Kush është në linjë
6 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 6 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

February 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Engjëll Koliqi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Engjëll Koliqi

Mesazh nga Dardania prej Sat Dec 10, 2011 11:55 pm

Engjëll Koliqi , është lindur më 10 nëntor të vitit 1956 në Stubëll të Karadakut (Kosovë), aty ku është vatra e parë e Shkollës Shqipe në Kosovë, për të cilën edhe ka hulumtuar , studjuar e shkruar

Edukimi

Shkollen fillore e ka kryer në vendlindje, kurse shkollën e mesme (gjimnazin shkencor-matematikor) e ka filuar në Viti, e ka vazhduar në Ferizaj dhe e ka mbaruar në Viti. Ka frekuentuar Fakultetin Universitar të Shkencave të Edukimit dhe është diplomuar në Universitetin e Kosovës në Prishtinë, ku ka fituar titullin akademik – profesor i pedagogjisë. Plot tetë vjet ka dhënë mësim në shkollën fillore në vendlindjen e tij (Stubëll) e një vit shkollor ka qenë asistent–edukator edhe në Itali – në kolegjin e famullisë në Firmozë (Acquaformosa) të Kozencës, në Kalabri.

Nga regjimi pushtues-diktatorial i Beogradit, është dënuar për motive politike (vetëm për fjalë), me një vit burg (1978/1979), por pas nëntë muajsh është liruar. I kualifikuar nga regjimi pushtues, si person i rrezikshëm kundër “sistemit socialist jugosllav”, i është hequr e drejta e mësimdhënies në shkollë, për plot gjashtë vjet (1978 – 1984). I lodhur nga presionet permanente të atij regjimi, në mars të vitit 1990 ka qenë i detyruar të emigrojë në Itali, ku jeton ende dhe zhvillon veprimtari gazetarie, duke punuar për Radio Vatikanin, për Radiotelevizionin Shqiptar të Tiranës, për Radiotelevizionin e Maqedonisë të Shkupit, për Radiotelevizionin e Kosovës të Prishtinës dhe për radiotelevizione të ndryshme private në gjuhën shqipe. Ka shkruar për të përditshmet kosovare “Rilindja”, “Bujku”, “Bota Sot”, “Lajm ekskluzive”, “Pavarësia-news” dhe të tjera. Ka bashkëpunuar për vite të tëra e bashkëpunon edhe më me gazeta shqipe në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe në diasporë (Koha Jonë, Panorama, Rilindja Demokratike, Gazeta 55, etj). Nëpër revistat shqiptare, enekënd trojeve etnike dhe në diasporë ka botuar qindëra poezi në gjuhën amtare.

Gjatë luftës së Kosovë, ishte gjithnjë në radhët e para, në ndihmë popullit të vet, nga Italia. Gati çdo ditë ishte i pranishëm në studiot televizive të RAI-t dhe të MEDIASET-it, sikurse edhe duke folur përmes mikrofonëve të shumë radiostacioneve e duke shkruar në gazetat italiane: “Corriere della Sera”, “La Repubblica”, “Il Messaggero”, “Il Mattino”, “La Stampa”... duke njohur dhe sensibilizuar kështu opinionin italian me të vërtetën për Kosovën dhe për popullin e tij. Mbas luftës në Kosovë, afër dy vjet ka punuar në IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migracionet), në Romë – në projektet për Kosovën dhe Shqipërinë.

Në vitin 2002 është transferuar nga Roma në Lecco, ku jeton me familjen e tij. Në vitet e fundit ka filluar të shkruajë edhe italisht dhe bashkëpunon me revista të ndryshme kushtuar poezisë. Ka marrë pjesë në dy konkurse letrare (në Livorno dhe në Kozencë) dhe poezitë e tij janë kualifikuar në finale. Në Konkursin e Dytë Ndërkombëtar “Autorët për Europën 2005” të shtëpisë botuese “IBISKOS di A. Ulivieri”, nga 156 pjesëmarrës është kualifikuar në mesin e 20 finalistëve. “Shekulli im quhet dashuri” është libri i tij i parë italisht dhe e sheh dritën e botimit si finalist. I njëjti libër është përkthyer edhe në gjuhën portugeze dhe do të botohet në Brazil. Këto ditë është dorëzuar për botim edhe libri i dytë poetik i tij, në gjuhën potugeze – “Ndjenjë Drite”, që pritet të dalë nga shtypi brenda gushtit 2007.

Merret shumë edhe me organizimin e diasporës shqiptare në Itali. Gjatë këtij viti, kryesisht po vepron në Brazil, ku ka lobuar për Kosovën, deri te kreu i federatës - Presidenti i Brazilit - Lula. Ka hapur dyert e bashkëpunimit në shumë fusha të jetës, në mes Brazilit dhe Kosovës. Në Brazil tashmë është i njohur dhe shumë i kërkuar si shkrimtar e gazetar me një vizion të mrekullueshëm, që parasheh dhe këmbëngul ta realizojë ndryshumin e botës me dashuri

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi