Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

February 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Sak Faslia

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Sak Faslia

Mesazh nga Dardania prej Sat Nov 19, 2011 10:01 am



Sak Faslia (Lindi. 1885 Rugovë, Pejë - Vdiq. 1944) si bajraktar shqiptar nga Kosova, është njëri ndër luftëtarët më të dëgjuar të Rugovës. Ai u dallua sidomos në luftërat e shumta të zhvilluara kundër malazezëve.
Sak Faslia u lind në vitin 1885 në Koshutan të Rugovës. I takon familjes së Kurtdedajve, e njohur për trimëri dhe bujari që nga shekulli XVIII. Është nipi i Sali Jahës, bajraktarit, komandantit (major) dhe udhëheqësit të shquar të Rugovës që luftoi për mbrojtjen e kufirit shqiptar kundër forcave malazeze të Knjaz Nikollës dhe Mark Milanit. Sali Jaha ishte edhe pjesëmarrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1878). Luftoi dhe veproi përkrah rugovasve të njohur si Ker
Sadria, Sali Rama, Jashar Haxha, Tahir Coli etj.
Ishte viti 1911, vit kur Perandoria Osmane po përjetonte fundin e vet në Ballkan dhe Mali i Zi donte të zgjerohej në dëm të tokave shqiptare, vit kur filloi veprimtaria luftarake e Sak Faslisë. Në këtë vit u zhvillu lufta e Beranës kundër forcave malazeze dhe Saku u dallua si udhëheqës dhe strateg, edhe pse ishte mjaft i ri nga mosha. Pas një lufte të ashpër malazezët u thyen keq.
Në vitin 1912 forcat malazeze ia mësyn sërish Rugovës dhe Rrafshit të Dukagjinit. Sak Faslia së bashku me rugovasit iu dolën në pritë në vendin e quajtur Mokna dhe i shpartalluan plotësisht forcat malazeze. Kjo luftë është e njohur si Lufta e Moknave.
Rezistenca e rugovasve të udhëhequr nga bajraktari i tyre Sak Faslia vazhdoi gjatë tërë përiudhës që nga pushtimi i Kosovës nga Serbia e deri në Luftën e dytë Botërore. Pothuaj se nuk ka vit në këtë periudhë që nuk u zhvilluan lufta të përgjakshme kundër serbëve dhe malazezëve.
Me shpartallimin e Jugosllavisë së Versajës në vitin 1941, tokat shqiptare u copëtuan dhe u ndan në mes të Gjermanisë, Italisë dhe Bullgarisë. Krahina e Rugovës bënte pjesë në prefekturën e Pejës që i takoi protektoratit italian e më vonë atij gjerman. Ky protektorat propagandonte liri të plotë për shqiptarët edhe pse flamurit iu shtuan sëpatat e Liktorit.
Në Pejë në vitin 1941, në fund të qershorit erdhën forcat shqiptare nga Shqipëria të udhëhequra nga major Rexhep Gilani e Kolë Bibë Mirakaj dhe kishin për qëllim mbrojtjen e kufirit etnik shqiptar nga serbomalazezët. Këtyre forcave iu bashkëngjitën edhe forcat vullnetare shqiptare të Kosovës.
Me 1 korrik 1941 Sak Faslia u takua më përfaqësuesit ushtarak e administrativ të qeverisë shqiptare në Pejë. Përfaqësuesi ushtarak, major Kolë Bibë Mirakaj e caktoi Sakun si udhëheqës të luftës për mbrojtjen e kufirit nga Mali i Zi, duke iu drejtuar më këto fjalë: "Meqë jeni pasardhës i Sali Jahës së njohur, bajraktarit të Rugovës dhe jeni dëshmuar si luftëtar i denjë për çështjen kombëtare, u shprehim besimin për organizim e për udhëheqje të luftës për mbrojtjen e kufirit nga Mali i Zi", dhe e dekoroi më një dekoratë (nishan) për meritat e tij në luftë.
Menjëherë pas kësaj forcat vullnetare shqiptare të udhëhequra nga Sak Faslia dhe repartet ushtarake të ushtrisë shqiptare u vendosën në vijën kufitare Morinë - Qafë e Diellit - Qafë e Çakorrit - Mokna - Qafë e Dasmorve - Smilovicë.
Sak Faslia mori udhëheqjen e Batalionit "Gramos" ku komandant ishte Rexhep Gilani. Më të përhapur të lajmit se ushtria shqiptare arriti në Rugovë, rugovasit kush më armë e kush pa to iu bashkuan atyre forcave. Ja si e përshkruan rapsodi ardhjen e ushtrisë shqiptare në Luftën e Moknave:
Pas vendosjes në kufi, vazhdoi për tri vite lufta dhe rezistenca e rugovasve dhe ushtrisë shqiptare për mbrojtjen e kufirit. Sak Faslia në çdo betejë i printe ushtrisë me flamur në dorë. Ketë flamur e vendosi në kullën e Moknave në kufi dhe u bë roje e pathyer e kufirit.Ka shumë tregime për trimëritë e treguara nga Saku gjatë këtyre viteve. Ja një nga ato.
Pasi që Saku ishte bërë tmerr për ushtaret serbo-malazez, komanda e ushtrisë serbo-malazeze vendosi të marrë një aksion për likuidimin e bajraktarit. Kjo detyrë iu besua oficerit Vukosav Keniq. Ai, Sakut i kërkoi luftë ballë për ballë duke i thënë se:
"në qoftë se je bajraktari i Rugovës më të vërtetë, më dil përballë, se ose kam me ta marrë atë kerrpë(flamurin) ose nuk i them vetit njëri"
Dy malazez të tjerë kishin për detyrë që tinëzisht t'i binin Sakut nga prapa dhe ta likuidojnë. Sak Faslia pa u hamend fare me flamur dhe pushkë në dorë i doli përballë. Këtë e përshkruan edhe rapsodi:
"Krisi topi, po bjen buria
Fort luftojke Sak Faslia
Sak Faslia, bajraktari
Yrysh bojke Vukosavi
Vukosavi po bon yrysh
Don flamurin me ia grabitë
Sak Faslia i shpërdhitë
Ja ka dhan dy pluma n´ gjyks
...
Është e njohur sidomos trimëria e Sakut dhe rugovasve tjerë në luftën për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë. Me 16 korrik 1941 në Qafë të Çakorrit forcat rugovase u bashkuan me vullnetarët nga Rrafshi i Dukagjinit që udhëheqëshin nga Ali Bajraktari i Junikut, Selim Shabani i Isniqit, Demë Alia i Pozharit, Haxhi Bajraktari i Vranocit etj. dhe u drejtuan për në Plavë e Guci. Aty zgjodhën edhe udhëheqjen e përbashkët të të gjitha forcave. Bajraktar u emërua Sak Faslia.
Forcat malazeze sulmuan në Morinë e Velikë e pastaj në Zhanicë, Pepaj e Nokshiq. Forcat vullnetare që arrinin në 3000 veta iu kundërvunë dhe i detyruan forcat armike të tërhiqen. Pas kësaj fitore Saku me forcat e veta u kthye prapë në kufi.
Me 4 nëntor 1941 forcat çetnike sulmuan Pazarin e Ri (Novi Pazarin) që ishte nën mbrojtjen e forcave vullnetare të atij rajoni. Në ndihmë për mbrojtjen e Pazarit të Ri shkuan edhe forcat rugovase nën komanden e Sak Faslisë dhe Sali Ramës. Aty erdhën në ndihmë edhe forca tjera nga viset e ndryshme të Kosovës, si nga Istogu, Mitrovica, Drenica etj. Forcat e Drenicës udhëhiqeshin nga Miftar e Cenë Bajraktari, Shaban Polluzha, Mehmet Gradica etj.
Forcat e Pejës më rrethinë udhëhiqeshin nga Kurt Abazi, bajraktar i Radacit, Mulla Zekë Bërdyna, Adem Bajraktari i Vranocit, Demë Ali Pozhari etj. Forcat vullnetare shqiptare arrinin në mbi 6000 veta. Në njërën nga betejat e zhvilluar kundër çetnikëve në Pazarin e Ri, bajraktari Sak Faslia u plagos në këmbë, por flamurin nuk e lëshoi nga dora.
Ja si e përshkruan rapsodi këtë ngjarje:
"Prej Rugove janë ra n'Pazar
Ku luftuan rrafsh tri javë,
Tri javë ditë kanë luftua,
Q'atëherë Saku ish varrua!
Demë Haxhia si po thua?
Edhe vet Sako jam varrua!
Dej n'spital s'po muj me shkua,
S'en spital na'i paskan çua.
Dema ish vdekë Saku ish pshtua.
Ish dekë Dema haj medet
Tuj liftua për atdhe t'vet.
.."
Pas qëndrimit në spital, Saku kthehet përsëri në Rugovë dhe vazhdon luftën për mbrojtjen e kufirit.
Kryetari i Qeverisë shqiptare, Mustafa Kruja, në qershor 1942 bëri një vizitë në Kosovë. Me 29 qershore, në ora 12.30, arriti në stacionin hekurudhor në Pejë, i shoqëruar nga shumë veprimtar nga Kosova dhe Shqipëria. Për ta pritur kishin dalë Sefedin Begolli, kryetar i Bashkisë së Pejës, Xhevat Begolli, prefekt në Pejë etj. Aty ishte edhe bajraktari i Rugovës Sak Faslia, të cilin Mustafa Kruja e dekoroi me një dekoratë si simbol i qëndresës kufitare. Ishte kjo hera e tretë që Saku dekorohej për heroizëm dhe për fitore në betejat kundër serbo - malazezëve.
Nishani më të cilë në vitin 1942 u dekorua Sak Faslia nga Kryeministri i Shqipërisë Mustafa Kruja. Nishani ka në mesë 4 shkronja, S. F. B. R. që janë shkurtesa për Sak Faslia Bajraktar i Rugovës.Më 30 prill 1944 plagoset për herë të dytë bajraktari, por as këtë herë nuk e lëshoi flamurin nga dora. Për plagosjen e tij shkruan edhe shtypi shqiptar i kohës. Kështu p. sh. gazeta "Lidhja e Prizrenit" nr. 13 e vitit 1944 njoftonte për plagosjen e Sakut.
Pas shërimit nga plagët e marra, ai vazhdoi qëndrimin në kufi derisa edhe u vra në luftë me malazezët në vitin 1944 në Majë të Smilovicës, aty kah ora 14.00 e qëlloi një predhë e murtajës së dorës. Si tregojnë bashkëluftëtarët, fjalët e fundit të tij para se të vritej ishin: "O kadale cërnogora, se s'ti lëshojmë kurrë këto troje, këtu i thonë Rugovë". Bashkëluftëtarët e vorrosën udhëheqësin dhe bajraktarin e tyre aty ku ra për lirinë e trojeve shqiptare, në kufirin shqiptaro-malazez, në Smilovicë.
Me 3 qershor 2004, me rastin e 60 vjetorit të vrasjes së Sak Faslisë, në një Akademi Përkujtimore, Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova shpalli Sakë Faslinë - Hero të Kombit.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi