Kush është në linjë
6 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 6 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

June 2017
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  

Calendar Calendar

Top posting users this month


Beteja e Pazarit të Ri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Beteja e Pazarit të Ri

Mesazh nga Dardania prej Fri Nov 18, 2011 2:45 pm

Beteja e Pazarit të Ri është shprehje e cila ka hyrë në histori si shprehje treguese për zhvillimet luftarake në sanxhakun e quajtur Sanxhaku i Tregut të Ri, i cili ishte pjesë përbërse e Vilajetit të Kosovës. Në këto luftime për qëllim zotërimi të kësaj hapësire janë ballafaquar trupat e armatosura shqiptare me ato sllave.

Në malet rreth Pazarit të Ri kah mesi i vitit 1941 , u formuan njësitë të përbëra nga serbët e rrethit të Dezhevës dhe Moravicës. Malet e Kopaonikut, Rogoznës , Golisë, Javorit si dhe luginat e lumit Ibër në drejtim te Rashkës dhe Kralevës , vlonin nga kriminelët me mjekrra të gjata. Në të njejtën ditë kur kishte kapitulluar Mbretëria Jugosllave, më 17 prill 1941, ushtria gjermane hyri në Pazarin e Ri. Banorët e Pazarit nuk fshihnin kënaqësinë me rastin e ardhjes së gjermanëve, sepse shpresonin se në kuadër të qeverisjes së re do ta kthejnë autonominë e Sanxhakut të cilën e kishin fituar në Kongresin e Berlinit në vitin 1878, e cila iu ishte marrë me rastin e okupimit nga serbo-malazezët në nëtor të viti 1912.

Paria e Pazarit të Ri gjat Luftës së Dytë Botërore



Komanda gjermane duke respektuar të drejtën për autonomi lejoi dhe mundësoi krerëve të Sanxhakut të rikthejnë qeverisjen e cila iu ishte marrë pas Luftës Parë Ballkanike.Në Këshillimin që u mbajt në Mitrovicë, të cilin e kishte organizuar Krajs komanda më 19 prill 1941.,qeverisja politike dhe udhëheqja iu dorzua Myslimanëve të Sanxhakut. Në këtë këshillim morën pjesë Haqif Blyta dhe Ahmet Daca. Vendet kyqe udhëhëqëse në kryeqytetin e Sanzhakut - Pazarin e Ri i morën Haqif-efendia, Ahmet Daca dhe Bahri Abdurrahmani ( Abdurahmanovic).

Të gjith pozitat kryesore të cilat më heret i mbanin serbët i morën sanxhaklinjët, ndërsa nga zhandarmëria u larguan të gjithë sebët dhe malazezët , sepse Haqifi nuk kishte besim në ta. Largëpamësia e tij u tregua më vonë shum e qëlluar në ngjarjet të cilat u zhvilluan më vonë si potez me vend në shpëtimin e Pazarit dhe me këtë edhe tërë Sanxhakun, sepse qelësi i mbrojtes ishte në këtë qytet. Për komandat të zhandarmërisë u emëru Azem Haxhiviqi.

Në radhë të qytetarëve më të nderuar të asaj kohe pos Haqif Blytës ishin edhe krerët si : Ahmet Daca, kryeshef i rrethit dhe kryetar komune në Pazarin e Ri, - Ejup-agë Lajqi, Hafiz Ibrahim Rigjanoviq, gjykatës i sheriatit, - Murat- efendia Sukiq, myfti, - Xhemajl –agë Bosnja, -Mahmut agë Elfiqi.

Egërsirat çetnike pa ndërpre përgaditeshin se si t’a thejnë zemrën e Sanxhakut - Pazarin e Ri. Atëherë në krye të Këshillit për mbrojtjen e Pazarit të Ri u vu Haqif Blyta. Këshilla të ngjashëm u foprmuan në shumicën e qyteteve të Sanxhakut. Haqifi në tërësi kontrollonte situatën në qytet dhe rrethinë. Menjiherë mobilizoi tërë popullatën të aftë për luftë dhe shpërndau armët dhe në të njejtën kohë dërgoi tri dellegacione që të thërret në ndihmë vëllezërit shqiptar nga Kosova dhe Peshteri dhe nga rrethet tjera.Delegacioni i cili u nis për në Kosovë , e përbënin qytetërët e Pazarit të cilët ishin me namë: Hanefi Lajqi, Rasim agë Nishliu, - Hazir agë Kërleshi dhe Fehim agë Hoqa. Fehim agë Hoqa ishte i lindur në Pazarin e Ri por babanë e kishte nga Kosova dhe kishte lidhje të shkelqyshme me udhëheqësit shqiptar të cilët mbanin pothuaj tërë qeverisjen në Kosovë. Duke iu faliminderuar ndikimit të tij në udhëheqësit shqiptar si te Xhaferr Deva, Pajazit Boletini ( i cili ishte mik i mirë me Jusuf Mehonjiqin), Adem Voca dhe të tjerë. Haqif Blyta me kohë armatosi popullatën. Pas marrjes së thirrjes 3200 shqiptar të Kosovës arritën me shpejtësi të pamenduar nëpër malet e Rogoznës në Pazarin e Ri.

Forca të mëdha çetnike me vetëbesim kishin filluar të futen nëpër fshatra. Menjëher u dëgjua nga malet përreth britmat “Mule , mule” ( fjalë që sot ë kësaj dite qytetarët e Pazarit nuk i kan harruar jo vetëm gjeneratat e vjetra por edhe më të rinjët) të shqiptarëve që kishin arritur nën udhëheqjen e Shaban Polluzhës. “ E kam para syve Shaban Polluzhen e armatosur me plis në kokë në odën tonë ulur këmbkryq” tregonte me krenari plaku Omer nga fshati Ohole, në jug të Pazarit të Ri. Në të njejtën kohë nga drejtimi i Dohoviqit( sot i kryqëzuar në Dojevic) dhe nga Ribariqi arrinin luftar nga Peshteri, Bisheva dhe luftëtarët e Xhemajl Koniqaninit. Çetnikët në panikë iknin në drejtim të Rashkës, nga edhe kishin ardhur.Por , në tërheqje ua kishin zënë priten afër Banjës së Pazarit shqiptarët që kishin ardhur nga Kosova dhe në tërësi i shkatrruan.Tek kriminelët e vrarë në Jangjikët ( çantat ) e tyre u gjetën gozhda të mëdha të cilat i kishin marrë me vete që kur ta okupojnë qytetin myslimanët t’i kryqijnë dhe gozhdojnë. Luftarët e Peshterit, të cilët kishin arritë nga drejtimi i Jasenovit, Pozhegës dhe Varevës i detyruan çetnikët që të tërhiqen nga fhstrat Vojniq dhe Vidovë në drejtim të Rashkës.Shqiptarët trima i udhëhiqte legjendari Shaban Polluzha i cili me ushtarët e vet siq thot populli i Sanxhakut na ka future në “ borgj”. Për fat të keq për këtë njeri pak dihet, duke mos llogaritur qytetarët e vjetër të Pazarit të cilët me respect të madh flasin për ato kohëra.

Në Betejën e Pazarit të Ri kanë dhënë jetën 144 luftar shqiptarë nga Kosova. Varret e të cilëve ndodhën në varrezat më të mëdha të Pazarit në Gazillar. Nga Peshteri kishin arritur rreth 2000 ushtar të udhëhequr nga Mulla Jakupi Bishevës heroike. Çetnikët gjat këtyre 65 ditëve ( nga 2. tetori deri më 7. dhjetor 1941) organizuan tri sulme drejt Pazarit të Ri, ndërsa policia e Pazarit nën udhëheqjen e Haqif Blytës,kishte kryer nji kundërsulm të fortë në drejtim të Rashkës. Në këtë luftë pran Rashkës dallohej “ trimi në kalë të bardhë” Xhemajl Koniqanini cili udhëhoqi luftarët e rrethinës së Tutinit. Dr. Ejup Mushoviqi në veprën e tij “ Novi Pazar i okolina” thot: “ Sulmi i parë ndaj Pazarit të Ri është kryer me 4. nëntor 1941. Qëllimi I sulmit ishte marrja e qytetit nën kontrollë dhe shfarosja i popullsisë Myslimane… Sulmi ka zgjat nga ora 4 deri në ora 10- të. Ky sulm i çetnikëve ishte i pasukseshëm. Pas këtij sulmi Haqifi në qytet solli forca të reja dhe në shënjë hakmmarje organizoi sulmin ndaj Rashkës. Ky sulm filloi më 16 nëntor në ora 10-të , dhe u kry më 17 nëntor rreth orës 16-të. Në këtë sulm morën pjesë 2.600 shqiptarë dhe boshnjak të armatosur më mirë. Sulmi tjetër i çetnikëve në Pazarin e Ri është kryer më 21 nëntor me forca më të mëdha se sa herën e kaluar. Ky sulm zgjati vetëm një ditë.Gjat këtij sulmi çetnikët i djegën të gjitha fshatrat myslimane nga Pozhega e deri në Vuqiniq. Kësaj here Pazari i Ri me sukses është mbrojtur. Sulmi i tretë i Pazari të Ri ka qenë më specific. Në këtë sulm kan marrë pjesë edhe gjemanët, të cilët çetnikët i kishin mashtuar sepse iu kishin thënë se qytetin e kan nën kontrollë komunistët.Posa filloi sulmi, rreth orës 4 më 4 dhjetor, gjermanët klishin zbuluar mashtrimin dhe ishin kthyer në Rashkë bashk me çetnikët"

Pas sulmit të parë, i të çetnikëve , Haqifi organozoi një kundërsulm me qëllim që t’iu shkaktoj dëme të medha.Me këtë rast ishte i ndihmuar nga komandati i milicisë së Tutinit Xhemajl Koniqaninit dhe nga vëllezërit Dreshaj. Kishin pasur mundësi ta marrin Rashkën nën kontroll por ishin sygjeruar nga gjermanët që mos të bënin një gjë të tillë..

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi