Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

February 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Irma Kurti

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Irma Kurti

Mesazh nga Dardania prej Wed Oct 05, 2011 8:12 pm



Irma Kurti ka lindur në 20 mars 1966Tiranë. Ka kryer studimet në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, dega anglisht në 1988.Ka punuar si mësuese e gjuhës angleze dhe më vonë gazetare në disa organe shtypi, gazeta “Mësuesi”, “Dita Informacion" etj. Në shtator 1997 ndjek në Universitetin e Athinës, Greqi, kursin 1 vjecar për mësimin e gjuhës dhe kulturës greke.Ka kryer kurse të ndryshme specializimi e trajnimi për gazetari në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, SHBA, Francë, Itali, Zvicër etj. Për vite të tëra Irma Kurti ka lëvruar poezinë, kryesisht atë lirike.

Irma Kurti ka nisur të lëvrojë poezi në moshë të hershme. Në 1980 u nderua me çmimin e parë në Konkursin Kombëtar me rastin e 35-vjetorit të Revistës “Pionieri”. Në 1989 nderohet me çmimin e dytë në Konkursin e organizuar nga Radio Tirana, me rastin e 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut.

Në publikun e gjerë Irma Kurti njihet si krijuese e talentuar e teksteve të këngëve të lehta. Është pjesëmarrëse në dhjetëra anketa muzikore, festivale kombëtare e koncerte pranvere. Shumë prej këngëve me tekstet e saj janë nderuar me çmime e poezitë e tyre kanë mbetur ende tek dashamirësit e muzikës së lehtë. Spikasin bashkëpunimet me Ilir Dangëllinë e këngëtaren Ermira Babaliu: “Urimi yt”, “Mbrëmja që mban dashurinë time”, “Pranë të kaltrit det”, “Letër malli”, “E njejta ëndërr”, po dhe të tjera si: “Një çast në kujtesën tënde”, “Trokite tek dera”, “Të jem për ty Number 1”, “Imazh i largët”, ”Nën dritën e qirinjve” etj.

Për auditorin e muzikës së lehtë në maj 1998 ajo lançoi kasetën e më vonë CD me disa nga këngët e saj më të mira nëpër vite: “E njëjta ëndërr”.

Irma Kurti është përfshirë në disa antologji të Librarisë Ndërkombëtare të Poezisë në Maryland, USA si: “Forever spoken” (Të thëna përgjithmonë), Antologjinë poetike: “The best poems and poets of 2007” (Poezitë dhe poetët më të mirë të 2007) etj.

Ka fituar çmimin e tretë në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë dhe Prozës 2010 të Shoqatës Napoli Cultural Classic, Itali, në kategorinë e autorëve te huaj, me poezinë: “Pak durim”.

Poezitë e saj janë përfshirë në antologjitë: “Il Federiciano” publikim i Shtëpisë Botuese Aletti Editore 2010, Antologjinë e Konkursit "Diffusione Autori” 2011 të "GDS Edizioni".

Poezia e saj “E torno”(E prapë kthehem) u vleresua me çmim special ne Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë dhe Prozës 2011 “Coluccio Salutati” në Borgo a Buggiano, Pistoia dhe është përfshirë ne antologjinë me të njejtin emer.

Ka fituar çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë dhe Prozës 2011 të Shoqatës Napoli Cultural Classic, Itali, në kategorinë e autorëve te huaj, me poezinë: “Nën bluzën time”.

Eshte botuese e pese librave me poezi. Përvoja me muzikën e ka pasuruar dhe ridimensionuar vargun e saj të hapur, të sinqertë dhe dialogues.

Irma Kurti jeton prej vitesh në Bergamo, Itali.



Thënie mbi Irma Kurtin


Moikom Zeqo
Poezitë e Irma Kurtit janë të strukturura qartë, përshkohen nga një ritëm melodik, janë të rimuara për të krijuar maksimumin e një akustike të brëndshme të krejt figurave stilistike. Nga kjo pikëpamje, sinqeriteti i poetes është metafora e saj më autentike. Poezitë e Irma Kurtit lexohen me një frymë, sepse janë ndërtuar mbi motivet e dhembjes njerëzore. Kjo dhembje shpesh ështe e ankthshme dhe shqetësimndjellëse. Në të vërtetë është një monolog i dhembjes që kërkon të kthehet në dialog.Poezitë e saj janë një klithmë për dashuri dhe respekt të ndërsjelltë, një apel për mostjetërsimin e njerëzve në sende


Veprat


  • Këtë natë me ty-poezi, 1999
  • Shihemi në një tjetër botë, poezi 2002
  • Qirinjtë janë fikur, poezi 2003
  • Bëj sikur fle-poezi, 2005
  • Puthja e fundit-poezi, 2007
  • Midis dy brigjeve-libër autobiografik , 2010

Libra në gjuhën italiane:


  • Tra le due rive (Midis dy brigjeve), botim i Shtëpisë Botuese Kimerik, 2011
  • Risvegliare un amore spento (Të rizgjosh një dashuri të shuar)-poezi, botim i Shtëpisë Botuese Aletti Editore, 2011

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi