Kush është në linjë
7 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 7 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

October 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Agim Çeku...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Agim Çeku...

Mesazh nga Dardania prej Thu Oct 20, 2011 11:32 pm

Agim Çeku, lindi në Pejë29 tetor 1960, është ushtarak, politikanë shqiptarë nga Kosova. Ishte kryeministër i qeverisë së Kosovës.

Shef i Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë muajve të fundit të Luftës së Kosovës, dhe me përfundimin e luftës mori drejtimin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, po ashtu si gjeneral.



Karriera ushtarake

Ai kreu dy vite të akademisë ushtarake në Beograd dhe dy të tjera në ZarëKroacisë ku i'u bashkëngjit Armatës Popullore të Jugosllavisë. Kur filloi lufta në ish-Jugosllavi në tetor 1991, ai i'u përgjigj kushtrimitgardës kombëtare të Kroacisë dhe fitoi komandën e njësive artilerike në Zarë, dhe pastaj u bë zëvendës-komandant i divizionit luftarak. Në shkurt 1992 i u besua komanda e divizionit luftarak Masleniçko (Masleničko), e pastaj komanda e divizionit anti-tankist e garnizonit në Gospiç (Gospić) në ushtrin Kroate.

Çeku morri pjesë aktive në luftën që pasoi me Republikën Serbe të Krajinës e cila kërkonte ndarjen nga Kroacia. Në shtator 1993 gjatë luftimeve në Medak, Qitluk (Čitluk) dhe (Počitelj), si pjesë e Operacionit “Toka e Zjarrtë”, Çeku u plagos. Aty ai e fitoi gradën gjeneral dhe pastaj mori pjesë në stërvitjen që instruktorët e ushtrisë amerikane u ofruan oficerëve dhe ushtarëve kroatë. Gjatë dy viteve në vazhdim ai ndihmoi në freskimin e doktrinës dhe taktikave të ushtrisë kroate, duke planifikuar Operacionin Stuhia1995 i cili i dha fund luftës në Kroaci. Ai u dekorua nëntë herë nga kryetari kroat Franjo Tugjman duke arritur gradën gjeneral brigade.



Ardhja në UÇK

Çeku vendosi kontakte me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës rreth mesit të viteve ‘90. Ai dha dorëheqjen nga posti ne ushtrinë kroate në shkurt 1999. Më pas i bashkangjitet UÇK-së ku caktohet shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Në ditët përmbyllëse të Luftës së Kosovës, UÇK-ja filloi t'i ofrojë NATO-s informata të rregullta si dhe të sulmojë forcat serbe për t'i vënë në pahë të avionëve të NATO-s.

Agim Çeku dhe Uesli Klark inspektojnë gardën e TMK-së



Me përfundimin e luftës në qershor 1999, Çeku mbikëqyri çarmatosjen e UÇK-së dhe transformimin e saj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Si komandant i përgjithshëm i TMK-së, Çeku mbajti gradën gjeneral-leftnant. Serbia ende mban një fletë-arrest ndërkombëtar ndaj tij që nga luftimet në Krajinë që ka çuar deri te arrestimet e përkohëshme në tetor 2003Lubjanë dhe në shkurt 2004Budapest. Gjykata Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi ka bërë të ditur se ai nuk kërkohet për krime lufte.

Çeku është i martuar me një grua kroate dhe ka dy djem e një vajzë që jetojnë në Kosovë.



Emërimi kryeministër

2 mars të vitit 2006, pas dorëheqjes së kryeministrit Bajram Kosumi, partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e propozoi dhe pastaj kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu e emeroi Agim Çekun për kryeministër të katërt të Kosovës së pasluftës. Kuvendi i Kosovës e aprovoi atë kryeministër më 10 mars të vitit 2006. Post që e mbajti deri më datën 9 janar 2008.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi