Kush është në linjë
5 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 5 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

October 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Kosova duhet ta ketë pasë Hymnin vet qysh në vitin 1935

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kosova duhet ta ketë pasë Hymnin vet qysh në vitin 1935

Mesazh nga Dardania prej Wed Oct 19, 2011 2:33 am

(Kjo letër duhet të jetë shkruar në vitin 1965 nga Dr. Krist Maloki drejtuar Dr. Kazim Prodanit në Turqi, dhe sipas kësaj letre Kosova duhet ta ketë pasë Hymnin vet qysh në vitin 1935.
Letra është marrë nga dorëshkrimet e Krist Malokit me lejen e gruas së tij Mag. Freya Maloki në Graz, që e falenderojmë në këtë rast. Kjo letër është botuar në revistën fetaro-kulturore Urtia viti VII/ 1/ 1998 (11), faqe 184-193, organ i studentëve të teologjisë së Ipeshkvisë së Kosovës.)

Përgatiti: Albert Ramaj


Letër e Krist Malokit derjtuar Kazim Prodanit në vitin 1965

I ndrti Zoti Prodani,

Më falni që po U përgjigjem kaq vonë! Jam matur sa e sa herë që t'U shkruaj gjatë e gjërë që të merremi vesht pakës më mirë; sepse, si pat thënë qysh Aristoteli, dy njerës - që s'janë rritur së bashku brenda një rrethi fare të ngusht - nuk munt të merren vesht fort bile nër çështeje më të fella mendtare dhe shpirtërore. Dhe fajin s'e kanë aqë fort problemet dhe kompleksiteti i tyre, se sa mendsija dhe qëndrimi shprirtëror i zotronjësve të tyre.

Sa kam patur rast nër ca pak bashkfajlime me Ju që t'U kuptonj, Juve, Zoti Prodani, jini një tip i veçant politikan dhe zhurnalist shqiptëtar. Po kuptohemi! - Ka politkana e politikana në botë, me qëllime e qëndrime të ndryshme. Këtu po qëndrohemi më fort rreth politikanit nacjonal apor komëbtar. këtu ka tri figura të veçanta karakteristike.

Njëra drejtohet më tepër kah iderat dhe edealet e kohërave të kaluara romantike, tjetra nga idealet dhe iluzjonet e një ardhmënie fanije fantastike dhe fantazmogorike dhe e treta si pas kohës së tanishme, si pas realitetit, në kujtim të definicjonit të Bismarck-ut: "politika është mjeshtrija e shfrytzimi të posibiliteteve reale ... të rasteve të volitshime!". Neve shqipëtarët e vjetër jemi qysh nga mendsija e jonë heroike dhe romantike politikanë të kohës së kaluar dhe qellimet t'ona finale apo (e palezueshme kjo fjalë më duket se është theologjike, vër A.R.) shtrihen kah ardhmënija e Kombit t'onë si hije.

Dritat e mëngjezit; horizonti i yn është plot ngjyra e iluzjone, kurse realiteti fare i ngusht dhe i that. Dhe kësodore na po pësojm desiluzjone pas desiluzjonesh qysh se kemi filluar të jemi politikanë dhe të bëjm politikë kombëtare. Këjo tragjedí ka nisur qysh me Rringjalljen Shqipëtare, qysh me Baballarët e Kombit dhe qysh me Lidhjen e Przrenit!

Dhe më tepër se të gjithë shqiptarët tjerë neve kosovarët i kemi pësuar desiluzjnet më të forta, sepse neve kemi qenë më të parët dhe më luftarakët politikanë kombëtarë. Mirë po realiteti ka qenë kontra neve. Lidhëja e Prizrenit deri më sot është paraqitur nga shkrimtarët idealista dhe romantikë me ngjyra shumë të shkëlqyera - apor ka mbetur fare zbetë! - porse kush i di pak a shumë prapaskenat e verteta, kush i di kumtesat nga goja vet e stërgjyshëve prizrenas i kupton punët politike kombëtare më hollësisht, më afras dhe më desiluzjonisht; kemi këtu ca paralele edhe me Diten e Flamurit 1912 dhe me Kongresin e Lushnjës, por nejse... për një herë tjetër !

Realiteti më i idhur per Kosovën është fakti që Shqipërija e 1913-ës s'ka rrëfyer kurr donjë interes të vërtetë për `të. Iknin kosovarët në të katër anët e botës per ta shpëtaur kokën vetëm jo kah Shqipërija, dhe ata që u lanë të hynin brënda u detyruan të kalben nër moçale e Terbufit (Materjalin dokumentar e kini nga dora e Lumo Skendos në Kalendarin Kombjar!).


U bë lufta vëllavrasëse ndërmjet nacjonalistave dhe komunistave, vullndetarët kosovarë vajtne dhe luftuan gjër në Himarë... per t'u varë pastaj njëri pas tjetrit si tradhëtorë nër ullishtat e Vllorës.

Mêtepër: Shqipërija dergoj tre divizjone partizanësh shqipëtarë në Kosovë per të vrarë atje më tepër se 40 mij patriota kosovarë (Shif "Lidhja e Dytë e Prizrenit" nga Tahir Zajmi, 1964). Ju munt të thoni, se me çliriminn e Kosovës nepër trupat italjane-shqipëtare 1941 u shpetuan kosovarët politikisht dhe kulturisht etj., porse kosovarët vet jan të një mentimi tjetër: ata thonë edhe sot se shqiptarët kan ardhur si karkalecat dhe kan lënë prapa napoljona-letër që s'i hanë as qent! (Xhafer Deva me shokë mallkohen edhe sot dhe vetëm Ballistat gëzojn njëfarë sympathie!).

Realiteti i dytë i Kosovës është mosperfillëja dhe mosprotezhimi politik nga donjë shtet tjetër jashta Jugosllavisë. Si pjesë e gjithë Kombit Shqiptar dhe Shqipërisë ethnike dhe sidomos si apendiks i Shqipërisë së 1913-ës, Kosova sot nuk gjen respekt, as sympathí dhe as perkrahëje në botën e jashtme. Dhe me qenë që problemet minoritare kombëtare zgjidhen vetëm - internacjonalisht - nepër konstelacjonet e fuqive të mbëdhaja apor të pushteteve dhunore, s'ka shpresë se interesat apor të drejtat e Kosovës do të merren donjë herë para sysh. "Organizata e Minoriteteve Ethnike Evropjane" është një ent më fort platonik moral se sa politik, dhe është formuar nën hijen e Amerikës vetëm per t'i hedhur hi syve të atyre popujve apor kombeve nacjonaliste që u trathëtuan në Jalltë (Yalta) nga Roosevelt-i dhe Churchilli. Donjë efekt politik internacjonal ajo "Organizatë" s'ka patur deri më sot as këtej dhe as andej, aqë më pak kundrejt pushtonjësit më të madh dhe më barbar Rusisë!

Diskreditimi më i madh që iu bë dikur "Kombeve të Bashkuara" rrodhi nga moszotësija e tyre per t'i regulluar problemet minoritare, për të cilat u bë gjithë ajo zhurmë dhe propagandë; Amerika po e pëson sot po at fat qysh se nuk qe e zonja t'ndërhyjë në revolten e Ungarisë më 1956. Jugosllavija në realitet mund të jetë një shtet e pushtet fare i dobët, fare anemik me zorime të shumëta të perbrendshime, porse sadokudo në botën internacjonale ka kredit dhe ka mbështetëje. Prandaj edhe sikur t'u apë posibilkitet organeve të "Organizatës" në fjalë ta e vizitojn Kosovën, me një vizë apor dekllaratë politike internacjonale (gjoja formale të së drejtës internacjonale") i shëlyen dhe i anhilizon të tëra pohimet e arganizatës platonike.

Por mua nuk ma merr mendja se mund të lejohet ndonjë orrganizatë dhe të ndërhyjë apo "të perzihet nër çështej të brenshme" të Jugosllavisë. Pos kësaj "Organizata e Minoriteteve" nuk zotron donjë mandat avukati në bazë të së drejtës internacjonale. Dhe sa zor do ta e kishte ajo organizatë dhe sikur ta e kishte at mandat e shofim neve këtu fare afër me poroblemin e Tirolit të Jugut.

Jo vetëm moralisht e kulturisht, jo vetëm politikisht, e ekonomikërisht e juridikisht, Italija dhe Austrija kan marrë mbi vehte angazhime të prera mbi vehte per autonominë e një popuullsije 200.00 vetash, një popull me një kompaktësí gjakut dhe një kulturë mijëvjeçare origjinale dhe akcidentale... dhe me gjihtë atë, me gjithë ndërhymjën e UNO-s, të Gjyqit të Hagh-ës dhe Këshillit Ministror të Strassburg-ut (t'i lemë demostratat gjakatare dhe bombat e vendit vet!), gjër më sot s'e ka ndryshuar politikën perfide dhe machialvel-iste Italija - faqe me nder - n'atë vend.

Një realitet tjetër i Kosovës është ay që ndoshta gjysmën e kosovarëve as që kan ndjenja për jë bashkësí dhe lirí kombëtare. Ndoshta që desiljuzonet u a kan prishur ndjenjat, zakonet, idealet dhe qellimet e natyrshme kombëtare, sigurisht është që sot pak kosovarë e kan mendjen te Shqipërija.

Më të shumët e tyre sot e quajn Shqipërinë "Allbanija e vjetër" dhe flasin per at vend sikur t'ishte në Arabistan apor në Afrikë. Si thotë letra e "Organizatës së Minoritëveteve"? - "Kosovarët emigranta më parë duan të këthehen në Jugosllaví se në Shqipëri?" - (një gafë dipllomatike internacjonale dhe një hajvanllëk juridik për të cilin do të heqim keq ne kosovarët ndoshta edhe per 100 vjetë!). Por më zi është që kosovarët vet nuk duan të paraqiten si shqipëtar. Gjatë shetitjeve të mija nëpër Jugosllavi qysh nga vjeti 1954 e tëhu, vjet per vjet dhe vend per vend, më ka ngjarë jo një herë por me qinda herë që kan dashurë të më paraqiten më tepër si turq se sa si shqipëtarë.

Bënin në fillim sikur flisnin tyrqisht dhe s'dinin shqip, gjër se une ua këthejsha vet tyrqisht dhe ata s'dinin të flisnin më gjatë. Kështu më ka ngjarë jo vetëm ner vende t'jashtme por vet në Kosovë, vet në Prishtinë, në Prizren, në Gjakovë, në Shkup etj. Ata njerëz shumë herë s'dinin asnjë fjalë serbisht apor sllavisht, shka mund t'Ua dishmojë zonja ime. Kemi hasur sidomos kosovarë nga të Gjakovës dhe të Pejës - sidomos tregëtarë dhe sportista - që paraqiteshin para botës si "tyrq" (me gjithë që s'dinin tyrqisht) dhe që as u vinte mare kur neve i demaskonim si shqiptarë; një student akademik i sporteit m'U gjegjë njëj ditë; "Asht ma interesant dhe ban ma tepër efekt te vajzat!!!"

Ca miq t'onë që e kan kaluar rrugën e gjatë nga Podgorica në Andrijevicë e pastaj nepër Pejë, Gjakovë, Ferizoviç e Shkup kurrkund s'kam hasur ner "shqiptarë" por vetëm nër "tyrq" apor "muhametanë"!!!... me gjithë që ishin veshur me rroba shqipëtare apor e kishin dobarem peleshën në kokë.

Kësodore munt t`'U a merr mendja Juve, Zoti Prodani, se si deperton emigrata dhe diaspora shqipëtare nëpër tërë Jugosllavinë. S'ka sot atje qytet sado të vogël, pazar sado të varfër dhe katund sado të humbur, ku nuk gjënden kosovarë, shumë herë me gjithë familje, shumë herë edhe të martuarë me sllavjanka dhe me fëmij të rritur në gjuhë sllave.

Akademiku kosovar preferon zyrtar, spitalet dhe ndërmarrjet shtetërore jashta Kosovës, mësuesi i normalës kosovare (Prishtinë, Tetovë etj.) kërkon të futet o nër qytete o ner krahina sllave, ku paska "ma lezet jeta".

Qyteti më të mbëdhaja shqipëtare në Jugosllavi sot jan padyshim Beligradi, Zagrebi, Sarajeva dhe Rijeka. Jemi takuar me kosovarë akademik, normalista, mjekë inxhenjera, sportista, drejtora e nënpunësa të lartë të çdo dege dhe të çdo rydbe politike... për ca kohë ka qenë ministër i Bosnjës një farë Kola apor Kolja. Kemi në policinë sekrete (UDBA) me qindra kosovarë - gjër në rangjet më të larta - që "qënkerkan më të zot dhe më të çkathët" se sllavët. (Prandaj U shkrova që çdo i dyti kosovar është "spiun", në mos agjent dhe shitur si Ejupi apor Efjalti!).

Lëreni pastaj kosovarët tregtarë, fajdexhinj, senkserë dhe "esnafër" që e kan mbuluar Jugosllavinë me një rrjet tregjesh të zez dhe me allishverishe spekulacjoni orjental. Një ditëzaj më tha njëri: "Ne shqiptarët jemi ba ermenët e Jugosllavisë!". Sot floriri dhe xhevahiret rrokullohen nepër Jugosllavi vetëm nepër duart e jahudinjëve dhe të shqiptarëve. I di dhe i njef tërë bota, vihet njëri a tjetri si pas nevojës dhe sa per t'i hedhur hi syve botës në gjyq, dënodhet dhe gjobitet me gjysëm miljoni dinarë dhe lëshohet pastaj para kohës që të fitoj me miljona... dhe atje prapa skenës gjyqëtare e luajn synë donjë avokat i aprovuar dhe donjë shef i UDBA-s krahinore! (Po patet dëshirë, këto të tëra i kam me akte dhe dokumente!).

Porse ka edhe më zi! Populli i fushave dhe malësirave kosovare i ka lënë zakonet dhe adetet e moçme shqipëtare dhe ka nisur ta gëzonjë jetën o fare orjentale o fare moderne. Zakonet më të ndyra të Baba Dovletit jan përhapur sot në Kosovë, në daç si kundrejt seksit femëror si edhe seksit të perkundërt. Nepër spekullacjone tregëtrare që munt të bëhen sot në Jugosllavi si me mjete ushqimore si edhe me punë fitojn bota grumbullojn pasurira që s'dijn pastaj si t'i harxhojn.

Ka me qindra e me mija kosovarë në Jugosllavi që jan bërë miljonarë dhe jan në gjëndje të bëjnë darsma dhe ziajfete që kushtojn - si dikur nek agallarët dhe bejlerët - gjër më një miljon dinarë dhe më tepër. Ka njerëz në Kosovë - malësorë - që angazhojn pranë gruas së vetë vajza të reja fare - gjër më 9 vjeçe - si sherbëtore... Ky pisllëk shpirtëror është përhapur edhe në jetën përditëshme, në jetën praktike.

Kosovari dikur ka qenë i njohur per pastëritnë shëmbullore si në trup, si në veshje- mbathëje si edhe në rendin shpëtijak, familjar dhe botor. Sot kosovari është demoralizuar fare. Më ka ardhur turp kur kam kaluar me gruan t'ime nepër Kosovë, jam tronditur gjër në funt të shpirtit kur ajo ka hasur nër gjithë ato pisllëqe... edhe ner familjarët e mij. E kam kuptuar zyrtarin e lart serb në Beligrad kur më tha njëj ditë: "Nëve nuk na vjen mirë që të kalojn shumë turista nepër Kosovë sepse turpërohemi atje para botës!".

Dhe çë është edhe më zi: që kosovarët sot duan të rrojnë "çelepir"! Sado të pasur te jenë, shtihet si fukarenjë dhe lypin e kërkojn ndihma pas ndihmash ku e permëton rasti i volitshim. Une vet kam hequr dorë ta e vizitonj Kosovën per të tretën herë brenda këtyre vjetëve sepse s'di se nga të ja marri para kerkesave materjale dhe financjare nga njerzit e mij, të shumët dhe të angijshëm.

Më thotë një ditëzaj motra e ime (e njerkës!) që e kam subvencjonuar tash e 30 vjetë pa as më të voglin kundërçpagim: "Bota ka kujtue qi ke me më prue dobarëm nji grusht áar!". Per ilakatë tjerë nuk po U dëftoj gjë se do të duheshin vëllime. Më kan detyrue dhe më kan futur ca herë në belá se kan arritur gjër në prak të gjykatoreve.

Një herë tjetër jam gjetur aq pisk sa i jam ulur puthua nër gjunj komisarit të policsë dyke e çfajsuar vehtën me fjalët: "Zoti komisar më falni se une si shkencëtar austrjiak nuk marr vesht nga këto dallavere orjentale!" Dhe komisari në fjalë qe aqë zemër-gjerë sa m'i gjegjë: "Zoti Profesor, neve U njofim Ju dhe po e lemë kësajë here, porse një herës tjetër mos u nakatosnji nër gjëra të këtilla".

Dhe gjëjen më të turëpshme kush ma bëri? Gjerarku i kulturëpolitikës së Kosovës: Elhami Nimani! Kur u nisa me gruan t'ime per të parën herë si mysafir në Belgrad, hymë në marrëdhënje dhe marrëveshje me autoritetitet akademike jugosllave per një profesurë eventuale albanologjike në Jugosllaví (gruaja ime do ta e merrte docenturen gjermanistike!). U rregullaun pothua tër konditat me pelqim të të dy palëve, sidomos kah mos-konfundimi i profesuerës me politikën komuniste. Kur qe na del si Fanti Spathi në Prishtinë Elhami Nimani dhe më thotë "Zotni Maloku, Ju ose të futeni në partí t'onë komuniste jugosllave ose s'keni vend këtu!"

...Hajden pastaj dhe i beso shqiptarizmit të kompatriotëve kosovarë! - Nuk u çudita pra, kur më tha një ditëzaj një kosovar intelektaul: "Na jemi mjaft mirë këtu, bilem s'jemi konë kurr ma mirë se sot!" - Dhe një tjetër më tha edhe më keq: "Na leni rahat, ju nacjonalistat, na s'jemi as komunista e as revizjonista, na jemi vetëm kosovarë!". Ka edhe më, por po i lemë këto fjalë sot per sot.

Një realitet tjetër i porblemit kosovar është ay që Kosova nuk pëson gjë të madhe dhe të rëndë nga Jugosllavija vet por vetëm nga serbët. Jugosllavija si shtet konglomerat me më tepër se 18 popullsira të ndryshme dhe si pushtet federalist ka interes të ja çojë mirë me të tëra kombësirat federale e minoritare.

Ndoshta më zi se Kosova e pëson sot Bosnja-Hercegovina dhe Mali i Zi. Porse edhe kroatët dhe deri sllovenët kan filluar të çojn krye kundra Beligradit dhe të çfaqin pakënaqësinë e tyre (shifni kritikat e Bakariqit gjatë Kongresit të fundit të Partisë të Komunistave Jugosllavë, sa per veprimet dhe propagandat e emigracjonit kroat s'po bëjmë fjalë aspak!). Në librin "Albania" të Ballit e keni aty artikullin përkatës të prof. Kelmendit, ku permendet specjalisti i çështjeve boshnjake Dr. Baliq, një i i njohur i im.

E kemi këtu në Graz organizaten qëndrore të emigrantave boshnjakë dhe ui dimë mirë punët e tyre. E ka pësuar më zi se neve kosovarët dhe veprojn me çdo mjet... por edhe ata pa asnjë sukses. Kroatët dhe boshnjakët në emigracjon kan mjete dhe personalitete të shumëta në dispozicjon, sidomos në Gjermaní (ku une dështova me tentativat e mij rreth problemit kosovar!).

Më keq se neve kosovarët e kishin dikur makedonasit, porse atyre ja ndreqi Tito-ja aqë mirë hesapin sa s'e kishin pritur kurr më mirë. Jo vetëm që e fituan autonominë shtetërore federale, po ata krijuan edhe gjuhën e tyre të lartë dhe literatyren e vetë fare autonome, shkollat dhe universitetet të pamëvarura nga Belgradi etj. etj. Me gjithë atë makedonasit sot jan të lumtur brenda Jugosllavisë porse armiqët më të rreptë të serbëve!!!

Dhe me dokumentacjon .......(një fjali e palezueshme në fund të faqes V. të kësaj letre e pastaj vazhdon në faqen tjetër, vër e A.R.) ... se brenda luftës së dytë botërore janë vrarë dhe mbytur mizorisht së paku 1.300.000 serbë - më të shumtën intelektualë nga dora vet e kroatëve, boshnjakëve, malazëve dhe makedonëve.

Serbët vet ja u kan marrë hakun pas librimit të Jugosllavisë nga trupat gjemrane dyke mbytur po aqë mizerisht se paku 80.000 kroatë, e me qinamija boshnjakë, me ndoshta 100.000 malazezë dhe sa e sa makedonas (kosovarët, si duket, kan patur humbje më të vogla, munt t'kenë qenë 40.000 shpirtë; Mehmet Hoxha në Belgrad më rrëfej se në një kamp të Vojvodinës qenkan grumbulluar afro 30.000 kosovarë per t'u "likviduar", porse me ndërhyrjen e tijë dhe me ndermjetsinë e Titos qenkan lënë të gjallë dhe më vonë liruarë!).

Sot shumë kosovarë e quajn Tito-o "burr i mirë"! (Kemi qenë njëj ditë në Pula, ku ka shumë shqiptarë dhe ner 'ta edhe shumë prizrenas, dhe na dëftuan se aty para dy orësh paska qenë Tito-ja dhe paska kaluar nepër pazar të gjytetit fare vetëm si civil dhe me bastun në dorë dhe paska hyrë ner ca dyqane dyke blerë plaçka e tjera per familjen e vetë që rronë aty afër në ishullin Brion; njëj dite tjetër bilem i paska ikur tinas suitës së vetë dhe paska shkuar me një automobil privat gjër në Rovinj per të shetitur po ashtu lirisht si në Pula, ku kan pa njerëzit e mij që rrojn atje!).

Këjo do të thotë se ndërmjet pushtetit central jugosllav dhe pushtetit federalist serb ka ndryshime të mëdhaja. Prandaj edhe kroatët, sllovenët, makedonasit dhe bilem emigrata politike kroate sot bëjn dallime të forta ndërmejt njërit e tjetrit Beograd. Per të zezën t'onë kosovare, Kosova ka rënë nën pushtetit serb dhe serbët gëzojn privilegje të veçanta brenda gjithë Jugosllavisë, jo vetëm sepse janë kombi ma i madhi (afër 9 miljon) por edhe pse kan qenë krijonjësit e partisë komuniste dhe të lëvizjës partizane; janë edhe më trima, më barbarë, më fanatikë dhe vetmohonjës se të tjerët ("Kijau inat por faljau hakun!").

Pra - si pas mentimit t'im - neve kosovarëvet nuk bëjm mirë kur e drejtojm luftën t'onë dhe prpagandën t'onë kundra Jugosllavisë në vend që ta luftonim Serbinë, a më mirë "serbo-mbëdhajt". Ky percaktim sot bëhet pothua nga të gjitha nacjonet federalsite dhe minoritare të Jugosllavisë - edhe në emigracjon - dhe ne kosovarët jemi mjaft në rrezik ta e humbim atë sympathí që gëzojm nër ma të ma të shumëtit e atyre nacjoneve (shifni shkrimet e Milovan Djilasit se si flasin në favor t'onë! - shifni edhe shkrimet e emigratës kroate, p.sh. rivista "Republika Hrvatska" që del në Argjentinë!) Serbija vet është bërë indirekt e zeza e jonë dyke na i bërë per vehte gjeneracjonet më të reja, më të forta dhe më inteligjente.

Po Kuptohmi! - Dyke humbur gjithë ata burra brenda luftës vëllasvrasëse apor civile dhe kundër armiqëve të huj (Nediq, Mihajloci, kroatë, boshnjakë, italjanë, gjermanë shqiptarë etj etj.). Në Serbí kanë mbetur shumë herë katunde, pazare dhe deri qytete të tëra pa mashkuj të riturë dhe djalosharë, kan mbeturë me femëra të pamartuara apor të veja, kan mbetur shtëpija, villa dhe konaqe pa njëri të zotin e tyre... dhe këtu kan ulur kryt dhe jan futur si zëvendës me qindra e me mija shqipëtarë kosovarë.

Kush i merr sot rrugët nga Kosova e deri në Belgrad - sidomos si neve me automobil të vetin! - i konstaton këto "humbje" sidomos ner gjytete të Serbisë, ku e gëzojn jetën shumica e kosovarëve intelektual në anonymitet (Shëmbëllin më të mirë e kini në njërin nga më të lartit intelektual kosovar - që do ta njifni personlaisht, pse ka marrë pjesë para ca kohe një kongres orjentalistash në Ankara) dhe i cili është bërë zot i një "villa" me një grua të bukurë e të pasurë dhe me një djal 10 vjetësh që s'flet asnjë fjalë shqip (kur e pyetëm sepse nuk flet shqip na u gjegjë "Tata ne mi je uçio!).

Në hotelin Moskwa të Beligradit, ku e kemi zakon të marrim "logis" dhe ku ka rënë edhe zonja Pina, është si portjer i parë një kosovar; flet me neve në çdo gjuhë të huajë, por kurr jo shqip dhe nuk çfaqet si shqiptar me gjithë që ay e kupton nga dokumentet e mija se jam kosovar shqiptar. Në shkollat serbe sot japin mësime mësonjës dhe profesora shqiptarë, kurse në Kosvovë na mungojn, në universitetin e Shkupit, të Beogradit etj. bëjn punë akademike sa e sa kosovarë të cilëve bota s'u a di as emrin. Si pas statistikave zyrtare merret nepër ment se në të tërë Jugosllavinë sot ka së paku 2000 gjër më 2500 kosovarë akademik dhe së paku 5000 veta më maturë të plotë të cilëve s'u shifet boja në vend të vet.

Porse edhe këtu na çfaqet një realitet i idhur i Kosvoës. Për çelepirllëkun e kosvarëve folme! Në Jugosllaví është zbatuar sistemi i sherbimit popullor mjekësor, d.m.th. badijava edhe aty ku kerkohet ndihëma mjekësore në shtëpí private. Mirë po si në spital si në shtëpí private është zakoni që të shperblehet mjeku me donjë "peshqesh" privat., vetëm kosovarët s'e kanë ashtu, ata perkundrazi kërkojn nga mjekët shqiptarë jo vetëm sherbime të veçanta por edhe ilaçe specjale falas. Dhe kështu ja bëjnë edhe nëpunësave, ixhenjerëve, avokatëve e edhe punëtorëve të thjeshtë të shtetit.

Dhe këtu na paraqet edhe një relaitet tjeter tragjik! Në Kosovë ka shumë punë per të bërë (sot munt të thohet me gjithë ment se Kosova është vendi më i prapambetur i Jugosllavisë, dhe jo nga faji i "qeverisë" por më tepër nga ay i popullsisë!) . Në Jugosllavi ka përgjithësisht dy llojë punësh dhe punimesh: 1.) puna bë bëhet në sherbim zyrtar apor publik dhe 2.) puna që bëhet me angazhement privat. Dhe këtu duhen dalluar tri mënyra çpagimi apor rroge të punës.

Puna e thejshtë shpërblehet si pas tarifit zyrtar: një orë punë afro 80-100 dinarë (një lira tyrke apor dy paketa cingare apor 1/2 kile bukë). Puna me akord dy-tri-fish më tpër. Puna specjale-teknike 4-5 fish. Në Jugosllaví pergjithësisht punon vetëm gjymësa e popullsisë, porse ata që punojn, punojn dy-fish dhe perfitojn nga puna e vetë dy-tri herë dhe më tepër se sa u paguhet nga shteti. Sepse punëtori i thjesht e fillon punën e vetë më ora 6 a 7 të mëngjesit dhe e perfundon aty më ora 2 pasdreke.

(Me kët punë ay i fiton të drejat e sigurimit socjal!) Mirë po pas sajë ay merr persiper angazhime ner fimra apor shtëpija private dhe shperblehet per çdo orë gjër më 300 dinarë (4 lira tyrke, 6 paketa cingare etj.).

Kosovarët - që njihen në tërë Jigosllavinë si punëtorë të mirë! - e kan çpikur marifetin të marrin persipër angazhime me "qesim" (akord) dhe si specjalista. Dhe kështu fitojnë 4-5 herë më tepër se puntorët tjerë jugosllavë që akuzohen per "javashlluk" (fjalë fluturake sot në tërë Jugosllavinë!). Për të patur një dëftesë specjalizimi zyrtar në dorë, sot organizohen në Kosvoë kurse të shpejta specjalistash. Dhe këso dore kosovarët munt të futën edhe nër punët e shtetit kudo në Jugosllaví pa kërkuar leje të veçantë.

Mirë po në Kosovë s'u punon! Organizimi i punëve botore apor publike varet nga kompetenca e "komunës" (opshtina) dhe e "rrethit" (okrug). Dhe komunat dhe rrethet e Kosovës nuk kanë mjete të mjafta finacjare. Me gjithë që kosovarët - privatisht - kan grumbulluar mjaft të holla, per interesat publike dhe për "punët e shtetit" nuk lëshojn gjë nga dora. Çelepirllëku më njëren anë dhe zakoni i vjetër me i pritur të tëra punët publike dhe kulturale nga "shteti" e Baba Dovleti, nuk i jipet rast punëtorëve kosovarë të bëjnë punë në vent të vet. Kështu i shef njeriu pra puntorët kosovarë të shpërndamë nepër tërë Jugosllavinë. E kemi shembullin tragjik këtu afër. Graz-i është 35 km lark kufirit jugosllav, 15 km më tutje gjëndet qyteti i vogël Maribor.

Dhe aty kemi sot më tepër se 400 punëtorë kosovarë, lërini ata punëtorë që e kalojn kufirin fëshehurazi dhe na vinë këtu n'Austri per të kërkuar punë (une si dragoman zyrtar i shqipës kam pastaj punë dhe telashe me 'ta!). Dhe në Kosovë mbetet vendi prapa dhe s'ka punëtorë të mjaftëm as per punë publike, as zyrtare dhe as private. Fati i lik e do pastaj që populli kosovar nuk i lënë "çikat" (vajzat) të hyjn në punë. Si më rrëfeu Fadil Hoxha me statistika sekrete në dorë, në Kosovë sot është nevoja per së paku 300.000 gra punëtore në të gjitha degët e rendit publik. Mirë po "çikat" nuk po lejohen nga prindërit as të kalojn ner klasët e fundit të shkollave fillore, jo ma në ato të tetvjeçarës apor të gjimnaseve.

Kur qesh me gruan t'ime në Kosvë dhe kur i vizitonim klasët paralele - shqipëtare dhe sllave - ato shqipëtaret ishin pothua të zhbrazura dhe pa asnjë nxënëse (vajzë) shqipëtare, kurse klasat sllave të mbushura dëng. "Sot Kosova ka mbetë në çika" më tha një kosovar plak dyke bërë aluzjon per djelmët që po ikin jasht dhe vajzat po mbetën kërcune dhe të pamartuara. Dikur - si pas thënjeve të Fadil Hoxhës - Kosova ka pësuar nga numri më i madh i mëshkujve, sot femërat e sipërkalojn.

Mirë po njato femëra mungojn ner sa e sa pozita, zyre e organizata ku lypset sherbimi femëror (Mjerisht kemi hasur edhe ner shumë burra kosovarë që endeshin posht e lart pa punë nga "turpi" i punës!). Dhe këto të gjitha e shkaktojn tragjedinë t'onë që shumë katunde shqipëtare në Jugosllaví nuk i kanë shkollat e veta shqipe, që shumë herë popullsija shqipëtare i dergon fëmijt ner shkolla sllave dhe që analfabetizmi ner kosovarët shqipëtarë sot është më i lart se para luftës (këto i ka lajmëruar qysh para një viti statstika zyrtare jugosllave dhe une i kam botuar qysh kur në DIELLI-n e Amerikës.

Në kujtim të kësaj mjerije kosovare - si më tha Mehmet Hoxha - Tito-ja i ka dhënë Kosovës ndihma të jasht-zakonshme dhe më të mëdhaja - relativisht! - se çdo vend tjetër jugosllav. Vjen pastaj edhe fakti që popullsija shqipëtare e Jugosllavisë po shtohet vjet për vjet me teprica lindje-vëdekje gjër më 30 pro-mile, kurse e gjihtë popullsija tjetër mesatarisht gjër më 14 a 15 pro-mile. Sot Kosova është vendi më i denduri i Jugosllavisë: statistika zyrtare e gjithë shtetit 1964 e paraqet dëndesinë populore të Kosmetit me 88,5 shpirtë per km2, kurse atë të vendeve tjera me më pak %, Serbí 86,5, Bosnje 64,1 dhe Mali i Zi 34,2!).

Po ajo statistikë fletë edhe per popullsinë e pergjithëshme të Kosmetit me 964,000 shpirtë, shka do të thotë se në Kosmet sot numuri i shqipëtarëve i afrohet të 800.000-ve. Si pas do methodave statistikore (retrograde dhe numur -njeëse) sot munt të thomi se në tërë Jugosllavinë gjënden së paku 1,2500.000 shqipëtarë (d.m.th. afro 450.000) të padekllaruarë dhe të fëshehurë nepër tërë jugosllavinë.

Ky, more Zoti Prodani, është bilani aproksimatif i popullsisë kosovare dhe tablloja tragjike e Kosvës s'onë. Do të kisha për të thënë edhe shumë gjëra tjera, por s'dua të bëhem piktor pesimist. Porse këto të gjitha jan bërë edhe shkaku që nuk shkruaj gjë mbi "Problemin Kosovar". Jo vetëm që jam më tepër shkecëtar, por edhe si politikan realist nuk jam në gjëndje të shes patriotizëm dhe të bëjë propagandë që është në kundershtim me ato që parashof per kohën e ardhshëme - si në Kosovë, si në Shqipëri si edhe ner rrethanat internacjonale.

Shumë herë e kam pyetur vehten: Si do t'u bënte sikur t'u shlironte Kosova nga pushteti jugosllav? Shqipërija vet nuk na do. Dhe donjë shtet tjatër nuk ka interes per ne - kolonjalizmit të herëshëm i ka shkuar vakti - dhe edhe sikur të çliroheshim kombet tjera jugosllave nga zgjedha serbe, ato i kan hallet e veta, sepse gjënden më keq se neve; lëre pastaj që ato kombe ngadale janë dyke na shikuar si konkurenta punës dhe të ekonomisë, në mos të politikës, dhe janë dyke e humburë sympathinë e herëshme per neve (Biseduem njëj ditë gjatë e gjërë me profesorin Relja në Borgo Erizzo (Arbëreshë) afër Zadrës, dhe ay në rrëfej se si populsija dalmatine-kroate e atij vendi nuk i lejonte intelektualët dhe teknikët e lartë arbëreshë të këthenin dhe të bënin sherbim në vend të vet!).

Prandaj - si më bëhet mua!- edhe çdo propagandë tepëruarë dhe çdo politikë terroriste kundtrejt gjithë Jugosllavisë çonë më tepër dam se fitim dhe u prishë puna Kosovarëve në vent që t'u ndihi. E di vet shumë mirë se gjymësa e popullisë kosovore bën pjesë edhe sot në traditan mijvjeçare dhe në shpirtsinë e Bajram Currit porse ajo gjymës nuk del në shesh, nuk shihet, nuk njofet dhe nuk çmohet nga bota... as nga bota shqipëtare.

Prandaj edhe e gjithë politika dhe propaganda e ime është ajo që të bashkohen të gjithë kosovarët kudo qofshin në botë, të këthehen ner vendet e veta, ta forcojn shpirtsinë kosovare-shqipëtare dhe ta e presin rastin e volitshëm për t'u ba zot i plotfuqijshëm i vendit të vet. Jugosllavija sipërnacjonale dhe edhe Serbija vet e kanë kuptuar se me kohë nuk munt të sundojn me sukses kundra vullndetit të kombësinave të ndryshme (Kemi patur bisedime me intelektualë të lartë serbë që na e kanë çfaqur këtë filozofí qysh para 8 a 10 vjetësh! – Në Jugosllaví ekziston me të vertetë lirija e fjalës dhe e shtypit, së paku ner qytete të mbëdhaja, dhe njeriu munt të llafoset fare lirisht mbi çdo themë, dhe une kam hasur ner serbë që flitshin mbi "Problemin Kosovar" si t'ishin vet shqipëtarët - si dikur kroati Shufflay apor serbi Tuceviq!).

Përkundrazi njëri a tjetri m'i ka çfaqur qysh asokohe mendimet e Djilas-it ("Bisedime me Stalinin"!) që problemi i Kosmetit si problem politiko-ethnik paraqet një barrë të rëndë per Jugosllavinë dhe se këjo do të kishte dashurë ta e bashkojë me Kosmetin me Shqipërinë e 1913-ës sikur mos t'ishin zorimet gjeopolitike dhe strategjike (dhe ky problem do t'ishte zgjidhur më së mirë sikur t'u bashkonte e gjithë Shqipërija ethnike me Jugosllavinë ... si republika e shtatët fare autonome, si Serbija apor Kroacija vet!) ... ashtu si u bë me Makedoninë!).

Prandaj ma e merr mendja mua që më e mira e Kosovës - si pas realitetit të sotshëm - do t'ishte që të kerkojm - në bazë të së drejtës internacjonale dhe të Statutit Federalist të Jugosllavisë që të na jipet edhe neve autonomija e plotë, si i-u dha Malit të Zi apor Makedonisë etj. Këjo autonomí është paraparë në pregatitjen e Statutit në fjalë qysh më 1946 dhe vetëm nepër prishjen e Shqipërisë komuniste me Jugosllavinë më 1948 (dhe natyrisht me intervencjonin e "serbëve të mbëdhenjë" është shlyer nga planet e ndryshëm politikë, kulturalë dhe ekonomikë. Kam patur rast t'i hedhi një sy planeve ekonomo-politike në vitin 1955 që parashifëshin një industrializim të gjërë të Kosovës, ngrehëje rrugësh dhe ferojivash dhe ndertime pallatesh qeveritare, hotelesh moderne dhe shtëpijash kulturore etj.

(Asokohe kish filluar ndertimi i rrugës magjistrale nga Shkupi nepër Kosovë dhe gjër në Dubrovnik; qysh në ato kohë ishte ngrahur gjymësa e Prishtinës moderne me një stil dhe me dimensjone fare amerikane, qysh asokohe ishin planifikuar dhe instaluar vreshta dhe plantazhe pemësh frutore si ato të Kalifornisë, qysh atëherë kishte stacjone fare moderne ndërtimi në çdo komunë etj.etj.

Sot shkon treni ferovjar nga Beligradi drejt per së drejti nepër Kosovë dhe gjër në Prizren: rrugë të reja hekur-udhore nga të tjera anë janë në pregatitje e sipër. Janë ngrehur hotele fare moderne në Prizren dhe në Prishtinë dhe jan dyke u ngrehur nër të gjitha qytetet tjera të Kosovës.

Jugosllavija centraliste ka dekllaruar në Washington dhe është detyruar botërisht (shif "New York Teimes" para tri javësh!) se është dyke ngrehur fabrika dhe ndërmarrëje industiriale në Kosovë në bazë të "statutit të ndermarrëjeve me vet-administrim dhe fitim-përpjesëtim të punëtorëve të vendit". (Ju do të më pyetni se si kuptohet pastaj sepse janë dyke u shpërngulur kosovarët dhe dergohen dhunëtarisht ner vise tjera të Jugosllavisë dhe sepse çpronëzohen bujqit kosovarë dhe u merren tokat - si pas dekllaratës së Kardelj-it në Shkupshtinen e Beligradit.

Këto gjëra kan një istroí të gjatë dhe një rëndësi tranistore (eksperimentale) dhe nuk zbatohen? (nuk është e lezueshme një fjalë në fund të faqës X të kësaj letre, por duket se është zbatohen, pastaj vazhdon në faqen tjetër, vër e A.R.) pas një sistemi absolut dhe të pergjithshëm - lërëni qa ato masa të pushtetit centralsit janë provokuar nga ca vende të Kosovës vet.

Argumenti a contra rio është që pushteti central gjër më sot nuk i ka zbatuar në Kosovë principet e përgjithëshme agrar-politike: u ka lejue bujqërve që të zotronin toka mbi 10 hektarë dhe barinjëve kosovarë mbi më tepër se 100 kokë bakti (Ju munt të më besoni se karakteri i degjeneruar i ca kosovarëve dhe nakari i tyre shumë herë e kan shtyrë qeverinë centraliste të marri masa restriktive kundrejt të favorizuarve - tokat që u çpronëzuan në kohën e fundit - si pas Kardelj-it (me çpërblim!) ishin vetën vetëm ato më të pjllshmet dhe më të fitimshmet, më të leverdijshmet!...

Këto mentime, kujtime dhe kundrime të permbëghelura brënda një autonomije - politike, kulturale dhe ekonoike do t'ishin - si pas konvikcjonit t'im - he për he një zgjidhëje e kënaqëshme per ne kosovarët dhe per të gjithë shqiptarët e vërtetë, kudo qofshin në botë. Neve duhet të jemi prudentë dhe konshjentë se me "Problemin e Kosovës" mëvaret dhe është i lidhur ngsuhtësisht "Problemi i Verioepirit". Ju, Zoti Prodani, do ta dini se Senati Amerikan ja ka konceduar ligjorisht mandatin Greqisë mbi Shqipërinë e Jugut apor "Epirin" (shif Kosta Chekrezi "Plani i tretë i coptimit të Shqipërisë"!)

Para 10 ditësh ka folur dhe shkruar botërisht senatari republikan (Illionis) në favor të grekëve dyke e dhënë të drejtë ta e çkëputin "Epirin" nga thonjët e komunistave të Tiranës!!! Ner marrëveshjet e fundit ndërmjet Bullgarisë, Tyrqisë, Greqisë dhe Jugosllavisë është çekur ky problem dhe si duket Papandreu i ka siguruar Greqisë "dorë të lirë"; Shqipërija komuniste kerkoj me çdo mjet të sjellëte një marrëveshtje me Greqinë, por Athina as s'i dha pergjigjëje. Dhe tani - prap si duket! - po bëhen pazarllëqe mbi platformen internacjonale dhe botërore-gjysëmzyrtare në Washington dhe në New York, ku janë bërë - si pa dashurë - në të njëjten kohë deklaratat (pro-jugosllave dhe pro-greke) e sipërshënuara!

(Në paranthezësa per problemin e Vario-Epirit ka ca vjetë që i kam kerkuar bashkpunimin Stavro Skëndit per një botim dokumentar në bazë të së drejtës internacjonale. Mua më duhet një njeri që e zotëron greqishten dhe i ka në dispozicjon dokumentet perkatëse - si Stavri atje në Amerikë. Lënden juridike dhe historike munt ta e punonjam vet me methodat perkatëse shkencëtare.

E kam kekruar edhe bashkpunimin e Dr. Nuçi Kottës, i cili e ka shkruar thezën e doktoraturës së tijë mbi po mbi atë themë. E kam lajmëruar me kohë edhe Abas Ermenjit dhe i jam lutur që të ndërhyjë pranë atyre të dyve. Tani kur qesh në Istambul vajta posaqërisht te Stavro Skëndi dhe ja paraqita per tretën a të katërten herë kerkesën t'ime, por ay u fësheh prapa ca frazave boshe dhe ca çfajsimesh pro-forma, që linin të kuptohet se ay nuk do të perzihet në problemin në fjalë. Zoti Abas Ermenji m'u gjegjë me fjalët lakonike se "edhe s'i ka ardhur koha"!!!)...

I nderti Zoti Prodani, une do të kisha per t'U thënë edhe sa e sa të tjera mbi këto probleme por më mirë po e lëmë ndoshta për një herë tjetër . Une mjerisht nuk kam zotëzí zhurnalistike dhe çdo paraqitëje e ime rreth problemev të koklavitura nacjonle zgjatet dhe bëhet tërkuzë deskriptive-analitike dhe objketive-shkencëtare.

Kur më shkruat per të parën herë dhe më kerkojshi bashkpunim në gazetën t'Uajë, u ula të shkruaj per Ju mbi dy thema të ndryshme: njëra ishte thema e gjuhës së përbashkët dhe merret me dallaveret dhe tertevertimet e atyne të "Diellit" (Athanas Gegaj, Don Zef Oroshi, Mhill Marku etj.), thema tjetër është ajo e "Bashkimit të të gjithë shqiparëve të vërtetë, kudo qofshin në botë" (një themë që e kam paraqitur para një viti në numurëra të "Diellit" dhe që ka patur efekte tronditëse (një kopje e ka Sermet Xhaxhulli atje nëk Ju!).

Kët themë desha ta e paraqitjam per së dyti në lidhje me vitin 1965 si aniversar të shënuar dhe të shumëllojshëm: është aniversari 65-vjetorit të vdekjes së Naimit, aniversar i 45-vjetorit të Kongresit të Lushnjës, 40-vjetori i vrasjes se Bajram Currit dhe Luigj Gurakuqit dhe 25-vjetori i vdekjes së Gjergj Fishtës.

Mirë po mos-zotsija ime zhurnalistike nuk më permenton të shkruaj ashtu shkurtazi dhe në mënyrë sinthetike (për shka U kam zilí, se Ju jeni një nga të vetmit zhurnalista shqiptarë që e meritojn atë emër!)... dhe dy artikujt e mij kan dalur më të gjatë se sa po U shkruaj sot... dhe gjitha s'kan marrë funt!!! Sa per këto që po U shkruaj sot Ju - po deshet - mund t'i shfrytëzoni si pas rastit apor nëvojës, pa e çfaqur emrin t'im botërisht; nër rrethe miqësore, patriotike dhe sidomos kosovare munt ta e paraqitni fjalë për fjalë dhe fare hapët si mentimin e Kristo Malokut. Në kët drejtim i kam lajmëruar qysh me kohë edhe qarqet e interesuara shqiptëtare që ma e kan kerkuar opinjinin e bashkpunimit t'im.

Siç thash edhe më lartë une jam kosovar nacjonalist, kam qenë gjithë jetën t'ime kosovar patriot, e kam fituar më 1935 çmimin e parë të Hymnit Kosovar, kam qëndrim kosovar edhe para botës së jashtme me shkrime dhe konferenca perkatëse, porse une jam edhe shkencëtar dhe kerkoj ta kuptoj "realitetin kosovar" me gjakftohtësinë e një shkencëtari gjemran. Aqë më tepër kur e di vet se vaktet e Baba Dovletit dhe të patriotizmit romantik me "Bini Toskë e bini Gegë..." kan kaluar dhe se - karshi pushteteve dhunore internacjonale - nuk punon as heroizmi terroristik edhe më vetflijues.

Shpëtimi i Kosovës dhe ringjallëja e Shpirtit Kosovar munt të vijë vetëm nga brenda dhe nëpër vepra të verteta dhe të perbashkëta kulturale të të gjithë kosovarëve kudo qofshin në botë. Sot statistika zyrtare e Jugosllavisë 1964 flet per afro 950 shkolla shqipe në Kosmet, si pas statistikës mesatare duhej t'ishin dy herë më tepër, duhej të kishim së paku 200 shkolla të mesme, së paku (numri i universiteteve nuk shifet sa është në faqen e letrës XII, vetem se duhet te jetë evetualisht 2-3 sipas mendimit tim, vër A.R.) universitete etjetj- duhej të përmblidheshin të gjithë intelektualët kosovarë në vend të vet dhe rreth vatrës kosovare....

Më falni, i nderti Zoti Prodani, që U besdisa kaqë shumë. Pata nis t'U rrëfej per një tentativë të Tiranës me qellim të më afroj dhe të më bëjë per vehte, por më mirë një herë tjetër! U çfaqi mirënjoftjen t'ime që ma e dërgoni gazetën t'Uej dhe që m'i keni premtuar botimet dokumentat të N. Xhaxhulit. Me të fala të perzemerta, dhe miqëve tjerë, i Juaji

K. Maloki

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi