Kush është në linjë
6 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 6 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

June 2017
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  

Calendar Calendar

Top posting users this month


Huailu: Në vitet e ’70-ta, Filmat Shqiptarë dridhnin Kinën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Huailu: Në vitet e ’70-ta, Filmat Shqiptarë dridhnin Kinën

Mesazh nga Dardania prej Sun Aug 21, 2011 11:56 pm

Prishtinë - Ajo kurrë nuk e ka pasur ndërmend që ta mësojë gjuhën shqipe. Por të jetosh në Kinë, posaçërisht në vitet 70, shteti shpesh herë t’i ka ndërruar planet dhe rrjedhën e profesionit. Megjithatë për Zhai Huailu krejt kjo ka qenë një gjë e bukur që i ka ndodhur në jetë. Ajo ka mësuar gjuhën shqipe dhe tashti ka radion “Radio e Jashtme e Kinës” në të cilën ka program ekskluzivisht në gjuhën shqipe.

Seminari XXX Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare e ka sjellë atë në Kosovë pas 24 vjetësh.

Në atë kohë, ajo kishte ardhur në Prishtinë për të specializuar në gjuhën shqipe dhe kishte qëndruar vetëm tre muaj.

”Atëherë kam fjetur në hotel ‘Bozhur’, e tash në konvikt. Kjo më gëzon shumë, sepse këtu është më mirë”, ka thënë Huailu.

Ajo të premten e 26 gushtit do të ligjërojë në kuadër të Seminarit, për filmat shqiptarë në Kinë dhe ndikimin e tyre atje. Huailu ka pasur të vinte edhe në edicionin e vitit të kaluar, porse nuk i ishin bërë punët që kjo të realizohej.

Megjithatë ajo thotë se ardhja këtë vit në Prishtinë i ka ngjallur shumë nostalgji.

”Tani po vij përsëri, për të kujtuar atë kohë dhe nostalgji. Ka ndryshuar shumë Prishtina”, ka thënë Huailu.

Ani pse në vendin ku ajo jeton, shqipfolësit janë në numër shumë të vogël, Huailu thotë të ndihet krenare që për këto vite përmes radios së saj ka mbajtur gjallë shqipen në Kinë.

“Në Kinë nuk ka shqipfolës, shumë pak. Shqipfolës profesional jemi vetëm ne të radios ‘Radio e Jashtme e Kinës’ që sivjet kremton 70- vjetorin”, ka thënë Huailu.

Modestia e saj nuk e lejon Huailu që të flasë shumë për atë çfarë bën për gjuhën shqipe. Ajo fillon menjëherë të flasë për rëndësinë e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Jehona e filmave shqiptarë në Kinë është tema që Huailu ka zgjedhur që të referojë para auditoriumit të seminarit.

“Filmat shqiptarë kanë pasur jehonë të madhe atëherë, para 24 vitesh në vitet ‘70. Është një numër i madh i tyre që janë pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku kinez, aq sa nuk mund të merrej me mend. Në përgjithësi filmat shqiptarë në vitet ‘70 tronditin për të mirë Kinën”, ka thënë Huailu.

“Njësitë guerile”, ‘I teti në bronz”, “Rrugët e bardha”, “Guximtarët”, “Beni ecën vetë” e shumë të tjerë janë lista e filmave që sipas Huailu kanë pasur ndikimin më të madh në Kinë.

“Pres që të jetë temë me interes nga seminaristët. Besoj që puna ime dhe kërkimi që kam bërë në këtë fushë të sjellin sukses”, ka thënë Huailu, e cila ka kryer Fakultetin e Gjuhës Shqipe në Tiranë që në vitet ‘70.

Por sipas Huailu, përpos filmave të asaj kohe, tani kultura shqiptare nuk është e pranishme në Kinë.

“Letërsia shqiptare nuk ka pasur jehonë dhe nuk ka atje. As filmat e rinj nuk janë prezantuar në Kinë dhe duket sikur është zbehur pak ai ndikimi i famshëm shqiptar në Kinë”, ka thënë Huailu.

Rëndësia e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare për Huailun është e madhe. Ajo tregon se si para 24 vitesh, seminari nuk ka qenë kaq mirë i organizuar.

“Seminari për mua është shumë i rëndësishëm, sepse bëhen shkëmbime mes shqipfolësve nëpër botë edhe të jep mundësi që të njihesh me shumë studime të ndryshme gjuhësore dhe letrare të shqipes”, ka thënë Huailu.

Por ajo duket pak e ngrysur kur fillon të flasë për atë se sa është e famshme shqipja në Kinë. Ani pse në pension ajo nuk ka ndaluar së punuari me gjuhën dhe letërsinë shqipe. Megjithatë ajo thotë se nuk është marrë me studime të gjuhës në Kinë.

“Bëj vetëm përkthime dhe jam gazetare me profesion. Më ka ndihmuar shumë radio, sepse të gjitha revistat dhe gjithçka shqip e botuar në Kinë e kam redaktuar unë sa u përket lajmeve”, ka thënë Huailu.

Teksa fillimi i Seminarit XXX Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare i ka lënë përshtypje për programin e ligjëratave, Huailu do të jetë edhe një ndjekëse e rregullt e kurseve të gjuhës, por te niveli i tretë.

“Konsideroj se e di gjuhën mirë sa të jem në nivelin e tretë. Do të ndjek këto kurse dhe natyrisht shumicën e ligjëratave aq sa edhe mund të mbërrij”, ka thënë Huailu. Ajo ka shtuar se nëse ftohet vitin e ardhshëm, do të kishte dëshirë që të vinte, megjithatë nuk ka thënë asgjë konkrete.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi