Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2017
MonTueWedThuFriSatSun
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Calendar Calendar

Top posting users this month


DONIKA KASTRIOTI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

DONIKA KASTRIOTI

Mesazh nga Kreshnik Martini prej Thu Sep 01, 2011 7:06 am

Donika Kastrioti, Nëna Mbretëreshë e arbëreshëve
Mungesa e madhe e Donika Kastriotit

Ishte gruaja e Skenderbeut dhe fatin e ka patur te njejte me shume bashkeshorte te tjera njerezish shume te famshem: eshte eklipsuar prej lavdise se tyre. Eshte mbajtur ne hije. Eshte terrur. Ka mpakur dhe zvogeluar dimensionet historike te saj. Bashke me to edhe vlerat qe ka mbartur. Madje nje nga pasurite qe mund t'u rikthehet shqiptareve kudo ku jane eshte personaliteti i Donika Kastriotit dhe cilesite qe ka misheruar. Gjergj Kastriotit kemi afro gjashte shekuj qe i kthehemi dhe i rikthehemi, perhere duke zbuluar prej tij mesazhe te reja. Edhe gjashte shekuj apo gjashtedhjete nuk do t'i mungoje kjo perkujdesje. Por ajo padrejtesisht i ka munguar shoqes se tij te jetes, Donikes.

Me kete gje nuk mund te mburremi ne kete vit te 600 vjetorit te lindjes se kryeheroit tone, vit qe tashme po shkon drejt mbylljes. Dymije e pesa nuk mund te ike pa kujtuar te munguaren e madhe dhe nje nga krijesat me madheshtore te femres shqiptare.

Disa muaj me pare ne nje leterkembim me Alesandro Kastriotin, nje nga pasardhesit e Skenderbeut, ky me rrefeu intimisht nje nga planet qe kishte bashke me motren Paola, avokate dhe vellane Xhulio, gjyqtar. Ata kishin ndermend te blinin bashkarisht nje jaht. Do ta perdornin per fundjava apo per te kaluar pushimet e vitit neper Adriatik e Jon. Kete gje e bejne shume italiane, madje edhe prej atyre qe nuk banojne ne qytete buze detit. Kurse dy vellezerit Kastrioti dhe motra e tyre jetojne ne Lece. Pra jane njerez te lindur e te rritur me detin poshte dritares. Me kete rast kishin bere edhe nje liste te shkurter te emrave qe do t'i vinin jahtit. Midis tyre ishte edhe fjala Kroja (Kruja italisht) dhe Adronica (Donika shqip).

Kur ndertimi i anijes se vogel turistike perfundoi dhe u leshua ne det per udhetimin e saj te pare me mberriti me poste elektronike edhe emri i perzgjedhur nga te tre pasardhesit. Ishte Adronica. I kishin vene emrin e stergjyshes se tyre. Nuk kisha dyshuar se do te fitonte, mes shume variantesh te tjera, vetem ai emer i bukur. Besoja se keshtu do te ndodhte, sepse kisha ruajtur ne kujtese nje detaj nga njeri prej takimeve me te tre. Paola, motra e tyre, ne nje bisede kishte thene pak a shume keshtu "Kam kuptuar se Shqiperia deshiron ta shohe te ardhmen e saj e nisur nga tradita e vet dhe nga nje krenari e panenshtruar ndonjehere, gje qe e sheh tek vepra e Skenderbeut, por edhe e te gjithe shqiptareve. Madje deshiroj te them edhe te krenarise se grave shqiptare, si Donika, e cila e shtrenguar nga ngjarjet e la vendlindjen e saj te dashur, por qe edhe ne trojet italike jetoi si shembull i nje shqiptareje".

E megjithe kete ndjenje fisnike te Paola Kastriotit dhe te perkujdesit te te tre pasardhesve te saj dhe te Skenderbeut e mira Donika eshte nje e harruar e madhe edhe ne trungun e tyre familjar. Ne kete peme gjenealogjike, te ndertuar me skrupulozitet per afro gjashteqind vite, kujtimi i saj eshte teper i rralle. Mes qindra trashegimtareve ne mbi njezete breza ajo eshte ringjallur me emer vetem tre here. Ne pemen gjenealogjike te Kastrioteve masivisht e dhjetrafish eshte ruajtur ciklikisht emri Xhorxho (Gjergji) dhe Alesandro (Aleksander, pra Skenderbe, sepse turqisht Skender do te thote Aleksander).

Keshtu edhe familja Kastrioti ne Itali ka bere pothuaj te njejten gje si edhe ne, shqiptaret ketej, ne trojet tona. Kemi mbetur borxh me te. I kemi hyre padrejtesisht ne hak. Donika Kastrioti mes shqiptareve ne te gjitha trojet e veta apo atje ku emigrojne, po ashtu edhe brenda shtetit te tyre, eshte perpjekur te perjetesohet ne kujtimin e saj me ndonje emer rruge. Ka disa qytete tek ne qe e kane nje rruge me emrin Donika Kastrioti. Mund te kete edhe ndonje shkolle, nese te tille ka, sepse edhe ne paste nuk eshte ndonje e degjuar. Sigurisht ne Muzeun Kombetar apo ne ate te Krujes ajo citohet dhe paraqitet me pamjen e saj te vetme qe ka. Portretin e saj dhe ndonje rradhe e gjen edhe ne disa libra shkollore. Vec vetem kaq, c'ka eshte teper pak per shume arsye. Mbi te gjitha sepse ajo nuk ka qene nje grua e rendomte, thjesht nje bashkshorte apo nje nene. Ose thjesht nje princeshe. Donika para se te ishte nje Kastriote ishte nje Komnene. Ajo ishte bija e princit te famshem Gjergj Arianiti, njerit prej prijesve me te medhenj te luftes kunder pushtimit osman. Hipotezat ndonjehere jane fare pa vend, sic ky qe po bejme tani: ne rast se nuk do te kishte ekzistuar dhe vepruar ne histori Gjergj Kastriot Skenderbeu, njeriu te cilin do ta benim model e monument te rezistences se madhe ne shekullin e pesembedhjete ky do te ishte Gjergj Arianiti, i jati i saj.

Ishte bije princi te famshem dhe liridashes Donika, pra ishte nje dukeshe. Lidhi kurore me Gjergj Kastriotin, kryekapedanin e Lidhjes Shqiptare, pothuaj nje mbret pa kurore, dhe u be princeshe. Ne gjuhen e sotme protokollare Donika Kastrioti ishte gruaja e pare e Arberise. Sot per te marre kete status ka ligje dhe pretendime, madje ca kohe pati edhe nje debat. Nje zonje e pare ne nje vend te qyteteruar e hijeshon ate. Ato dine t'u sherbejne me vetmohim shtresave te pambrojtura dhe ne politiken moderne zonjat e para merren dukshem me bamiresi. Dhe a e dini se te dhena mjaft te terthorta, verifikimi i te cilave eshte dhunti e aftesi e historianeve, sjellin deri ne kohen tone faktin se Donika Kastrioti bashke me dy princeshat e tjera te Mbreterise se Napolit, atje ku edhe emigroi me 1468, menjehere pas vdekjes se Skenderbeut, bente bamiresi per te vobegetit dhe sidomos femijeve jetime te ushtareve te vrare ne lufte? Ne Napoli dhe ne Valencia, Spanje, ku jetoi, ajo nuk ishte nje grua e dores se dyte, por nje princeshe qe rrinte ne shoqerine e dy te tjerave, me te rendesishmet e fuqise se madhe mesdhetare te mesjetes, Mbreterise se Napolit. Ato ishin te njohura ne te gjithe hapesiren kontinentale, thirreshin "tri princeshat e trishtuara". Ishin qe te treja vejusha dinjitoze. Dy Xhovanat ishin bashkshortet e dy mbreterve ate bir dhe e treta ishte Donika jone, e veja e Gjergj Kastriot Skenderbeut. Ato e therritnin mikeshen e tyre te ngushte me emrin Skanalibeka. Edhe pse ne shqiptimin tingullor pak e deformuar kjo donte te thoshte Skenderbesha, e shoqja e Skenderbeut.

Donika Kastrioti, kjo e shquar e madhe dhe e terresuar nga vepra gjigande e bashkeshortit te saj si edhe nga pakujdesja e te gjitha brezave te shqiptareve, ne mungese te Skenderbeut ka drejtuar shtetin. Ky drejtim nuk ishte per nje jave apo dy, sepse pese apo gjashte shekuj me pare koha ecte shume me ngadale se tani. Te niseshe per nje beteje ne Berat, Oher, Sfetigrad e Diber, duhej te kalonin tufa te tera ditesh dhe javesh. Ishin me muaj periudhat kur Gjergj Kastrioti per nevojat e rezistences se tij shkonte ne Republiken e Raguzes, Dubrovniku i sotem, apo ne Itali, ne Pulia, Napoli dhe Rome.

Adronika nuk beri jete aq te qete ne emigrimin e saj te dhimbshem me djalin e saj te vetem Gjonin dhe nipat e mbesat e vet. Njeri nga nipat e saj, vetem njezetevjecar peshkop i qytetit te Izernias, i vdiq kur kishte bere vetem njezete e tre vite jete. Varri bashke me nje bazoreliev madheshtor qe e gjyshja i ka ngritur ne nje nga kishat me me emer te Napolit, "Santa Maria la Nova", eshte i denje vetem per shpirtin e saj te madh si edhe klasin e larte social qe kishte. Studjuesit thone se gjyshja shpirtdhembshur i ka bere edhe nje varr madheshtor nje nipi tjeter, sipas tyre te quajtur Alfons. Ky gjendet ne Manastirin Real San Trinidad ne Spanje.

Prej ketyre varreve si monumente rrojne gjer ne ditet tona kujtimet e dy niperve te saj dhe te Skenderbeut, por eshte Donika ajo te ciles nuk i dihet ku e ka strehen e saj te fundit ne kete toke. Princesha nuk ka varr. Nuk i gjendet. Me sakte askush nuk e ka kerkuar me kembengulje, sepse ai me siguri ekziston. Edhe per heroin tone kombetar, Gjergj Kastriotin, dime qe ka vdekur dhe eshte varrosur ne Lezhe, por per vendin e sakte se ku saktesisht ka shume hipoteza. Kenaqim krenarine tone me faktin se kur qytetin e pushtuan turqit ushtaret iu turren varrit te tij, e hapen dhe gjithsecili i mori nga nje eshter per ta mbajtur si hajmali e u bere sa fitimtar aq edhe i pavdekshem. Te dy, Gjergjin dhe Doniken, i kemi te shkruar ne historine tone me kete mungese te pikellueshme.

Te pakten dime ditelindjen e Skenderbeut dhe keshtu te sigurte shkencerisht i perkujtojme kete vit 600-vjetorin. Por Donikes jo vetem nuk i dihet ku e ka varrin, por nuk i njihet as ditelindja dhe as ditevdekja. Dhe ishte nje shqiptare shume e madhe. Ka dokumenta se si ne Shqiperine e rene perfundimisht nen pushtimin osman qe nga trojet italike, ku princesha bente emigracionin e saj te trishtuar, u dergonte falas ngarkesa me grure bashkekombasve te vet.

Per ta nderuar sic e meriton eshte pak, shume pak, nje emer lagjeje per te apo ai jaht vetmitar qe sterniperit e saj e levizin neper dallget e detit, te atij deti te trazuar te cilin ajo e kaperxeu me djalin e saj vetem dhjete vjec, ne ate fundshkurt 1468. Ndersa akoma kishte te gjalle ne sy fytyren e pajete te te shoqit, tingellimat e perzishme te kembanave dhe vajtimet e shqiptareve. Ndersa i gelltiste fshehurazi lotet dhe i mbyste ne gjoks. Nuk do te kthehej me kurre me ne Shqiperine e saj.
avatar
Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 227
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi