Kush është në linjë
5 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 5 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2017
MonTueWedThuFriSatSun
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Calendar Calendar

Top posting users this month


Sinan Sadiku

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Sinan Sadiku

Mesazh nga Dardania prej Fri Jun 22, 2012 11:00 am

Sinan Sadiku u lind më 12.11.1961 në fshatin Gjyrishec të komunës së Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe në Tyxhec, të mesmen në Dardanë, ndërsa Fakultetin Juridik në Prishtinë.
Bashkë me disa krijues të tjerë të Dardanës, në vitin 1996 themeluan klubin letrar “Nositi”, kryetar i të cilit ishte prej vitit 2001 deri më 2005.
Shkruan poezi dhe kritikë letrare. Në vitin 2000 botoi përmbledhjen me poezi të titulluar “Rrobat e engjëllit”.
Punon përgjegjës i Zyrës Komunale për Punësim në Dardanë.






Nga përmbledhja me poezi “Rrobat e engjëllit"




KOHA IME



Koha ime

të lutem

shumë të lutem

mos m`i prek plagët

e mbuluara me hi

se edhe gurët

do të pikojnë gjak

e gjëma e tyre

do t`i pikëllojë yjet

e do t`i shterrë lumenjtë

o koha ime





BREZI IM



Të linden lulet e prillit

e ngrica e janarit

Brezi im i mirë



Na patën mashtruar librat

e s`kishim ditur

si ta kërkojmë lirinë



S`i kishim njohur as njeriun as botën

e njeriu i mirë s`ishte rritur

veçse në dëshirat tona



Dikur i hetuam këto

po guximi e pafajësia

thuaja na lanë

e një sherr na hyri në shpirt



Pak po shohim në mjegullën

që më shumë e gjetëm

e edhe e krijuam



Edhe gjuha e ka ngrënë vetveten

Nga pasha e rendë

“e qëllimeve të larta”



Disi e ndërtuam një anije pa vela

pa shumëçka tjetër

e marinarët i përzumë

se na u dukën t`padijshëm



Kemi hyrë në këtë det të thellë

e s`po dimë si t`ia bëjmë

me këtë gjysmanije



Edhe limoni na është bërë i ëmbël

Në horizont herë del herë humbë

një diell me dhëmbë

e rreze të ftohta akull



Ruaju: nga zemërimi i prillit

nga mallkimi i janarit

e shkëlqimi i t(m)errit

Brezi im i dashur



Brezi im i mirë



METAMORFOZA


Gjatë thuri plane

për ta pikturuar

vashën më të bukur

Princeshën e Ëndrrave

të Bukurën e Dheut



Nuk i bënë duart

Ngjyrat i dolën false

e edhe pëlhura...



Dikur u lodh

Shkoi djalli

i ofroi mbështetje djallëzi



Koka iu mbush sherre

e piktura i doli

një shtrigë e tmerrshme

e cila hëngri çdo gjë

edhe ëndrrat e tij

edhe ëndrrat tona





ZHGËNJIMI



Edhe kjo lule

S`paska qenë trëndafil

Paska qenë kaçë

Me pak pak prill



Edhe ky shpend

S`paska qenë pëllumb

Paska qenë shpendkeqe

Që vjen shkon e s`humb



Edhe kjo shkëndijë

S`paska qenë yll

Paska qenë vetëtimë

Vetëtimë në pyll



Ç`të bëj

Pa trëndafil

Pa pëllumb pa yll

Thellë në këtë pyll

Me fytyrë dyll





MUSHKONJA



Gjithë ditën e lume

fshihet nëpër oazat e mykura

të territ



Kur vjen nata

e viktimat rehatohen flejnë

shkon ua pi gjakun



Askënd nuk e falë

… as fëmijët tanë



Energjinë për veprim

ia dhuron miku i saj i zi

terri



Përherë i lutet Zotit

të mos ketë ditë

të mos ketë diell

të mos ketë dritë

po të ketë vetëm natë

pa yje pa hënë



Të gjorës

fati ia ktheu shpinën

s`u bë as lakuriq i natës





LOJA E KOTËSISË



Në kohën

e pafytyrësisë

e shumëfytyrësisë

qepi vrimat

e shpresave

luaj lojën

e kotësisë





KAMPION I PRITJES



Kërkoj një çerdhe të ngrohtë

ku do t`i nxej

eshtrat e mia të mërdhita

një çerdhe të freskët

ku do t`i shpëtoj

zjarrmisë shkrumbuese



Nuk di si t`ia bëj me vapën

e cila do t`më ngulfat

me gishtat e saj të hekurt

Si t`ia bëj me acarin

i cili orvatet të mbjell akull

edhe në shpirtin tim

Si t`ia bëj me heshtjen

me zhurmën mbytëse

me pagjumësinë



Mbase s`më ka mbetë rrugë tjetër

veçse të strehohem

në ndonjë nga dhomat e shumta

të imagjinatës sime

jashtë sistemit diellor

dhe ta jetoj

bile një çast të lumtur

ose

të bëhem kampion i pritjes





TEPRICË DHE MUNGESË



Sa shumë tepricë

Sa shumë mungesë



Tepricë patriotësh

Tepricë heronjsh

Tepricë robërie

Mungesë lirie



Sa shumë tepricë

Sa shumë mungesë





MJEGULLA



E humbëm rrugën

dhe e kërkojmë

e kërkojmë

e kërkojmë

E kurrsesi ta gjejmë



Jemi

në fshatin e lindjes

medet



MBRETËRIA E DJALLIT


Në zemër bartë Saharën

Tokën ujitë

me gjakun e pëllumbave

Mbjell farën e sosur



Bashkudhëtarë ka korbat

që pinë

lotin e syve tanë



Kainëve ua mpreh thikat

e Kuajt e Trojës i shalon

ende pa e ngrënë tagjinë



Një ditë

kur ta gjejmë urtinë

e ta humbim durimin

vesh rrobat e Engjëllit

dhe kthehet në çerdhen e vet





ERDHE



Erdhe qetë ngadalë natyrshëm

dhe hyre në zemrën time

kur edhe uji edhe ajri

qenë kontaminuar

edhe shpresat qenë mbytur

edhe këngët qenë ndaluar



Erdhe kur pranvera

pat rrëshqitur thellë në humnerë

i qenë thyer këmbët

nuk mund të ngritej

por dergjej vuante

endej nëpër të çarat gjigante të shekujve

dhe nuk vinte



Erdhe hyre në zemrën time

dhe e mbolle flladin e pranverës

e mbolle aromën e jetës

Pastaj e filluam luftën

me mbretërinë e tmerrshme të heshtjes

e cila mbillte vetëm ftohtësi trishtim

e vdekje



Erdhe dhe filluam të këndojmë

asnjëherë s`u ndalëm

As atëherë

kur jeta me vdekjen vallëzonin

sikur të ishin motra binjake





TË ËMBLAT KUJTIME



E ato kujtime

të ëmblat kujtime

plagë në zemrën time



E ato kujtime

të ëmblat kujtime

lot e mallëngjime



E ato kujtime

të ëmblat kujtime

në shpirt veç blerime





STREHIM NË VARGJE



Më janë thyer

krahët e imagjinatës

Kroi i frymëzimit

ka shterur

e muzat

më kanë braktisur



Çka t`i bëj

dhembjes

Çka t`i bëj

vetmisë e zhgënjimit

dashurisë e shpresës

kur të çohen në kryengritje

e të kërkojnë

strehim në vargje.



_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi