Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar

Top posting users this month


Ky është materiali më i lehtë në botë!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ky është materiali më i lehtë në botë!

Mesazh nga Dardania prej Sun Dec 11, 2011 11:51 pm

Shkencëtarët kanë krijuar materialin i cili është aq i lehtë sa që mund të vendoset mbi një luleradhiqe pa e penguar strukturën delikate të bimës.
“Mikro-rrjetën ultra-të-lehtë nga metali” e kanë zbuluar shkencëtarët nga universitetet kaliforniane UC Irvine dhe Caltech dhe nga kompania HRL Laboratories, ndërsa përshkrimi i zbulimit është bërë në numrin e fundit të revistës Science të datës 18 nëntor.

Artikulli është i përcjellë me një fotografi shumë mbresëlënëse të një cope të kësaj mikro-rrjete, me madhësi të një paqete qibriti, të vendosur mbi një luleradhiqe.

Materiali i ri është 100 herë më i lehtë nga polistiroli, sipas raportit të cekur. Sekreti i lehtësisë së tij është ndërtimi qelizor i cili përbëhet nga gypat e zbrazët që mundësojnë strukturën e materialit që në realitet është 99.99 qind ajër, sipas ekipit të shkencëtarëve që e kanë ndërtuar.

Kjo do të thotë se dendësia e materialit është më e vogël se një e një mijëra pjesë e dendësisë së ujit. Gjëja është bukur elastike, kështu që shkencëtarët theksojnë se edhe pas shtypjes në gjysmë të lartësisë, materiali kthehet në 98 për qind të formës paraprake.

Anësorët e gypave janë 1,000 herë më të hollë nga floku i njeriut.

“Kleçka është në ndërtimin e rrjetës nga gypat e zbrazët të ndërlidhur në mes vete me trashësi të materialit që është 1,000 herë më i hollë nga floku i njeriut”, tha autori kryesorë i hulumtimit Tobias Shandler nga HRL Laboratories për Los Angeles Times.

Mikro-rrjeta në fotografinë me luleradhiqen është e ndërtuar 90 për qind nga zinku, sipas LA Times, por Bill Carter, drejtori i departamentit për projektimin e materialeve në HRL, tha për revistën se ajo mund të ndërtohet edhe nga materialet tjera.
Një nga shkencëtarët nga universiteti Irvine i cili ishte i përfshirë në projekt, propozon që materiali ultra-i-hollë të përdoret për absorbimin e goditjeve, ndërsa përdorimin e mundshëm e shohin në “industrinë ajrore”, për izolimin zanor, e ndoshta edhe për bateritë e reja”, thekson LA Times.

Materiali sillet sikurse lëpendra kur hidhet në ajër dhe duke u lëkundur bie ngadalë në tokë, tha Carter. “Nevojiten më shumë se 10 sekonda që të bie në tokë kur të lëshohet nga lartësia e krahut”.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi