Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

February 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Masakrat ne Komunen e Bujanocit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Masakrat ne Komunen e Bujanocit

Mesazh nga Dardania prej Tue May 24, 2011 3:20 am

Në Bujanoc janë likuiduar 1. Emin Ismaili, i njohur me emrin Gandi, u likuidua në tetor të vitit 1944 te Uji i Thartë, afër kishës së Lilancës. Ka qenë organizator dhe dashamir i sportit. Me moshë ishte 40 vjeç. Varri nuk i dihet. 2. Qamil Ismaili, vëllai i Gandit, në tetor të vitit 1944 u masakrua te uji i thartë, afër kishës së Liliancës, në moshën 20 vjeçare. Varri nuk i dihet. 3. Jonuz Hajrullahu, këpuctar u likuida në tetor të vitit 1944 te uji i Thartë, afër kishës së Liliancës, në moshën 43 vjeçar. Varri nuk i dihet. 4. Zarif Shabani (gjellëbërës) u likuidua në tetor të vitit 1944 te Uji i thartë afër Liliancës në moshën 45 vjeç. Varri nuk i dihet. Këta serbosllavët i morën prej shtëpie dhe i dërguan te uji i thartë afër kishës së Liliancës, ku i masakruan dhe i likuiduan në më më brutale. Fajtor kryesor për likuidimin e tyre ka qenë Diça Malli nga fshati Llopardicë, komuna e Bujanocit (Sipas kujtesës së Hasan Imerit, i lindur më 8 tetor 1919 në Bujanoc, me profesion berber, tani në pension dhe të Nijazi Bektashit, i lindur më 20 qershor 1933 në fshatin Nasalcë, jeton në Bujanoc prej vitit 1964. Tërnoci Të likuiduar 1. Muharrem Islam Osmani, në tetor të vitit 1944 në Vranjë në msohën 30 vjeçare. Varri nuk i dihet. 2. Abdulla Ibrahim Zeqiri i njohur me emrin Dulla i Himës, u likuidua në tetor të vitit 1944 në Vranjë në moshën 50 vjeçare. Varri nuk i dihet. 3. Asllan Ibrahim Rexhepi u likuidua në moshën 30 vjeç. Varri nuk i dihet. 4. Tefi Abdyrrahman Selimin u likuidua në moshën 40 vjeçare. Varri nuk i dihet. 5. Xhefer Sulejman Selimi u likuidua në moshën 48 vjeç. Varri nuk i dihet. 6. Shasivar Murtezi i njohur me emrin çaça, u likuidua në moshën 58 vjeçare. Varri nuk i dihet. 7. Ilmi Mustafë Arifi u likuidua në moshën 41 vjeç. Varri nuk i dihet. 8. Sadri Isuf Saqipi, u likuidua në moshën 33 vjeç. Varri nuk i dihet. 9. Arif Ali Arifi, i njohur me emrin Lika, u likuidua në moshën 47 vjeç. Varri nuk i dihet. 10. Xhemail Shaban Fazliun, në tetor të vitit 1944 e morën prej shtëpie dhe besohet se është likuiduar në Dubnicë, afër Vranjës në moshën 62 vjeç. Varri nuk i dihet. 11. Alush Rasim Shabanin në tetor të vitit 1944 e morën nga shtëpia në Gjilan dhe i humbi çdo gjurmë. Supozohet se e kanë likuiduar. Në moshë 35 vjeçare. Varri nuk i dihet. 12. Jonuz Mehmet Jonuzin e likuiduan në nëntor të vitit 1944 në Gjilan në moshën 35 vjeç. Varri nuk i dihet. 13. Pashë Galip Ramizin e likuiduan në nëntor të vitit 1944 në Gjilan në moshën 35 vjeçare. Varri nuk i dihet. 14. Xheladin Halil Xhelilin e likuiduan në nëntor të vitit 1944 në Mal të zi të Shkupit në moshën 24 vjeçare. Varri nuk i dihet. 15. Jonuz Ademin në nëntor të vitit 1944 e morën prej shtëpie dhe e likuiduan në moshën 35 vjeç. Varri nuk i dihet. 16. Ramadan Aqif Selimin – Terzia në gushtë të vitit 1946 e mori UDB`ja prej ushtrisë në Zagreb dhe e dërgoi në UDB`në e Maqedonisë në Shkup ku e likuiduan mizorisht. Më moshë ishte 26 vjeç. Varri nuk i dihet. 17. Ilmi Sherif Hetemin e likuiduan në tetot të vitit 1944 në Mal të Zi të Shkupiut në moshën 24 vjeç. Varri nuk i dihet. 18. Zejnulla Hajdin Hebibin e likuiduan në shtator të vitit 1944 te ura e Mustafës në Bujanoc, sot afër xhamisë, në moshën 32 vjeç. 19. Ramadan Hajdara Nuredinin e likuiduan në tetor të vitit 1944 te Kodra e Madhe në moshën 50 vjeç. Varri nuk i dihet. 20. Nuhi Hajdar Nuredinin elikuiduan në tetor të vitit 1944 në fushtë të Tërnocit, në moshën 47 vjeç. Varri nuk i dihet (Ramadani dhe Nuhiu ishin vëllezër). 21. Xhafer Halil Fejzullahun e likuiduan në tetor të vitit 1944 te Kodra e Madhe, në moshën 33 vjeç. Varri nuk i dihet. 22. Vehbi Ismail Sylejmanin elikuiduan më 25 nëntor të vitit 1944 afër shkollës “Muharrem Kadriu”. Ka qenë kryetar i Këshillit nacionalçlirimtar. E vranë çetnikët Velimir i fshatit Levosojë, i njohur me emrin Vela dhe Gjorgje Kadiça i Osllarës. Në moshën 32 vjeç. 23. Ali Veli Jonuzin e likuiduan në tetor të vitit 1944 te kodra e madhe, në moshën 36 vjeç. Varri nuk i dihet. 24. Sadri Alishanin nga lagja Gash e likuiduan në tetor të vitit 1944 te kodra e madhe në moshën 40 vjeç. Varri nuk i dihet. 25. Avdi Demirin nga mahalla Terzi e likuiduan në tetor të vitit 1944 te kodra e madhe, në moshën 22 vjeç. Varri nuk i dihet. 26. Sali Aslan Selimin e likuiduan në tetor të vitit 1944 te kodra e madhe, në moshën 28 vjeç. Varri nuk i dihet. 27. Mustafë Memet Xheladinin e likuiduan në tetor të vitit 1944 mbi shtëpit e mahallës së Terzive, në moshën 34 vjeç. Varri nuk i dihet. 28. Qemajl Nazif Hamidi u vra prej minave në prill të vitit 1945 në fushë të Tërnocit. Më moshë ishte 17 vjeç. 29. Veli Baki Limani u vra prej minave në nëntor të vitit 1945 në fshatin Reptovë. Më moshë ishte 27 vjeç. 30. Zejadin Sherif Haliti (çekërr) u vra prej minave në prill të vitit 1945 në fushë të Tërnocit. Me moshë ishte 14 vjeç. 31. Isuf Feta Arifi në dhjetor të vitit 1944, komandanti i brigadës IV Maqedonase e lidhi për shtylle dhe e vrau me automat para masës së popullit. Më parë e rrëhën tërë natën dhe të nesërmen e tubuan fshatin që të shikonte vrasjen. Të njejtën ditë prej tubimin morën 80 fshatarë dhe i dërguan në Bujanoc, ku i morën në pyetje dhe i torturuan fizikisht dhe psiqikisht. Prej tyre ndanë nëntë veta dhe i dërguan në Vranjë (janë të evidencuar te likuidimet). Isuf Arifi ishte me moshë 42 vjeç. 32. Xhemail Rashit Demirin nga lagja çuvadar e likuiduan në nëntor të vitit 1944 në fshatin Ropotovë në moshën 17 vjeç. 33. Diliman Fejzullahun nga lagja Gash, më 1912 e morën nga oborri i shtëpisë dhe e shpunë në mëhallën Strukar, ku e vranë në moshën 22 vjeçare. 34. Hajdar Nuredinin nga lagja Strukar në vitin 1912 e vranë në shtëpi të vet, në moshën 50 vjeç. 35. Zenun Sejdiun (Pulanin) e vranë më 1912 në shtëpi të vet në moshën 51 vjeçare. 36. Zeqir Rrahman Salihun nga lagja Strukar e vranë më 1912 në oborr të shtëpisë së vet, në moshën 49 vjeç. 37. Ahmet Dacin nga lagja Strukar e vranë më 1912 në oborr të shtëpisë së vet, në mohsën 48 vjeç. 38. Ramiz Demiri nga lagja Steke e vranë më 1912 në oborr të shtëpisë së vet në moshën 52 vjeç. 39. Axhi Osmanin nga lagja Steke e vranë më 1912 në oborr të shtëpisë së vet, në moshën 55 vjeç. 40. Raqip Sulejman Avdiun nga lagja Steke e vranë më 1912 në oborr të shtëpisë së vet në moshën 50 vjeç. 41. Bashkëshortën e Raqip Sulejmanit nga lagja Steke e vranë më 1912 në oborr të shtëpisë së vet, në moshën 46 vjeçe. 42. Shaban Raqip Sulejmanin nga lagja Steke e vranë më 1912 në oborr të shtëpisë së vet. Prej një shtëpie i vranë të zotin Saqipiin, bashkëshortën e tij dhe të birin e Saqipit, Shabanin. 43. Kurtali Xhemshit Arifin nga lagja Tole e likuiduan në gushtë të vitit 1943 në kufti të fshatit Breznicë të Bujanocit, në moshën 29 vjeç. 44. Habim Avdi Ramadanin nga lagja Xhaferi e likuiduan në gusht të vitit 1943 në kufti të fshatit Breznicë të Bujanocit në moshën 25 vjeç. 45. Dalip Ramiz Dobërçanin nga lagja Strukar e likuiduan në gusht të vitit 1943 në kufi të fshatit Breznicë të Bujanocit, në moshën 27 vjeç. 46. Fehmi Jahi Zahiri nga lagja Strukar e likuiduan në korrik të vitit 1945, duke kryer shërbimin ushtarak në Kaçanik, në moshën 27 vjeç. Është varrosur në Gazi-babë të Shkupit. 47. Qamil Asllan Adilin në gusht të vitit 1946 e vrau UDB`ja në moshën 21 vjeç. 48. Shaban Emin Qazimin, i lindur më 1958 e vranë te Zabeli i Strukarëve në moshën 24 vjeç. E vrau pylltari Luba i Vlladiçin Hanit. 49. Hevzi Zejnullah Sulejmanin, i lindur më 1924 në moshën 20 vjeç ushtria serbe e ndezi mullarin me bar te livadhet e Shtekëve dhe e hodhën në zjarr. Familja e tijë emigroi në Bursë të Turqisë. 50. Nasjet Shukri Selimi, i lindur më 24 shkurt 1966 në Tërnoc, në moshën 26 vjeç e vranë më 10 nëntor 1992 te komanda e garnizonit, afër hotelit Grand në Prishtinë. Nasjeti ishte duke kaluar rrugës, por e vranë me pretekst se e kishte sulmuar rojën e komandës me armë të ftohtë dhe roja shtiu me automat. Atë ditë Nasjeti shkonte të merrte diplomën në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë dhe t`i blinte rrobat e dhëndërrisë për dasmë. Ishte nxënës dhe student i shkëlqyeshëm dhe prejardhjen e kishte nga një familje intelekutale. U varros në mënyrë madhështore kombëtare dhe fetare. Pas vrasjës së Nasjetit në moshën 26 vjeç, familjen e tij e arrestuan dhe e mbajtën në burgun e Prishtinës 24 orë. Për vrasjen e Nasjet Shukri Selimit i japin të dhëna Galip Beqiri nga fshati Tërnoc dhe Emrulla Lutfiu, po ashtu nga fshati Tërnoc. 51. Shaip Kamber Shabani në vitin 1944 e plagoi gjylja e topit te vendi Reka e Tërnocit dhe pas 20 ditësh, në moshën 35 vjeçare vdiq në spitalin e Prizrenit. Nasalca Të likuiduar 1. Kadanexhik Ajet Shananin e likuiduan në maj të vitit 1912 afër fshatit çerkez, te gropa e gëlqerës afër xhadës së vjeter, në moshën 16 vjeç. E motra thotë se ishin afruar që ta shpëtonin, sepse ai përpushej nëpër qëlqere, por më kot, sepse ai vdiq me mundime tepër të mëdha. 2. Bushat Qazimi e likuiduan gjermanët në dhjetor të vitit 1944 në Beograd, sepse iu ndihmonte partizanëve dhe luftonte kundër tyre. Me moshë ishte 26 vjeç. Varri nuk i dihet. Të vrarë 1. Sabedin Asllani u vra në dhjetor të vitit 1944 mbi fshatin Lluçan, te Shkozat, ne moshën 60 vjeç. E vranë sllavo-komunistët ortodoksë. 2. Fejzulla Saliu u vra në dhjetor të vitit 1944 mbi fshatin Lluçan, te Shkozat, ne moshën 58 vjeç. 3. Isa Fejzulli u vra në dhjetor të vitit 1944 mbi fshatin Lluçan, te Shkozat ne moshën 45 vjeçare. 4. Lutfi Nuredini u vra në dhjetor të vitit 1944 mbi fshain Lluçan te Shkozat ne moshën 35 vjeçare. 5. Ali Xhemaili u vra në dhjetor të vitit 1944 mbi fshatin Lluçan te Shkozat, ne moshën 62 vjeçare. 6. Bektash Halimi u vra në prill të vitit 1944 në oborr të shtëpisë së vet, në moshën 62 vjeç. 7. Mirije Misim Xhemaili për pak e pësoi më 18 nëntor të vitit 1944 kur disa sllavokomunistë tentuan ta përdhunonin duke shtënë me pushkë në kokë të saj. Mirija jetoi shtatë ditë pas plagosjes së rëndë dhe vdiq duke lënë dy fëmijë jetimë, djalin Xhemail dhe vajzën Xhevrije Xhemaili. Vajra e saj Xhevrija jeton në Kumanovë. 8. Asllan Din Rrahmani u vra më 14 shtator 1944 te Pusi i Levasojës, në moshën 30 vjeç. 9. Bejzad Fejza-Salihu u vra më 15 shtator 1944 te Ura e Erebicës (Ura e Thellëzës) në moshën 26 vjeçare. 10. Riza Selim Ismaili u vra më 13 shtator 1944 ne çerenec te vorret e Shkijëve afër Samolicës, në moshën 50 vjeç. 11. Adem Kamber Ademi u vra në nëntor 1944 te Kodra e Madhe, ne moshën 30 vjeç. U varros në fshatin Dobrosinë. 12. Xhemail Haliti u vra më 13 tetor 1943 në Surdilicë në moshën 20 vjeç. 13. Serjan Sulejmani u vra në janar të vitit 1945 te fshati Lisiçevë ndërmjet Kragujevcit dhe Kralevës, në moshën 30 vjeç. E vranë policët sllavokomunistë. Evarrosën në Lisiçevë pa ceremoni fetare. Kufoma e tij ndejti shtatë ditë pa hyrë në dhe dhe kur e varrosën në shpinë ia gjetën thikën që ia kishin ngulur, rrëfen Belul Sulejmani. 14. Fejzi Imer Salihu u vra në dhjetor të vitit 1944 në fshatin Lluçan, te shkozat në moshën 60 vjeç. 15. Ahmet Zeqir Agushi u vra në nëntor të vititi 1944 në fshatin Vërban, në moshën 50 vjeç. U varros në fshatin Nasalcë. 16. Selim Ramizi më 7 janar 1945 duhej të ekzekutohej duarlidhur por iku dhe shpetoi rastësishtë prej plumbave sllavokomunistë. Të rënë në frontin e Sremit 1. Fejzi Beka u vra në prill të vitit 1945 në Sllavonska Pozhega. Ka qenë luftëtarë i Brigadës VII sulmuese Shqiptare. Të plagosur 1. Kadri Ismaili në janar të vitit 1945 në Budrovc u plagos në Këllk. Me moshë ishte 14 vjeç. 2. Belul Sulejmani i lindur më 15 janar 1923 u plagos më 15 prill 1945 në Sllavonska Pozhega në këmbë të majtë. Plumbin e mbajtin në këmbë 15 vjet. Të keqtrajtuar 1. Mejdi Ahmet Bektashin në dhjetor të vitit 1944 e morën nga shtëpia dhe tentuan të likuidonin. E rrahën, e torturuan dhe ia thyen krahun e djathtë. UDB`ja e mbajti 24 orë në fshaitn Dobrosinë, por e shpëtoi serbi Zhiko i Prronit të madh, i cili jeton në stacionin hekurudhorë të Preshevës. Të arratisur 1. Nijazi Xhemaili më nëntor të vitit 1944 iku në Kroaci, më vonë u arratis në Amerikë dhe prej atje në Turqi. Jeton në Bursë. 2. Rexhep Rexhepi në nëntor të vitit 1944 iku në Kroaci u arratis në Amerikë, por edhe ky emigroi në Turqi dhe jeton në qytetin Bursë (Sipas kujtesës së Belul Sylejmanit i lindur më 15 janar 1923 në fshatin Nasalcë dhe të Sulejman Kamber Ademit i lindur më 12 shtator 1919 në fshatin Nasalcë, jeton në Bujanoc që nga viti 1964). Lluçani Të likuiduar 1. Shefki Ramadinin në vitin 1912, në moshën 23 vjeç, e morën ushtar në Bullgari dhe mbeti atje. Varri nuk i dihet. 2. Dehar Fejzullahu në vitin 1912, në moshën 22 vjeç, e morën ushtar në Bullgari dhe mbeti atje. Varri nuk i dihet. 3. Sulejman Hisa në vitin 1912 në moshën 19 vjeç e morën ushtar në Bullgari dhe mbeti atje. Varri nuk i dihet. 4. Dehar Isenin e likuiduan në nëntor të vitit 1944 në moshën 26 vjeç. Varri nuk i dihet. Besohet ta ketë likuiduar UDB`ja e Preshevës në fushën e Miratocit. 5. Ramadan Ahemitnë e likuiduan në nëntor të vitit 1944 në moshën 30 vjeç. Varri nuk i dihet. Besohet ta ketë likuiduar UDB`ja e Preshevës në fushën e Miratocit bashkë me Dehar Isenin. 6. Zejadin Selimin më 7 janar të vitit 1945 e morën dy policë serbë dhe rrugës për në Bujanoc e likuiduan në moshën 29 vjeç. Varri nuk i dihet. 7. Fakri Limanin e likuiduan më 22 janar 1945 në fshatin Bushtran të Preshevës, më saktësishtë midis Bushtranit dhe Brodosellcës, në moshën 24 vjeç. Varri nuk i dihet. 8. Xhelil Bajramin e likuiduan në tetor të vitit 1944 në Prçinjë, në moshën 18 vjeç. Varri nuk i dihet. 9. Jonuz Limanin e likuiduan më 7 janar 1945, nja 300m mbi fshatin Lluçan, te mullinjtë Binak, në moshën 30 vjeç. 10. Rexhep Amidi, 40 vjeç. 11. Sali Veseli, 19 vjeç. 12. Esat Bajram Ibrahimi, 39 vjeç. 13. Rashit Fejzullahu, 35 vjeç. 14. Kurtesh Murat Bajrami, 34 vjeç. 15. Sali Raqipi, 19 vjeç. Shtatë personat e lartpërmendur, nga numri 9 deri në nurmin 15 u vranë të Mullinjtë Binak, nja 300 m mbi Lluçan nga Brigada XVI. Në këtë grup ishte edhe Fehmi Jakupi, i cili i zgjidhi duartë, iku nga rreshti i personave që i pushkatuan dhe shpëtoi. 16. Musa Selimin e likuiduan në shkurt të vitit 1945 në fshatin Lluçan, në moshën 27 vjeç. 17. Shain Selimi (babai i Musa Selimit) vdiq nga torturat e partizanëve sllavokomunistë në shkurtë të vitit 1945 në fshatin Lluçan, në moshën 66 vjeç. 18. Lutfi Selimin (djalë i Shainit dhe vëlla i Musa Selimit) e vranë më 1945 në Llojan në moshën 40 vjeç. 19. Faik Jakupin e likuiduan në nëntor të vitit 1944 në Bujanoc në moshën 41 vjeç. 20. Mejreme Mehmetin nga lagja Dikullarë e vranë në shtator të vitit 1944 në Lluçan në moshën 8 vjeçe. Të plagosur 1. Nexhibe Demirin e plagosën në gusht të vitit 1944 në Lluçan te lumi i Tintarit në moshën 48 vjeçe. 2. Barije Demirin e plagosën në moshën 30 vjeç. 3. Merheme Demirin e plagosën në moshën 35 vjeçe ( Të trija u plagosën në Lluçan) (Sipas kujtesës së Isuf Isufit, i lindur më 15 maj 1930 në fshatin Lluçan ku edhe jeton dhe sipas kujtesës së Elmije Sabedinit, e lindur më 3 mars 1929 në fshatin Tërnoc, e cila flet për të plagosurit nga serbosllavët). Turija Të likuiduar 1. Murat Halitit i humbi gjurma në Jemen, ku më 1913 e kishte dërguar Turqia. Me moshë ishte 22 vjeç. Varri nuk i dihet. 2. Shukri Ahmetin e likuiduan forcat e PSKçK`së në tetor të vitit 1944, në moshën 24 vjeç. Varri nuk i dihet. 3. Evzi Mehmetin e likuiduan në gusht të vitit 1944 në Lluçan, buzë lumit Moravë, në moshën 20 vjeç. Varri nuk i dihet (Sipas kujtesës së Sadulla Ebibit, i lindur më 12 korrik 1898 në fshatin Turi të rrethit të Bujanocit. Breznica Të likuiduar 1. Vesel Sejdiun e likuiduan në prill të vitit 1945 në plevicën e vet. E vrau OZN`ja në moshën 70 vjeç. Varri nuk i dihet. 2. Hasan Ruhanin e likuiduan në nëntor të vitit 1944 në vendin e quajtur Ushi, në moshën 40 vjeç. 3. Adem Jonuzin e likuiduan në nëntor të vitit 1944 në vendin e quajtur Ushi në moshën 50 vjeç. 4. Emin Emerllahun e likuiduan në nëntor të vitit 1944, në Ushi në moshën 45 vjeç. 5. Musli Zenën e likuiduan në nëntor të vitit 1944, në Ushi në moshën 36 vjeç. 6. Asllan Abazin e likuiduan në nëntor të vitit 1944 në Ushi në moshën 51 vjeç. Vrasja e Osman Shabani Sylejmanit Më 1996 nga Bujanoci për në Klenikë u nis me mikrobusin e vet "Mercedes" taksisti Osman Shaban Sylejmani dhe nuk u kthye më. Rrugës në çekliçki Zabel, atë e vrau mizorisht serbi Nebojsha Jovanoviq. Nebojsha shtiu dy herë me armë zjarri në kokën e Osmanit. Kur vërejti se Osmani ishte ende gjallë, ai ra disa herë me dru në kokë. Të nesërmen më 2 shkurt 1996, krimineli Nebojsha për t`i zhdukur gjurmet e krimit, mori dy litra naftë, letra dhe dru dhe e ndezi kufomën e Osmanit. Meqë kufoma ishte ngrirë, ajo u dogj sapak në anën e majtë, ai mblodhi sërish krënde e dru dhe e mbuloi kufomën, duke vjedhur unazën, orën e dorës, këpucët dhe mikrobusin. Familja e Osmanit vuri në dijeni organet për zhdukjen e tij. Krimineli Nebojsha Jovanoviq, i lindur më 11 tetor 1973 në fshatin Sejac, komuna e Bujanocit, u kap dhe u hodh në gjyq. Para gjyqit të Vranjës më 14 maj 1996 dhe 17 maj 1996 katili Nebojsha jo vetëm që nuk u pendua, por tregoi fytyrën e kriminelit dhe gjakpirësit të vërtetë: ai deklaroi se Osmanin nuk e ka njohur fare dhe se me të nuk ka pasur asnjë ngatërresë, porse e kishte vrarë nga qejfi për të vrarë shqiptarë, se ai nga 20 vjet burg të dënimit nuk do ti mbante 20 ditë dhe se do të dërgonin në Kosovë tek do të vriste shqiptarë të tjerë. Të plagosur 1. Habib Haliti u plagos më 1944 në Kozarnik, në moshën 32 vjeçare. Të burgosur 1. Lam Ruhani i njohur me emrin Lam Breznica i lindur më 12 qershor 1912 u dënua në Nish më 1948, në gjyqin ushtarak me 10 vjet burg, pa të drejta qytetare 3 vjet. I mbajta 5 vjet, thotë xha Lam Breznica, por më shumë kam vuajtur nën hetime se sa në burg. 2. Saqip Ramë Zymberi i lindur më 2 tetor 1950 u gjykua më 8 dhjetor 1985 në Vranjë dhe u dënua 4 vjet burg, që e vuajti në Nish. U lirua më 8 dhjetor 1989. 3. Imer Limani i lindur më 18 shkurt 1965, u gjykua në Vranjë dhe më 27 nëntor 1990 u dënua një muaj burg. 4. Bajram Selmani, i lindur më 26 maj 1989, u dënua më 8 gusht 1963 në Vranjë me një muaj burg. 5. Aqif Arifi i lindur më 24 janar 1969 u gjykua në Vranjë dhe u dënua 3 muaj që i vuajti gjithashtu në Vranjë. 6. Ramiz Kadri Arifi, i lindur më 9 shkurt 1955, u dënua më 27 maj 1969 me 5 muaj burg, që i mbajti në Vranjë, ku edhe u gjykua. Më 25 mars 1983 Ramiz Arifi u dënua për herë të dytë me 7 vjet burg, që e vuajti në burgun e Nishit. Breznica e poshtme Të burgosur 1. Sadik Avdil Sadiku prej vitit 1947 deri më vitin 1950 është keqtrajtuar dhe burgosur disa herë nga tre-katër muaj nga pushteti i atëhershëm sllavokomunist. Pribovci Të likuiduar 1. Ali Nezir Sadiku në moshën 23 vjeç u likuidua më 1914 në Simitli të Bullgarisë. Varri nuk i dihet. 2. Shefki Ali Sadiku u likuidua në maj të vitit 1945 në Ferizaj. Më vonë Shefkiut ia likuiduan edhe djalin në moshën 31 vjeç. 3. Hysen Fejzulla Sylaj në moshën 20 vjeç qe i likuiduar në vitin 1946 në ushtri. Varri nuk i dihet. Të vrarë 1. Shaip Tahir Murati u vra në shtator të vitit 1943 te Prroni i keq në fshatin Qestelinë, në moshën 16 vjeç. 2. Hasan Ali Fetahu, i lindur më 1918 u likuidua në gusht të vitit 1944 në Novosellë, në moshën 26 vjeç. 3. Adem Ramiz Demiri i lindur më 1922 u likuidua në nëntor të vitit 1944 në fshatin Laçiç. 4. Hal Murat Tahiri, i lindur më 1918 në nëntor të vitit 1944 u plagos rëndë në Gjilan dhe rrugës për në shtëpi vdiq. 5. Ramadan Mahmut Sherifi, i lindur më 1917 në nëntor të vitit 1944 pasi u plagos , vdiq rrugës për në shtëpi. Të plagosur 1. Hasan Nezir Sadiku i lindur më 1902 u plagos në korrik të vitit 1944 afër fshatit Sedllarë. Me moshë ishte 42 vjeç. Të burgosur 1. Shefki Habib Sulejmani i lindur më 1957 u burgos më 1981 dhe gjyqi ushtarak në Lubjanë e dënoi 5 vjet burg. Me moshë ishte 24 vjeç (Sipas kujtesës së Ramadan Ismailit, i lindur më 12 gusht 1928 në fshatin Priboc, jeton në Bujanoc që nga viti 1963). Dobrosina Të likuiduar 1. Liman Asan Emini u likuidua më 1912 në Selanik në moshën 22 vjeçare. Varri nuk i dihet. 2. Sulejman Saliu u likuidua më 1912 në Mishë, në moshën 23 vjeç. Varri nuk i dihet. 3. Latif Ademi u likuidua më 1912 te Kodra e Ligit të madh duke ikur për në Shkup. Me moshë ishte 24 vjeç. Varri nuk i dihet. 4. Hamdi Sulejman Hajdari u likuidua në nëntor të vitit 1944 te Balli Tërahan në moshën 28 vjeç. 5. Rexhep Sulejman Hajdari u likuidua në nëntor të vitit 1944 te Balli Tërahan, në moshën 26 vjeç. Këta dy vëllezër i vranë pjesëtarët e brigadës XVI, komandant i së cilës ishte Bllazha Jovanoviqi. 6. Nuhi Liman Shaqiri u likuidua në tetor të vitit 1944 te fshati Levesovë, në moshën 45 vjeç. 7. Muharrem Shaban Iseni, i lindur më 1922, u likuidua në tetor të vitit 1944 në të hyrë në Bujanoc, në moshën 22 vjeç. 8. Bajram Isuf Bajrami u likuidua në tetor të vitit 1944 në të hyrë në Bujanoc, në moshën 45 vjeç. 9. Ismail Halil Rexhepi u likuidua në tetor të vitit 1944 në fshatin Nasalcë në moshën 50 vjeç. 10. Dalip Lim Bajrami i lindur më 1926 u likuidua në janar të vitit 1945 afër Gllovcit në Drenicë në moshën 19 vjeç. 11. Tahir Adem Aliu u likuidua në prill të vitit 1941 te Molla e Kuqe, në moshën 50 vjeç. Të plagosur 1. Sulejman Liman Shaqiri u plagos në tetor të vitit 1944 në fshatin Osllarë, në moshën 48 vjeç. Lam Breznica Të burgosur 1. Ukshin Shaban Neziri në janar të vitit 1945 u dënua në Nish me 20 vjet burg. Vdiq prej torturave fizike në burgun e Nishit, në moshën 49 vjeçare. 2. Fadil Mustafë Rexhepi u burgos më 1987 dhe u dënua 6 vjet burg në gjyqin ushtarak te Beogradit. Një vjet burg e vuajti në Beograd kurse 4 vite në Valevë (Sipas kujtesës së Elmi Sylejmanit i lindur më 2 gusht 1922 në fshatin Dobrosinë, jeton në Bujanoc që nga viti 1970 dhe te Bajram Hasanit, i lindur më 15 mars 1937 në fshatin Dobrosinë, jeton në Bujanoc që nga viti 1965). Të plagosur në frontin e Sremit 1. Evzi Ibrahim Bediu i lindur më 1922, u plagos në prill të vitit 1945 në Shid, fronti i Sremit, në moshën 23 vjeç. Letovica Të likuiduar 1. Ferat Rrahim Rrustemi u likuidua më 1916 në Kërçovë, në moshën 25 vjeç. Varri nuk i dihet. 2. Ahmet Latifi u likuidua më 1916 në Kërçovë, në moshën 24 vjeç. Varri nuk i dihet. 3. Durak Halimi u likuidua më 1916 në Kërçovë, në moshën 23 vje4. Varri nuk i dihet. 4. Ismail Veli Ismaili u likuidua në janar të vitit 1944 në Konçul në moshën 25 vjeç. 5. Musa Ibrahim Sinani u likuidua në janar të vitit 1944 në Miratoc në moshën 19 vjeç. 6. Ramadan Selman Zymberi u likuidua në janar të vitit 1944 në Vranjë në moshën 50 vjeç. 7. Ramadan Idriz Idrizi u likuidua në janar të vitit 1944 në Vranjë në moshën 51 vjeç. 8. Ilmi Jahi Fetahu u likuidua në tetor të vitit 1944 në fshatin Raincë, në moshën 20 vjeç. 9. Beqir Sulejman Beqiri, u bra nga mina në shtator të vitit 1944 në fshatin Lluçan, në moshën 17 vjeç. Të rënë në frontin e Sremit 1. Shefki Osman Latifi u likuidua në prill të vitit 1944 në Shid, fronti i Sremit, në moshën 20 vjeç. Të burgosur 1. Bejtualla Mustafë Memeti në maj të vititi 1945 u dënua në Vranjë me 20 vjet burg. Burgun e mbajti në Nish (12 vjet). Me moshë ishte 30 vjeç.


Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi