Kush është në linjë
6 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 6 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

February 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Si te Kuroheni ne menyre Natyrale

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Si te Kuroheni ne menyre Natyrale

Mesazh nga Dardania prej Tue Oct 18, 2011 9:41 pm

Mjekësia alternative mund të jetë një aleat i vlefshëm i mjekësisë perëndimore, ose një metodë e shkëlqyer kuruese për dhembjen e kokës, dhembjet artikulare dhe gjendjen depresive. Le t’i zbulojmë...

Mjekësia alternative, homeopatia, agopuntura, lulet “Bach”. Të gjitha janë fjalë që tregojnë praktika kuruese ende të panjohura për pjesën më të madhe të njerëzve dhe që shpesh konsiderohen të kundërta me mjekësinë perëndimore. Nëse nga njëra anë është e vërtetë që mjekësia alternative ka bërë hapa gjigantë në shekullin e fundit, nga ana tjetër do të ishte pa vend që të injoroheshin këto metoda alternative shërimi, të cilat kanë një traditë shekullore që është përsosur nga shumë studiues. Shpesh, kësaj lloj mjekësie i shtohen barna të ndryshme për të arritur rezultate më efikase. E përdorur prej pothuaj 5 mijë vjetësh në Lindjen e largët, prej kohësh ajo ka gjetur përdorim të gjerë edhe në Perëndim. Efektet e saj terapeutike në pjesën më të madhe të rasteve ndikojnë psikologjikisht mbi ta, gjë që sjell jo vetëm lehtësimin e dhembjeve, por në shumë raste, edhe largimin përfundimisht të tyre, edhe pse në të vërtetë, nuk ka asnjë efekt të tillë. Le të përpiqemi të kuptojmë më mirë se në çfarë konsistojnë disa prej metodave kuruese më të njohura, për të shpjeguar objektivat dhe përdorimin.

Homeopatia

Është një metodë alternative terapeutike e diskutueshme, parimet teorike të së cilës janë formuluar nga mjeku gjerman Samuel Hahnemann rreth fundit të shekullit XVIII. Mjekësia homeopatike bazohet në supozimin se ilaçi i duhur për kurën e sëmundjes së një personi është ajo substancë e cila është e aftë të prodhojë te një individ simptoma të ngjashme me ato që shkaktohen nga e dhembja; doza të vogla të substancave të veçanta të mbretërisë bimore, shtazore dhe minerale që janë në bazë të këtyre barnave alternative nën formën e tabletave të vogla. Homeopatia rekomandohet veçanërisht për kurimin e dhembjeve që shkaktohen nga cikli menstrual dhe dhembja e kokës.

Agopuntura

Kjo disiplinë e lashtë bazohet në stimulimin e pjesëve të caktuara të trupit tonë, përmes përdorimit të gjilpërave. Qëllimi është rivendosja e ekuilibrit energjik të një personi dhe rikthimin e gjendjes së shëndetshme. Agopuntura është një teknikë terapeutike, përmes së cilës synohet qetësimi i dhembjeve të ndryshme në trup. Në Kinë, zbatimi i kësaj teknike është bërë që nga mijëvjeçari i tretë para Krishtit, që sipas studimeve arkeologjike datojnë me kohën e dinastisë Han. Disa shekuj më parë, teknika u përhap në vende të Azisë dhe tani zbatohet pothuajse në të gjithë botën. Aktualisht, ajo është pjesë e mjekësisë tradicionale kineze dhe disa forma të saj janë përshkruar edhe në letërsinë e mjekësisë tradicionale koreane, që quhet “Yakchim”, njëlloj si në Indi. Në vendet perëndimore, agopuntura praktikohet kryesisht nga mjekët që e konsiderojnë atë pjesë të mjekësisë alternative. Mjeshtërit e agopunturës i dallojnë helmet e trupit, duke ekzaminuar gjuhët e pacientëve dhe në bazë të ngjyrës, arrijnë të kuptojnë gjendjen e organeve të brendshme. Kështu ata fusin gjilpëra të holla në zona të caktuara të trupit, në mënyrë që të rigjejnë ekuilibrat e energjisë. Së fundmi agopunuta është përdorur dhe ka dhënë rezultate të mira në trajtimet e varësisë ndaj alkoolit, duhanit ose çrregullimeve ushqimore.

Lulet “Bach”

Barnat e përgatitura me lulet “Bach” janë esenca nga 38 lloje bimësh dhe lulesh, të organizuara në një sistem që synon gjetjen e një kure natyrore për çdo sëmundje specifike. Këto esenca nxisin trupin të vetëkurohet, duke vepruar mbi emocionet dhe duke shkaktuar ndjesi pozitive. Lulet “Bach” janë veçanërisht të përshtatshme për shërimin e gjendjeve të vështira emocionale, siç është depresioni, ankthi, paniku dhe pasiguria kronike.

Këto janë disa nga veçoritë e mjekësisë alternative, e cila ende nuk është shumë e përhapur nëpër botë. Ekzistojnë edhe shumë disiplina të tjera të mjekësisë alternative: cilësia e tyre kryesore është gjetja e një ilaçi specifik për sëmundjen e një personi, duke pasur parasysh të gjitha aspektet që karakterizojnë atë, si për shembull mënyra e jetesës dhe lloji i problemit.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi