fund, apo heqjes dorë nga gjithçka, trupi ynë lë
mënjanë pothuajse çdo projekt frytdhënës. Memorja dhe përpikmëria bien,
truri lodhet më lehtë dhe rrezikojmë depresionin". Tek individët të
cilët prej vitesh janë në një gjendje stresi kronik, nivelet e larta të
glukozës dhe yndyrnave në gjak rriten dhe në këtë mënyrë shtohet
rreziku i sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Dhe veç kësaj stresi shton
nivelin e kolesterolit.

Të qeshurat e pakontrolluara

Disa shkencëtarë të Universitetit të Kalifornisë kanë zbuluar që të
qeshurit çlodh muskujt, zvogëlon hormonet përgjegjëse të sresit dhe
presionin. Sipas kardiologëve të Universitetit të Marilandit, e qeshura
ul rrezikun e infraktit sepse ul stresin, i cili shkatërron muret e
brëndshme të enëve të gjakut. Një e qeshur e fortë bën që të djegësh
kalori, pasi aktivizon deri në 400 muskuj. Disa kërkues janë të
mendimit që 100 të qeshura janë të barabarta me 10 minuta aktivitet
aerobik ose 15 minuta me biçikletë.

Të fshehësh inatin tënd

Dhe të nxjerrësh inatin tënd, dhe ta mbash atë brenda ka efekte
negative. Sipas një studimi në Miçigan, tek gratë e akuzuara
padrejtësisht, të cilat e kanë fshehur inatin e tyre, rreziku për të
vdekur nga infrakti, ose kanceri dyfishohet. Ndërsa shfryrjet e inatit
mund të ngrenë adrenalinën, presionin dhe rrahjet e zemrës. Rreziku i
infraktit, tek ato që e kanë kaluar moshën 50 vjeç, rritet 5 herë më
shumë. Forma më modeste të inatit siç janë: padurimi, irritimi, mund të
dobësojnë sistemin imunitar dhe në këtë rast jemi më të ekspozuar ndaj
rreziukut të infeksionit.

Të shpërthesh në të qara

Kur qajmë lirohemi nga emocionet negative.Një biokimist amerikan ka
analizuar lotët emocionale dhe ato që dalin nga qepa. Lotët emocionale
shfaqin nivele më të larta hormonesh dhe neurotrasmetuesish të lidhur
me stresin dhe e qara ul presionin e gjakut dhe ritmin e zemrës.
Qëllimi i të qarit emotiv është ai i eleminimit të substancave që
shkaktojnë stresin. Nëse këto lotë i mbajmë për brenda trupi ynë do të
bëhëj i opërshtatshëm për efekte negavtive të ankthit mes të cilave,
dobësim i sistemit imunitar dhe aftësive të memorjes dhe atyre tretëse.


Të ndjesh xhelozi

Nga të gjitha emocionet njerëzore
xhelozia është nga më të shumtat dhe më të dhimbshmet, dhe është
gjithashtu më e vështira për tu kontrolluar. Ndërsa njerëzit xhelozohen
kur dyshojnë për një konkurent seksual, xhelozia femëroreshkaktohet nga
një dyshim për një tradhëti të mundshme. Në xhelozi përzihen frika,
stresi dhe zemërimi. Kush është viktimë e kësaj ndjenje vuan nga
ankthi, nga pagjumësia dhe nga rritja e presionit të gjakut, të
rrahjeve të zemrës dhe të nivelt të adrenalinës.

Të përkëdhelesh në divan

Është "hormoni i dashurisë", është ajo që në një çift ngjall dëshirën
për tu përkëdhelur, që shkakton prodhimin e Dhea, hormoni antimoshë dhe
antistres e cila bën dhe riparimin e qelizave. Dhe masazhi ndihmon për
tu ndier më mirë.

Ndjenja e mirënjohjes

Të ndihesh
mirënjohës për dikë, përforcon sitemin imunitar, ul presionin dhe
përshpejton sëmundjen. Doktorët, pas një studimi kanë zbuluar se
mirënjohja dhe kënaqësia, në dashuri, prodhojnë hormonin që
disaktivizon stresin.

Të ndihesh poshtë me humor

Depresioni, pesimizmi dhe apatiajanë të lidhur me nivele bazë të disa
neurotrasmetuesve që shkaktojnë një ndjenjë mirëqenieje. Njëra nga këto
ndihmon të qetësojë perceptimin e dhimbjes dhe tjetra është e lidhur me
dëshirën, dhe kjo mund të bëjë të ndihemi të qetë.
avatar
aurora

Numri i postimeve : 8
Join date : 29/09/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi