Kush është në linjë
7 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 7 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

June 2017
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  

Calendar Calendar

Top posting users this month


Fahrush Azemi i qëndron besnik muzikës së pastër Shqipe

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Fahrush Azemi i qëndron besnik muzikës së pastër Shqipe

Mesazh nga Dardania prej Thu Sep 29, 2011 12:31 am

Intervistë ekskluzive për Kosova Info-n me këngëtarin e mirënjohur Fahrush Azemin


Fahrush Azemi ka dy të dashura, arkitekturën dhe muzikën. Ai në intervistën ekskluzive për Kosova Info, rrëfen për planet e tij, për kohën e lirë dhe dashurinë e madhe që ushqen për muzikën. Ai flet me pasion për artin e pastër shqiptar dhe kritikon pamëshirshëm tallavanë që po e ngufatë muzikën e pastër shqipe. Për këtë ai thotë se“Nuk jam zhytur nëpër ujërat e muzikës tallave sepse kam menduar se po e vras kulturën e pasur të popullit tim”

Kosova Info: Cili është motivi i këngëve tuaja dhe cila është kënga juaj e preferuar?

Fahrush Azemi: Motivi ndërlidhet me gjendjen emocionale dhe asaj qe ndjen për momentin kur donë të krijosh, por në përgjithësi dominon popullorja dhe muzika e lehtë me motive dashurie-lirike, por ndër to kam krijuar edhe muzikë epike për heronjtë e Anamoravës pasi që jam prej atij regjioni.

Kosova Info: Jeni interpretues i muzikës me motive shqiptare. Perse e keni zgjedhur këtë?

Fahrush Azemi: Unë i takoj këtij populli, jam rritur dhe kam kultivuar gjithmonë këtë muzikë duke i mbetur besnik gjithmonë muzikës së pastër shqipe pa devijime dhe ndikime të muzikave të huaja që për ditë e më shumë po e “vrasin” këtë thesar që e lakmon çdo popull tjetër.

Kosova Info: Çka e lidhë zanatin tuaj të arkitekturës me muzikën?

Fahrush Azemi: Unë me muzikën jam rritur dhe jetojë me të, po ashtu arkitektura është profesioni që me të vërtetë e dua shumë dhe jam tepër i përkushtuar sepse më jep një vetëbesim dhe kënaqësi kur idetë imagjinatave që i hedh në letër realizohen dhe t`I bëjë njerëzit të ndjehen mirë në ato ambiente. Kështu që edhe arkitektura është muzikë sepse kanë shumë gjëra të përbashkëta. Kësaj përgjigjeje do t`i përshtatet kënga “Se dy të dashura që i kam”.

Kosova Info: Si e vlerësoni tregun muzikor sot në Kosovë. A mendoni se kemi më shumë treg komercial se sa kualitativ-artistik?

Fahrush Azemi: Po natyrisht, muzika artistike është nën hijen e asaj komerciale, por kjo nuk më bënë asnjëherë të luhatshëm në krijimtarinë time.

Kosova Info: A keni menduar rreth asaj se të këndosh tallava mund të kesh më shumë përfitime materiale?

Fahrush Azemi: Edhe atëherë kur kam pas nevojë më së shumti për përfitime materiale nuk kam lejuar vetën të zhytem në ato ujëra sepse kam menduar se po e vras kulturën e pasur të popullit tim, (ndoshta tingëllon patetike për dikë, por kjo është ajo që kam ndjerë gjithmonë).

Kosova Info: A do të vazhdoni ta ruani rangun tuaj tipik shqiptar?

Fahrush Azemi: Gjithmonë sa të me punoj zëri.

Kosova Info: Cilat janë projektet tuaja të tanishme. Çfarë mund të presin nga ju në të ardhmen?

Fahrush Azemi: Unë në këtë verë kam lansuar albumin e tretë dhe një videoklip. Tani kam filluar me një program me këngë të vjetra popullore që janë kënduar shumë kohë më parë, dhe posa ta përfundoj do ta plasojë edhe me xhirime televizive.

Kosova Info: A keni menduar ndonjëherë të shkëputeni nga muzika?

Fahrush Azemi: Jeta mundë të të sjellë lloj lloj sfidash, por unë edhe kur kam patur sfida, muzika më ka dhënë forcë dhe kurajë për të tejkaluar, kështu që deri tani asnjëherë s’kam menduar të tërhiqem, përkundrazi çdo herë e më shumë shtohen kërkesat për muzikën time.

Kosova Info: Si e kaloni një ditë të zakonshme, meqë jeni artist dhe arkitekt?

Fahrush Azemi: Unë kam një jetë mjaft dinamike, pasi që kam “dy të dashura” (dy profesione) dhe falë këtyre kam shumë miq dhe bashkëpunëtorë profesional që më angazhojnë dhe kërkojnë këto shërbime. P.sh. gjithë ditën jam me dizajnime të objekteve, enterierëve, kurse në mbrëmje duhet të shkoj të këndoj në ahengje të ndryshme. Kjo ndodhë shumë shpesh, por përkundër ngarkesave familja ime është ajo që më jep para së gjithash mbështetjen dhe shtytjen të ia dal me sukses.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi