Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

January 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


TRINGË SMAJLJA-HEROINË E MALËSISË

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

TRINGË SMAJLJA-HEROINË E MALËSISË

Mesazh nga Kreshnik Martini prej Thu Sep 01, 2011 8:26 am

TRINGË SMAJLJA - HEROINË E MALËSISË

" Se fale Zoti mashkullin ma te mire se kete vajze". Keshtu thonin malesoret per Tringe Smajlen, ose sic e quanin populli Tringa e Grudes, apo Tringa e Maleve. Poeti yne kombetar, Ate Gjergj Fishta vigani i denigruar i letrave shqipe thoshte " Tringa ia kalonte cdo mashkulli me te mire n' urti e n' trimni ". E ketille ishte kjo trimereshe e Malesise, e bija e patriotit te shquar dhe luftetarit kunder turqve, bajraktarit dhe kryekreut te Grudes- Smajl Martinit. Lindi ne vitin 1870 ne fshatin Ksheve te Grudes-rrethi i Podgorices, ne nje familje fshatare patriotike. Konsiderohej nder vajzat me te bukura te Grudes.

Nore Kolja, bija e Kole Kurtit nga fshati Pikale dhe e reja e Dede Gjo Lulit- bashkeluftetare e Tringes, thoshte "Tringa ishte belholle, si ato me te bukurat. Ishte e urte dhe ka ditur te bisedoje edhe me burrat me te shquar. Ajo mbante adhtine dhe mauzerin. Erdhi ne lufte bashke me babain, kusherinjt dhe grudasit" .

Tringe Smajl - Martini I ati i Tringes, si udheheqes i forcave mbrojtese te deges se Lidhjes se Prizrenit per Grude dhe si udheheqes qe nuk lejonte, se bashku me shume te tjeret, qe te coptohen trojet shqiptare, me shume trima lufte dhe krere te Grudes, denohet per ceshtje patriotike ne vitin 1883 nga ana e Divani Harbit ( Gjyqit ushtarak turk) dhe u transferua ne vitin 1886 ne Dinari Bekir, Kurdistan-Anadolli Lindore, ku edhe mbas disa vjetesh vdes. Disa vite me pare, me 1880 gjate luftes kunder armikut, te dy vellezerit e Tringes Zefi dhe Gjoni, mbeten te vrare. Ne kete menyre Smajl Martini mbet pa djale, perkatesisht pa trashegimtar te drejtperdrejt. Atehere Tringa vendosi te mos martohet dhe te rrije me babain.

Qe ne moshe te re kjo trimereshe fisnike me vemendje i degjonte bisedat dhe vendimet qe i sillnin malesoret ne bashkimet e udhehequra nga babai i saj. Ishte shume e zgjuar dhe e mencur. Vazhdimisht shoqerohej me burrat me te mire. Martinit. Ne tubime te burrave e logje, duke kryer ne kete menyre mesazhin e te pareve te saj Vuksan Geles dhe Smajl Martinit, i ftonte malesoret qe mos te vriten ne mes vetes, qe pushka te drejtohet kunder armikut per te miren e vendit, per liri, e harmoni midis njerezve, pa dallime fetare..

Pervec ne tubime, ne aktivitete brenda fisit te Grudes, e kuvende mbaremalesore shquhet edhe per trimeri. Kete cilesi e tregoi sidomos ne Kryengritjen e Malesise me 1911, ku mori pjese si organizatore e luftetare. Mori pjese edhe ne tubimin gjithemalesore ne Grec ( qershor 1911). U dallua sidomos ne luften e Deciqit . Burrave te Malesise u jepte zemer qe te luftojne trimerisht kunder ushtrise turke. Kontributi i saj ne kete lufte ishte i gjithanshem. Malesoret trima i furnizonte me buke, uje dhe municion. Te plagosurve ua lidhte plaget dhe , sipas mundesise qe kishte, u bente edhe sherbime te tjera mjekesore.

Kjo heroine e Malesise, e cila tregoi heroizem ne fushen e betejes si luftetare e dalluar, ishte mjaft aktive edhe ne qetesimin, paqesimin dhe rregullimin e atehershem brenda fisit dhe ndermjet fisit. Me gjithe energjine e saj rinore luftoi per shuarjen e hakmarrjes, gjakderdhjes ne mes malesoreve (shqiptareve). Ajo nuk u pajtua me mjerimin, shkaterrimin dhe coptimin e shqiptareve. Per te ndihmuar hapjen e shkollave shqipe ne Malesi ( ne vitet 1916-1917) shiti token dhe te hollat i vuri ne dispozicion ne hapjen e shkollave ne Dinoshe, Priften etj. Si e tille Tringa gezonte autoritet jo vetem ne Grude, por edhe ne Hot ,Triepsh, Koje, Kelmend, Kastrat, Shkrel, Shale, Shosh, Shkoder e vende tjera. Ajo respektohej nga burrat me te shquar te kombit shqiptar te asaj kohe.Per punen e saj fisnike e patriotike sot e kesaj dite me admirim flitet kudo ne mesin e shqiptareve.
Semundja e pasherueshme ia nderpreu jeten me 2 tetor 1917, ne moshen 47 vjecare. Dy vite me vone, nga ushtria e Mbreterise SKS ne trojet e Malesise, shkaterrohet varri i saj ne Ksheve. Megjithate veprimtaria e saj patriotike kurre nuk do te vdes. Ndaj le te bucas thirrja e dale thell nga zemra dhe shpirti yne "Te pavdekshme si ato malet e Malesise qofte vepra e heroines Tringe Smajles!"

BANORET E MALESIS SE MADHE

Malesia e Madhe edhe pertej kufive banohet nga popullsi shqiptare , te cilet historia e njef per zot te ketij vendi te lame sa e sa here me gjak per te mbrojtun kunder sulmeve te anmiqve gjakatare e grabitqare ;Nuk ka shkamb as gur ,are as livadh, mal as verri qe te mos deshmojne per luftat e pergjakshme te bame ne keto ane me cilindo anmik qe u perpoq me e shkele kete truell.Sa uje ka rrjedhun neper luginen e Cemit , aq gjak asht derdhun perreth saj.Ketu si ne te gjithe Shqipnine , ka sundue ligji e shenjte:^Kush asht ne shtate vjet e ne shtatedhjete vjet , din me vdeke per dhe te vet^Ky ligj asht zbatue me rreptesine ma te madhe e bindjen ma te forte, Partia krenohet me malesoret tane, te cilet nuk jane mposhtur kurre as nga veshtiresite e egra te natyres as nga sulmet e hordhive te huaja , kunder te cilave kane luftuar gjate shekujve, u tha shoku Enver malesoreve te Kelmendit.Me fanatizem te madh asht ruejtun e mbrojtun liria dhe mjere ai qe ka guxue me e preke.Malesia e Madhe , si te gjitha malet e tjera te Shqipnise, nuk i asht nenshtrue kurre sundimit te huej.Shqiptari perballe te gjitha sulmeve te fuqishme ka ruejtun te paster e te paprekun gjuhen e vjeter dhe pushken , me te cilen ka lindun, dhe nuk u asht dhane ndryshimeve te kaq shume shekujve e te aq shume fuqive...pranon anmikun e i ketyne aneve Mark Milani.
“Historia e Shqiperise, thekson G.F. Williams asht nji lufte e gjate shkeljesh, plackitjesh dhe gjakderdhjesh .Ne kanget e tyne kendohen vetem lufta e trimnia.Te gjitha shkeljet e Evropes mizore e kane perfshi ket vend me zjarr e me shpate.Por shqiptaret jan trima e luftetare te forte Malesori nuk del kurre prej shtepise se tij i paarmatosun.Edhe bariu ruen tufen e vet i armatosun deri ne dhambe; lufta ka qene i vetmi besim i tyne..Ky popull asht shembull ma i mire per ruejtjen e moralit dhe te meritave te trashegueme, per fisnikerine e aftesin e tij.Ndonese shekuj me radhe ka qene nen sundime tiranike e perdarese, ai e mban prape kryet nalt gjithnji thote jam shqiptar;qofte edhe ne mes te zjarrit.Trimnia e tij s’ka kufi ;ai e perballon vdekjen dhe fatkeqesine pa u trembe..Gjaku i shqiptareve asht gjak burrnie,...Ne baze te pervojes historike patrioti 90vjcar Kole Marash Pepaj shprehu mendimin e mbare malesise me fjalet: ,,Shqiptarin nuk e ka qite lokja prej barkut ,por huta prej çarkut,,.Por Evropa e qytetnueme, me drejtesine e saj te shtrembet e ndau nji pjese te kesaj krahine, si e thote Mjeda,,çka natyra vete perpoq,, prej gjinit te Nanes Shqipni.Ne Luginen e Cemit kane ushtue gjithmone kanget e trimnise te kendueme me lahute ete ndigjueme me andje prej moshes se re.Ato bashke me tregimet burrnore kane kalue trashigim brez mbas brezit dhe si nji amanet i brezave te kaluem per brezat e rij, kane shkue tue shtue visarin kombetar, tue pasunue brezi-brezin,tue perpjetesue herojte dhe ngjarjet heroike qe kane mberrijtun deri ne dite te sotme, per te cilen krenohemi dhe si e ve ne dukje shoku Enver,,ne duhet te punojme akoma me shume per te rrenjosur ne popull, si domos ne rinine tone ,virtytet e larta te malesorit, natyrisht ,,duke luftuar zakonet e kota,, te mbetuna si ferra ne jeten e paster te maleve tona.Ne ato kasolle te vorfna ose shtepi perdhese ndejun rreth votres kambekryq ose ne trupica, me drite drush ose pishet , e rralle vojit te gurit, te rijte,djem e vajza, qe tue ndigjue te vjetrit, edukoheshin me virtytet e mira te popullit tone, kane mesue se si te ruejn krenarine kombetare, gjuhen pushken,trimnine,dashunine per liri e nderen, krenarine per shqiptarizmin dhe urrejtjen per anmikun,Nga kjo shkolle pa libra, pa shkrim e kendim,asht ruejtun kombi yne ne mes te stuhibe shekullore dhe jane edukue brezni mbas breznish, tue i thye brinjet kujdo qe ka ndermarrun me ua prekun ,,te vetem,,
Udheheqes i partise e i popullit tone;shoku Enver Hoxha, tue bisedue me malesoret e Kelmendit ka thane:,,Ju malesoreve ju karakterizohen zgjuaresia,burresia , guximi, ndershmeria dhe patriotizmi i larte,,Malesori jo vetem ka mbrojte,,te vetem,, por ka ndihmue sa e sa here edhe fqinjet per te fitue lirine me lufte kunder pushtuesit turk.Kur me 1876Kuci bani kryengritje per te hequn qafet robnine, Turqia u dha urdhen shqiptareve qe te vendoseshin ne katudin Rahoje, sipri krese Kucit,ne menyre qe malazezet ta kishin shpinen shume te pasigurt dha keshtu te mos mundshin me ba lufte.Por shqiptaret , nen komanden e Ujk Giles se Kelmendit, nuk ju binden urdhnit.Udheheqesit ushtarak malazez Mark Milani ju lut atyre qe ta ndihmonin, tue mos i ra Kucit, qe keshtu te kishte dore te lire per te sulmue garnizonet turke.Ata e mbajten fjalen dhe nuk bane anji hap perpara.Malazezet me sulm te gjithanshem cliruen vendin qysh prej Kucit e deri ne Podgorice dhe i tane ky fitim asht krye ne saje te shqiptareve, te cilet, pohon Mark Milani.,,do te kishin mujtun te gjithe Kucin me e djegun pa shti pushke, dhe kete per e levizun te gjithe ushtrine qe kane pasun;vetem njiqind ushtare po te lishin dergue drejte Medunit e Keshtjelles se Senice, sa me me pre rrugen, asnji ushtar i emi nuk do te kishte mujtun me u kthye ma ne Kuc, por do te na u donte me shkue ne Piper, kurse popullit tone me qindrue ne robni...,,Ne fillim te shekullit tone ,Vuksan Gala iGrudes, i cili gjithe jeten luftoi kunder turqve, ne castin e fundit, para vdekjes, tha ,,Me varrosni ne maje te Sukes se Grudes se as mbi vorr s’dua te me shkelin kamba e turkut,, Ja me kete ndjenje krenarie dhe atdhedashunie ka luftue shqiptari me arme ne dore dhe ka mbrojtun nder shekuj trojet e veta, ato troje, ku sot valon krenar flamuri i Shqipnise se lire socialiste, te cilin e mban nalt Partia jone e Punes.

MALESORJA SHQIPTARE

Nji komb trim e luftetar, si kombi shqiptar, nuk ka se si te jete dhe te qendroje trim e luftetar ,vetem me burrat, ne qofte se edhe grate nuk jane po aq trimnesha e burrnesha me plot kuptimin e fjales, sepse ne prehnin e tyne e me gjite e tyne jane rritun e rriten ata burra , qe mburoje i kane ndejun e i rrine Shqipnise.Nana luen nji rol te dores se pare per edukimin e femijve me guxim e burrni, me urrejtjen per anmiqte e te keqen , me virtyte te nalta te atdhedashurise.Grate ketu jane po aq trime sa edhe burrat, dhe kamba-kembes nuk u jane nda atyne kudo e kurdo ka qene puna me luftue e qindrue per nder , liri e Atdhe.Qe ne djep malesoret u kane ngulitun femijeve te vet, thelle ne zemer ,dashunine per vendin , per trollin e te pareve, u kane mesue me ederdhun gjakun per te mos me u ba rob i kujt, mos me durue turpin; ato i kane edukue femijet me virtyte e mira te te pareve te vet. me nderen e burrnine, dashunine per liri, urrejtjen e lirise se vendit,kallzonin ngjarje te ndyshme burrnie e trimnie Femijet e edukuem me ket fryme, kur jane rritun, kane shkue ballehapet mbas gjurmave te te pareve tue ua zbardhun faqen atyne edhe ne vorr,sepse brezat e rij qe rriteshin jo vetem qe dojshin qe t’u shembellejshin atyne, por po ta qitteiasa,edhe me ua kalue e me u kendue ne kange, si ata, me u permende ne kallezimet si ata. E kjo i gezonte se tepermi nanat e tyne..Edhe Dede Gjo Luli keshtu asht edukue Tregohet se e shoqja e te ungjit,Dile Hasanja, nji grue e forte, trimneshe dhe e squet , bije prej katundit te vjeter te Kastratit e rriti dhe e edukoi jetimin me kete fryme.Deda asht edukue gjithe rinia e Malesise se Madhe, brez mbas brezit.
Jo vetem kaq .Si kudo ne vendin tone, malesoret e Malesise se Madhe kane marre pjese krahas burrave si ne perpjekjet per jetese,ashtu edhe ne luftat per te mbrojtun Shqipnine kunder anmiqve qe kane dashtun t’u shkelin vendin e trasheguem prej te pareveGrate e kesaj ane,ne mungese te burrave, simbas zakonit te vendit, kane mbrojtun kamben e tyne, keshtu qe ne asgja, ne asnji perpjekje nuk kane mbetun mbas burrnimit, e shpesh edhe ne kuvende kane marrun pjese me ata.Ne malesin te Madhe ndihen plot tregime e kange popullore edhe per heroizmin e grave.Tregohet se rreth vjetit 1850 malazezet rane ne Korite, per te plackitun gjane e gjalle te malesoreve .Atje ishte ndodhe Ismail Hasani i Triepshit me nanen e vet, Bjeshken , bije prej Koces, dhe dis te tjere.Porsa hetohet ardhja e malazezve, qitet kushtrimi dhe burra e gra u dalin perpara te merizat e Muces, ku filloi perleshja.Bjeshka plagoset ,rande ne krahun e majte.Kesaj perleshje te Ismailit me gjithe nane qe u kap gjoku per gjoks me anmikun , populli qysh ateher i pat thurrun kange, qe kendohet edhe sot:


Krisi pushka ne Kazhenik,
Malazeze rane ne Korite;
Paskan ra ku kane zakone,
Me marre dhen e thye kumbone;
Me kadale se e kane te zone:
Smail Hasan me tagan ne dore,
Nane e djale se c’po luftojne.
..................................................
Shume e kane dashtun malesoret ^te veten^


Tregohet se kishte shkue te Knjazi ne Cetine, si mysafire, nji vajze malesore,Vajza ishte veshun thjesht , mire e bukur, me xhublete,opinga lekuret, peshtjellak etj.Knjazi u tha shtepijakeve qe t’i pritshin nji pale rroba malazeze, si peshqesh.Kur vajza pa rrobaqepesine, pyeti:çka don ky me mue?dhe ata u thane se ekishin pru me i marrun masen per nji pale rrobe malazezshe.Ajo ju pergjegj:,,une nuk i due!,,
Shqiptarja nuk pranoi ne asnji menyre me nderrue veshje,qofte edhe perkohesisht , gjate qendrimit te saj si mikeshe ne Cetine,por ndej me rrobet e veta.Petro Boshkoviqi prej Palabardhit kishte probatin Elez Koskine prej Grudet.Ai u kishte qite shume telashe turqve.Keta munden me ekape, e futen ne burg e do ta denojshin me vdekje.Me ndihmen e disa rojeve shqiptare Petroja mundi te ike prej burgut.Megjithese turqit e ndoqen mbrapa, ai arriti shendosh e mire ne shtepine e probatinit dhe hyni mbrende.Turqit rrethuan kullen.Aty nuk kishte ndodhun Elezi, por vetem e shoqja dhe eama, te cilat e dhane Petros pushke e fisheke per t’u mbrojtun.
Kanga popullore keshtu flet per keto gra:


Kur vikatete beg-Osmanogiqi
--,,O ju shakat, bullat e Eleyit
Hapnie deren e kulles se bardhe,
Se per dine edhe per imane,
Me zjarm do t’ju djeg kullen;
Eju bulla, ne thes kam me ju shti
E me ju mbytun ne uje e Ribnices
Por po flasin bullat e Elezit;
--,,Vraje Petro ,turqit perreth kullet,
Mbroje vendin e kullen e bardhe
Dhe mos,i ven vesh beg-Osmanogiqit,
Nuk guxon per me i djegun,
As ne bullat ne thes me na shti,
E as me na mbytun ne uje e Ribnices
Deri sa Elezi ka lan gra ke shpia,
Kerset pushka e Petro Boshkoviqit,
Po mbushe pushket nana e Elezit,
Sado pak ne ndihme me i ardhun Petros....
Kete e thote kanga popullore e dihet se grueja dhe nana e Elezit, naten vjedhtas e kaluen Petron jashte rrethimit, tue i dhane me vedi edhe dy pushke , per t’u mbrojtun ne qofte se do te ishte ne rrezik.Nje dite ,ne vitin 1902, Vuksan Markun prej Vuklit(Kelmend), burre asgan, trim e daji, rreth 30 vjetesh, e shoqnonte ne rruge e motra, Rosa,Malazezi Filip Boji prej Vasojevicit, i dalun ne prite, e qelloi nga mbrapa, ne Krye, dhe Vuksani u rrezue i vdekun ne vend.Evrau pa asnji aresye, vetem se ishte i mire e shqiptar.Rosa me te shpejte mori dore pushken e vllaut dhe ndoqi gjaksorin kamba-kambes , deri sa ne nje shenj vendi, kur Filipi ktheu kryet mbrapa me pa ne e ndiqte kush, e mori mire ne shenje, shtiu ne te dhe ra mu ne lule te ballit, tue e rrezue vdekun ne toke.Mandej u kthye tek i vllai, qe ishte i shtrime pa fryme perdhe dhe e ktheu per se mbarit.Malesorja ka marre pjese gjithnji edhe ne lufta, krah per krah me burrat.Mund te thuhet, pa shtue asgja, se nuk ka qene ma e pazoja se vete burrat.Ajo ishte perhere ne balle si ne pune ashtu edhe ne lufte, tue nda se bashku me ta te miren e te keqen, te gjitha veshtiresite, si shoke jete, si pjell e ketij truelli.Ne vjetin 1878 Tereze Nike Lulegjuraj prej Grudet u plagos dy here, tue luftue krah per krah me vllaznit e vet kundra ushtrise malazeze, qe sulmonte me pushtue Malesine.Po ne ate kohe Halime Hasani nga katundi Luhar, e mbesa e Omer Bozhajt, ne luftim te pabarabarte, me tagare ne dore la perdhe te vdekun ne Malin e Kakarriqit dy malazez , kur ashtria malazeze, nen prejen e Mark Milanit, po sulmonte per te pushtue Gruden e Hotin e Malesise mbare.Halimeja ka vdekun ne vitin 1918 ne moshen 114 vjec.Edhe Rosa Nikashja, prej Grudet, tue luftue krah per krah me vllazen e burre kunder malazezve, ne 1878, mori dy plage ne kambe dhe me njenin plumb ne mish jetoi shume vjet mbas plagosjes, tue calue nga pak.Kjo perpose se luftare trime. Ka pase qene e permendun per urti.Shpesh katundi i drejtohej per keshille, e pyeste per te dhane mendimin rreth problemeve te nderlikueme qe i paraqiteshin, Fjala e saj ndigjohej e nderohej.
Aty rreth vjetit 1860 malazezet hyne ne Triepsh.Triepshjanet, mbas luftimesh shume te pergjakshme, u terhoqen mbi katund.Atje vendosen te qendrojne,Ne muzg, afer 50 malazez hyne ne shtepine e Lek Mirit.Katundaret i diktuen dhe i rrethuen.Per t’i debue anmiqte nuk kish rruge tjeter, vecse me i dhane zjarmin shtepise.Leka, i zoti i shtepise, urdhnon shoket te merrnim kashte e sane nga mullaret aty afer dhe t’ja mbeshtetshin rreth e rrotull shtepise . Dhe keshtu u ba.Malazezet e kuptuen rrezikun, perforcuen qendresen.Bjeshka, vajze 12-13 vjece e bija e Martin Luces e cila gjate kesaj kohe nuk ishte nda as nga i ati e i tha,,Tate, ma godit’i une zjarrmi qe te shkoj me ndeze kashten e shtepise,, Martini e shikoi me mosbesim e dhimbsuni. Po pernjihere e mblodhi veten, bani gadi drune e ndezun dhe , tue ja dhane se bijes se bijes i th,,Malet tona kane rrite gjithmon trimnesha.Qe unen bije shtija zjarrmin kashtes e t’i djegim si minjte ata qe na kane shkele votren tone.Shko pa frike e mos u korit!,,
Bjeshka , mbasi mori unen e ndezun, e shikoi te ane me krenari dhe u versul drejt shtepise.Edhe pse dy plumba e kapen rreshqit, vajza e kreu detyren e flaket e mbeshtollen tane shtepine , Malazezte u perpoqen te dalin, por asnjeri nuk shpetoi.Emni i Bjeshkes se Martin Luces mori dhene:ai permendet edhe sot ne malesi me nderim dhe mirenjohje.Lula e shoqja e Marash Lulit prej kadundit Bardhaj te Hotit, plake mbi te gjashtedhjetat, me njerin sy te vrame prej lijet, me 1950 ka kapun nji diversant.Ishte buzembramje.Lula po mbulonte buken ne cere,Ndjeu nji te trokitun ne dere.
----Hajde, mire se te vini,--- u pergjegj Lula, por dyshoi, se ne ato ane nuk e kishin si zakon me trokitun.Hyni mbrenda nje burre i shendoshe, me automatik, ne dor, i veshun as ushtar as civil.
---Urdhno, ulu ne ane te votres ne ate shkamb, i tha Lula.---Qenke lodhe, he burre;afrohu te zjarrmi se ke merdhite.Ajo enkas leshoi nji dore karthia ne zjarr qe te bahej sa ma shume tym.Mbuloi buken tue e leshue hinin me force qe te bahej pluhun.Gjoja per te marre dru doli jashte, mori pushken e te shoqit dhe me gisht ne kambez ju afrue te huejit.
--Leshoje ne toke automatikun, o te Leshova trute ne toke.Duart nalt,-- ju kercenue ajo diversantit m e nje za te vendosun.I shoqi Marash Luli, erdhi me te terkuze e i lidhi duert.Ne trojet e malesise, ku shndriti Nora e Kelmendit, kane lindun e veprue sa e sa Nora te tjera, para e mbrapa saj, pothuejse per cdo dere.Ato nder e lavdi i kane lanun vetes e Atdheut.Me shembuj heroike e fisnike te tyre jane edukue e trimnue breznite e mavonshme.Ne gjinin e kesaj krahine, ne kete rreth e mjedis lindi, u rrit e veproi edhe Tringa, e bija e Smail Martinit, per te cilen ne shtjellojme kete skice jete shkrimi, Ketu lindi ajo Tringe, qe me sjelljen, trimenine urtine, fisnikine dhe veprat e saj si ne kuvend te burrave, ashtu edhe ne zjarrin e luftes per liri te atdheut, u ba nder e lavdi per popullin tone.

Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 227
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: TRINGË SMAJLJA-HEROINË E MALËSISË

Mesazh nga Kreshnik Martini prej Thu Sep 01, 2011 8:30 am

I ATI I TRINGES

Tringe asht emni ma i perhapun ne malesi asht emni i shume vashave te tokes arbnore te bijave te maleve tona kreshnike qe idhtas urrejne robnina e atyne qe kane qendrue kryenalta ballehapta e pa u perkulun si kunder rrebesheve te natyres ashtu edhe kunder cdo anmiku qi i ka sulmue.Tringa misheron ne veten e saj gjithshka asht mire e bukur e ndershme dhe e guximshme e denje per femen shqiptare.
Tringa simbolizon virtyte e nalta te grues arbnore.Ajo kaloi nji jete te stuhishme midis ngjarjesh te stuhishme te popullit tone trim liridashes e punetor.Tringa lindi rreth vjetit 1870 ne katundin Keshev te Grudes te ketij vendi me tradite luftarake.Per vete shtrimjen e saj Gruda gjithmone ka kene nen synimin lakmues te malazezve dhe me pushke per faqe ka mbrojtun trojet e veta.Grudasit i kane qendrue te panenshtruem edhe sundimit shumeshekullor turk.Bashke me banoret e tjere te Malesise se madhe, ata ja kane vu pushken.Turqise ne cdo rast e cdo here qe ka dashte me i shtri ligjet e veta ne ato ana me ju kufizue lirite e trashegueme brez mbas brezit.Ne kryengritjet e Malesise se Madhe kunder sundimit otoman ,Gruda ka qene qendra ku jane zhvillua luftime shume te ashpra, ne te cilat si burrat ashtu edhe grate kane marrun pjese te gjalle me arme ne dore.Iati i Tringes Ismail Martini , ishte flamurtar i Grudes ishte trim fisnik atdhetar i flaket e ketu w\ tiparet ja kishte dhane vendit, ne gji te te cilit kishte lindun e ishte rritun.Ne femini Ismail Martini quhej Zef por kur u rrit, ne marredhenje me qytetin e autoritetet turke asht thirre me emnin musliman Ismail. Nderrimi i emnave ne malesi praktikohej shpesh ne kohen e pushtimit turk si per shkak miqesie me qytetare muhamedan, ashtu edhe per te kalue ma lehte neper postbloqe turke.Tshumten e heres vihej emni i ndnje njeriu te permendun per trimni.Koha ne te cilen jetoi Smail Martini qe plot ngjarje shume te randesishme per jeten e popullit tone ishte koha kur nisi me u forcue ndjenja kombetare, me u ngjalle deshira per bashkim e liri , kur i semundi i Bosforit po u mbante ne kambe pet te mos prishe ekuilibrin ne Evrope e ne Lindjen e Aferme, kur ne arenen nderkombetare kishte nise me ju ndigjue zani shteteve te reja fjala e te cilave edhe peshonte.Smail Martinine gjejme pjesetar aktiv te Lidhjes se Prizrenit.Ai ngrinte zanin ne sa e sa protesta dergue Evropes dhe qe nji nder komandantet e forcave per mbrojtjen e trojeve arbnore te Hotit e Grudes qe Evropa ja leshoi Mali te Zi .Ai me Dede Gjo Lulin e udheheqes te tjere organizoi mbrojtjen e tokes shqiptare nga sulmi grabitqar i fqinjeve shoviniste sllave, mbasi , si thote kanga popullore
..........................................
Ju dauleti ju ka leshue,
Bini mbrapa me milet
.......................................
Shqipnia u cue ne kambe, populli shqiptar , si nje trup i vetem , ju pervesh cshtjes se mbrojtjes se tokave te veta kunder pushtimit te huej kunder deshires se Stambollit cashtjen e muer ne dore populli. Lufta qe shum e ashper , sa qe kanga popullore thore;
Ne breg te Cemit, ne ata curra
c’po luftojne burrat me burra,

Evropa u gjet perpara te papritunash nga qendresa e forte shqiptare dhe u bind qeKur ka lidhe besen burri Shqipnise “ i ka shti te dridhmen gjith Rumelise si shkruen Pashko Vasa.Si perfaqesues i Grudes, Smail Martini bashke me perfqesuesit e tjere te vendit nenshkruen disa memorandume e protesta dergue fuqive te mesha ne te cilat kerkojshin njohjen e te drejtave te kombit shqiptar dhe mosprekjen e kufive.Keshtu, shqiptaret luftojshin me arme ne dore per liri e pavaresi si dhe per te ruejtun kufite e atdheut. Dhe arriten edhe suksese

NJE ÇAST I KOMBSHEM

Gczimi i fitores se armeve shqiptare kunder anmikut qe i kanosej Malesise qe i pekohshem.Gjama e luftes ne Shtimle e ne Qafe te Dules ashtoi edhe ne shkrepat e Malesise se Madhe.Perpjekjet e fundit per mbrojtjen e Ulqinit deshtuen.Anmiqte e Shqipnise po shtoheshin,po bashkoheshin.Filloi ndjekja e eger e anetareve te Lidhjes se Prizrenit.Ismail Martini ishte nji nder ata qe vu ne shenjester.Por ne malet shqiptare nuk ishte lehte te shkateroheshin folete e lirise..Per te zhdukun udheheqesit e Deges se Lidhjes se Prizrenit per Shkodern autoritet turke perdoren, ne radhe te pare, pabesine.
Tue ijte se ne Grude nuk kapej i gjalle Ismail Martini dhe se mund shtonte valen e zemerimit popullor po te vepronte keshtu, valiu coi nje oficer me disa xhandare dhe e thirri ate ne Shkoder,per te bisedue,gjoja per disa cashtje te mbrojtjes se kufinit.Meqenese oficeri ishte nje i njohun i tij dhe mbrojtja e kufinit cashtje e jetes se tij,Ismail Martini u kandis e ra ne Shkoder.Atje e arrestuen dhe bashke me disa te tjere e internuen ne Diarbeqir te Anadollit,Atje ju neshtruen vuejtjeve e torturave cnjerzore, por nuk u perkul.Mbas disa vjetesh vdiq ne dhe te huej, tie dishrue per se gjallit e per se vdekunit vendin e vet, njerezit e vet, Atdheun e vet te dashtun, per te miren e lirine e te cilit kishte luftue me aq zjarr e deshire.Çdo here qe shkonte ne Shkoder Ismail Martini u sillte femijeve veshmbathje e sheqerka.Tringa e priti disa dite, tue kujtue se do t’i sillte ,,sende te mira,, prej qytetit, por jo!Ne vend te sheqernave erdh lajmi i zi i shkeputjes per se gjalli te babes prej gjiut te familes, prej votres amtare.Megjithese ne moshe te vogel, kjo ngjarje, ky cast kaq i kobshem i ndamjes nga i ati Tringen e tronditi shume.tash ne familje te saj flitej jo vetem , per anmikun qe kishin perballe, shovinistet malazez, por edhe per anmikun tjeter qe kishin mbrenda, turkun, i cili e kishte shkelun vendin e nuk e linte me ba te perpjete.Ne kete gjendje shpirtnore ajo po rritej moshe e ne shtat.

TRINGA NE VEGJELI E RINI

Si femi ka qene e mbare , e shndetshme, e zhdervjellet, e squet,guximtare, sa qi spikatte ne moshen e vet mbi te tjere.Merrte pjese ne lojna te ndryshme, ne te cilat ua kalonte vajzave dhe djemve dhe moshataret e saj shpesh e ndjenin veten te prekun ne seder qe nuk ja kalojshin kesaj cike.Merrte pjese ne te gjitha lojnat luftarake dhe te zhvillimit fizik si ne gjuejtje me gur,gjuejtje me hobe,qitje ne shenje me pushke, bajrak, jesir, e madje edhe kalit i hipte e i rrinte mire, kercente per se gjati, shkapercente gardhe e shtigje, u hipte pemeve vraponte, per ne malesi nuk kishte pse me u kerkue ne moshen e saj vajye apo djale ma i pregaditun fizikisht e ma me guxim,Feminia e Tringes perkoi me ngjarje te stuhishme te jetes se vendit tone.Tringa e vogel u rrit me to dhe u edukue nepermjet tyne.Qe ne moshe te njome ndigjoi kushtrimin per t’i dalun zot atdheut, te cilin po e sulmonte anmiku kete radhe per ta coptue.Po burrat me arme mberthye, pa shikue dertet e familjes, vrapuen me u mbledhun tok ne ceta te ushtrise vullnetare e me u vendosun ne shtigjet kah anmiku do te mesynte;grate pregatisnin buken e veshjen per lzftetaret dhe furnizojshin dite e nate pa pushim frontin.Bile disa prej tyne krah per krah me burrat kishin rrokun armet.Tringa ndigjonte krisma e pushkeve , ushtimen e maleve e gjamen e grykave kah e pershkojshin vendin ne per ane, dhe grindej me veten qe nuk ishte edhe ajo atje ku vlonte pushka, per lirine e vendit.Shikoi te vramet e te plagosurit kah u mbartshin ne vigje, kush per vorrim e kush per mjekim , dhe pa se me sa zemer te forte qendrojshin burra e gra perballe rrezikut te vendit e vuejtjeve dhe mjerimeve.
Ma ne fund ndjeu edhe pushken lajmetare qe njoftojshin vendin se anmiku ishte thye dhe se Hoti e Gruda mbeteshin te pandame nga tanesia takespre e Atsheut, e gjaku dhe e gjuhe se vet.Gjate gjithe kohes, ne familjen e saj priteshin e percilleshin komandante e luftetare, qe merrnin e jepnin me baben e saj rreth puneve te luftes, te mbrojtjes se vendit prej copetimit dhe si femi qe ishte , Tringa bisedat e tyne i ndigjonte me andje, me kureshtje te madhe, tue blue ne mendjen e vet se c’pune te medha po ndodhshin, biseda qe i lane mbrese gjate gjithe jetes se saj.
Qe ne moshe te vogel , te Tringa u pane disa shenja te nji squetesie te vecante.Ajo shquhej si ne mes te motrave te saj , ashtu nder vajzat moshatare te katundit; flitte qarte e rrjedhshem, fjalet e saja ishin me vend, kishte andje me i ndigjue ma te vjetrit , me ble mend prej tyne.Me kenaqesi ndigjonte lahuten dhe i mesonte me andje kanget e kreshnikeve dhe te trimnive, te cilat i bajshin pershtypje shume te madhe; i binte fyellit si dhe kendonze mjaft bukur , si vetem ashtu edhe ne shoqni.Mbas mbetjes pa babe ne shtepi, ajo nisi me u sjellun si me qene djale, vetem se veshen nuk e nderroi. Sa ishte i ati , ne shtepi, ajo pa se si priten e percillen miqte e mysafiret, si mbahet ne kambe shtepia.Mbasi ja internuen baben e shtepia mbet pa mashkull, e ama e ajo dijten ma se miri me mbajtun cele deren e konakut, me prite e percjelle miqesine gjithesi asht ma mire.Tringa ka qene edhe punetore e mire.Mbas internimit te atit e mbetjes se shtepis ne doren e femnave, ju vue puneve si ma i miri burre; ka ruejtun grigjen e bagetive si cobaneshe e pashoqe, i ka ndihmue nanes ne pune e shtepise; si nisi me u rritun, muer pjese edhe ne pune e bujqesise, ne mbjellje, prashitje, kurrje e edhe ne laver sa me ja pasun lakmi lavertaret ma tl mire.Si e zhdervjellet dhe e squet qe ishte. Si u plak pak e ama , u muer edhe me rrugen e tregut per te plotesue nevojat e shtepise si zot i konakut.Ndoq miqesine e familjes e bashke me burrat shkonte edhe ne martesa ne kale te shales.

TRINGA VEN ARMEN NE BREZ

Smail Martini ka pasun vetem tri vajza:Maren Tringen e Lulen.Nuk ka pase djale ne voter.Mara ka qene martue ne Traboin(Hot) me Gjek Marash Gjeloshin, kurse Lula ne Grude, ne katundin Selishte. Me Luce Gjeloshin.Te dy dhanduret i ka pase ne za per urti e burrni.Maren e pat martue vete Ismaili sa ishte te shtepia, kurse te treten, Lulen, e ka martue Tringa me vllazni.Vajza e dyte, bete Tringa, nuk ka qene as fejue e as martue.Tringa i ka pase dashte prindet per se tepermi, si me thane, jepte kryet per ta.Tue qene i ati syrgjyn e tue mos pase vella ne voter, ajo vendosi ne menyre te preme mos me u martue, por me ndejun ne shtepi, me qene djali e burri i shtepise:Kur u ba ne moshe per t’u martue, deshira e nanes dhe e vllanise ishte qe t’i gjenin nji mik te mire. Se edhe vete Tringa ishte e mire e nder ma te mirat vajza te Lugines se Cemit.Por ajo ne asnji menyre nuk desht as mu u fejue,as me u martue e me lanun prindet shkret pa femije ne voter.
Ne menyre te preme Tringa u kundershtoi atyne dhe vendosi qe pergjithmone, tane jeten, me qindrue prane s’ames.Me kete pune ajo hoq shpresat e shume djemve te mire dhe te familjeve ne zane malesi.qe e kishin kerkue.Kushdo qe muer vesh vendimin e saj per te mos u martue, u cudit.Ne syte e te gjitheve u shtue nderimi per te , per vendimin e saj burrnuer.Tringa si femen, ka kene e bukur e nder ma te bukurat;nuk kishte malesore me ja kalue :trup te gjate e te holle, por te mbushun,sy e vetulla te zeza, floket pak te dredhun,faqet kuq si molla, hunden te drejte, gushen te bardhe, gojen te vogel,dhambet te rregullt, te qeshunit terheqes, te ecunit krenar;te gjitha pjeset e trupit ne perpjestim te drejte dhe ate trup rrinte nji zemer e madhe me dashtuni te flaket per lirine e vendit. Me urrejtje te madhe per anmikun.U veshte mire, bukur, i gjihmone paster, si ne pune , si ne rruge, si ne feste.Serioze ne sjellje, por jo mburracake, jo mendjemadhe;e dashtun ne shoqni.Si e kishte heqe mendsh punen e marteses, kah mosha 17-18vjecare nisi me mbajtun arme te vogel , revolver, qe e vendoste ne gji, ne grykce, mos me ju dukun, dhe prej asaj kohe e deri sa vdiq nuk e hoq ma armen prej trupit te vet.ate arme qe ma vone e perdori shume ne lufte kunder anmiqve te atdheut.Kur e ama e motnue,
Tringa muer ne dore drejtimin e shtepise , u ba i zoti i konakut, dhe revolverin qe deri ateher e mbante msheftaz ne grykce, e nxori haptaz, tue e mbajte ne brez.Tash e tutje deri sa vdiq ajo muer pjese ne te gjitha mbledhjet e kuvendet e katundit, te flamurit e te Malesise mbare, ne te cilat perfaqesoi me nder vllaznine, katundin apo flamurin e vet.Mbas viti 1905 i vdiq e ama, keshtu qe Tringa mbeti e vetme ne shtepi, tue i ra tane barra me mbajtun deren cilun—dhe e mbajti ma se mirit sa me ja pasun lakmi te gjithe.

E PARE E GRAVE TE FLAMURIT TE GRUDES

Mbasi Tringa e la menjane punen e marteses dhe ngjeshi armen ne brez, si nje djale e mire, ju vu mbareshtrimit te shtepise.Njikohesisht ajo ishte edhe ne krye te puneve shoqnore me gra te katundit dhe perfaqesonte familjen, vllaznine,katundin apo flamurin simbas shkalles, ne te mbare Malesise, tue i mbajten veten te barabarte me burrat.Megjithese e pashkolle,nga natyra ajo ishte e squet dhe e shkathet si rrallekush.Por tue pase edhe pervojen e jetes, te fitueme nepermjet takimeve te shumta me burra te mendshem e pleq te Grudes e te Malesise,ajo ishte ne gjendje te kuvendonte ma se miri me cilindo te ishte ai, i kendueshem ose i pakendueshem, i ri apo i thyem ne moshe.Tringa ishte gojambel , fliste rrjedhshem, i rendiste mendimet aqte sa me te habitun.Ajo njihej si femna ma e mendshme e katundit e e flamurit dhe si e nji burrit ma te permendun zente vend fjala e saj.Asht per t’u cuditun se sa thelle ju hynte puneve shoqnore dhe se sa perparimtare ishte ne shpirtin e vet , se paku per kohen e per rrethin ku jetonte.
Disa zakonet te trashegueme, lidhun me femnen, i quente jo te drejta,jo njerezore, dhe u mundonte, ne mos me i perbysun, se paku me i zbutun.Tregohet se njihere, ne nji fejese, ku merrte pjese, ajo pat thane,,A do te vije ndonjihere koha kur djali ta zgjedhe vete vajzen e vajza djalin?Kush jep te gjegjun per jeten e nji cifti qe ndoshta, me dashje e pa u njoftun, martohet,tue mos pasun as moshen, e belda as virtytet me perkue me njeni-tjetrin?Sa vajza te mira , e besa edhe djem te mire , jan marrun ne qafe, e merren, me keto zakonet tona!,,Keshtu , pra ,Trainga perpiqej qe sadopak te mund te nderronte ose te zbutte ashpersine e zakonet per keso cashtjesh.,,Po si asht e mundun ”thoshte”qe femia ne djep te fejohet dhe t’i vehet vula e fatit te tij, kur edhe si ka lshue gjitee nanes se vet?Kjaje rob, te keqen!E c’asht ma zi, ndodh qe fejesa shpesh bahet kur femija asht ne barkun e s’ames!A nuk bajne keq prindet me jeten e ketyne femijve?Anuk duhet me i hjekun keto zakone te panjerezishme?,,
Si femen qe ishte, megjithese e pamartueme e jo grue burrit e nane femijesh, ajo nuk i pelqente edhe shume zakone te tjera, qe i gjente pa vend, so te drejta.,,Po pse te teprohet ne vdekjet,--thoshte ne shume raste,-- a nuk asht mjaft qe shkon njeriu, por te mbesin mbas tij hall edhe familja? Me duket se nuk e kena mire:duhet te bajme qe njerzishem te shtihet ne dhe i dekun, per pa ja randue jetesen te gjalleve.,,
,,Po si bahet me u shitun e lecitun per festa?”thoshte ne raste te ndryshme”Me duket se mjaft marrisht i festojme:hame, pime e shkyhena,per 2-3 diteme miqesine,boclitena deri ne fyt, e mandej nji vjet te tane rrime teu i la borxhet e femijet i bajme me hjekun keq.Edhe kaut te kularit i veme thiken per keso ditesh,pa mendue gjate se do te na mbese toka djerre e se do te bahena nevjtaret e te tjereve per me e punue.,,
Shtypja e ndrydhja e femnes nga ana e burrit i bante pershtypje edhe quente te pa drejte e persine e burrit dhe neshtrimin e grues , si me thane qejnen e burrit si gjel ne shtepi e shoqni, kurse femnes ju donte me durue shpesh percmime e edhe keqperdorime trjatime te padrejta qofshin ato te percaktueme ne te thanuna te kanunit te trasheguem ose te praktikueme nga individete vecante. Vleresimi i femnes fillonte bash qe ne diten e lindjes se femijve, kur u shifte qart ndryshimi midis djalit e vajzes. Per lidjen e djalit gezonte shtepia merrte zani dhene e u njoftonte katundi edhe me te shtime pushkesh,ndersa per lidnjen e vajzes sikur njerezit e shtepis rrishin si te topitun te pa gaz se ma me u gezue e me u njoftu miqesine as nuk u shtyjshin shume. Te gjitha keto e te tjera Tri nges i bajshin pershtypje e ndoshta tue qene vete e lire e jo nenkerbacin e kunores se kishes ajo fliste per keto ndryshime dhe kerkonte qe grueja ne Malesi t’u vleresonte ne nji shkalle me burrin barabar ne gjithcka mbasi ajo ishte gjysa e familjes dhe pa te cilen nuk kishte perterimje te jetes.Sa mire ju burrat,--thoshte Tringa simbas deshmive qe ka lane Drane Lekocaj- ne rreyiqe e gjaqe qi ju ndodhin ne shtepi e vllazni kerkoni me ju ndihmue grate ne doren e te cilave nganjihere bie tane barra e konakut , pse ju ja te ikun ja te ngujuem ne shtepi. Nuk mund te delni ne driten e diellit;ose kurasht puna qe hapet lufte me malazez ose Turki po keto gra vine krah per krah me ju me pushke ne dore ose edhe ju mbajne me cka ju lypet ne prite por kur bie jeta ne rahati,shpejt i harroni se shpesh grate jane ato qe u kan zbardhun faqen ep andihmen tyne kushedi sesi do te ishte sjellun puna.Besa , more burra nuk e keni te drejte keshtu por duhet qe ta bani menden top se pa grate as jetese nuk keni,as trashegim e as zotesi e trimnin me luftue e qindrue per ndere te shtepise, te katundit a te vendit.Turp te kete ai burre qe i ven dore ose goje grues me te cilen flen , qe i lind bij e bija, qe ndan te miren e te keqen e jetes me te , qe i ban gjithe ate sherbim.Te kisha gja ne dore do t’i kisha tredhun ata burra faqezez qi nuk ja dine vleften grues se vet.Kete hfrim ajo e bante sa here qe paraqiteshin raste me nderhy per pajtime te grindjeve, qe ndodhshin ne familjet midis bashkeshorteve . Per trajtime te tilla ajo kishte vetemarrun lirine:ishte e zonja e vetevetes,shtepi e pare e vllazni e forte dhe mbi te gjitha ishte e pasun me trimni e guxim dhe tue qene fisnike ne shpirt , nuk i ulte syte para askujt, e secilit ja thoshte fjalen troc.Keso dertesh dhe te tjera Tringa i shtronte ne kuvende ne raste te ndryshme qe ju paraqitshin per te ba sa ma shume njerez njimendjeje e me ulun sado pak ashpersine e zakoneve te mbetuna ne atomale te vetmueme e ne lufte me boten qe i rrethonte.Keshtu ajo aresyetonte dhe fjala esaj nuk binte pertoke por gjente mbeshtetje diku nder burra e shume nder gra.Dita-dites Tringes i shtohej vlera per mendime te mira qe kishte e per urtine me te cilen i shtronte.
Por kishte eshe asish qe e quenin Tringen njeri qe donte te nderronte zakonet te nxirrte grate ne krye te oxhakut;atyne nuk i vishin per mbarefjalet e saj vetem e vetem sepse ishte femen.Te grate Tringa fitoi autoritet;ato ja pelqejshin mendimet dhe nen ndikimin e saj jane shikue ma me kujdes disa pune si lidhun me fejesat, ashtu edhe me harxhimet e teprueme ne dreka e festa , me sjell jet midis bashkeshorteve etj.
Tue e pase Mehmet Shpendin mik shtepie , ka te ngja qe disa mendime lidhun me pakesimin e harxhimeve per festa,dasma , lindje e vdekje t’i kete shprehun tue u mbeshtete ne vendimet e Djelmnise se Shales per keto gjana. Tringa ishte kunder hakmarrjeve e gjaqeve, te cilat i quente semundje te rande, qe hante jeten e burrave te malesise, ne nji kohe ,kur jeta ishte aq e shtrenjte per te pase sa ma shume pushke per t’i dalun zot vendit qofte kunder anmikut qe na kishte shkelun,Turqise, qofte kunder anmikun fqinj,qe donte me na coptue, shovinisteve malazaz.ajo merrte pjese ne pajtimin e gjaqeve dhe u kenaqte kur ja mberrinte qellimit.Prijsit te Hotit, Dede Gjo Lulit, i kishte pase vra nji nip.Vllaznia e dashamiret e gjaksit,prej frikes se hakmarrjes, u ndryne mbrende, se Deda kishte vllazni te forte dhe Hoti ishte flamur i pare ne malesi, keshtu qe nuk kishte si te mbetej shume kohe pa u marrun gjaku.Pleqte e maleve menduen,kuvenduen dhe e pane te udhes me i pajtue keto te dy vllazni eda te falte gjakun e shtepia e gjaksit te pergjegjej ne zhdamtim.Mbasi e pleqnuen mire e mire punen me njani-tjetrin, e te gjithe se bashku, nji dite prej ditesh tue pasun edhe Tringen me vete, u nisen e shkuen ne Traboin, ne shtepin e Dedes, i cili i priti si asht ma mire.Mbasi mbaruen pershendetjet e pyetjet e zakonshme, tek e vona u hap biseda rreth qellimit per te cilit kishin shkue atje, per t’ju lutun qe ta falte gjakun.Deda ngurroi se edhe e kishte pase dashtun shume nipin si edhe pse i dukej ligeshti para te tjereve.Nuk mberrijten pleqte e malesise me ja mbushun mendenDedes me efalun gjakun, mbasi si ai e si pleqte e vllaznse se tij nuk po lshojshin. Kah fundi i bisedes, Tringa tue pa se fjalet nuk po u binin ne ujdi, prej friges so do t’u kthejshin si kishin shkue, megjithese e re ne moshe e femen, ne mes te burravee mori fjalen, tue ju drejtue Dedes:
--Lum Deda, duhet mos me u ba gjaqe ne malesi dhe a asht e mire me ra vendi ne pajtim?
--Po, lu, bija ashtu asht e mira,--ja priti Deda.
--A do te ishte mire qe te gjitha gjaqet qe sot jane te pajtoheshin e malesoret mos te rrishin me pushke ne faqe kundet njeni-tjetrit, por t’u shterngojshin me punue per jetese e edhe me luftue sa ma mire anmiqte e vendit, qe pa nda na bien ne qafe per me na grabitun cka asht jona e qe te paret na kane lane? Besa, Tringe, mire po thue ashtu asht e ashtu duhet ba, se ashtu sakt dhe e don e mira e vendit, ju pergjegj Deda.Po mire po kush duhet me ja fillue kesaj pune? e pyeti ajo e vazhdoi:--Une mendoj se krenet e vllaznite e forta duhet me hapun rrugen te paret per kto pajtime, ata te cilet askush nuk mundet me ju thanun se efalen gjakun pse nuk ishin te zotet me e marrun.Si kryekreu i malesise sot ti je dhe te mbetet ty me pri qe te te ndjekin edhe te tjeret; e ne qofte se ti nuk prin edhe ne pajtim, je ti qe malesine ke me e ba me jetue ne gjaqe,me pushke ne faqe njeni kundruell tjetrit.Sot ti e ke ne dore gurin edhe arren;gjithe malesia kah ti i ka sjellun syte.Une mendoj ta falesh gjakun, jo per ligeshti, se kete nuk ta ven askush ne shpine,, por per burrni, e kete e ke pase edhe e ke –edhe si Dede, edhe si vllazni, edhe si flamur.Fale gjakun sot ti, qe neser te nisin te tjeret me i falun gjaqet, keshtu qe te bjere malesia ne paqtim ndermjet vedit.Si thue , lum Deda?
Deda mendueshem i ndiqte fjalet e saj qe ju dukshin me vend, edhe ne sa ajo flitte, ai para saj sikur po u zvogelonte.Mbasi mbaroi fjalen Tringa,ai ra pak caste ne mendim, u vu ne udhekryqe, s’dinte se kah t’ja mbante.Ucue ne kambe, ndezi nji cigare duhan duel jashte, bisedoi me te vete, u kthye, u ul ne ane te oxhakut dhe, per cudi te te gjithve nisi me folun:
Burra!Gjaku ju kjofte falun si gjini i nanes.As gjak as varr per nipin tem nuk kerkej prej vraseve.Ata jane te liruem prej nesh sikur mos te kishte ndodhun asgja,e miqesin qe e kena pasun me ta do ta mbajme si ma pare.Keto qe po ju thote Deda jua thote gjithe vllaznia eme gjithe Traboini.Mbasi heshti pak, u kthye nga Tringa e tha:Smail Martini ka ditun se ke me lanun mbas vedit.Emira e malesise, dhe e Shqipnise,asht ashtu tha Tringa.Ju te rrini sonte te gjithe per darke, se me duket sikur po me ngjallet nipi, e neser si u fillue ketu , te bajme mendim qe doradores me shkelun te gjithe malesin per me evu ne pajtim.
--Pac faqen e bardhe, Dede Gjo Luli, ti me te tane vllayni, se ma burrnisht s’ka si bahet sse sa e bate sot ju.Prandej i thote burrit bure, pse din ja me te falun ja me te vra,--tha ma i vjetri i pleqeve.Per disa dite shume gjaqe u pajruen.Prej asaj dite e mbrapa, e kjo ndodhi rreth vitit 1900,Deda gjithmone per probleme te veshtira qe kishte me zgjithun ne malesi ose ne Shkoder, per malesin kerkonte ndihme e keshille prej Tringes sone e edhe ne kryengritjen e pergjithshme te Malesise e pat jo vetem luftetare sypatrembur, qe turpnonte edhe burrat ma te mire, por edhe keshilltare per lufte e per parashtrime kerkesash, si edhe nji nder organizatoret per pune qe kishte lufta.

Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 227
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: TRINGË SMAJLJA-HEROINË E MALËSISË

Mesazh nga Kreshnik Martini prej Thu Sep 01, 2011 8:32 am

NDIHEN ZANE PER KUSHTRIM

Posa moren pushtetin ne dore me 1909 turqit e rinj nisen te zbatojne politiken e osmanizmit te popujve te perandorise te shtrojne vendin prej Detit te Kuq deri ne Adriatik, tue i quejte gjithe popujt e shtypun prej tyne nji komb turq.Me anen e kushtetutes se shpallun lajmnue boten se nji ere e re demokracie do te pershkonte gjithe vendin e nji jete e re do te fillonte ne perandorine e kalbun.Por menjehere nisen me u hequn popujve te robnuem edhe disa liri krahinore e te drejta te fitueme me kohe.Ata deshen ta shtronin vendin njisoj si ne Anadoll, Jemen e Shqipni , me neperkambe deshirat kombetare te tyne te cilat kishin marrun krahe.Hovi i gezimit te pare qe pershkoi Shqipnine ne fillim, per lirine e shpalluna, nuk vonoi te bjere shqiptaret mbeten te hutuem prej masave shtypese qe ndermuer Stambolli;vendi tejpertej u pershkue nga nji tronditje e ethshme.Shqiptari i ndodh ne udhekryqe: jame u turqizue ja me i clirue prej capojve te armikut.Ene keso rasash ai din me e zgjidhe punen drejt ne dobi te atdheut.Shqipnia u cue ne kambe, e nisi me i lanun ne nji ane genjeshtrat e turkoshakeve dhe me ja dhanun fjalen armlve te veta , qe ishte mesue per nder.Perleshja filloi.Qe prej rrapit ne Mashkullore e Opar , deri ne Lume , Breg te Vardarit,Fushe te Kosoves, Rafsh te Dugagjinit,Malesi te Mbishkodres, gjithandej vendi kryq e terthuer, muer zjarr dhe anmikut filloi me i rreshqitun toka nen kambe.Edhe kete radhe pushka e shqiptarit i kendoi me te tane fuqine e grykes se saj lirise;ajo gjemoi sidomos ne fushe te Kosoves.Zjarri i liftimeve prej Kacanikut nisi te perzhise me radhe Qafen e Dules e mandej ate te Morines te Kolcit e ne fund te Agrit Te Ura e Bahcallekut nuk ndezi koburja e Abaz Bekteshit, qe shtiu kunder Turkut Pashes Keshtu Pashai turk hyni ma i egersuem ne Shkoder. E vetmja krahine ende e pa shkelun ne veri ishte Malesia e Madhe.Ajo mbeti e vecueme .Kunder saj drejtuen forcat turke prej Plave e Guci nga veriu prej Shkodre nga jugu dhe Tuzi nga perendimi Ne keto kushte te randa aty ketu u shfaqen mendime me u doreyue armet turqve te rinj.
Tringa e kundetoi kete mendim
Armet mos te dorezohen; ne dacin me na i lanun si deri sot, mire ne kjofte se jo na pa to nuk kemi te gjalle ne keto malet tona, pra ma mire heret se vone t’ja veme pushken turkut e te dale ku te dale nji here keme le e nji here keme me vdeke, e makari te desim burrnisht, ne kambe me pushke ne dore si ju ka hije shqiptareve.Po na u hoqen pushket prej doret, turku ka me e pase lehte me na pushtue e me na nepetlambe me na vue shqelmin ne bark e konopin ne fyt .Ne Kosove ne Dukagjin e priten me pushke;Mehmet Shpendi ka marre malet e pra edhe na e kemi kohen me u cue ne kambe e me ba si e lype e mira e vendit; me luftue e me fitue lirine para se turku te na baje turq.Keshtu flitte Tringa me burra e me gra , e besa e ndigjojshin me kujdes, por petnjihere ne pritje te cka do te ndodhte ma vone me pendim te madh ne pergjithesi malesia i dorezoi armet kurse pakica qe nuk i dha muer arratine.Tringa nuk u arratis .Me porosi te Dede Gjo Lulit e te Kol Kurtit te Grudes ajo qendroi ne vend qe te vazhdonte me mbajtun gjalle frymen e gatitjes per kryengritje, per t’u ceu vendi ne kambe kut te fillohej ajo.Diten e neten me shoqni e vetem ajo pershkoi jo vetem luginen e Cemit , po gjithe Malesine e Madhe dhe tha fjalen e vet tane zjarr , tue e mbajtun nalt moralin e malesoreve , tue i porositun qe kur te jepej kushtrimi te gjithe, burra e gra te brofnin ne kambe si nje trup i vetem, e t’i binin turkut per me e shporrun prej Shqipniet:*po nuk u ba keshtu do te na shporre ai ne*thoshte ajo, prandej duhet te ndeshena me turkun me pushke per faqe.Keshtu asht e thanun.
Malesia e ngrate kishte ra ne hall.Kurr nuk kishte qene me ngusht ajo malesi , kreni e kombit shqiptar qe per shekuj me radhe kishte luftue kunder rrebesheve grabitqare te te huejve dhe nuk i ishte nenshture robnise se rande turke.Me pushke ne dore Malesia i kishte ba balle te dy te keqijave kishte jetue midis dy zjarreve tue ruejtun ‘te veten’si syte e ballit.Por tashti nuk kishte arme.Me mish e me shpirt ju vue punes tringa me gra per me e armatosun malesin, dhe pak prej pertej kufinit e pak prej Shkodre nisen me hy arme ne Luginen e Cemit. Diku me pagese te madhe e diku me veshtiresi e rrezik te madh ne rruge pa rruge perreth kufinit apo ne mbrendi te vendit te futuna ne perka te shtatit ne djepe ne ngarkesa drush e qerresh me kafshe, fisheket e armet silleshin ne malesi.Ndersa malesoret shkundshin xhepet edhe prej groshit te fundit mjaft qe te mund te kishin sado pak pushke e fisheke per t’i perdorun ne lufte kunder pushtuesit tregetaret e qytetit te Shkodres ne vend qe me ju ndihmue e me u bashkue me ta ne kete lufte te sjenjte bajshin pazarllek per me ua shite armet sa ma shtrenjt malesoreve tue rjepe edhe lekuren per me shtue keshtu kamjen e vet .E gjithe kjo pune e sigurimit te armeve ishte si i thone fjales me krye ne thes por guximi, hspirti i sakrifices i malesoreve tona e urrejtja qe kishin per pushtuesin i bante qe mos me marrun ndoresh asnje veshtiresi, pengese e rrezikut.Pak arme hyne ne malesi por ama ma mire pak se aspak.Me ato malesoret mund t’ja fillojshin luften te carmatosnin anmikun per me u armatosun vete.Nuk ishte vetem armatimi qe duhej ishte edhe buka per te cilen malesia kishte nevoje, e Tringa u muer edhe me kete pune.Prej maleve te medhaja zbritshin grate deri ne Shkoder, Lezhe e Breg te Mates ku ngarkojshin kafshet me miser, e vete me barre ne shpine, dhe tue u ruejt prej postave e rojeve , tue kalue te shumten e heres vetem naten ju ngjiteshin maleve te veta per me sigurue per kohen e luftes, sado pak nji rezerve te vogel ushqimi, pse dimni ishte ne mbarim.
Ne krye te grave ne keto pune te veshtira por aq te randesishe e jetike, qendronte Tringa tue e krye ma se mirit detyren pa ra ne sy te spiuneve .Ne kete gjendje shqetsuese e pasigurie qe zotnonte me i dalun zot ‘te vetes’Shqipnise.Shqipnia nuk duronte ma gjate ndrydhjen, keshtu qe edhe malesoret te pamesuem nen randim te dores se huej nisen me levizun.Zune te ndjehen zan kushtrimi .Ushtima e topave ne Kosove u ndigjue edhe ne keto ane dhe nxiti malesoret me shpejtue veprimet per kryengritjen e pergjithshme shqiptare.Filluen kuvendet e vogla vllazni-vllazni kaluen ne ma te gjana katund-katund dhe perfunduen ne kuvendin e pergjshem si Malesia e Madhe. Edhe ne Grude simbas radhes u bane keto mbledhje.Tringa muer pjese ne te gjitha kuvendet dhe tha fjalen e saj tane zjarr sa qe te shtangun mbeteshin burrat e malesis para aresyetimit e guzimit te saj para qartesise se shprehjeve e permbajtjes se mendimeve.
E mbetun dhe e pranueme ne kambe te te atit muk bante kuvend pa marrun pjese edhe ajo.Ne cdo mbledhje ajo fliste burrnisht dhe paraqiste vargun e detyrave qe merrte mbi vedi me i plotesue.Keshtu ajo nxiste edhe burrat qe te jepshin fjalen me krye detyrat ma se mirit per te mos mbetun mbrapa nji grueje.Nji nder keto mbledhje te para te Grudes atz nga gushti i vjetit 1910, u ba ne katundin Kesheve Ne kete mbledhje ndodhej edhe Sokol Baci, i ardhun prej Malit te Zi ne Grude gjoja per te pa te vetet vllaznine. Fillun bisedat ne duhej te cohej malesia ne kambe pet te luftue shypesin shekulluer, per ta shporrun Shqipniet, per t’i sigurue vendit lirine, nese edhe Gruda duhej te rrokte armet e t’i vente pushken turkut sundimi i te cilit ishte ba i padurueshem per vendin Shume prej atyne qe morn fjalen medojshin se duheshin rrokun armet.Mbasi Sokol Baci ndigjoi shume vete ta edhe Tringen mori fjalen e ju thote te mbledhunve ne kuvend:
--Burra! Mendoj se vendi nuk mundet me i ba balle fuqise se turkut.Turkia asht e madhe e forte me ushtri shume, me armatim e mjete te reja.Ka me na shtrue ,djegun e pjekun, e na gja ne drite nuk kena me qitun, vecse kena me lanin shume krena e vendi ka me kalue nen nji sundim edhe ma te rande.Pak jena ndihme nuk kenaarmet na mungojne,se i ka mbledhun turku,keshtu qe,po po te cojm krye, do te shkatrrohena sa me ju dhimbtun gurit e drunit.Kaq ju thom e ju bani si te dini vete e t’ju vije ma per shtat, por me me ndigjue mue e leni ket pune se nuk mundeni me fitue asgja tjeter pervec, shkatrrimit e mjerimit.Ne kjofte se do te sigurohen ndihma e dalezotesia atehere ndryshon puna,ateher edhe une do te isha gadi me ja vu pushken turkut.Keto fjale tha Sokoli dhe heshtja zotnoi mbledhjen;burrat po thithshin duhan mendueshem pa hapun goje.Ai i tha fjale e veta , por vet e ishte ne Mal te Zi nuk ndjente ne shpinen e vet trusje e madhe,qe kishte fillue me i randue vendit.Dikush thoshte me vete c’dreq e kishte pru kete ketu per te na prishun punet e fillueme, dikush po u fryente per me ju shprazun, e ndonji ndoshta mund te mendonte se ekish pak hak , dhe ma me te matun duheshin marrun punet.Nesa burrat po bluejshin ne mende te veta me ja gjetun rrfanen pergjegjes qe ju duhej dhanun fjalen te Sokolit, Tringa brofi ne kambe porsi zane malit dhe ne mjedis te burrave te mbledhun ne ate kuvend muer fjalen e tha:
--Sokol!Edhe maleve perreth ju vjen turp per cka qite ti sot prej gojet.Vendi yne ka kene e asht cerdhe burrash, qe nuk dine se c’asht friga.Me pushke ne faqe , tash sa qindvjet i kane dalun zot trojeve te te pareve dhe kane ruejtun eru e ndere.Sot te gjitha keto po don turku me na i neperkambun e ti po na thue mos me luejtun vendit.Bukur, besa!.Turku asht i madh por na ne vend tone jena edhe na te medhenj, ma te forte.Do te digjena e do te piqena , do te bahena shkrumb e hi do te lame krena por ama pa pushke te shtime e pa gjak nuk do te lshojme ate cka asht jona, pa le te bahet si te bahet.per nje grusht eshtna pasha kete toke nuk do t’i korisim varret e te pareve!Nuk kena arme sa duhet asht e vertete, por do t’ja marrim tukut, eme to do ta luftojme do ta perzame prej vendit.Per ndihme kena te drejten tone e bjeshket tona ne gji te te cilave kena le e jena rritun.Ato qysh ne djep na kane ushqye me afshin e lirise e te krenise se jemi shqiptare e shqiptare do te mbetemi ja te gjalle ja te vdekun.
Gruda, me nura e gra e me te gjithe malesine do te rroken armet me luftue turkun, e dora-dores me te gjitha viset e tjera, c’jane shqiptare e flasin shqip do te cohen te tane se bashku per nji qellim te vetem:me ja sjellun Shqipnise lirine, qe prej shume brezash po dishrohet.Te fjithe trimat e malesise nuk dine se c’asht friga dhe do ti perballojne te gjitha veshtiresite tue pasun dyshek token e jastek gurin e per shujte hithat e lendat e lisave.Prandaj ti ktheu kah ke ardhun e shko lepiji sahanat e Knjazit.., Na do t’ja veme pushken turkut e nuk do ta leshojme doret armen deri sa ai te theje qafen prej vendit, tone deri sa mos te zhduket prej Shqipniet.E do te jem gati kurdohere me i vu pushken edhe kujdo tjeter qe do te lakmoje me preke keto ana..Keto tha Tringa dhe burrat e mbledhun ne ate kuvend moren zemer edhe ma shume prej guximit te kesaj femne,kurse Sokol Baci u turpnue:i zoti m e vra nuk ishte pse edhe ajo ishte me pushke ne brez e vllazni e forte; i zoti me qendrue ne te veten nuk ishte, pse gjithe e shiquen rremangen e me nji fare percimimi.Ai e kuptoi gjendjen e krijueme mbas fjaleve te Tringes dhe nuk u shty gjate.Mbledhja mbas kesaj muer vendim qe Gruda me Malesi te cohet ne kryengritje per me luftue turkun se bashku me krahinat e tjera te atdheut me i sigurue lirine Shqipnise

TRINGA ZBULUESE

Ne kete dege te veprimtarise ushtarake Tringa asht femna e pare shqiptare e njoftun qe asht marre me zbulimin ushtarako-politik, pra zbuluesja e pare shqiptare.Ne punen e zbulimit e te diversionit ne mbrapavija te anmikut ajo tregoi aftesi, mpreftesi e guxim te pashoq.Diten e naten, sa e sa here pat kalue ne mbrapavijat turek.Ajo ishte zbuluese e propagandiste.Njikohesisht Tronga hetonte diktonte e zbulonte vendosjen, gjendjen . levizjen e armatimin e forcave turke e njoftonte per to prijesit e kryengritjes, ne anen tjeter , conte fjalen e udhezimet e kryngritesve te masat e popullit ne mbrapavijat turke. Me zotesine e vet, sidomos nepermjet grave e shtrinte marrjen e hetimeve e te lajmeve deri ne Shkoder se ma ne Tuz e Koplik po epo. Mund te linde pyetja: po sa ju vlente malesoreve ky zbulim?Besa, shume. Perforcimet e fresketa qe anmiku niste prej Shkodre per te plotesue efektivin e vijes se pare mbas humbjeve te medha ne luftime , furnizimet ne material e ushqime, me kohe u merrshin vesht prej kryengritesve.Ne saje te njoftimeve te sakta , malesoret manovrojshin me shpejtesi dhe aty ku turqit nuk e pritshin, u kercitte pushka, qofte ne buze te liqenit, kur afrimi i ushtareve ne vije te pare e furnizimi bahej me lundra, qofte ne shtigje te ndryshme kur diten ose naten. Te goditun befas e me dame jo te vogla repartet anmike terhiqeshin ne panik tue i lanun materialet ne doren e luftetarve shqiptare.Ne kete menyre kryengritesit furnizoheshin me arme municione dhe ushqime.Njoftime me randesi ishin edhe ato lidhun me forcat anmike ne pika te ndryshme te Lugines se Cemit, si edhe per levizjet e tyne te medha ose te shkeputuna. Keto njoftime u kane dhane dore lufttareve tane me u matun me fitim me turkoshaket.Ne te gjithe kete pune te veshtire e me pergjegjesi Tringa ka luejtun rol te madh, tue qenun vigjilente dhe e vetdijshme per detyren e madhe qe kryente.Ne Grece, ku ne qershor te vjetit 1911 u ba mbledhja e udheheqjes se kryengritjes dhe u shpall Memorandumi ose Libri i kuq . ka marre pjese edhe Tringa.Ajo muer pjesse jo vetem sepse ishte njoftun ne kambe te te atit si perfaqesuese e Grudes,por edhe sepse ne veprat e saj te shqueme ne cdo pune te luftes, mberriti me u ba krahu i djathte i udheheqjes se kryengritjes, sa qe malesoret jane shprehun me admirim per Tringen;s’e ban nana mashkullin ma te mire se ket vajze.dhe kur malesori i asaj kohe asht shprehun keshtu per nji femen kuptohet mire se me pune e me mend e ka pase ba hak dhe e ka pas meritue plotesisht Tringa nderimin qe i bajshin.Nji nder veprimet me te rendesishme ne punen e Tringes si zbuluese ka qene diktimi i perpikte i vebdndodhjes, i menyres se vendosjes dhe i gjendjes se forcave turke, i kryem ne fund te qershorit dhe ne fillim te korrikut 1911.Ne kuvendin e Greces u vendos me kalue ne kundersulme vendimtare ne disa pika.Per kete duheshin te dhana te sakta e sa ma te fresketa mbi forcat e anmikut
----Tue dale prej kuvendit, Dede Gjo Luli po shikonte kah Kapa e Bojes e Bukovikut..
--Me duket se fort jane tha ato ane,--tha Deda, e bani me dore kah Shkreli e Kastrati—Edhe Bukoviku e Deciqi jane perzhitun.
---Po, vec mund te rrihen me gjak nizamesh, ja priti Trigna.Duhet te rihet jo vetem malet, po edhe fusha deri poshte,te pakten deri kah Kopliku, --tha vrane Deda,--Per kete duhet te dime se ku gjendet e qysh ruhen forcat nizane.
---Po mundohem me i pa e me ju lajmue sa ma pare se si e kane hallet, -- ju pergjegj Tringa buzagaz.Tue pa gadishmenine e kesaj kreshnikje, qe sa e sa here i kishte djelle lajmet e hetimet te sakta e shpejt, Deda e ngarkoi Tringen me kete detyre.Posa ra muzgu mbi kreshtat e majeve, Tringa kaloi ne mbrapavije.I ra rreth e perqark krahines qysh prej Shkrelit e deri ne Tirq.Ajo i njoftoi prijes se kryengritjes se ku e si ishin perqendrue forcat turke e si ruheshin.Sulmi i malesoreve qe i rrufeshem, i befasishem e shkatrrimtar per ushtrine turke.Me 7 korrik 1911,Kryengrtesit, te prime prej Dede Gjo Lulit, moren me sulm te rrufeshem Deciqin e ngriten perseri atje flamurin e Shqipnise,flamurin e Skenderbeut.Per te ndalue ikjen ne panik te ushtrise se vet,Turgut Pasha urdhnoi artilerine te hapte zjarr kunder nizameve.Mbas shpina i qellojshin malesoret, perpara i gjuente Turguti me top.Mbas ketij skandali, qe shenoi deshmtimin e plote te planit anmik per shtypjen e kryengritjes,Turgut Pashen e shkarkuen prej detyres se kryenkomandantit te operacionit dhe e larguen prej Shqipnie.Tringa ka sherbye ne kohen e kryengritjes edhe si mjeke popullore shume e kujdesshme.Ajo me gra kryente mbartjen e te vrameve nga vija e pare dhe varrimin e tynem ndersa te plagosunit i conte per mjekim .Nora kujtonte shpesh se si nuk kish pranue sherbimet e nji mjeku te huej pa pyetun Tringen.Shume luftare te mjekuem vetem nga Tringa jane shendoshun e kthye perseri ne luftim.
Gjate muejit korrik 1911, ne kohen kur here mbas here udheheqesit e kryengritjes banin bisedime per paqe me perfaqesuesit e qeverise turke,Tringa ka qene kunder pajtimit,,Mos me i besue kurrsesi turkut,-- thosh ajo.—Kur ndodhet ngushte, ulet me ra ne godi me ne, por posa te na kete mbrenda vathes se vet, nuk ka me harrue dajakun qe i kena dhane, vec ka me harrue premtimet e fjalet qe sot i thote e na i jep. Na pushket i kemi ne dore e mos t’i leshojme prej doret; ja te fitojme burrnisht, ja te desim ne shesh te burrave,,.Per shkak te rrethanave te krijueme mbrenda e jashta vendit, pajtimi u ba, Tringa, si gjithe Malesia, u ul prej malit e ra ne rrenojet e shtepise se vet.Ajo u kujdesue me i rregullue sa te shtinte kryet mbrenda ,per me kalue dimni.Asaj, sikurse nuk e pat per zemer pajtimin e amnistine e dhanun, ashtu edhe i duel.Mbas pak kohe Stabolli filloi mos me i perfille kushtet e pranueme ne 12 pikat per amnistine;Tringes i duel fjala dhe ajo perseriju vu punes per nji kryengritje te re, pse kesaj here malesia i kishte edhe armet.
Veprimet e pabesa te qeverise turke dhane shkak qe Malesia e Madhe te mendohej thelle se ne c-kurth kishte ra.Pa marre parasysh sakrificat e bame ne kryengritjen e 1911-s dhe gjakun e derdhun e shkretnimin e vendit,ajo nisi punen per organizimin e kryengritjes se re.Keshtu qe me ne 11 korrik 1912 peseri filloi pushka ne ato male,perseri Lugina e Cemit filloi me ushtue prej kushtrimeve , qe u shperndajshin ane per ane,tue thirrun te zotet e armeve qe t’u cojshin ne kambe dhe idhshem, ceta ceta, te sulmojshin me furi ushtrine e anmikut per te clirue vendin nga zgjedha e huej, per t’i sigurue atdheut lirine e dishrueme, per te mos i leshue armet doret per pa e fitue lirine edhe ne qofte se ishte thanun me dalun fare.
Lufta filloi e tmerrshme, me idhnim te madh malesoret sulmuen pozicionet turke, tue i shpartallue me shpejtesi rrufeje njenen mbas tjetres.Perseri malesorja jone e bani detyren e vet edhe ne kete kryengritje,Kudo qe kriste pushka, krah burrave gjendeshin edhe grate.Kur u dha kushtrimi e gjemoi pushka, edhe grate qene te gatituna per me hrye detyrat e veta.Tringa, si kryetare e drejtuese e grave te Grudes , ju pervesh punes se lanun pergjysme, dhe me arme ne dore e sherbime, bashke me gra te tjera te malesise, u gjet krahas burrave me gra te tjera te malesise, u gjet krahas burrave, ku ishte rreziku ma i madh .Nji pune te madhe bane grate e malesise ne lufte per rrethimin dhe marrjen e Tuzit , e te kalase se Shipshakut me 1912.
Mbasi filloi lufta ballkanike,Tuzi u muer , por u pa se autoritetet malazeze nuk e mbajten beselidhjen, si aleate me shqiptaret, ne luften e perbashket kunder anadollakeve.Tringa ka qene e mendjes qe edhe atyne t’u vihej pushka:,,Keshtu paska kene e shkrueme per ne, me kene te rrethuem prej anmiqve lakmuesa per tokat tona, por na atyne t’u thyejme hundet e t’i bajme me njoftun se kush jane shqiptaret: per miq kemi mikpritjen, per anmiq kemi gryken e pushkes, e edhe shovinistet malazez e duen plumbin ballit , se na tradhetuen pabesisht e na cuen dam luften e bame e gjakun e derdhun per lirine e Atdheut..,,thoshte tue dnesun, dhe ishte gati edhe vete me u hedhun ne sulm, por drejtuesat e luftes nuk deshen me e shi vendin midis dy zjarreve dhe udhezuen malesoret te terhiqeshin neper shtepia, te rrijshin te paane dhe ne pritje te perleshjes se madhe, qe nisi ne truellin e tokes shqiptare.Edhe Tringa me zemer te plasun e tane helm muer rrugen Kesheves, e katundit te vet.

Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 227
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: TRINGË SMAJLJA-HEROINË E MALËSISË

Mesazh nga Kreshnik Martini prej Thu Sep 01, 2011 8:33 am

VJETET E FUNDIT TE JETES

Mbasi malesia me idhnim te madh e zemer te plasun u terhoq nga sheshi e luftimit, edhe Tringa ndoq ate rruge:u kthye ne shtepine e vet, tue kaperdi ne zemer helmin, por tue blue me mend te veta se si me u zhgjakesue per tradhetine e shovinisteve malazez.Por tue kalue koha, ngjarjet rrokulliseshin me shpejtesi rrufeje, ne cdo ane te tokes Shqiptare beselidhunit ballkanas luftojshin kunder Turqise, vendi ishte shkretue,Shkodra , ne te gjitha anet, ishte vu, ne rrethim te plote.Malazezte kishin vetem nji rruge kalimi neper malesi, Tuz Hani i Hotit—Kastrat—Koplik,, keshtu qe mund te thuhet se Lugina e Cemit gjate asaj kohe kishte nje autonomi te plote, nje veteqeverisje.Si Malesia, ashtu edhe Tringa rrinte ne oritje se c’do te ndodhte rreth e rrotull, mbasi nga shkaku i luftes edhe lidhjes ishin nderpre me boten e jashtme, e edhe me mbrendine e vendit, por , a ama tue e mbajtun barotin e thate e pushken plot, ne gatishmeri per cdo te papritun pabesie.
Por dicka aq e deshirueme ndodhi.Me 28 nanduer 1912 Shqipnia e shpall shtet me vete,Flamuri i Skenderbeut me shqipen dy krenare u ngrit zyrtarisht ne Vlonen heroike.
Kjo ngjarje, megjithese kohe lufte, u muer vesht edhe ne Luginen e Cemit, e cila per ket dite te lume kishte luftue e ba sakrifica te medha .Gezimi qe i madh e urimet kalojshin goje ne goje se ma ne fund mundi e gjaku i derdhun nuk kishin shkue kot, se ma ne fund Shqipnia duel e lire e zonje ne vete, se te huejt do te leshojshin trojet tona te laguna me gjak e lot gjate shekujve , ne perpjekje te pandame per te mbrrijtun kete dite.
Edhe Tringes kjo ngjarje i dha nji gezim te papermbajtun, tue pa deshiren e vet te plotesueme, se ma ne fund Shqipnia fitoi lirine shume te anderrueme prej breznive te kalueme , te cilat kishin ba sa e sa perpjekje, kishin derdhun shume gjak e nuk ja kishin mberrijtun qellimit nga epersia e barbaria e anmikut, nga mosbashkimi i kombit ne tanesi per te luftue zgjedhen e nga percamjet e mbrendshme.Por qe se kesaj here kryengritja e pergjithshme shqiptare i luejti themelt perandorise otomane dhe shtangu Evropen, e cila nuk e kish pritun qe Shqipnia te kishte aq forca e te fitonte e vetme kunder te gjitheve.
Ushtrite e beselidhunve ballkana vijojshin ne token shqiptare luftimet kunder Turqise.Toka shqiptare ishte kthye ne nji shesh, ku te huejt luftojshin kunder njeni-tjetrit e, si rrjedhim, e keqja, damtimi, na kapte edhe ne, perpose qe te dypalet nderluftuese ishin anmike te lirise dhe te popullit tone:Turqia donte te na mbante nen zgjedhen, kurse fqinjet ballkanas dojshin me u futun ne tokat tona.Kjo gjendje lufte e la vendin per nji kohe te gjate te pabashkuem. Tue i lane shqiptaret me dishrue gezimin e lirise dhe te valvitjes ne ajri te flamurit te Skenderbeut, ane e me ane te tojes shqiptare.
Tringa bluente ne mende te vet gezimin qe do te ndjente kur t’u bashkonte vendi, dhe perfytyronte harene e madhe qe do te bante malesia, kur te valvitej zyrtarisht flamuri i Skenderbeut ne ato bjeshke te thepisuna.Por ngjarjet zhvilloheshin ndryshe.Si mendojshin e andrrojshin malesoret nuk duel.
Mbasi lufta e pare ballkanike, ne te cilen Turqia u ndermue dhe u shporr Shqipniet e Ballkanit;fqinjet , te perkrahun mbas shpine nga fuqite e medha Evropiane, ju lshuen tokes shqiptare per te grabitun secili ndonji cipe prej saj.Konferenca e Ambasadoreve, e mbledhun ne Londer me 1913, e njofti Shqipnine si shtet te pavarun, por nji Shqipni te cungueme, tue lanun jashte kufive politike e tue ua kalue nen zgjedhe fqinjeve pjese te medha te truellit arbenor.
Me radhe njena mbas tjetres kaluen stuhi mbi vendin tone, kur qe se ne korrik 1914 shpertheu Lufta e pare botnore.Filloi perleshja e madhe, duhma e se ciles u ndie edhe ne Shqipni.Mbi malesi kaluen shtrite serbe e malazeze e fill mbas tyne erdhen ashtrite austro-hungareze, ne ndjekje te te parave, dhe e pushtuen vendin.Shqipnia ndenji e ndame dhe u ba prape shesh lufte per nderluftuesit.
Tringa, si e gjithe malesia,jetonte ne ankth per fatin e neserm te kombit.Kah i shifte ushtaret e huej ne levizje,prej thellesise se zemres i dilte nji e fshame ethoshte me vete:’’A do te vije dita e lume edhe per ne, qe ta shohim eta njofim lirine?Athue nuk ja kemi ba sherbimin si duhet vendit tone?Lufte kemi ba, gjak kemi derdhe e prape,po u deshit ,do te bajme lufte e do te derdhim gjak, por ama medoemos do ta fitojme lirine, me dite se do te matena edhe me qellin!,,Ekeshtu Tringa mendonte ,dhe flitte me malesore e malesore, per ta mbajtun gjalle frymen luftarake; i keshillonte qe te mshefshin nga nji pushke e mos t’ia dorezojshin te huejit, se,,e nesermja nuk dihet e makari te kemi arme per me perballue rrezikun e pare, pse mandej shohim e bajme, e tue luftue carmatosim anmikun e armatosena vete;por ama t’i lame me anet inatet e gjagjet me shoqi-shojne dhe t’shtregojme doren njeni-tjetrit, qe ne kushtrimin e pare te gjindena krah per krah per me i ruejtun e mbrojtun megjet tona.megjet e tokes shqiptare,,
Gjithnji Tringa mendonte per Shqipnin dhe mbante gjalle nji lloj organizimi per te nesermen,per te mos u ndodhun vendi ne befasi.Mirepo kjo zemer e madhe e grues shqiptare nuk e priti te nesermen e dishrueme: u semur rande nga gripi spanjol nga kolera,sic i thoshin malesoret, qe u perhap ne kohen e luftes,dhe ne muejin tetor 1917 vdiq.E vorrosen ne vorret e fashatit Kesheve te Grudes.
Lajmi i vdekjes se Tringes u perhap ne te tane Luginen e Cemit.Tringa hynte ne radhen e trimave ma te mire te malesise, e malesia e vorrosi me nderime ,sic i kishte hije megjithese ishte kohe lufte e veshtiresish.
Gjithe jeten e saj Tringa jetoi,punoi e luftoi per lirine e Shqipnise, ra ne sa e sa perpjekje,damtoi anmiqte,por nuk u damtue.U gjet semundja mizore me e hequn gjinit te te gjalleve,te dishrueme per ta pa atdheun te lire e te bashkuem e nen sundim shqiptar kah rregullon veten,flamurin me shqipen dykrenare kah valvitet ne ajri te truellit shqiptar,prej nji skaji ne tjetrin. Nuk vdiq ashtu sic kishte deshirue dhe kishte thane sa esa here,, me pushke ne dore tue luftue kunder anmiqve te Shqipenise, nen hijen e flamurit te Skenderbeut, ne zjarrin e luftes per liri,, Me gjithate edhe ne shtratin e vdekjes ajo lirine e Shqipnise mendonte e me keto fjale ne goje u nda keso jete,tue u lane te gjalleve amanet qe te mos u dhimbet asgja, e as jeta per Atdhe.
Ajo i bani nji sherbim te mire cashtjes te clirimit kombetar e nji detyre te tille kundrejt Atdheut kreu ne menyren ma fisnike te zhvillueme ne kryengritjet e 1911-es dhe 1912-es , tue mbatun shembull. Simbol i forces se madhe te grues shqiptare ne lufte per liri e pavaresi, shembull te cilit edhe ma vone e ndoqen shqiptaret tue mbrrijtun kulmin e sakrifices per lirine e atdheut e mireqenjen e popullit, nen udheheqjen e Partise Komuniste Shqiptare, ne Luften e madhe heroike nacionalclirimtare.Prandej Partia e Punes e Shqipnise dhe Pushteti Popullor,tue vleresue ne shkallen e duhur meritat e saj kundrejt Atdheut, me rastin e 50 –vjetorit te Pavaresise Kombetare, me 28 nanduer 1962 e dekoroi Tringen me Urdhnin,, Per veprimtari patriotike,, te klasit te trete me kete aresyetim:
,,Patriote dhe luftetare e paepur per ceshtjen e pavaresise kombetare.Nen udheheqjen e patriotit te shquar Ded Gjo Luli,luftoi me trimeri dhe vetemohim kunder zgjedhes se rende te roberise turke, duke perteritur keshtu me nder traditat e lavdishme luftarake te guas shqiptare,,.

Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 227
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: TRINGË SMAJLJA-HEROINË E MALËSISË

Mesazh nga Sponsored content Today at 1:27 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi