Kush është në linjë
9 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 9 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

July 2017
MonTueWedThuFriSatSun
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31      

Calendar Calendar

Top posting users this month


Reshat Arbana

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Reshat Arbana

Mesazh nga Dardania prej Sun Apr 29, 2012 11:39 am


Reshat Arbana lindi më 15 shtator 1940 në Tiranë, Shqipëri. Ai është një aktor teatri dhe filmi. Një nga aktoret me popullorë te kinemase shqiptare, me mbi 35 role, duke filluar që nga viti 1963.

Pasi kreu studimet ne shkollen e larte për aktore “Aleksander Moisiu”, prane Teatrit Kombetar ne Tirane, më 1968, filloi punë në Radio Tirana. Nga viti 1977 e deri sa doli në pension ishte aktor i Teatrit Kombetar të Tiranës.

Ndër rolet më të spikatura në film Samiu tek Fijet qe priten 1976, Prefekti tek Gjeneral gramafoni 1978, Bimbashi tek Liri a vdekje 1979, Isa Boletini tek Nentori i dyte 1982, Ahmeti tek Dora e ngrohte 1983, Adnani tek Hije që mbeten pas 1985, Aliu tek Binarët 1987, Emili tek Rikonstruksioni 1988, Kuke Memini tek Balada e Kurbinit 1990. Për rolet e Dajlan Beut tek Kush vdes ne kembe 1984 dhe Kryetarit të Këshillit tek Kur hapen dyert e jetës 1986 ka fituar Medalionin e Festivalit të Filmit më 1985 e 1987.

Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar me rolin e protagonistit në dramën Streha e të harruarve.

Më 7 tetor 2011 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi zotit Reshat Arbana Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: "Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare.”

Më 26 Nëntor 2011 në koncertin "Nëntori II" organizuar në kuadrin e javës së kulturës shqiptare me rastin e 99 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Shoqata shqiptare në Parma të Italisë "Scanderbeg" i dorëzoi çmimin ["Skënderbeu - Diaspora shqiptare në Itali"] zotit Reshat Arbana të akorduar në emër të 24 shoqatave dhe subjekteve në Itali me motivacionin:Për personalitetin e jashtëzakonshëm, cilësinë artistike dhe frymëzimin me të cilin ka interpretuar role, histori, ngjarje, duke i pasuruar me humanizmin dhe kulturën që e karakterizon përherë. Çmimi ju dorëzua nga përgjegjesi i organizimit të shoqatës "Scanderbeg Parma" zoti Durim Lika.

Filmografia


  • Ne kerkim te kujt (2011) serial nga Top Channel
  • Familja Moderne serial nga Kosova nga viti 2008 luan Gjergjin
  • Kaskadori shqiptar (1998) (TV)
  • Balada e Kurbinit (1990)
  • Vetmi (1990)
  • Flutura në kabinen time (1988).... Xhaxhai
  • Rikonstruksioni (1988) (TV)
  • Binarët (1987)
  • Kur hapen dyert e jetës (1986)
  • Hije që mbeten pas (1985)
  • Te paftuarit (1985)
  • Kush vdes në këmbë (1984)
  • Shirat e vjeshtës (1984)
  • Zambakët e Bardhë (1984) .... Pedagog Petriti
  • Dora e ngrohtë (1983)...Ahmeti
  • Fundi i një gjakmarrjeje (1983)
  • Gracka (1983)
  • Kohë e largët (1983)
  • Nëntori i dytë (1982)...Isa Boletini
  • Shokët (1982)
  • Gjurmë në kaltërsi (1981)...Komandanti
  • Intendanti (1980)
  • Liri a vdekje (1979)
  • Nga mezi i erresires - (1978)
  • Gjeneral gramafoni (1978).... Kryetari i bashkise
  • Kur hidheshin themelet (1978) (TV) .... Beqir Aga
  • Fije që priten (1976)...Sami Ameni
  • Pylli i lirisë (1976)
  • Tinguj lufte (1976) .... Mësuesi
  • Kapedani - (1972).... Nje nga te rinjte e fshatit
  • Duel i Heshtur (1967)
  • Komisari i Drites (1966)

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi