Kush është në linjë
8 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 8 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

October 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Çrregullimet e ritmit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Çrregullimet e ritmit

Mesazh nga Dardania prej Sun Oct 23, 2011 9:36 pm

. Blloku


Tabela 1. Njohuri fillestare për blloqet.


























Lloji i bllokutTiparetPrognoza e trajtimi
Grada e parë
  • Intervali PR (nga fillimi i valës P deri tek fillimi i kompleksit QRS) mbi 0.2 sekonda.
  • Çdo impuls atrial përcillet në ventrikuj.
  • Mund të bëjë vaki në njerëzit e shëndoshë nga rritja e tonit të nervit vagus.
  • Nuk ka nevojë për trajtim, prognoza është e mirë.
    Grada e dytë Mobitz tip 1 (Wenckebach)
  • Intervali PR fillon i vogël dhe pastaj rritet pak nga pak derisa një impuls atrial nuk i përcillet fare ventrikujve.
  • Pas impulsit atrial të papërcjellë, intervali PR bëhet prapë i vogël; pastaj fillon e zgjatet pak nga pak prapë, dhe çdo gjë përsëritet nga e para.
  • Mund të bëjë vaki në njerëzit e shëndoshë, ose mund të jetë pasojë e barnave, p.sh., beta-bllokuesit, digitalisi, kalcium-bllokuesit.
  • Prognoza është e mirë. Nqs shkaktohet nga barnat, duhet ulur doza ose duhet ndaluar fare ilaçi shkaktar.
    Grada e dytë Mobitz tip 2
  • Intervali PR mbi 0.2 sekonda; pas një numri të pandryshueshëm impulsesh të përcjella, një impuls atrial nuk i përcillet ventrikujeve.
  • Blloku zakonisht gjendet në tufën e His-it.
  • Prognoza nuk është e mirë. Trajtimi = ritëmbërës artificial (pacemaker, stimulues kardiak).
    Grada e tretë
  • Bllok komplet.
  • Në EKG vihet re që valët P s'kanë lidhje me komplekset QRS.
  • Simptomat/shenjat: vështirësi në frymëmarrje, valë 'a' të forta në venat jugulare, presion pulsor i rritur.
  • Mund edhe të mos ketë simptoma.
  • Trajtimi = vendosje e ritëmbërësit.
    Blloku i degës
  • Bllok në një nga degët që dërgojnë impulset nga tufa e His-it në ventrikuj.
  • Në EKG vihet re zgjerim i kompleksit QRS mbi 0.12 sekonda.
  • Në blloqet e degës të djathtë vihet re pozitivitet në pjesën e fundit të kompleksit QRS në lidhjet V1, V2.
  • Në blloqet e degëve të majta vihet re pozitivitet në pjesën e fundit të kompleksit QRS në lidhjet prekordiale të majta.
  • Zakonisht blloqet e degëve vihen re në pacientë me sëmundje të miokardit.
  • Blloqet e degëve vihen re edhe në pacientë me miokard të shëndoshë.
  • Prognoza është e njëjtë me prognozën e procesit patologjik që shkakton bllokun. Zakonisht nuk ka nevojë për trajtim. Nqs pacienti është simptomatik, ritëmbërësi artificial mund të vendoset nqs ka bllok komplet dhe nuk ka ndonjë shpjegim tjetër për simptomat.

    B. Fibrilimi atrial
    1. Fibrilimi atrial është aritmia më e shpeshtë kronike.
    2. Etiologjia: sëmundjet valvulare, sëmundjet pulmonare, hipertiroidizmi, alkoolizmi, operacionet.
    3. Pulsi është krejt i parregullt.
    4. Shenjat/simptomat: palpitime, parehati në gjoks, presion gjaku i ulët, sinkopë, takikardi.
    5. Komplikimet: trombe murale atriale dhe embolizëm, shpesh embolizëm në tru.
    6. Trajtimi:
    a. Mbrojtje e ventrikujve nëpërmjet bllokimit të nyjes atrioventrikulare (p.sh., digitalis dhe kalcium-bllokuesit si verapamili dhe diltiazemi).
    b. Kthimi në ritëm normal me barna ose me goditje elektrike: (i) Prokainamid intravenoz, sotalol, amiodarone (ii) Goditje elektrike me 100-200J, dhe më pas me 360J.
    c. Në qoftë se fibrilimi ka zgjatur më shumë se 24 orë pacienti duhet trajtuar me Coumadin (Warfarin) për 3 javë para kthimit të ritmit; kjo duhet bërë për të parandaluar lëshimin e emboleve pas kthimit të ritmit normal.

    C. Takikardia atriale shumëvatrore (Multifocal atrial tachycardia)
    1. Veshoret kanë vatra ritëmbërëse të shumta; ritmi i zemrës është i parregullt; kjo lloj aritmie zakonisht shihet në të sëmurët me sëmundje obstruktive të mushkërive.
    2. Në EKG shihet takikardi dhe mëshumë se 3 lloje valësh P.
    3. Nqs pacienti nuk është takikardik por ka mbi 3 lloje valësh P kjo njihet si "ritëmbërës bredharak" (wandering pacemaker).
    4. Trajtimi: verapamil.

    D. Takikardia supraventrikulare
    1. Termi "takikardi supraventrikulare" përdoret për të gjitha takiaritmitë zanafilla e të cilave është mbi ventrikujt.
    2. Ritëmbërësi (vatra ektopike) mund të jetë në atrium ose në nyjen atrioventrikulare; disa ritëmbërësa mund të jenë aktivë në të njëjtën kohë (shiko më sipër: takikardia atriale shumëvatrore).
    3. Diagnoza diferenciale: takikardia supraventrikulare duhet dalluar nga takikardia ventrikulare; dallimi bëhet me EKG.
    4. Në EKG shihen komplekse QRS të ngushta (më pak se 0.12 sec) në takikardi supraventrikulare dhe komplekse QRS të gjera në takikardi ventrikulare. Në disa lloj takikardish supraventrikulare mund të shihet edhe vala P.
    5. Dallimi midis takikardisë ventrikulare dhe takikardisë supraventrikulare me bllok të degës është i vështirë.
    6. Trajtimi varet nga shkaku:
    a. Korrigjim i çrregullimeve të elektrolitëve.
    b. Masazhi i arteries karotide në takikardi supraventrikulare paroksizmale.
    c. Kontroll i ritmit ventrikular me barna (digitalis, kalcium-bllokues, beta-bllokues, adenozinë).
    d. Kontroll i ritmit ventrikular me goditje elektrike nqs pacienti është në rrezik.

    E. Takikardia ventrikulare
    1. Përkufizim: takikardi ventrikulare = më shumë se 3 tkurrje ektopike ventrikulare.
    2. Takikardia ventrikulare që zgjat më shumë se 30 sekonda duhet trajtuar urgjentisht sepse mund të shndërrohet në fibrilim ventrikular.
    3. Trajtimi varet nga simptomat:
    a. Në qoftë se pulsi nuk ndiehet dhe presioni është i ulët, pacienti duhet defibriluar dhe trajtimi duhet të vazhdojë sikur të ishte fibrilim ventrikular; goditjet elektrike fillohen me 200J, pastaj 300J, pastaj 360J.
    b. Nqs pacienti është asimptomatik trajtimi i parapëlqyer është lidokaina.

    F. Fibrilimi ventrikular
    1. Shenjat e simptomat: sinkopë, hipotension i theksuar, vdekje klinike.
    2. Goditje elektike e menjëhershme (200J, pastaj 300J, pastaj 360J) e rivendos ritmin në 95% të rasteve.
    3. Në raste të rralla goditja me grusht në gjoks e rikthen ritmin.
    4. Lidokaina mund të përdoret.
    5. Pa trajtim fibrilimi ventrikular sjell vdekje.

    _________________
    Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
    avatar
    Dardania
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1629
    Join date : 13/05/2011
    Age : 30

    http://dardania.msnboard.com

    Mbrapsht në krye Shko poshtë

    Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


     
    Drejtat e ktij Forumit:
    Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi