Kush është në linjë
7 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 7 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

October 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Emocioni....

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Emocioni....

Mesazh nga Dardania prej Fri Jun 22, 2012 8:26 pm

Emocioni (lat. ex - jashtë ; motio - lëvizje ; emocion - nxitje) është një shtytje nervore që shkakton një organizëmveprojë. Emocioni është një gjëndje mendore e fuqishme dhe e pandërgjegjshme që shoqërohet shpesh nga ndryshime fiziologjike si gëzimi, dashuria, keqardhja, urrejtja, nderimi, etj. Emocioni është edhe një gjëndje mendore ngacmuese apo shqetësuese dhe ndijuese.

Emocioni dallohet nga ndjenja, ngaqë emocioni është një gjëndje psiko-fiziologjike që nxit një organizëm të veprojë. Emocionet studiohen ndër të tjera nga psikologjia, psikiatria, filozofia, neurologjia, fiziologjia, sociologjia, biologjia dhe nga studimi trunor.

Llojet e emocioneve

Emocionet parësore, sipas një përkufizimi të Robert Plutchik janë tetë, të ndara në katër palë:


Megjithatë autorë të tjerë parashtrojnë një nën ndarje tjetër. Sipas disa autorësh, nga dyzimi i emocioneve parësore rrjedhin emocione të tjera dytësore apo të ndërthurura:


Zhvillimi i emocioneve


A janë të lindura emocionet apo nevojitet që t'i mësojmë? Charles Darwin (1872) në librin Shprehja e emocioneve te njeriu dhe kafsha shprehu mendimin se emocionet e njerëzve dhe të kafshëve janë të ngjashme dha kanë evoluar për të ndihmuar mbijetesën e tyre. Për shëmbull, qentë skërmitin dhëmbët kur janë agresivë. Edhe njerëzve u duken dhëmbët kur janë të nxehur. Darwin mendonte se shprehja emocionale si skërmitja e dhëmbëve janë modele të lindura sjelljesh.

Nga ana tjetër Të mësuarit është shumë i rëndësishëm për emocionin dhe ka shume mundësi që një spektër i gjërë emocionesh të jenë të mësuara përmes kushtëzimit.

Megjithëse shumë shprehje emocionale duket se janë universale, përgjegjëse për ndryshimet nga kultura në kulturë janë ndryshimet në të mësuar.

Një studim i hershëm i Klineberg (1938) dëshmoi se disa prej shprehjeve emocionale të kinezëve ndryshojnë nga ato të kulturëa amerikane. Por, pamvarësisht nga ndryshimet ndër-kulturore, sot pranohet se emocionet janë pjesë përbërëse e përvojave njerëzore.

Teoritë për emocionin


Teoria James-Lange shtjellon se njeriu ndjen trishtimin për shkak se është duke qarë. Trupat tanë reagojnë automatikisht ndaj disa ngacmuesve mjedisorë dhe ne bëhemi të vetdijshëm se këto reagime formojnë një emocion caktuar, të cilin më pas e ndjejmë.

Teoria e Cannon-Brad

Teoria e eksitim-kognicionit e Schachter-Singer pohon se kur përjetojmë emocion, para së gjithash, ne jemi të eksituar fiziologjikisht. Më pas kërkojmë një shpjegim mjedisor për eksitimin që kemi. Ne e interpretojmë kognitivisht situatën dhe e emërtojmë eksitimin si emocion përkatës.

Thënie


“Gjersa të ketë emocione nuk mund të ketë as edhe botë të përsosur.” – Eduard V. Eckardt

“Emocionet nuk janë luks, por një mjet ndërthurës ndihme në betejën e jetesës.” – Antonio R. Damasio

“Nuk ka mençuri pa emocione. Mund të ketë emocione pa shumë mençuri, por është diçka që nuk na përket ne.” - Ezra Pound

“Ti kuptosh nuk mundesh, quaji po deshe... emocione...” - Lucio Battisti

“Para së gjithash, emocioni! Vetëm pas të kuptuarit!” - Paul Gaugin

“Nuk mund të ketë dituri pa emocion. Ne mund të jemi të vetëdijshëm rreth një të vërtetë, por gjersa nuk e kemi ndjerë fuqinë e saj, nuk është e jona. Njohurisë së trurit duhet t’i shtohet përvoja e shpirtit.” - Arnold Bennett (1867-1931).

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi