Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

February 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Malësor Prënkoçaj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Malësor Prënkoçaj

Mesazh nga Dardania prej Thu Oct 20, 2011 11:23 pm


Malësor Prënkoçaj, i njohur edhe si Malesori, i lindur më 17 korrik 1977Podgoricë është këngëtar i njohur shqiptar nga trevat shqiptare që gjenden nen Mal të Zi, saktësisht nga Trieshi, në rrethinën e Tuzit (Malësi e Madhe). U rrit në Podgoricë ku edhe mbaroi shkollimin fillor dhe atë të mesëm. Pasioni i tije për muzikën shqiptare filloi nga mosha e fëmijërisë se tij.

Malesori ka qen anëtar i ShKA "Besa", shoqëri kjo e njohur për kultivimin e këngës së mirëfillte shqipe, karakteristike për zonat tona veriore. Aty Malesori ishte i njohur si këngëtar dhe instrumentist në veglat popullore si Çiftelia e Sharkia. ShKA "Besa" ishte një ndër shoqëritë kulturo-artistike më të mira në trevat e Malësisë dhe kishte këngëtare dhe instrumentiste të shkëlqyer, dhe nga aty dolën emra të njohur të këngës sonë shqipe si : Nikolle Nikprelaj, Malesori, Hane Nikprelaj, Anton Ujkaj, etj. "Besa" u udhëhoq për gjatë kohë nga daja i Malësorit, i njohur si Dode Gjonaj i cili është një ndër instrumentistet më të mirë në veglat popullore në botën shqiptare.

Malesori eshtë i njohur për revolucionet e mëdha që bëri në jetën dhe karrierën e tije. Nga një fëmije i cili i lind e u rrit në një vend joshqiptar (Podgorice), ai shkoi në Prishtinë dhe regjistroi studimet në gjuhen shqipe në "Universitetin e Prishtinës". Në botën e muzikës shqipe u bë shumë i njohur me këngën e tije legjendare "Kthehuni", e cila ishte një hit vërtet i madh. Kjo kënge ishte hit i vitit 2003Kosovë dhe trevat tjera shqiptare, dhe me të ai krijoi stilin e vet të këngës sonë shqipe. Këtë këngë ai ua kushtoi Shqiptareve të Malit te Zi (nga Tuzi, Kraja, Ulqini, Plava e Gucia, Rozhaja) që nga dhuna dhe diskriminimet sllave braktisen trojet e tyre dhe morën rrugët e mërgimit, dhe si pasoje trojet tona, në Mal të Zi, pothuaj u boshatisen nga popullata shqiptare. Kjo këngë i dha Malesorit fame të madhe.

Ai dha kontribut të mëdha duke kënduar në shumë koncerte humanitare anë e mbanë vendit tonë, posaçërisht në Kosovë, Maqedoni e Lugine të Preshevës, trojet këto që ishin të përfshira me lufte. I këndoi luftës së shenjte të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, asaj për Presheve, Medvegje e Bujanoc si dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe shumë këngë ua dedikoi luftëtareve të këtyre ushtrive. Ai poashtu këndoi për fëmijët bonjak, invalided e luftës, fëmijët e dëshmoreve dhe familjeve të varfera shqiptare.

Malesori këndoi anë e mbanë botës ku jetojnë Shqiptaret, si në atdhe ashtu edhe në diaspore. Jeton në Prishtinë.



Albumet e tije janë


  • "Veç për ty",
  • "M'ke lënë kot",
  • "Kthehuni",
  • "Fjale e vetëm fjale",
  • kollazh "Qaj për ditën",
  • "The best of Malesori".

Hitet e Malesorit

Kthehuni",

"Eja",

"Zotëri pareli",

"Fjale e vetëm fjale",

"Qaj për ditën",

"Përsëri",

"A te kujtohet ?",

"Cike malësore",

"Dy zemra"

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi