Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

February 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Sali Rama.....

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Sali Rama.....

Mesazh nga Dardania prej Fri Nov 18, 2011 2:29 pm

Sali Rama lindi në BogëRugovës me 1892. Komandant (major), strateg ushtarak dhe udhëheqës i shquar i Rugovës që luftoi për mbrojtjen e kufirit shqiptar kundër forcave malazeze të Knjaz Nikollës dhe Mark Milanit.

Periudha e kohës se Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Ekzistenca rugovase qe e madhe vazhdimisht. Çdo periudhë historike nxirrte njerëz të denjë që me përkushtim qëndonin në kry të masave dhe i udhëhiqnin ato në luftëra për mbrojtjen e tërësisë tokësore dhe të dinjitetit kombëtar. Koha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nxori njerëzit e vet në Rugovë. Rexhë Avdia, Celë Shabani, Sali Jaha, Hysen e Kadri Bajri, Balë Alija e të tjerë, u bënë legjendë e rezistencës. Në luftën e madhe të Nokshiqit ky brez rugovasish luftuan krah përkrah me Jakup Ferin, Ali Ibrën, Mic Sokolin etj ku korrën fitore në fushën e betejës.

Periudha 1900-1946


Koha tjetër që përfshin periudhën 1900-1946, në të cilën u bë një rezistencë gjithnjë e madhe, qe e përmbushur me luftëra e beteja të shumta, prapë nxori në shesh kryetrimat e luftrave të radhëve të para. Sali Rama, Ker Sadrija, Sak Fazlija, Jashar Haxha, Zhuk Haxhija, Rizë Zymeri, Tahir Coli e të tjerë tani udhëheqnin masat në luftëra e beteja gjithnjë për të mbrojtur tërësinë tokësore dhe dhanë jetën ose u burgosën për një Shqipëri etnike.

Në këtë periudhë të përpjekjeve të mëdha Sali Rama, Ker Sadrija e Sak Fazlija janë ata që u bënë sinonim i fitores dhe i rezistencës. Ker Sadrija tani ishte tribun popullor, Sak Fazlija trim i betejave e Sali Rama strateg luftarak.

Biografia


Sali Rama



Gurra e Sali Rames në Rugove



Sali Rama i Bogëve është njëri prej kryekrenëve rugovas, si u thonë në këtë anë luftëtarëve të radhëve të para, i cili tërë jetën, derisa ra në burg, luftoi për mbrojtjen e atdheut.

Rugova nxori shumë kryekrenë, kaçakë. Prijësi kryesor i kryekrenëve të Rugovës ishte Sali Rama. Ai u bë legjendë për rugovasit, kurse tmerr për armiqtë. Këtij kaçaku të parë të Rugovës i doli zëri anembanë dhe kudo, ndër shqiptarë, gëzonte respekt. Ishte një mesoburrë mustaqezi, i patrembur edhe pse i qetë, i urtë, bujar dhe me virtyte të shumta.

Rezultatet e të gjitha betejave, e të luftërave që u zhvilluan në këto anë, që nga lufta e Beranës, lufta e Pazarit, lufta e Moknës të cilat janë luftërat më të mëdha, rezultojnë falë strategjisë luftarake të Sali Rames. Sali Rama mori pjesë në të gjitha ngjarjet e rëndësishme dhe u dallua si personalitet i rëndësishëm.

Më 1911 merr pjesë në luftën e Beranës, ku rugovasit kishin shkuar të ndihmojnë popullatën e asaj ane.

Më 1912 merr pjesë në betejën e pare të Moknës.

Më 1919 ndalon çarmatimin e popullatës rugovase nga pushtuesi serb që e bënte në gjithë Kosovën, nën të drejtën e mbretërisë së porsaformuar SKS. Këtë vit e udhëheq rezistencën nga gryka të Tuneli i pare, për të mos i lejuar militaristët serb që të dalin në Rugovë. Po këtë vit kalon në Shqipëri nëpër Junik.

1920 kthehet në Rugovë, bën mobilizimin e masave dhe organizon një tubim popullor, ku marrin pjesë përfaqësuesit e Rrafshit të Dukagjinit dhe të Plavës.

Më 1921 Lëvizja për çlirimin e Kosovës është në vlug, ku Sali Rama dhe Ker Sadrija raportojnë së kanë më shumë se 100 luftëtarë të rregullt në dispozicion për këtë çështje.

Më 1923 Sali Rama gjendet në Krumë, ku kishte shkruar për të pare mundësinë e marrëveshjes me qeverinë shqiptare për rezistencë të përbashkët.

Për të i'u shmangur likuidimit të tërë të familjes se tije nga forcat serbo-malazeze, vetëdorezohet. Me 1947 Sali Rama dhe Zhukë Haxhija dënohen me vdekje - pushkatim sikur armiq të ish Jugosllavisë, të cilëve pastaj ky dënim iu kthye në 20 vjet burg të rënde (8 vite në Nish dhe 8 vite në Goliotok). Prokuror kishte Ali Shukriun.

Në vitin 1946 dënohet i biri Azemi me 3 vite burg në Smederevë të Serbisë.

Në nëntor të vitit 1956 maltretohen rënde dhe burgosen të bijtë Azemi dhe Beka si dhe vellau Avdiu i cili pas lirimit nga burg vdes.

Me 26.01.1993 Republika e Shqipërisë, Presidenti i Republikës i jep zotit Sali Rama urdhrin për veprimtarie patriotike të klasit të I (parë).


„Udhëheqës, propagandues, e luftëtar për mbrojtjen e trojeve nga pushtuesit e ripushtuesit, duke qene shembull për pasuesit në luftën për pavarësi e çlirim.“
Komiteti "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës"


Komiteti Mbrojtja Kometare e Kosoves, 1.Sali rama, 2.Bajram Curri, Kadri Prishtina, Hasan Prishtina, Bedri Pejani, etj



1.Sak Faslia, 2.Kolë Bibë Mirakaj, 3.Bajram Gashi, 4.Shaban Basha, 5.Sali Rama



Ishte Veprimtar i shquar dhe i ngushtë i Komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës" apo siç mund ta quajmë ndryshe Qeveria e Kosovës 1918 - 1924.

Lidhja e Dytë e Prizrenit


Sali Rama ishte përfaqësuesi i Rugovës në Lidhja e Dytë të Prizrenit në shtator të vitit 1943.
Duhet të theksohet se në mbështetje të kërkesave të Aqif Blutës do të ngrihej fuqimisht përfaqësuesi i Rugovës, patrioti Sali Rama, i cili do të theksonte:



„Edhe un, si malësuer, due me fol në kët Kuvend, me folë për të mirën e Vendit, me fol, poh, për t’i u lutun Qeverisë s’onë në Tiranë qi të mundohet me na i shpëtue qato tokë krejt shqyptare qi janë andej ç’prej Mitrovicet, në Pazar e në Senicë. Ato janë toka t’ona pse atje populli asht shqyptar, me zemër e me adete, si na kësaj ane. Un i njof njato vend, pse kam konë me luftue, bashkë me shok‘t e mij, kundra shkjevet, qi dojshin me hie atje me vra e me therë gjinden, veç se janë e duen me metë shqyptarë sikur na këndejna.“
Konfiskim pasurie


Me 20.02.1946 Sali Rames dhe vellaut të tije Avdiut, i konfiskohet e tërë pasuria si armik i Jugosllavisë/Serbisë. Në Bogë konfiskohen 8 hektar e 29 ari. Në fshatin Treboviq të Pejës konfiskohen 4 hektar e 98 ari. Po ashtu konfiskohen 200 copë dele, 32 lopë, 32 dhi dhe 2 kuaj

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi