Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2017
MonTueWedThuFriSatSun
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Calendar Calendar

Top posting users this month


Nexhib Draga

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Nexhib Draga

Mesazh nga Dardania prej Thu May 31, 2012 1:17 am

Nexhib Draga u lind në Mitrovicë në vitin 1868 dhe vdiq në Vjenë më 18 maj 1921. i biri Ali pashë Dragës. Ishte veprimtarë politik i fillimit të shekullit XX.

Biografia

Gjyshi i Nexhib Be Dragës, Ali Ferhat Bej shërbeu në një xhami të Jeni Pazarit. Ai të birit të quajtur me emrin Ali i dha shkolla të drejtimit shoqëror dhe ushtarak. Ali Kelmendi do të bëhet i njohur veçanërisht ne kohën e Luftës ruso-turke të vitit 1876/77.

Ali pashë Ali Ferhat be Draga – Kelmendi mori pjesë aktive në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe me sukses i bashkoi elementet etnike shqiptare dhe boshnjake në Veriperëndim të Vilajetit të Kosovës, e mbrojti kufirin etnik dhe historik të Shqipërisë në viset Shalës së Bajgorës, të Kollashinit dhe të Sanxhakut të Tregut të Ri (Jeni pazar, Novi pazar). Së këndejmi, i doli zot, së fundi, edhe çifllëkut prej 500 ha që ia kishte ndarë Sulltani në Mojstir për sukseset në Lufën e Plemes.

Të flitet për historinë kombëtare shqiptare në vitet më të vrullshme të këtij shekulli 1908 – 1921, kur u vendos për fatin e popullit shqiptar dhe të Shqipërisë, dhe veçanërisht për Lëvizjen Kombëtare të Kosovës në këto vite, e të mos përmendet emri dhe veprimtaria e Nexhib be Dragës nuk do të ishte e mundur, pasi këtë veprimtar e gjejmë të pranishëm, në një ose në mënyrën tjetër, në të gjitha momentet kur i është dashur popullit.

Nexhib be Draga, si një pinjoll i një Dere që kishte dhënë personalitete në tre breza, dhe si bir Pashe, u rritë në gjirin e familjes me një traditë të formuar intelektuale, politike dhe ushtarake. Kjo i mundësoi të shkollohej në shkollat më me renome të Perandorisë Osmane, ku krijoheshin kuadro për administratë dhe nëpunësi të lartë. Vërtet, pasi e mbaroi idadinë (gjimnazin) në Çupërli (Veles) dhe Skollën e lartë mbretërore të profesioneve ekonomike “Mylqie shahane”, shumë vite specializoi dhe mësoi gjuhën frënge në Paris, ku u lidh me qarqet revolucionare te Turqve të rinj. Nga fundi i shekullit Nexhib be Dragën e shohim kajmekam në Koçanë të Maqedonisë, kurse në prag të Lidhjes Shqiptare “Besa- Besën” të Pejës e shohim në Mitrovicë, ku iu kushtua jetës politike dhe administrimit të ekonomisë familjare. Meqë pronat e Familjes Draga ishin në viset kufitare me Serbinë, të bijtë e Ali pashë Dragës, të hedhur në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe veçmas Nexhibi, si veprimtar i shquar i Lëvizjes Demokratike Xhonturke, kultivoi marrëdhënie fqinjësore të mira me Serbinë dhe me serbët në vise të Mitrovicës. Këtë fakt e vërtetoi “Afera e shkurtit 1899 me komitët serbë në Mitrovicë”.

Në zgjedhjet e para për Parlamentin e Turqisë në dhjetor të vitit 1908 Nexhib be Draga u zgjodh deputet (përfaqësues) i popullit për Sanxhakun e Shkupit të Vilajetit të Kosovës. . Gazeta shqiptare “Besa” e Stambollit, e datës 26 janar 1909, duke folur për zgjedhjen e përfaqësuesve të katër vilajeteve të Shqipërisë: Ismail Qemalit, Hasan Prishtinës, Nexhib Dragës, Shahin Kolonjës e të tjerëve për perfaqsues të popullit, ata i quante “Lule të atdheut që ka dërguar këtu (në Stamboll), Shqipërija”, të cilët “do të përpiqen për atdheun tënë”.

Si njëri ndër veprimtaret më të shquar të Klubit Shqiptar “Bashkimi” të Shkupit me ndikim permanent në qarqet xhonturke – ushtarake, politike dhe administrative në Vilajetin e Kosovës, qysh para vitit 1908, Nexhibi tashti, në kushte të Kushtetutshmërisë xhonturke - Hyrrietit (Lirisë), u bë shtyllë e fortë e shkollës dhe alfabetit shqip në Vilajetin e Kosovës dhe më gjerë në trojet shqiptare, ndjekësi dhe mbështetësi më besnik, më i devotshëm, i Hasan Prishtinës në këto fusha të kulturës, të jetës dhe të ardhmërisë shqiptare.

Në luftën kombëtare për sendërtimin e programit dhe të rezolutës se Kongresit të Alfabetit në Manastir (14-22 nëntor 1908) Nexhib be Draga kurrë nuk u luhat dhe i qëndroi besnik parimit të tij luftarak: “Me alfabetin latin i hapim dyert e Kalasë Evropiane të bijtë e së cilës jemi”! Me mençuri guxim dhe autoritet e minoi plotësisht, Kongresin Xhonturk të Dibrës (23 korrik 1909), i cili kishte për qëllim të nxirrte dhe të flakte nga përdorimi alfabetin shqip latin për gjuhën shqipe. Këso kohe, krahas Hasan be Prishtinës dhe Shahin be Kolonjës ishte krahu më i fortë i Ismail Qemalit rreth partisë liberale opozitare “Ahrar” dhe kontribuoi në veprimtarinë kulturore e kombëtare - arsimore të Klubit Qendror “Bashkimi” të Stambollit, i cili kishte rolin e një ministrie shqiptare të arsimit dhe të kulturës në kushte të shtetit shqiptar në lindjen e sipër.

Propagandat e huaja bënë që edhe deputetët shqiptarë në Parlament të ndaheshin në dy taborë, në të ashtuquajtur nga të huajt: “Latinashë” dhe ‘Arabistë”. Në grupin e parë ishin 10 përkatësisht 11 deputetë, kurse në grupin e dytë ishin 14 përkatësisht 13 deputetë. Midis “Latinashëve” ndër më aktivët u dëshmuan Hasan be Prishtina dhe Nexhib be Draga.

Pas shumë përpjekjeve të Hasan be Prishtinës dhe të Nexhib be Dragës gjuha shqipe u fut në “Darul Maulim” (Shkolla Normale) të Shkupit, në “Idadinë” (gjimnazin) dhe në Shkollën Edukative “Meçteb-i- Edeb” të Shkupit. Në këto shkolla shqipen e ligjëronin dy rilindësit dhe publicistët e shquar pejanë: Bedri Be Pejani dhe Salih Gjukë Dukagjini. “ Në Shkup u vendos me msue giuhen shqype me shkroia t’veta” – do të konstatojë “Bashkimi” i Shkodrës, më 6 shkurt 1910. Ministri i arsimit të Turqisë, i provokuar dhe i nxitur nga propagandat e huaja dhe nga një pjesë e ulemasë dhe krerëve islam fanatikë, me 23 janar 1910, lëshoi urdhëresën qe “gjuha shqipe në të gjitha shkollat në brendi të Vilajetit të jepet vetëm me shkronjat arabe”.

Kjo urdhëresë u dha, akoma, fuqi qarqeve reaksionare anti¬sh¬qiptare në shumë vise të vilajetit të Kosovës. Më 28 janar 1910 në Kaçanik u organizua një miting kundër alfabetit latin dhe kundër Nexhib be Dragës. Në miting u kërkua të mbyllen të gjitha shkollat shqipe ku mësohej e shkruhen me Alfabetin latin. Kurse vetëm pak ditë më vonë, nga shkollat shqipe të Gjilanit do të ndoqën dy mësues të mësimit shqip.

Nga fillimi i vitit 1921 Nexhib be Draga prapë do të sëmurët rëndë. Tashti tumoret (maligue) iu paraqitën në fyt dhe ia vështirësuan frymëmarrjen. Meqë nuk i lejohej shërimi urgjent, për pak kohë bëri shumë keq. Pas një vonese prej 25 ditësh nga dita kur kërkoi lejen të shkonte në Vjenë për shërim, qeveria e Pashiqit i mundësoi daljen nga shteti, por tashti ishte shumë vonë. Operacioni në një spital të Vjenës nuk ia përmirësoi gjendjen. Kështu, me mallin për lirinë e atdheut të robëruar, më 18 maj 1921 e përfundoi jetën të cilën e jetoi burrërisht në shërbim të Atdheut. Vdiq i rrethuar nga studentët shqiptarë që studionin në Universitetet e Austrisë dhe u përcoll me nderime të mëdha për varrim në varret e vendlindjes, në Mitrovicë.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi