Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

January 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


ATA JANË GJALLË DHE TË PAVDEKSHËM NË MESIN TONË

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

ATA JANË GJALLË DHE TË PAVDEKSHËM NË MESIN TONË

Mesazh nga Dardania prej Sun Sep 25, 2011 1:27 pm

Historiku i Kompanisë së II, të Brigadës 123

Populli Shqiptar nën pushtimin serbo-jugosllav,nuk pushoi kurrë,nuk ndaloi për asnjë çast, në kërkim të drejtave të tij demokratike e të lirisë kombëtare.Ai kaloi etapa të rënda të shtypjes,shfrytëzimit dhe represionit që nga pas lufta e dytë botërore. Kontradiktat politike brenda sistemit shtetror jugosllav që ishin evidente, ato thelloheshin çdo ditë e më tepër, në mes të liberalizmit kroato-slloven dhe hegjemonizmit serb,rryma politike këto, të cilat duke u ashpërsuar ndryshonin rrethanat,dhe populli ynë në përputhje me rrethanat shtronte kërkesat e tij,njëherit zhvillonte dhe intensifikonte luftën për liri,që nga traktet deri te kryengritja e armatosur.

Tani populli ynë, lirshëm e kujton muajin e shumë datave historike,e kujton dhe nderon marsin nëpër vite; siq është marsi i demostratave studentore të vitit 1981, marsi i luftës së hapur në Drenicë, nga vigani i kohës Adem Jashari dhe familja e tij, marsi i betejave të UÇK-së,si dhe marsi i rënies së dëshmorëve të kompanisë sonë, pra 26 marsi është datë e paharruar në kujtesën tonë,dhe si të tillë ne e shënojmë duke i bashkuar dhe përkujtuar të gjithë dëshmorët e fshatit.

Sot i përkujtojmë me pietet të lartë 15 dëshmorët,të cilët ishin trima të paepur e luftëtarë të rrallë, të bashkuar me shokë në strukturat e UÇK-së, hynë si shqipe mali në luftën për liri, dhe kështu hynë në faqet më të lavdishme të historisë sonë të re.

Krismat e pushkës çlirimtare në Prekaz nga komandanti legjendar,ishin krisma kushtrimi që jehuan anembanë Kosovës. Këtij kushtrimi të fuqishëm iu përgjigjën edhe të rinjët e fshatit tonë, duke formuar celulat e para të UÇK-së.

Që nga fundi i marsit të 1998-tës, në formacione të UÇK-së u radhitën qindra të rinj, të cilët nuk kishin patur asnjëherë kontakt me armën, përveç djemve dhe vajzave të fshatit tonë, këtu erdhën edhe të rinjët e fshatrave për rreth. Për kontribut të jashtëzakonshëm u dëshmua eprori dëshmor– Feim Faik Morina, i cili ditë e natë punoi me djalërin sypatrembur, vetëm e vetëm që aftësimi i tyre për luftë të jetë në shkallën më të lartë taktiko-fizike. Duke njohur e ditur rolin dhe rëndësinë e armëve,ai dëshironte që këta të rinjë të pajisen me armatim të mjaftueshëm dhe cilësor, për tu bërë ballë hordhive barbare. Prandaj,Feim Morina shkoi edhe në Shqipëri me një grup ushtarësh,dhe atje u vendosën në një bazë ushtarake në Hoxhaj të Tropojës. Duke qëndruar në pritje për t’u përgatitur me të gjitha paisjet e nevojshme që kërkonte lufta, më 10 korrik 1998 nga ajo bazë në Hoxhaj, së bashku me ushtarin Bashkim Kabashi, zbresin në qytetin Bajram Curri.

Duke u kthyer nga qyteti atë pasdite, ndërmjet fshatit Hoxhaj dhe Tropojës, në mes të maleve të Myhrjanit,goditen me plumba vdekjeprurës nga pusia e përgaditur prej agjentëve kriminel të pushtuesit serb.

Aktiviteti ushtarak në këtë kohë ishte i shtuar,konsolidoheshin radhët e UÇK-së dhe bëhej fortifikimi i pozicioneve tona, për tu përballur me forcat pushtuese. Dhe kjo ditë nuk vonoi shumë, më 19 gusht 1998, filloi beteja e parë frontale, e njohur si beteja mbi fshatin Zoqisht. Ishte një betejë e pabarabart,sepse armiku ishte në epërsi me armatim, dhe godiste me artileri të rëndë pandërprerë pozicionet tona,për kundër intensitetit të lartë artilerik, forcat çlirimtare bënë një rezistencë të jashtëzakonshme, duke i shkaktuar humbje të mëdha armikut, në njerëz dhe teknikë luftarake. Beteja ishte shumë e ashpër,por heroike,ishte me dhembje e pikëllim, por e lavdishme, pra në këtë betejë, në këtë fushë të nderit bie për të mbetur i gjallë përjetësisht, Bekim Dalip Bekteshi, dhe plagosën rëndë e lehtë shtatë luftëtarë. Ajo zgjati 8 ditë e 8 netë,në këtë betejë të pamposhtur e të pathyeshëm qëndruan luftëtarët e kompanisë sonë, ndërsa, kontribut shumë të çmuar dhanë njësitët elite dhe struktura komanduese e Brigadës 123.

Në ditët vijuese të kësaj beteje madhështore të luftëtarëve tanë, pësoi dëme gati gjysma e fshatit, nga djegjet dhe plaqkitjet e forcave paramilitare serbe. Për ti ndalur veprimet e forcave armike, sërish forcat çlirimtare u kthyen në fshat, duke ua mundësuar edhe fshatarëve të kthehen në shtëpitë e tyre.

Në periudhën kohore prej shtatorit të 1998-ës deri në mars të 1999-ës, kompania e dytë e UÇK-së,pra e cila operonte në fshatin tonë, ishte koordinuar mirë me njësitet tjera, të cilat së bashku vëzhgonin terrenin dhe përcillnin lëvizjet e forcave serbe. Si detyrë e përditshme dhe me rëndësi parësore, ishte sigurimi i lëvizjes së popullatës nga Pagarusha në Mamushë e gjetiu. Pastaj sigurimi i terrenit për njësitët logjistike të luftës, të cilat lëviznin nga njëra zonë në tjetrën, siç ishte rasti i njësitit ushtarak të Zonës Operative të Llapit, si dhe lëvizjet e njësiteve të brigadave 123, 124 dhe 125. Gjatë bombardimeve të Aleancës së Veri Atlantikut, pushtuesi gjakatar serb u egërsua tej mase, ndërmorri një ofenzivë me përmasa të gjëra, duke përdorë lloje të shumëta armatimi, deri edhe raketat tokë-tokë .

Ndërsa,mbi popullatën civile filloi të ushtronte një gjenocid të tmerrshëm,të pashembullt në historin e njerëzimit,duke vrarë e masakruar,duke djegur e plaqkitur çdo gjë me vlerë,pra në përpjekje për të shfarosur një popull,dhe duke e dëbuar nga vatrat shekullore në drejtim të Shqipërisë.

Forcat çlirimtare, përveç armatimit të lehtë, kishin edhe moralin e lartë,kishin vullnetin e hekurt,që ishin tmerr për armikun. Ata qëndruan të papërkulur çdoherë,kështu arritën t’i bënin ballë të gjitha sulmeve armike. Në betejën e 26 marsit të 1999, në kryqëzimin e rrugës mbi fshat, ranë për të mos vdekur kurrë:Demir Shaip Demiraj, Mirsad Ibrahim Musaj, Lulzim Feriz Bylykbashi dhe Latif Asllan Shukaj.

Një ditë më vonë, më 27 mars, në periferi të fshatit Mamushë bien me armë në dorë,për të mbetur gjithmonë të pavdekur.

Hysen Hamit Hoti dhe Nexhmedin Bexhet Hoti

Kompania e dytë që veproi në fshatin tonë, kishte plot djemë të dalluar,për guxim e trimëri, për energji e shkathtësi në artin luftarak, një pjesë e tyre kaloi në njësitët e policisë ushtarake dhe në strukturat komanduese pranë Komandës së Zonës Operative të Pashtrikut. Ndër ta ishte eprori Xhavit Baftiar Bajraktari, i cili e kreu detyrën e zëvendëskomandantit për zbulim dhe kundërzbulim. Me 2 maj 1999, duke u kthyer nga rajoni ku vepronte batalioni i dytë i Brigadës 123. Në afërsi të Shirokës, pranë aksit rrugor Therandë-Prizren, ndeshën në pritë ballë për ballë me forcat armike,dhe bien heroikisht së bashku me Fetah Gegën nga Studenqani.

Ndërsa një nga luftëtarët aktiv dhe i palodhshëm i kompanisë sonë, ishte edhe dëshmori Arif Maliq Spahiu, që mori pjesë në një aksion të organizuar nga komanda e kompanisë, në pjesën e epërme të fshatit, ku arrijnë t’i vrasin disa paramilitarë serb. Më 16 maj 1999 bie në krye të detyrës ushtarake,nga pëlcitja e bombës që barte në gjoksore.

Derisa NATO vazhdonte bombardimet mbi caqet serbe, njësitët tona më tepër i dhanë rëndësi sulmeve guerile dhe minimit të rrugëve nga qarkullonte makineria e armikut.

Njëri prej njësitëve më të dëshmuar ishte, Njësiti gueril “Syri i Shqiponjës”, të cilin në masë të madhe e përbënin ushtarët e kompanisë së dytë.

Nga aksionet e shumëta guerile që ndërmerrte ky njësit, sukses të vçant arriti me atë të kryer mbi fshatin tonë. Në këtë aksion forcat pushtuese u asgjësuanë në tërësi, si në njerëz ashtu dhe në makineri.

Ndërsa luftërarët tanë në saje të përgatitjes dhe aftësisë luftarake që kishin, u kthyen në bazë pa asnjë lëndim.

Për shkak të humbjeve që pësonte çdo ditë, në mënyrë të befasishme armiku.Organizoi një ofenzivë në fund të majit 1999,me tendencë për të na imponuar një formë të luftës çfarë dëshironte ai,sepse lufta guerile nuk ishte e favorshme për pushtuesin, ajo e kishte dërmuar dhe pa aftësuar lëvizjen e forcave të tij. Duke përdorur arsenal të madh armatimi dhe trupa të shumëta,pushtuesi vendosi një rrethim të hekurt,me qëllim të ngushtimit të hapsirës luftarake dhe asgjësimin e luftëtarëve të UÇK-së.

Ditët pranverore të majit plot lule, u shndërruan në ditë të ftohta me re të zeza, në ditë hidhërimi, se më 27 maj ,lufta për lirinë e atdheut i këputi nga jeta katër luftëtarë, të cilët mbeten si lulet e kesaj stine, të njom përherë duke u përjetësuar në altarin e lirisë.

Valon Metë Myrtaj, nga Dubrava e Istogut, Bujar Shefqet Thaqi, nga Retija,

Jeton Ali Kabashi, nga Optorusha dhe Sinan Bajram Hodaj nga fshati ynë.

Në këtë betejë ranë edhe gjashtë luftëtarë nga Kompania e Studeqanit, ndërsa të plagosur duke përfshirë edhe ata të Brigadës 124, ishin rreth 30 luftëtarë,prej tyre 8 ishin rëndë që barteshin me lese të improvizuara,kurse tjerët me plagë të lehta.

Lufta ende vazhdonte,por tani ishte luftë për shpëtimin e të plagosurve, për këtë duhej siguruar korridore që të kalonin në vende më të sigurta për shërim. Në këtë drejtim, angazhim të jashtëzakonshëm dha luftëtari Avni Rexhep Hodaj. Ai ishte burrëruar në luftë,ishte brumosur me trimëri të rrallë dhe nuk donte të dinte për rreziqe, kur vinte në shprehje mbrojtja e shokëve dhe interesi atdheut. Këtë Avniu e dëshmoi shumë here,por e dëshmoi edhe më 28 maj 1999, në mbrojtje të shokëve, në përpjekje për të qarë rrethimin, bie për t’u shndërruar në rrezatim lirie për brezat që vijnë.

Odisejada për shpëtimin e të plagosurve zgjati 10 ditë,kjo është një meritë e veçant e luftëtarëve tanë, të cilët përveq objektivit të luftës kundër armikut, treguan edhe një sprovë serioz,treguan gatishmëri për sakrifica edhe në shërbim të shokëve të plagosur.

Beteja për të plagosurit fillimisht mori rrjedhën e koridoreve që siguronin luftëtarët pararojë, përmes Drinit të Bardhë, kompania kalon në Rogovë të Hasit. Këtu bëhet pushim njëditor,me ç’rast nga plagët e marrura dy ditë më pare,ndërron jetë duke kaluar në përjetësi Manush Limani nga Krusha e Vogël ushtar i Brigadës 125. Pastaj, përmes Romajës kalohet në thellësi të Pashtrikut, ku bëhet një pushim prej pesë ditëve, pa shtrojë e mbulojë, duke qëndruar nën qiellin e hapur. Edhe këtu në mungesë të medikamenteve dhe përkujdesit mjekësor,vdes Agron Islam Bytyqi nga Prizreni duke mbetur përher i pavdekur,gjithashtu ushtar i Brigadës 125.

Pas këtij pushimi,vazhdon rruga malore në drejtim të Zymit, nëpër mahallën e Cakajve dhe në drejtim të fshatit Gjonaj, duke kaluar magjistralen Prizren-Gjakovë, hynë në Landovicë,për të bërë një pushim gjatë ditës,kurse natën vazhdohet rruga për në Kabash të Prizrenit. Mbas arritjes në mahallën e Zenelajve, të plagosurit vendosën në spitalin e atjeshëm ushtarak dhe merren nën përkujdesjen e mjekëve që kishte batalioni i Kabashit. Ndërsa luftëtarët e kompanisë sonë,të cilët ishin në gjendje të mire fizike u kthyen nga atje më 9 Qershor në Semetisht dhe në fshat arrin më 11 qërshor 1999. Duke e zhvilluar edhe betejën e fundit në përzënien e forcave ushtarake serbe nga këtu.


Fshati ynë kujton me respekt edhe 26 të vrarët tjerë, prindër, djemë, vllezër, të cilët u martirizuan për kauzën tonë. Armiku, nuk kurseu as pleqtë, as gratë dhe as fëmijtë e pafuqishëm dhe të paarmatosur, duke vrarë dhe masakruar shqiptarët pa dallim. Duke humbur dhe gjurmët e tyre, duke lënë shumë plagë të hapura, shumë familje në pritje, të zbardhjes së fatit për më të dashuritë e tyre. Të martirizuar në fshatin tonë janë: Agim Manxhuka, Sylejman Hoxha, Bajram Rusi, Avdi Bugari, Melit Bugari, Hamëz Bugari, Halil Bugari, Hasan Bugari, Muhamet Zeqaj, Malush Zeqaj, Ramadan Musaj, Hamëz Musaj, Muharrem Musaj, Sadik Musaj, Musli Musaj, Bexhet Hoti, Nysret Hoti, Asllan Hoti, Eqrem Hoti, Kapllan Hoti, Danush Kushaj, Nexhat Spahiu dhe Skender Morina, ndërsa për fatin e Ali Zogajt dhe Murtez Morinës ende nuk dihet asgjë. Të nderuar pjesëmarrës!

Lufta jonë ishte luftë e mirëfilltë çlirimtare, ishte vazhdimësi e luftërave të pareshtura për lirinë e Popullit tonë. Dëshmorët e Kombit, të rënë gjatë luftës çlirimtare të UÇK-së, u ngritën në pediestalin më të lartë, të rreshtuar përkrah pararendësve të tyre Dëshmorë. Ata janë të gjallë dhe të pavdekshëm në mes nesh, për jetë të jetëve.

Lavdi të gjithë të rënëve në Luftë për Liri.



Samadrexhë, OVL e UÇK-së

Më 26.03.2011 Përgatiti: Rexhep F. Morina

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi