Kush është në linjë
10 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 10 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

October 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Parandalimi parësor i sëmundjes ishemike të Zemrës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Parandalimi parësor i sëmundjes ishemike të Zemrës

Mesazh nga Dardania prej Tue Aug 16, 2011 6:05 pm



Nga Dr. Blendi Horjeti
Kardiolog
Shef i Kardiologjisë
Spitali Amerikan




Sëmundja ishemike e zemrës mbetet sot shkaku kryesor i vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë në popullatë në të gjithë botën. Ateroskleroza është një sëmundje që fillimet e saj i ka që nga dekada e dytë e jetës dhe përparon në mënyrë të heshtur, të vazhdueshme dhe të pandalshme drejt bllokimit ose edhe mbylljes së arterieve koronare, të cilat janë përgjegjëse për furnizimin me gjak të zemrës. Bazuar në literaturë, sëmundja aterosklerotike duhet të shfaqë shenjat e para, rreth moshës 55 vjeç tek meshkujt. Rreziku i prekjes nga sëmundja ishemike tek femrat barazohet me atë të meshkujve pas moshës 60 – 65 vjeç apo pas periudhës së menopauzës. Shfaqja e saj mund të jetë në formën e anginës së kraharorit, ndjenja e shtrëngimit në gjoks që provokohet nga sforcimet fizike p.sh. kur ngjisim shkallët e pallatit apo kur nxitojmë në rrugë, pragu i shpërthimit të së cilës ulet në mënyrë progresive ose në formën e krizës së zemrës apo infarktit të miokardit, një situatë kjo shumë e rrezikshme për jetën. Në rreth 30% të rasteve sëmundja ishemike zhvillohet në mënyrë të heshtur dhe pacienti nuk është i vetëdijshëm për praninë e sëmundjes që çon deri në dëmtime të rënda e të parikthyeshme të zemrës. Në disa raste shfaqja e sëmundjes ishemike është në formën e vdekjes së papritur, e cila nuk paraprihet nga ankesa apo histori për sëmundje të njohura të zemrës dhe i ngjan një “shkreptimë në qiell të hapur”.

Përpjekje të vazhdueshme janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen në drejtim të trajtimit sa më të përshtatshëm të sëmundjes ishemike të zemrës si në fazën akute ashtu edhe në trajtimin kronik të saj. Trajtimi medikamentoz bazuar në të dhënat e studimeve të gjëra tashmë është kthyer në formën e formulave të sakta në lidhje më efektet e menjëhershme dhe përfitimet në kohë. Kirurgjia nëpërmjet bypass-it aortokoronar vazhdon të jetë tepër e efektshme në trajtimin e sëmundjes ishemike të zemrës me rezultate të padiskutueshme në përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve si dhe në zgjatjen e saj. Ndërhyrja perkutane me balon dhe sidomos stentet kanë bërë një revolucion të padiskutueshëm në trajtimin kryesisht të krizës së zemrës në fazat më të nxehta të saj, duke sjellë një ulje të rëndësishme të vdekshmërisë dhe invalidizimit në popullatë.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Parandalimi parësor i sëmundjes ishemike të Zemrës

Mesazh nga Dardania prej Tue Aug 16, 2011 6:07 pm

Më mirë të parandalosh sesa të trajtosh

Afro gjysma e vdekjeve kardiovaskulare ndodhin në mënyrë të papritur duke e bërë të pamundur trajtimin e sëmundjes kardiovaskulare.

Parandalimi është një detyrim për shëndetin e zemrës. Studimi i Framinghamit ishte studimi më i madh i organizuar në SHBA, me qëllim që të zbulonte faktorë dhe zakone të jetës së përditshme që ndikonin në shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare. Këta faktorë të cilët tashmë jemi familjarizuar ti quajmë si “faktorë të rrezikut kardiovaskular” janë të shumtë. Disa prej tyre si mosha, gjinia apo predispozicioni gjenetik familjar janë të pamodifikueshëm, por ndërhyrja për modifikimin e shumicës së faktorëve të tjerë madhorë do të ishte shumë e efektshme. Këtu duhet të përmendim ndalimin e duhanpirjes, mbajtjen e presionit arterial brenda vlerave normale, kontrollimin e vlerave të sheqerit në gjak, uljen e nivelit të yndyrnave, kontrollimin e peshës trupore nëpërmjet ushqimit të shëndetshëm apo aktivitetit fizik të vazhdueshëm etj.

OBSH vlerëson se vdekshmëria dhe sëmundshmëria kardiovaskulare do të mund të ulej mbi 50%, vetëm duke kombinuar këto përpjekje të thjeshta.

Shumica e njerëzve nuk e dinë se sa të rrezikuar janë.

Gjatë këtyre viteve, mjekët kardiologë kanë përdorur një matje të quajtur “shkalla e rrezikut sipas Framingham-it” (Framingham risk score) për të vlerësuar mundësinë e një personi për të pësuar një krizë të zemrës (infarkt miokardi) gjatë 10 viteve të ardhshëm. Përllogaritja e rrezikut bazohet në disa të dhëna si mosha, vlerat e presionit arterial, niveli i kolesterolit në gjak dhe përdorimit ose jo të duhanit. Pas përllogaritjes së rrezikut, popullata klasifikohet me rrezik të ulët (më pak se 10% rrezik për të pësuar krizë të zemrës në 10 vitet e ardhshme), rrezik mesatar (10-20% rrezik) dhe rrezik të lartë (mbi 20% rrezik). Përjashtim përbëjnë pacientët me sëmundje të njohur të arterieve koronare apo me sëmundjen e diabetit të sheqerit, të cilët klasifikohen menjëherë si persona me rrezik të lartë kardiovaskular.

Personat në rrezik, sidomos ata me rrezik të lartë kardiovaskular, duhet të kenë takime të rregullta, të paktën një herë në vit me mjekun e tyre kardiolog. Zakonisht vizita ka të bëjë me marrjen e një historie të shkurtër mbi simptomat apo shenjat e mundshme, mbi praninë e faktorëve të rrezikut dhe efektin e masave të marra për kontrollimin e tyre.

- Çdo herë pacienti pyetet në lidhje me përdorimin e duhanit. Duhani përmban më shumë se 4800 substanca kimike, shumica e të cilave dëmtojnë zemrën dhe enët e gjakut, duke shkaktuar aterosklerozën. Edhe e ashtuquajtura “duhanpirja sociale” që nënkupton pirjen e duhanit vetëm në bare apo restorante me miqtë është e dëmshme. Gjithsesi lajm i mirë është fakti se pas lënies së duhanit, rreziku për sëmundje të zemrës ulet ndjeshëm pas 1 viti. Lënia e duhanit shpesh është një proçes i vështirë. Mjeku do t’ju këshillojë programe specifike dhe mënyra ndihmëse për të lehtësuar këtë proçes.

- Presioni arterial është një nga parametrat më të rëndësishëm të matur gjatë kontrolleve periodike të zemrës. Hipertensioni arterial është quajtur ndryshe “vrasësi i heshtur”, pasi dëmton ndër vite pa shkaktuar simptoma. Një në tre të rritur vuan nga hipertensioni arterial dhe 20 % e tyre nuk janë në dijeni për këtë. Nga pacientët e diagnostikuar me hipertension arterial afro 70% mjekohen dhe vetëm 45% e tyre i kanë vlerat e presionit arterial të kontrolluara. Vlerat normale janë më pak se 130 mmHg për presionin sistolik dhe më pak se 80 mmHg për presionin diastolik. Nëse hipertensioni arterial është prezent, ndërhyrja e mjekut për normalizimin e tij me anë të modifikimit të stilit të jetës apo edhe përdorimit të medikamenteve është vendimtare.

- Të gjithë duhet të njohin nivelin e yndyrnave (kolesterolit dhe fraksioneve te tij) në gjakun e tyre. Kolesteroli në trup ka dy burime. 75% e tij prodhohet nga trupi dhe 25% merret nëpërmjet ushqimit. LDL-kolesteroli ose “kolesteroli i keq” është një nga përbërësit kryesorë të pllakave të aterosklerozës, ndërsa HDL-kolesteroli duke qenë se ka aftësi mbrojtëse quhet edhe “kolesteroli i mirë”. Trigliceridet janë një lloj yndyrnash, rritja e të cilave në shumicën e rasteve nënkupton marrje të tepruar kalorish nëpërmjet dietës. Matja periodike e yndyrnave është e detyrueshme. Nëse niveli i kolesterolit ose fraksioneve të tjera do të rezultonte i lartë, atëherë do të ishte e nevojshme këshilla e mjekut mbi mënyrën e ushqyerjes dhe stilin e jetës dhe nëse këto do të ishin të pamjaftueshme, përshkrimi i medikamenteve që normalizojnë profilin lipidik do të ishte i domosdoshëm.

Gjatë vizitës maten pesha e trupit, perimetri i belit dhe përllogaritet BMI-ja (indeksi i peshës trupore), parametër i cili vlerëson peshën e trupit sipas gjatësisë. Këto të dhëna e ndihmojnë mjekun të vlerësojë nëse ju jeni mbipeshë dhe në këtë rast të rekomandojë një program të kombinuar diete specifike me kalorazh të ulët dhe aktiviteti fizik. Ruajta e peshës ideale bazohet në balancimin e ushqyerjes së shëndetshme me shpenzimet energjetike të trupit gjatë aktivitetit fizik.

Personat diabetikë janë 2 deri 4 herë më të rrezikuar për sëmundje të zemrës se ata pa diabet. Matja në mënyrë të rregullt e glicemisë ose e sheqerit në gjak bën të mundur diagnostikimin e diabetit të sheqerit që në fillesat e tij. Hemoglobina e glukozuar ose HBA1C është një analizë gjaku, e cila na jep panoramën e sheqerit në gjak gjatë 3 muajve të fundit. Kjo na ndihmon nga njëra anë për diagnostikimin e hershëm të sëmundjes dhe nga ana tjetër për monitorimin e efikasitetit të trajtimit të saj. Kontrolli i rreptë i nivelit të sheqerit në gjak ngadalëson përparimin e komplikacioneve të diabetit.

Kryerja periodike e ekzaminimeve diagnostikuese jo invasive si elektrokardiograma, ekokardiografia apo prova ushtrimore do të zbulonte praninë e sëmundjes aterosklerotike të zemrës në fazat e hershme të saj dhe do të bënte që trajtimi i saj të ishte sa më i efektshëm. Prova ushtrimore na jep informacion të detajuar se si e përballon zemra juaj aktivitetin fizik. Gjatë aktivitetit fizik, trupi punon më fort dhe ka nevojë për më tepër oksigjen kështu dhe zemra duhet të pompojë më tepër gjak. Në prani të ngushtimeve të arterieve koronare, furnizimi me gjak i zemrës është i pamjafueshëm për të përballuar nevojat, gjë që pasqyrohet gjatë provës ushtrimore. Aftësia ushtrimore që tregon pacienti, na jep të dhëna parashikuese në lidhje me rrezikun e vdekshmërisë së pacientit në të ardhmen, pavarësisht shkakut. Nga ana tjetër, nëpërmjet provës ushtrimore ne mund të planifikojmë aktivitetin fizik në jetën e përditshme të pacientëve.

Një ekzaminim i ri dhe me prespektivë në zbulimin e pranisë së aterosklerozës dhe në përllogaritjen e rrezikut të saj është matja e sasisë së kalçiumit në arteriet koronare ose Calcium Score koronar. Depozitat e kalçiumit në arteriet koronare janë përbërëse të pllakave të aterosklerozës. Përllogaritja e sasisë së kalçifikimeve në arteriet koronare na tregon për praninë ose jo të aterosklerozës dhe shkallën e saj. Ky ekzaminim realizohet nëpërmjet skanerit të zemrës, një proçedurë e thjeshtë dhe që zgjat vetëm pak minuta.

Vitet e fundit, studiuesit, përveç vlerësimit të faktorëve klasikë të rrezikut të aterosklerozës kanë sugjeruar edhe metoda të tjera për përmirësimin e screening-ut të zemrës. Disa analiza si proteina C reactive apo homocisteina po përdoren gjithnjë e më tepër për vlerësimin e rrezikut kardiovaskular. Proteina C reaktive (CRP) përbën një shënues të inflamacionit në trup dhe mendohet se luan rol në grumbullimin e pllakave te aterosklerozës. Matja e CRP kryhet në gjak dhe prania e niveleve të rritura drejton mjekun në metoda më agresive për pakësimin e rrezikut. Homocisteina është një aminoacid, prania e të cilit lidhet me rritje të rrezikut për sëmundje të arterieve koronare. Studiuesit sugjerojnë se nivele të larta të homocisteinës kontribuojnë në sëmundjen e arterieve koronare, nëpërmjet dëmtimit të murit të arterieve dhe favorizimit të krijimit të trombeve.


- Reduktimi i ngarkesës së faktorëve të rrezikut përpara moshës 50 vjeç, do të ulte në mënyrë të ndjeshme rrezikun për sëmundje të zemrës. Nëse do të arrinim të zhduknim plotësisht sëmundjet kardiovaskulare, jetëgjatësia mesatare në botë do të shtohej me të paktën mbi 7 vjet.



- Asnjëherë nuk është vonë për të gjithë ju, që të bëni zgjedhje më të mira për shëndetin. Për këtë ju ftojmë që të merrni një vendim të ri për jetën tuaj. Kjo është edhe arsyeja, pse në Spitalin Amerikan ne krijuam programet e kontrollit të zemrës. Qëllimi ynë është që të parandalojmë sëmundjen e zemrës përpara se ajo të fillojë. Plani ynë i veprimit synon që çdo pacient të njohë gjendjen e tij shëndetësore dhe të edukohet mbi mënyrat e shëndetshme të jetesës.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi