Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

January 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Origjina e Ilirëve dhe trualli i tyre

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Origjina e Ilirëve dhe trualli i tyre

Mesazh nga Dardania prej Mon Aug 22, 2011 11:04 pm

Dijetarët kanë kohë që merren me problemin e prejardhjes së ilirëve, megjithatë ata akoma nuk i kanë dhënë një zgjidhje të kënaqëshme kësaj çështje. Që prej mezit të shekullit të XIX e këtej, në letërsinë historike e gjuhësore janë çfaqur mendime të shumta, të cilat në fund të fundit mund të përmblidhen në dy teza themelore: në tezën që ilirët i bën të ardhur në Gadishullin Ballkanik dhe në tezën tjetër, që i konsideron autoktonë. Sipas Përkrahësve të tezës së parë, nga fillimi i mijëvjeçarit të II Gadishulli Ballkanik pësoi nga ana e Danubit dyndje të forta fisesh të ndryshme me gjuhë indoevropiane. Dyndjet e para filluan me helenët. Pas tyre erdhën thrakët e ilirët. Duke shtyrë njëri tjetrin, aty nga fundi i mijëvjeçarit të II, lëvizjet e tyre morën fund dhe ata e vendosën afërsisht në këtë mënyrë: në jugë të gadishullit - helenët; në lindje - thrakët; në perëndim ilirët. Këta të fundit kaluan edhe Adriatikun dhe u vendosën në Italinë e jugut kurse nëpërmjet territorit thrak grupe të shkëputura arritën gjer në Azinë e Vogël. Teza e dytë, e cila në fillim u duk shumë modeste, kohët e fundit është duke gjetur mbështetje në zbulimet e reja të bëra në qytezat ilire të Ptujit, Turbetit, Zecevos në Slloveni, Bosnjë e Hercegovinë. Gërmimet treguan këtu se shtresa e mbeturinave të kulturës së vonë neolitike dhe të herëshme të bronxit, që njihet me emrin kultura sllavone, hyn dhe përzihet me shtresën më të lartë, ilire. Midis gjetjeve më interesante janë format kalimtare që lidhin qerarmkën sllavone me atë ilire. Kundërshtarët e kësaj teze, që janë në të njëjtën kohën edhe përkrahësit e tezës së vjetër, e vënë në dyshim këtë gjë duke iu referuar materialeve të tumulave të Glasinacit në Bosnjë. Në Glasinac, i cili me të drejtë tani për tani është qëndra arkeologjike më tipike e qytetërimit ilir, fillimet e kulturës ilire i kemi vetëm që nga mezi i epokës së bronxit, d.m.th. rreth viteve 1500-1400 p. e. s.. Më herët ajo nuk shkon dhe asnjë lidhje me kulturat më të lashta nuk është mundur të vendoset. Që nga mesi i mijëvjeçarit të II para e. sonë kultura ilire e Glasinacit zhvillohet, përkundrazi, pa ndërprerje, deri në kohën e vonë antike, bile edhe më pas, në mesjetë. Kështu, ndërsa stratigrafia e gjetjeve të Ptujit, Turbetit e Zecovos flet në favor të autoktonisë së ilirëve, objektet e tumulave të Glasinacit nuk e mbështetin dot këtë. Për kundrazi ato japin paralelizma me objekte të Evropës qëndrore, zonë të cilën përkrahësit e tezës së parë e konsiderojnë si një rreth kultural të kohës së zhvilluar të bronxit, nga i cili në fazat e mëpastajme formohen kultura të reja, midis tyre edhe ajo ilire. Siç shihet problemi mbetet akoma i pazgjidhur. Megjithatë nga të dy tezat kundërshtare ajo e autoktonisë ka meritën se tërheq vëmendjen mbi materiale të cilat, megjithse të pamjaftueshme, hedhin një fare drite të re mbi problemin e gjenezës së ilirëve dhe formojnë një nxitje për kërkime të reja. Në kundërshtim me përkrahësit e tezës së parë ata nuk kënaqen me paraqitjen tradicionale të çështjes.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi