Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

January 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Idriz Seferi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Idriz Seferi

Mesazh nga Dardania prej Wed Oct 05, 2011 11:11 pm

Idriz Seferi lindi në vitin 1847 në fshatin Sefer nga Karadaku e vdiq në 25 mars të vitit 1927, ishte atdhetar i dalluar, udhëheqës ushtarak popullor i Lëvizjes Kombëtare ku bashkë me Isa Boletinin u shndërruan në legjendat e asaj kohe, dhe jo vetëm. Idriz Seferi ka pasë familje të madhe rrjedhimisht edhe fuqi punëtore të shumtë. Që në moshë të re mori pjesë në qëndresën popullore kundër shtypjes ekonomike e kombëtare që sollën reformat e Tanzimatit. Më 1875 u burgos nga autoritetet osmane.

Mori pjesë në kuvendet e në veprimet luftarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të asaj të Pejës.



Çeta e cila u zbulua dhe u shpartallua në Pasjan më 4 korrik 1907

Propaganda serbe nga Kosova gjithnjë ishte në rritje. Atë e përcillte shteti, por edhe priftërinj e mësues të cilët jetonin në territorin osman. Në Pasjan, fshat serb në lindje të Gjilanit u zbulua një çetë komitash prej 30 vetësh, të cilët ishin strehuar në kishën e fshatit. Një kalimtar rasti i kishte hetuar dhe e kishte lajmëruar Saqip Muqibabën, kurse Saqipi e kishte lajmëruar Idriz Seferin. Me urdhër të Idrizit ata ishin rrethuar nga çeta shqiptare, me gjithë atë ata e kishin hetuar dhe kishin ikur dhe strehuar në Gjylekar të komunës së Vitisë. Përsëri ishin rrethuar dhe pas një lufte të ashpër ajo çetë komitësh ishte asgjësuar, e bashkë me ta edhe komandanti i tyre, Dragolub Nikoliqi nga Beogradi. Pas shpartallimit të kësaj njësie të armatosur, njësi të organizuara nuk janë hetuar më deri më 1912 kur Serbia e pushtoi Kosovën. Vlen të theksohet se në viset e banuara me shqiptarë ekzistonte njësia zbuluese serbe “Dora e zezë” (Crna ruka). Personat e saj ishin të veshur në rroba civile dhe kishin për detyrë t’i përcillnin sidomos personalitetet e larta shqiptare dhe më pas e lajmëronin shërbimin e vet në Beograd. Mënyrat e përcjelljes ishin të ndryshme, si me fotografi, qëndrimin e tyre, pastaj me përvetësimin e njerëzve labilë. Idriz Seferi në lidhje organizimin dhe mbrojtjen nga synimet e ndryshme thoshte ”Mblidhni mendjen, mbyllni gojën, shtrëngoni dhëmbët që armikut të mos i shkojë asnjë pikë uji në mulli të vet”.

Kur në fillim të marsit të vitit 1910 ishte mbajtur mbledhja e Gjilanit. Xhelal Beu se për t’i fshehur gjurmët, kinse i kishte burgosur Idriz Seferin, Ramë Abdylin, Shabi Kajollin e disa të tjerë, kurse në realitet i kishte mbajtur në zyrën e vet dhe u kishte dhënë për të ngrënë e për të pirë gjithçka që kishin dashur. Se ajo ishte vetëm kamuflim i Xhelal beut e dëshmon edhe fakti se të nesërmen Isufi i biri i Idrizit me një grup malësorësh kishte arritur në Gjilan kinse për t’i liruar dhe se lirimi i tyre nga burgu ishte bërë pa kurrfarë rezistence dhe se duke dalë nga burgu Idrizi iu kishte drejtuar Xhelal Beut me fjalët “edhe unë ty po të burgos”. Xhelal beu i kishte ndihmuar shqiptarët në çdo mënyrë.

Ishte një nga udhëheqësit kryesorë të kryengritjes së Kosovës të 1916 dhe u shqua për aftësitë luftarake, si strateg popullor në betejën e Kaçanikut, si edhe në betejën e Karadakut (Drenogllavës) e të Moravës. U dallua si një ndër udhëheqësit kryesorë edhe në Kryengritjen e përgjithshme antiosmane të 1912 në Kosovë, mori pjesë në çlirimin e Shkupit, Kumanovës, Gjilanit, Preshevës e Ferizajt.

Pikturë e Irdiz Seferit



Idrizi Seferi pasi që kishte dëgjuar për luftën e Llapit kishte përgatitur 100 forca të armatosura për t’i ndihmuar, por llapjanët e kishin kryer punën vetë duke vrarë shumë tagrambledhës. Kur bylykbashi ishte kthyer në seli dhe ishte pyetur nga eprori i vet se a e kishte mbledhur vergjinë dhe ku e kishte ushtrinë, sipas këngës popullore ishte përgjigjur:


Si ne paqi ju bukën thatë
Si ni paqi shpijat me kashtë
Urdhni i pashës mej pa grat

...
E pvet pasha q’e bane ushtrinë
E lash n’Llap tuj mledh verginë
E pvet pasha ku i le pishtolet
I lash n’ Llap mej ruajt vorret
Në tetor 1912 në krye të mijëra luftëtarëve shqiptarë luftoi kundër pushtuesve serbormëdhenj në rajonet e Bujanovcit, Gollakut, Llapit e Kumanovës, ku i shkaktoi humbje të ndjeshme armikut. Udhëhoqi çetat kosovare në luftë kundër zgjedhës serbomadhe në, vitet 1913-1915 dhe kundër pushtuesve bullgarë në vitet 1916-1918. Vazhdoi luftën për çlirimin kombëtar të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi deri në fund të jetës së tij. Vitet e fundit i ka jetuar tepër i brengosur për fatin e kombit e për Kosovën në veçanti.



Studime mbi figurën e Idriz Seferit

Tashmë është i njohur fakti se në vargun e burrave më të shquar shqiptarë, të çerekut të fundit të shekullit XIX dhe të çerekut të parë të shekullit XX, një vend nderi zë edhe kreshniku i maleve dhe grykave të famshme të Kosovës, Idriz Seferi. Pra, ai i përkiste plejadës së personaliteteve më të njohura, sikundër ishin: Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Haxhi Zeka, Kadri Bajri, Isa Boletini, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Elez Isufi e shumë të tjerë. Ai u lind, u rrit dhe u kalit në periudhën më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, në kohën kur pas shumë shekujsh pritej të vendosej fati edhe i popullit tonë në këtë gadishull të lashtë të Ilirisë.



Mirënjohjet


  • Kënga N´Kaçanik deri n´Buletin

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi