Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

January 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Sabri Hamiti

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Sabri Hamiti

Mesazh nga Dardania prej Fri Oct 21, 2011 12:21 am


Sabri Hamiti lindi më 10 maj 1950Dumnicë, Podujevë, nga babai Hamit Hamiti dhe nana Mehreme Duriqi. U rrit në familje bashkë me tri motra e dy vllezër.
1957 Hyri në shkollën fillore në vendlindje.
1968 Mbaroi gjimnazin në Podujevë dhe u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Nisi botimet letrare në Bota e re e në gazeta e revista të tjera. Mori pjesë në demonstratat e studentëve në Prishtinë. I ndjekur nga policia, disa muaj jetoi duke u fshehur te të dashurit e tij.
1972 Diplomoi me sukses të shkëlqyeshëm në Universitetin e Prishtinës, në gjuhë e në letërsi shqipe. Botoi veprën e parë letrare te Rilindja e Prishtinës. Regjistroi studimet pasuniversitare me temë “Poetika e re shqipe” në Universitetin e Sorbonës, në Paris, mirëpo për mungesë parash u kthye në Prishtinë.
1973 U martua me Kumrije Rugovën, moshatare dhe mike e studimeve. Hyn në punë në shtëpinë botuese Rilindja të Prishtinës. Nis studimet pasuniversitare në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, të cilat studime i kreu pas dy vitesh.
1980 Për një vit akademik specializoi teorinë e formave letrare në École des Hautes Études en Sciences Sociales, në Paris. Mori Diplomën e Shkallës së Lartë për letërsi frënge e qytetërim frëng në Universitetin e Sorbonës në Paris.
1987 Doktoroi me temë nga letërsia bashkëkohore shqipe në Universitetin e Prishtinës.
1989 Hyn në lëvizjen për Pavarësinë e Kosovës, të prirë nga Ibrahim Rugova, mik i tij i studimeve. Më vonë, gjashtë herë me radhë (1992, 1998, 2001, 2004, 2007, 2010) u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës, ndërsa nga viti 2006 është anëtar i Kryesisë së Kuvendit .
1993 Zgjidhet profesor i letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Po ashtu ligjërues në studimet postdiplomike të letërsisë.
1995 Si anëtar i Komisionit Kombëtar punoi për njësimin e programeve shkollore të lëndëve nacionale dhe për hartimin e teksteve të përbashkëta për të gjitha shkollat shqipe.
24 shtator 1998 persona të panjohur të Sigurimit të fshehtë serb i bëjnë atentat në shkallët e banesës së tij në Dardani të Prishtinës. E shpëtojnë mjekët shqiptarë me ndihmën e Zotit.
2000 Zgjidhet anëtar korrespondent i Akademisë të Shkencave e Arteve të Kosovës.
2008 Zgjidhet anëtar i rregullt i Akademisë të Shkencave e Arteve të Kosovës.

Sabri Hamiti jeton e punon në Prishtinë.

Mbi veprën letrare

Shqiptimi poetik si rebelim tematik e gjuhësor kundrejt letërsisë pararendëse shfaqet me figura të forta si Njeriu vdes i ri, madje në trajtë titulli. Më tutje kërkimi si vetënjohje duke krijuar variantet e Narcisit modern, si figurë themelore e letërsisë në shkallën e parë të shkrimit. Edhe më tutje figurat e kujtimeve personale, të shtrira në kohë dhe në botën e të tjerëve, që presin me thikën e harrimit; dhe ritëm, rimë, muzikë.

Trungu ilir, figurë kryesore e identitetit e sprovuar në Kohën moderne të rrethanave. Trungu ilir një libër kult, i dramatizuar në teatër dhe shfaqje e ndaluar nga cenzura. Leja e njohtimit 1985, libër binjak me të parin, kërkim i identitetit të rrezikuar nga jashtë, duke përfshirë një referencë të largët me fantazinë apo utopinë negative të Oruelit në 1984. Kujtimet e të ndodhurave i mbledh poema dramatike Kutia e zezë.

Kaosmos, shenjë a thirrje për frikën e torturën sistemore që prek individualitetin e universalitetin e njeriut. Dramatika e marshit barbar në ardhje e në shkuarje, ashtu dhe bukuria e jetës në rendin e përmbysur: parajsa, purgatori, ferri. Mandej ABC si katalog i dhembjeve etnike, me figurat që si shpërthyes të mprehët prekin në kohë e në hapësirë. Melankolia, së fundit është gjendje e figurë për pasojat që ka bota e ndiesive e kaluar nëpër botën e egërsive.

Romani i rinisë Njëqind vjet vetmi shtreson psikologjinë e vetmitarit që rritet ndërmjet mungesave e pengesave. Aty është jeta e tre brezave që i ngjajnë kaq shumë njëri tjetrit. Vetmia është shekullore: njëqind vjet, por kjo është figurë e pambarimit. Referenca reale shkon nga Lidhja e Prizrenit e këndej. Po shkrimi ndjek logjikën e vet, që nga legjenda e përralla për të përfunduar në një epilog baladik të njohjes dhe të vetënjohjes shqiptare.

Futa e Misioni, dy tekste dramatike që lidhen fort me ndodhjet në Kosovë në deceniet e fundit të shekullit XX. Një shkrim i rrezikshëm dhe i rrezikuar, që universalen don ta provojë me realen: situata për t’u identifikuar. Dy heronjtë tragjikë të dramave japin tipe të ndryshëm heronjsh shqiptarë: një herë hero i mashtruar, herën tjetër hero i flijuar. Dhe këtu mbetet të rindërtohet heroi veprues, si vizion apo si realitet i vendit, që do ta përmbyllë skemën e heronjve shqiptarë.

Sprovat për një poetikë, një trajtim e kërkim teorik i letërsisë shqipe i të gjitha periudhave, shfaqet që nga libri i parë Variante deri te libri i fundit Bioletra, për të krijuar një sistematikë të kërkimit e një sistem të të menduarit. Pra, letërsia apriori e kritika aposteriori. Nga poetika e autorëve te poetika e periudhave dhe tutje te poetika e letërsisë shqipe. Dhe në fund të fundit poetika personale në Bioletra, e shfaqur si një teori e shkrimit dhe e leximit letrar.

Dy periudha të letërsisë shqipe: letërsia filobiblike e letërsia romantike, që rrokin katër shekujt e parë të kësaj letërsie. E para duke pasur karakteristikë zotëruese parashkrimin biblik, kurse e dyta duke e pasur për bazë temën e zgjimit nacional ashtu dhe shpërthimet individuale romantike. Të dyjat të lexuara nëpërmjet autorëve më të mëdhenj. E para me Buzukun, Budin, Bogdanin e Varibobën, e dyta nëpërmjet De Radës, Naimit, Serembes, Pashko Vasës, Samiut, Mjedjes, Çajupit. Vetëdija për dy doktrina letrare.

Letërsia e gjysmës së parë të shekullit XX, e shfaqur më parë si letërsi e modelit kritik, përballë modelit himnizues romantik. E vijuar me letërsinë moderne që zbulon e shfaq poetika e individualitete të fuqishme letrare. Zhvillim i hovshëm i të gjitha gjinive letrare duke krijuar një ambient e një vetëdije, ku krijohet dialogu i çuditshëm ndërmjet autorëve të mëdhenj si Faik Konica, Gjergj Fishta e Fan S. Noli në një anë dhe Lasgush Poradeci, Ernest Koliqi, Mitrush Kuteli e Migjeni në anën tjetër.

Interpretimi i veprave të zgjedhura të autorëve të zgjedhur të letërsisë bashkëkohore. Shkrim i një dialogu të mbrendshëm letrar, në të cilin autorët e veprat e zgjedhin lexuesin-interpretuesin po aq sa ai i zgjedh këto. Kjo dëshmon më tepër një sistematikë të shkrimit e të leximit se sa një sistem. Pra, loja e përhershme e kërkimit është që autorët: krijuesi e interpretuesi t’i shfaqen të hapur njëri tjetrit, për të gjetur bashkërisht universalen letrare në trajtë të poetikës.

Katër monografi letrare për autorët e njohur të letërsisë bashkëkohore shqipe: dy të hullisë së shkrimit tradicional, një të nismës moderne e një të shkrimit modern. Njëri i futur në kodifikimin moral dhe i rebeluar fort (Hivzi Sulejmani); tjetri i bërë popullor nëpërmjet humanitetit e moralitetit të letërsisë (Nazmi Rrahmani); një poet i nemun e i ndjekur nga talenti i vet (Bilal Xhaferri) dhe autori emblematik i letërsisë moderne shqipe në gjysmën e dytë të shekullit XX (Anton Pashku).

Veprat letrare



Poezia

Ballina e librit Litota




  • Njeriu vdes i ri, 1972
  • Faqe e fund, 1973
  • Thikë harrimi, 1975
  • Trungu ilir, 1979
  • Leja e njohtimit 1985, 1985
  • Lind një fjalë, përzgjedhje, 1986
  • Kaosmos, 1990
  • ABC Albetare për fëmijë të rritur, 1994
  • Melankolia, 1999
  • Sympathia, 2004
  • Lulet e egra, 2006
  • Litota, 2007

Roman


  • Njëqind vjet vetmi, 1976

Drama


  • Futa, 1988
  • Misioni, 1997
  • La Mission, 2007, Paris, Editions l’Espace d’un instant

Kritikë/Eseistikë/Studime

Ballina e librit Lasgushi qindvjeçar




  • Variante, 1974
  • Teksti i dramatizuar, 1978
  • Kritika letrare, 1979
  • A-ZH, Romanet e Nazmi Rrahmanit, 1982
  • Arti i leximit, 1983
  • Njeriu kryengritës, 1987
  • Vetëdija letrare, 1989
  • Faik Konica: jam unë, 1991
  • Tema shqiptare, 1993
  • Poeti i nemun Bilal Xhaferri, 1996
  • Letra shqipe, 1996
  • Lasgushi qindvjeçar, 1999
  • Bioletra, 2000
  • Studime letrare, 2003
  • Shkollat letrare shqipe, 2004
  • Tematologjia, 2005
  • Presidenti Ibrahim Rugova (Memento për Rugovën), 2007
  • Letërsia moderne, Tiranë, 2009
  • Albanizma, 2009
  • Poetika shqipe, 2010

Tekste shkollore


  • Letërsia e vjetër shqipe, 1995,
  • Letërsia moderne shqipe, 1998,
  • Letërsia romantike shqiptare, 2004

Vepra komplete, 2002

Ballina e një vepre të kompletit



  • Vëllimi i parë: Poezi
  • Vëllimi i dytë: Poezi
  • Vëllimi i tretë: Poezi
  • Vëllimi i katërt: Roman
  • Vëllimi i pestë: Drama
  • Vëllimi i gjashtë: Kritika letrare
  • Vëllimi i shtatë: Letësia filobiblike, Letërsia romantike
  • Vëllimi i tetë: Letërsia moderne
  • Vëllimi i nëntë: Letërsia bashkëkohore
  • Vëllimi i dhjetë: Letërsia bashkëkohore

Tekste të Sabri Hamitit

Në gjuhën shqipe




    • Sabri Hamiti: Shkollat letrare shqipe
    • Sabri Hamiti: Monumentet e kulturës së identitetit shqiptar
    • Sabri Hamiti: Fraza e pambaruar
    • Sabri Hamiti: Njeriu meditant, njeriu militant



[b][redakto] Në gjuhë të huaja






    • Sabri Hamiti: Albanian literary schools (Përkthyer nga Dr. Muhamet Hamiti)
    • Sabri Hamiti: Les écoles littéraires albanaises (Përkthyer nga Dr. Halit Halimi)
    • Poezi të Sabri Hamitit në anglishte (Përkthyer nga Dr. Robert Elsie)


  • Mirënjohjet

  • Urdhri "Gjergj Kastrioti Skënderbeu"

    • Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit
    • Urdhri "Gjergj Kastrioti Skënderbeu"
    • Çmimi kombëtar "Azem Shkreli", për vepër jetësore në fushën e letërsisë nga Ministria e Kulturës e Kosovës, 2010
    • Çmimi i Madh për Letërsinë për vitin 2010 na Ministria e Kulturës e Shqipërisë për veprën letrare "Poetika shqipe.


_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi