Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

January 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Fusha e Dukagjinit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Fusha e Dukagjinit

Mesazh nga Dardania prej Tue Nov 15, 2011 11:32 pm

Fusha e Dukagjinit.- shtrihet midis malit Mokna në veri dhe malit Sharr në jug. Kufirin perëndimor e mbyll zona kodrinore e Alpeve Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna), kurse në at lindor Drenica dhe Llapusha. Fusha e Dukagjinit prej Istogut në veri deri te Prizreni në jug ka një gjatësi prej 67 kilometrash dhe gjerësi 20-40 km. Ajo paraqet një fushëgropë tektonike të fundosur në periudhën e terciarit. Në filli në periudhën e re gjeologjike të neogjenit ajo ka qenë mbushur me ujë e më vonë i tëtë uji i liqenit tërhiqet me anë të lumit të Drinit të Bardhë, duke u shëndrruar në këtë mënyrë në fushë të gjerë dhe pjellore. Në fushëgropën e Dukagjinit mbizotërojnë shtresat e reja gjeologjike të argjilës, të ranorëve e të konglomerateve të pliocenit dhe të materialit të depozituar të lumenjve. Zona kodrinore, e cila e rrethon fushëgropën e Dukagjinit në pjesën më të madhe përbëhet prej gëlqerorëve të mezozoikut. Fusha e Dukagjinit është e ulët dhe me 300-500 m mbi nivelin e detit, është ndër fushat më të ulëta të Kosovës. Pamjen e rrafshët të saj e prishin disa kodra të vetmuara, sikurse janë: Suka e Ereçit (589 m), Suka e Radoniqit (573 m) dhe Suka e Cërmjanit (701 m) në pjesën qendrore të Fushës së Dukagjinit,në një anë, dhe luginat e lumenjve si pjesë më të ulëta, nga ana tjetër. E tërë fusha e Dukagjinit anon prej veriut kah jugu. Lartësia e Fushës së Pejës është 500 m, fusha e Prizrenit 400 m, kurse në Vërmicë, në Drinin e Bardhë, kjo lartësi është 270 m mbi nivelin e detit.

Ndërrimet në elementet klimatike janë pasojë jo vetëm e gjerësisë gjeografike, afërsisë së detit, por edhe si pasojë e ndikimit të masës tokësore. Mirëpo, ndryshimet morfologjike bëjnë komponentin kryesor të ndryshimit klimatik. Në Fushën e Dukagjinit temperatura mesatare vjetore lëviz prej 11,3 ºC në Pejë deri në 12 ºC në Prizren. Prej veriut në drejtim të jugut reshjet mesatare vjetore zvogëlohen. Në veri këto janë 800 e 900 mm, kurse në jug, në Fushën e Prizrenit janë midis 600 e 700 mm.

Ujërat e rrafshit të dukagjinit janë përcaktuar me pellgun e Drinit të Bardhë, i cili buron në veri të Pejës, në afërsi të lokalitetit Radavc dhe te KuksiShqipëri bashkohet me Drinin e Zi. Drini i Bardhë është lum fushor me pjerrtësi 2,7 m/km. Ai në rrjedhën e vet merr njeh numër të madh degësh. Degët e djathta të Drinit të Bardhë janë Sushica, Lumbardhi i Pejës, Lumbardhi i Deçanit, Ereniku, kurse ato të majta janë: Klina, Mirusha, Toplluga dhe Lumbardhi i Prizrenit.

Fusha e Dukagjinit shtrihet në 1562 km2 dhe zë 36% të territorit, ndërsa jetojnë rreth 500 000 banor.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi