Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

February 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Kryengritja e Përgjithshme (1443)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kryengritja e Përgjithshme (1443)

Mesazh nga Dardania prej Mon Aug 22, 2011 10:57 pm

Në çerekun e dytë të shek. XV turqit osmanlij i vazhduan gjithnjë me ngulm fushatat e tyre në drejtim të Evropës qëndrore duke mos e fshehur synimin e tyre për të kaluar edhe në Itali, shtetet e Evropës, ndonëse e kuptonin se rrezikut turk mund t'i bëhej ballë vetëm me forca të bashkuara, vazhdonin të ishin të përçara nga rivalitetet e tyre feudale. Shteti që ishte drejtpërdrejt i interesuar për të krijuar një front të gjerë luftarak në shkallë evropiane kundër turqve qe Hungaria. Por hungarezët, të cilët po luftonin trimërisht kundër turqve, kishin mbetur vetëm. Bujarët feudalë të Hungarisë e kishin kufizuar luftën kundër tyre vetëm në mbrojtje dhe synonin t'i shtynin përtej kufijve të tyre hordhitë e turqve pa i ndjekur ato më tutje. Shtetet e tjera evropiane ose nuk interesoheshin fare për atë që ngjiste në Evropën juglindore, si për shëmbëll shtetet gjermane: ose interesoheshin shumë pak, si Franca me Burgundinë: ose kishin telashe të brëndëshme të shkaktuara nga rivalitetet midis tyre, si shtetet italiane; ose më në fund përpiqeshin të përfitonin nga përhapja e panikut të shkaktuar prej invazionit turk në kurriz të shteteve të tjera, si Venediku, Papati, Perandoria Gjermane. Venediku si dhe Gjenova përpiqeshin të nxirnin përfitime tokësorë në kurriz të vendeve viktima, të ruanin marredhënie të mira me sulltanin dhe t'u merrnin turqve me anën e tregëtisë pasuritë që ata kishin grabitur me anën e forcës në vëndet ballkanike. Papa e rregullonte politikën e vet sipas interesave të kishës dhe të qyteteve të pasura italiane. Ky përkrahte organizimin e kryqëzatave antiturke sa herë që këto fushata përputheshin me interesat e këtyre qyteteve dhe në të njëjtën kohë përpiqej më tepër të përfitonte nga çthuria e organizimit kishtar orthodoks për të përhapur katolicizmin, se sa për qëndresën kundër turqve. Pothuajse asnjë shtet nuk donte të bënte sakrifica në luftën kundër osmanllinjve dhe secili përpiqej t'ia hidhte barrën e luftës tjetrit. Shtetet evropiane prisnin t'u vinte armiku te dera dhe pastaj të luftonin kundër tij. Në këto rrethana turqit vazhdonin të ruanin epërsinë e tyre politike e ushtarake dhe të gjenin rast për t'i thyer armiqtë një nga një.

Në vitet 1439-1442, sulmet e turqve mbi Hungarinë arritën në kulm. Përpjekjet shumëvjeçare të hungarezëve për ta larguar rrezikun larg vendit të tyre kishin dështuar nga vetë qëndrimi partikularist i baronëve feudalë, të cilët pengonin përforcimin e pushtetit shtetëror në duart e mbretit. Njerëzit largpamës e shikonin qartë se me një luftë mbrojtëse, rreziku turk nuk largohej nga kufijtë e Hungarisë. "Një armik që është i uritur për grabitje dhe gati për sulm, shkruante afërsisht në këtë kohë Janosh Huniadi, vojvoda i përgjithshëm i Hungarisë në Transilvani, duhet të prapset me sulm. Është më mirë të sulmojmë ne vetë se sa të presim dhe t'i hapim shteg të na sulmojë". Këto kërkesa triumfuan më 1442 kur Hungaria, nën udhëheqjen e Jano Huniadit, kaloi nga luftat mbrojtëse në luftat ofensive, rezultati i të cilave ishte ndalimi i përparimit të turqve drejt Evropës qëndrore.

Kthesa që u duk në Hungari u hapi shpresa popujve të shtypur të Ballkanit për çlirimin e tyre nga zgjedha e huaj. Pas disa fitoreve fillestare që korri Huniadi më 1442 kundër turqve, në vjeshtën e vitit 1443, ky grumbulloi një ushtri të shumtë hungarezësh ku morën pjesë edhe reparte polakë, rumunësh e serbësh për të shpërthyer një ofensivë të madhe kundër tyre. Në të njëjtën kohë Huniadi u përpoq të hynte në lidhje me popullsitë e shtypura të Ballkanit për të luftuar bashkërisht kundër osmanllijve. Aleati i Hungarisë, Papati, bënte me anën e peshkopëve një preson të vazhdueshëm te bujarët ballkanikë që të rrëmbenin armët kundër turqve sapo hungarezët të lëviznin drejt jugut. Rasti ishte i favorshëm për bujarët shqiptarë, të cilët kishin shpresuar prej kohësh te ndryshimi i gjëndjes ndërkombëtare në dëm të turqve. Veç kësaj, rrethanat për një kryengritje çlirimtare ishin të favorëshme edhe sepse frika e ofensivës hungareze e kishte detyruar sulltanin të tërhiqte nga sanxhaqet e ndryshme ushtritë turke, duke përfshirë edhe ato të spahijve, dhe t'i grumbullonte në Danub.

Papa Eugjen i IV me anën e peshkopëve katolikë të Shqipërisë, ra gjithashtu në kontakt me bujarët shqiptarë duke përfshirë këtu edhë Skënderbeun, sanxhakbeun e Dibrës. Në përgjithësi bujarët shqiptarë u treguan të gatshërm për kryengritje. Gjergj Arianiti që qëndronte gjithnjë në malësitë e veta, rifilloi sulmet kundër ushtrive turke në drejtim të Maqedonisë. Në jug, Gjin Zenebishi, biri i Depës i pasuar nga shumë kryengritës, marshoi edhe ky kundër ushtrive turke të Kosturit, por në ndeshjen që pati këtu me Feriz Pashën, sanxhiakbeun e Karaferjes, u mund dhe u vra. Ndryshe nga këta, Skënderbeu, si duket, mendonte të fillonte kryengritjen pasi të kishte shpërthyer ofensiva hungareze, për të mos u ndodhur i izoluar. Prandaj u nis së bashku me kalorësit e vet spahij e xhebelij në frontin e Danubit, nën urdhërat e Kasem Pashës, bejlerbeut të Rumelisë.

Duke vazhduar marshimin e tyre, ushtritë hungareze iu afruan lumit Morava, në bregun e kundërt të të cilit ndodheshin ushtritë turke. Më 3 nëndor 1443, hunga-rezët kaluan lumin dhe sulmuan me guxim ushtritë turke në afërsitë e Nishit. Këto u thyen dhe u tërhoqën të shpartalluara. Thyerja e ushtrive turke i dha rast Skënderbeut të vinte në zbatim planin e tij të përgatitur prej kohësh. Së bashku me 300 kalorës shqiptarë të repartit të tij dhe i shoqëruar nga i vëllai, Stanishi dhe i nipi, Hamza Kastrioti, ai e braktisi frontin dhe u nis në drejtim të Dibrës. Barleti thotë se Skënderbeu, para se të braktiste frontin, mori me forcë nga sekretari i vulës së sulltanit që shoqëronte bejlerbeun e Rumelisë, një ferman të rremë i me të cilën urdhërohej subashi i Krujës t'i dorëzonte Skënderbeut kështjellën.

Në Dibër, Skënderbeu e gjeti popullsinë të gatëshme për kryengritje. Rreth tij u bashkuan shumë dibranë, të cilët ai i vendosi në poste të ndryshme për të mbrojtur qytetin nga ndonjë sulm i turqve. Pastaj, pa humbur kohë, me një pjesë të forcave të veta iu drejtua Krujës, të cilën e mori pa luftë. Me anën e fermanit të rremë, mori në dorëzim qytetin dhe kështjellën dhe i vuri në dijeni krutanët mbi qëllimet e veta. Sipas udhëzimeve të Skënderbeut, natën, në befasi, qytetarët së bashku me dibranët që kishin qëndruar të fshehur jashtë qytetit, sulmuan garnizonin turk, dhe e asgjësuan. Pas kësaj nate të përgjakëshme, të nesërmen, në vend të flamurit turk u ngrit flamuri i kuq me shkabën e zezë dy krenare i përshëndetur nga të gjithë, shkruan Barleti, me thirrje të zjarrta "liri, liri?". Pasi siguroi Krujën, Skënderbeu u nis në krahinat e Matit e të Dibrës që bënin pjesë në zotërimet e Kastriotëve ftoi popullsinë të merrte pjesë në luftën kundër turqve. Kudo fjala kryengrititëse e Skënderbeut u prit me entuziazëm. Në të njëjtën kohë ai ftoi në Krujë bujarët shaiptarë për të hartuar planin e një kryengritjeje të përbashkët. Më 27 nëndor u kthye edhe vetë në Krujë. Të nesërmen, më 28 nëndor 1443 në sajë të përkrahjes së njëzëshme që gjeti e shpallën zot i principatës së lirë dhe të pavarur të Kastriotëve me qendër në Krujë. Rolin e madh që lojtën masat popullore në çlirimin e shpejtë të principatës, na e tregojnë fjalët që, sipas Barletit, Skënderbeu u tha atë ditë krutanëve: "Lirinë mund të kishit fituar me trimëtë tuaj edhe me një çlirimtar tjetër, se Shqipërisë nuk i mungojnë burrat... Lirinë nuk ua solla unë, po e gjeta këtu në mes tuaj... armët nuk ua ngjesha unë po u gjeta të armatosur, lirinë e kishit kudo, në kraharor, në ballë, në shpatë dhe në ushtat..."

Me forcat e armatosura që u grumbulluan me shpejtësi, Skënrderbeu, duke përfituar nga përparimi i mëtejshëm i Huniadit, i cili po depërtonte thellë në gadishullin ballkanik dhe kishte hyrë në Bullgari, shtiu në dorë njerën pas tjetrës, gjatë muajit dhjetor kështjellën e Petrelës, Gurit të Bardhë, Stelushit, Tornaçit në Dibër dhe pak më vonë atë të Sfetigradit të quajtur nga turqit Koxhakhik, duke dëbuar që këtej repartet e ushtarëve turq. Me këto suksese u mëkëmb brënda një kohe të shkurtër principata e lirë shqiptare me kufij zotërimet e dikurëshme të Kastriotëve.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi