Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2017
MonTueWedThuFriSatSun
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Calendar Calendar

Top posting users this month


Margarita Xhepa

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Margarita Xhepa

Mesazh nga Dardania prej Sun Apr 29, 2012 11:36 am


Margarita Xhepa është një aktore shqiptare, lindi më 2 prill 1932 në Lushnjë, Shqipëri. Një nga Zonjat e Mëdha të teatrit shqiptar. Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar, për te shkelqyer ne dramen "Streha e te harruarve", nje tjeter sukses ne karrieren e saj 50-vjecare.

Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste ne Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njekohesisht studioi ne Liceun Artistik, Dega e Drames.

Ka krijuar mbi 150 role ne teater, midis te cileve mund te permendim: Majlinden tek "Majlinda" (Xh. Broja), Dafina tek "Lumi i vdekur" (dramatizim nga K. Velça i romanit me te njejtin titull te J. Xoxes), Filja tek "Cuca e maleve" (L. Papa), Zonja Meme tek "Kush e solli Doruntinen" (dramatizim nga E. Budina e P. Mani i romanit me te njejtin titull te I. Kadarese), Nena "Perballe vetes" (R. Pulaha) etj.

Ka qene njesoj e suksesshme ne rolet e dramaturgjise boterore, si Ofelia tek "Hamleti", Vajza e dyte tek "Mbreti Lir", Dado tek "Romeo e Xhulieta" Mbreteresha Margaret tek "Rikardi i III", te Shekspirit.

Ne rolet e tjera nga dramaturgjia boterore spikasin Klea tek "Dhelpra dhe rrushte" (Figereido), Lena tek "Xhaxha Vanja" (Çehov), Ledi Milford tek "Luiza Miler" (Shiler), Zonja Berling tek "Vizita e inspektorit" (Pristli), Zonja Lomen tek "Vdekja e nje komisioneri" (A. Miller), Ana Andrejevna tek "Revizori" (Gogol), Marsela tek "Qeni i kopshtarit" (De Vega), Mashenka tek "Mashenka" (Afigenov), ShejIa tek "Morali i zonjes Dulska" (Zapolska), apo Dado tek "Elektra" e Sofokliut, nen drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, ne Teatrin Kombetar te Greqise, ne Athine.

Veç roleve ne teater, ka realizuor edhe 32 role ne kinema, duke punuar me shumicen e regjisoreve shqiptare. Me K. Dhamon xhiron "Vitet e para" dhe "Gjurmët", me I. Muçajn e K. Mitron "Dimri i fundit", "Tokë e përgjakur", "Një djalë edhe një vajzë" dhe "Apasionata", me V. Gjiken "Gjeneral gramafoni", me E. Musliun "Rrethi i kujtesës" dhe "Vitet e pritjes" (E. Musliu), me K. Çashkun "Dora e ngrohtë", me Dhe. Anagnostin "Gurët e shtëpisë sime", me P. Milkanin "Pranvera s'erdhi vetëm", me S. Kumbaron "Koncert në vitin 1936", me Gj. Xhuvanian "E diela e fundit" dhe "I dashur armik".

Ne vitin .... interpretoi ne filmin grek "Mirupafshim" (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh ne Festivalin Nderkombetar te Filmit Mesdhetar ne Selanik, ndersa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

Filmografia


  1. Tingulli i heshtjes - (2010) telenovela
  2. Kronikë provinciale - (2009)
  3. Ne dhe Lenini - (2008)
  4. I dashur armik - (2004)
  5. Mirupafshim - (1997)
  6. E diela e fundit - (1993)
  7. Një djalë edhe një vajzë - (1990)
  8. Vitet e pritjes - (1990)
  9. Kush e solli Doruntinën (1989) teater-drama, nena e Kostandinit dhe Doruntines
  10. Pranvera s'erdhi vetëm - (1988)
  11. Misioni përtej detit - (1988)
  12. Rrethi i kujtesës - (1987)
  13. Fillim i vështirë - (1986)
  14. Gabimi - (1986)
  15. Gurët e shtëpisë sime - (1985)
  16. Militanti - (1984)
  17. Apasionata - (1983)
  18. Dora e ngrohtë - (1983)
  19. Shokët - (1982)
  20. Dita e parë e emrimit - (1981)
  21. Me hapin e shokëve - (1979) (TV)
  22. Dollia e dasmës sime - (1978)
  23. Gjeneral gramafoni - (1978)
  24. Koncert në vitin 1936 (1978)
  25. Dimri i fundit - (1976)
  26. Pylli i lirisë - (1976)
  27. Tokë e përgjakur - (1976)
  28. Vitet e para - (1965) si Zyraka

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi